15.5 C
Prizren
E diel, 3 Maj, 2026
Home Blog Page 8792

Ruajeni këtë djalë ,se do t’i duhet atdheut!

0

Jakupkrasniqi10-6Shkruan: Jakup Krasniqi

(Në vend të përkujtimit të 22 janarit 1998)

Para një kohe, kur po bisedonim me Rifat Jasharin për familjen e tij, flisnim për vitet e shkuara, për miqtë e familjes, për kujdesin që Shaban Jashari kishte për familjen e djemtë e tij, për kujdesin e dashurinë që kishte për djalin e vogël -Ademin, për dashurinë që kishte për tokën, për shkollën e lirinë, për festën e 28 Nëntorit dhe kombin shqiptar. Më tregoi për një mik të veçantë të Jasharëve, për Arif Mangjollin, i cili në një rast, kur Adem Jashari në vjeshtën e vitit 1991 po kalonte atypari, do t’i porosiste Shaban Jasharin dhe Rifatin, si vëllai më i madh (i Ademit dhe i Hamzës) që ishte:”Ruajeni këtë djalë se do t’i duhet vendit”. Mbase kjo ishte thjesht një rastësi (a nuk thuhet qëkur se rasti është mbret i botës!), por për mua është një profeci e cila s’ka sesi të mos tregohet, kështu që vendosa të shkruaj për këtë profeci, sepse jemi dëshmitarë tek e shohim të realizuar në Kosovën e lirë: Për djalin u kujdesën, aq sa mund të ishte kujdesi për njerëzit nën okupim, edhe pse Adem Jashari kishte një dhunti përmasash hyjnore, ndaj ajo që mund të themi sot është se ai vërtet iu gjend dhe iu desht aq shumë vendit dhe popullit të tij. Pa vendosmërinë a këtij “djali” nuk do ta arrinim lirinë.

Pra, fjala largpamëse e një miku të sinqertë tek pati thënë “ruane këtë djalë se do t’i duhet vendit (atdheut – J.K.)”, kaloi në përmasat e një profecie. E thënë nga një njeri i thjeshtë, një fshatar i urtë, drejtuar pa asnjë hezitim Shaban dhe Rifat Jasharit, për Adem Jasharin që rrezatonte me aureolën e çlirimtarit, këtë legjendar modern të shqiptarëve. Është interesante të thuhet se shpesh njerëz të veçantë, ndoshta krejt spontanisht, mbase edhe pavetëdijshëm, profetizojnë, parashohin dhe moralizojnë në bazë të shenjave të pavërejtshme nga njerëzit (vdekatarët) e tjerë. Kjo profeci, mbase nuk është e vetmja kur flitet për komandantin legjendar Adem Jashari. Para shumë vitesh, duke xhiruar një film dokumentar, regjisori i njohur Isa Qosja, me ta parë Ademin, atëherë në moshën tejet të re, do të pyeste:“Kush është ky njeri?” Do t’i tregojnë se është djali i Shaban Jasharit, ndërsa Isai, regjisor me përvojë, do të “zbërthejë” aty për aty karakterin e Ademit: “Paska tipare të trimave të moçëm! Moti nuk kam parë shqiptar me këto tipare!”

Një shenjë tjetër e veçantë duhet të jetë edhe dita e lindjes, 28 nëntori i vitit 1955, ditë kjo që shumë herë popullit shqiptar i ka sjellë mbarësi. Është njëra ndër festat më të rëndësishme të kombit shqiptar. Kjo datë lidhet me kthimin e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në Krujë, me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor 1912, me çlirimin e Shqipërisë nga nazi-fashizmi më 29 nëntor 1945 dhe, së fundi, fillimi i luftimeve të hapura më 25/26 nëntor 1997. Janë këto shenja që tregojnë se jo gjithçka është rastësi. Vendosmëria për të formuar ushtrinë e Kosovës, vendosmëria për të luftuar kundër makinerisë shtetërore serbe, vendosmëria për të mos u dorëzuar, duke luftuar pushtuesin me ndërgjegje të lartë kombëtare (dhe me tërë familjen!), sigurisht që nuk janë rastësi.
J

anë virtyte, janë porosi për një mision të caktuar.
Në rastin tonë është më shumë se një mision dhe, si i tillë, më shumë se fisnik. Nëse kemi parasysh faktin se deri te epopeja e Jasharëve kishte një kufizim në mobilizimin e UÇK-së, pas kësaj date kemi një mobilizim të paparashikuar të popullit shqiptar në përgjithësi dhe, veç kësaj, ndodhi edhe ndërhyrja më e fuqishme ndërkombëtare: ndërhyrja e NATO-s, e cila atë botë për çdo shqiptar ishte e pamundur të konceptohej. Shembulli i flijimit biblik nuk mund të ishte farsë apo falsitet në luftën e drejtë dhe të pabarabartë. Ndaj, drejtësinë e luftës çlirimtare, veç të tjerash, e dëshmon edhe koha e shkurtër e luftës, kur shumëkush ka menduar se luftërat në pjesët e tjera të FJ-së do të konsideroheshin “lojë fëmijësh” në krahasim me atë që do të ndodhte në Kosovë. Por, parashikimi nuk qe i saktë: Kosova shpëtoi me më pak viktima të luftës në krahasim më Bosnjë-Hercegovinën dhe Kroacinë. Shumëkush ka pritur se humbjet tona do të ishin pakrahasimisht më të mëdha. Ndodhi e kundërta. Sepse flijimi i Adem Jasharit dhe i familjes së tij ndodhi në një moment krucial (vendimtar), duke shpëtuar substancën dhe përmasat në territor dhe në potencialin njerëzor, në një unitet të paparë gjithëkombëtar si kurrë më parë. Gjaku i Jasharëve legjendarë, i burrave dhe i grave, i pleqve dhe i fëmijëve qe si një melhem për dhimbjen e kombit.

Sigurisht që edhe Kosova nuk shpëtoi lehtë dhe pa dëme të konsiderueshme, por liria nuk mund të ketë çmim tjetër, veç lavdisë, e cila nuk vjen pa një çmim tepër të lartë. Edhe shkencëtarët, diplomatët dhe analistët më të shquar amerikanë thonë se nuk ka integritet të personalitetit aty ku nuk ka shkallë të lartë të rrezikshmërisë. Këto “zbërthime teorike” edhe mund të mos i njihte Adem Jashari, por ai qe i bindur se lufta ishte shpëtimi i vetëm për shqiptarët. Ndaj edhe e nisi atë, dha shumë si askush tjetër, ndërsa kombi i tij fitoi duke qenë se ai ishte i bindur në fitore.
Të gjitha këto tregojnë se Adem Jashari ishte personalitet që kishte një integritet të veçantë, integritet që njerëzve u kishte rënë në sy që herët. Këtë më se miri e dëshmon angazhimi i tij i vendosur për t’u përgatitur për formimin e ushtrisë së Kosovës. Nuk gabojmë kur themi se pa formacionin e armatosur të Adem Jasharit, nuk do të formohej UÇK-ja, pa flijimin e tij, të familjes së tij dhe të lagje së Jasharëve, me më shumë se 58 njerëz apo frymë të moshave të ndryshme nuk do të mobilizohej një popull i tërë, siç ndodhi me popullin e tij, popullin shqiptar në tërësi, për luftën heroike çlirimtare.

Adem Jashari dhe Jasharët legjendarë nuk u bënë legjendarë për pasuri e katandi, pasi pasuria dhe katandia nuk u mungonte, por u bënë legjendarë pse u flijuan për liri e shqiptari. Ata mbetën një kujtim i veçantë në historinë më të re të Kosovës.

Këtu dhe në këtë pikë dallon Adem Jashari nga personalitetet e tjera të lavdishme të historisë së kombit tonë nëpër kohë. Ndaj dhe ky dallim është i madh. Nëse personalitetet e tjera i kanë korrë edhe sukseset e fitores, kundërshtarëve politikë apo edhe ideologjikë u janë hakmarrë shpesh dhe pamëshirshëm, Adem Jashari me strategjinë e tij ka formuar formacionin e parë të UÇK-së, duke ia kthyer armikut pushkën e lirisë. Strategji, guxim dhe bindje se lufta jonë nuk duhet të ishte guerile, por luftë popullore e frontale, gjë që u tregua e suksesshme dhe se përfundimisht rënia e tij bëri që shqiptarët njëherë e mirë ta mundnin frikën, të mobilizoheshin më me efikasitet se çdo herë tjetër në luftën çlirimtare, duke ndikuar që Bashkësia Ndërkombëtare ta mbështeste luftën tonë çlirimtare përmes bombardimeve të Aleancës Veriatlantike. Të gjitha këto rezultuan me çlirimin Kosovës, me shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008. Ushtria e Adem Jasharit dhe lufta e UÇK-së bëri që bota ta mbështesë Kosovën në të drejtën e saj. Kosova u çlirua dhe u bë shtet me integritetin e saj të njohur ndërkombëtarisht.
Pra, Adem Jashari ia përgatiti popullit shqiptar rrugën e mëvetësisë dhe ajo tashmë ka ndodhur, pra është realitet i prekshëm gjithandej: populli shqiptar jeton i lirë!

Adem Legjendari është Kryeati i luftës çlirimtare dhe i pavarësisë së Kosovës, i cili vendit tonë i solli lirinë, pavarësinë dhe demokracinë. Jetës sonë kuptimshmëri! Njeriut tonë identitetin shtetëror- Republikën e Kosovës.

Si përfundim, shumica e personaliteteve që i njeh historia jonë (dhe ajo botërore), kanë dhënë dhe kanë marrë nga vendi dhe populli i tyre. Madje jo pak kanë përfunduar deri në fatalitet, ndërsa të rrallë janë ata,të cilët ciklin e tyre jetësor e kanë mbyllur me nder e lavdi të pacenueshme.
Adem Jashari është personalitet që atdheut nuk i mori asgjë, por i dha gjithçka që pati duke arritur atdheu i tij i idealizuar realizimin e lirisë dhe të pavarësisë. Pas luftës, shumë bashkëluftëtarë të tij, nuk i shpëtuan tundimit të lakmisë për të tërhequr vetëm nga vetja, si një fushë e shëmtuar magnetike. Por, Jasharët mbetën me tërë dinjitetin e palëkundur në truallin e vet. Ata qëndruan dhe qëndrojnë ashtu siç duhet qëndruar: të patundur si para vështirësive, ashtu dhe para lakmive njerëzore.
Lavdi Jasharëve legjendarë!
Lavdi Adem Jasharit, i cili vërtet dëshmoi se i duhej atdheut si kurrë më parë!

Arti që ju lë pa mend

0

arti_332291Heather Hansen është artistja e re e cila krijon diçka që ju nuk e keni parë asnjëherë më parë.

Ajo filloi duke bërë pozicione misterioze në një fletë të bardhë shumë të madhe me një copë qymyr druri duke e mbajtur në dorë, dhe lejoi që imagjinata e saj të merrte jetë.

Më pas e shtriu gjithë trupin e saj në pikturën e bardhë, dhe diçka e pabesueshme filloi të marrë formë.

Mënyra se si ajo lëvizte nëpër pikturën e saj të madhe, ishte art në vetvete, sa që ju gati do të harroni se çka ajo ishte dukë vizatuar.

Emocioni që ajo mbarte në secilën pjesë ishte gati i prekshëm, me një simetri perfekte të punës së saj duke i dhënë formë emocionale asaj që ajo vizatonte.

Pjesa përfundimtare është shumë emocionale.

Profesorët mashtrues të UP-së

0

UP-rektoratiFilan Fisteku është shkencëtar mashtrues. Ai ka arritur të publikojë një “Revistë shkencore”, ku i kishte publikuar tri punime edhe rektori Ibrahim Gashi, e të cilit vjet i janë vlerësuar si kontribut i mjaftueshëm shkencor sa për të marrë gradën më të lartë akademike që jep Universiteti i Prishtinës “Profesor i rregullt”.
Nën identitetin e Filan Fistekut janë testuar kriteret e publikimit të revistës ndërkombëtare të Inxhinjerisë dhe Shkencave Menaxhuese me seli në Indi, ku kanë publikuar “punimet shkencore”, rektori disa profesorë dhe një dekan i Kosovës, shkruan Koha Ditore.
Duke vepruar kundërligjshëm është marrë “Manifesti” i Marksit.
Fillimisht i është ndërruar titulli nga “Parimet e komunizmit” në “Parimet e menaxhimit të manifestuar në universitetin publik në një vend të zhvillimit: rasti i Kosovës”. Pastaj, është kopjuar përmbajtja e 12 pikave të para të “Manifestit” dhe me disa ndryshime, është përcjell për botim në revistën e Indisë. Kjo dëshmon se një pjesë e profesorëve të Kosovës, avancohet në grada akademike duke shfryëzuar revista të rreme shkencore. /Koha Ditore/

LDK-ja pa kandidat për kryesues të Kuvendit

0

NderimGashi-LDKLidhja Demokratike e Kosovës(LDK) në Prizren, nuk do të ketë kandidatë për kryesues të Kuvendit Komunal. Zëdhënësi i LDK-së, Nderim Gashi tha se LDK-ja vlerëson se çështja e zgjedhjes së kryesuesit është e partisë në pushtet.

“LDK-ja ka marrë vendim që të mos kandidojë asnjë asamblistë për kryesues të Kuvendit, pasi që konsiderojmë se kjo është punë e partisë në pushtet”, tha Gashi.

Kuvendi i Prizrenit, sot do të zgjedh kryesuesin. Përveç PDK-së, partitë tjera opozitare nuk kanë paralajmëruar se do të nxjerrin një kundërkandidat për kryesues të Kuvendit./PrizrenPress.com/

Sot zgjedhet kryesuesi i Kuvendit në Prizren

0

Prizren-Asambleja komunaleKuvendi i Prizrenit sot do të zgjedh kryesuesin. Mbledhja fillon në ora 10:00.

PDK-ja është përcaktuar mbrëm për Kujtim Gashin që të jetë kandidat për këtë pozitë.

“Në mbledhjen e Degës së PDK-së, e cila është mbajtur sot Nijazi Kryeziu, kryesues i deritanishëm i Kuvendit Komunal për dy mandate, duke e vlerësuar lartë besimin e kuvendarëve të cilët i dhanë besimin për dy mandate ka falënderuar strukturat drejtuese te PDK-se dhe ka propozuar që unanimisht kuvendarët e PDK dhe partnerëve të koalicionit ta mbështesin kandidatin e PDK Kujtim Gashi”, njotoi zëdhënësi i PDK-së, Samir Hoxha

“Andaj në mbledhjen e kryesisë së degës dhe me kuvendaret e PDK-së, me unanimitet të plotë janë përcaktuar se i propozuari i PDK-së, për kryesues të Kuvendit për këtë mandatë, të jetë Kujtim Gashi”./PrizrenPress.com/

Ministrat rrezikohen nga riformatimi

0

Hashim Thaçi ne Mbledhje te QeverisePartia më e madhe që e udhëheq Qeverinë e Kosovës, ka nisur të diskutojë për ministrat që duhet të largohen nga Kabineti Qeveritar si dhe për ata që duhet t’u ndërrohet portofoli. Zyrtarë me ndikim të Partisë Demokratike të Kosovës, i kanë sugjeruar kryeministrit Hashim Thaçi që në listën e ministrave të cilët duhet t’i tërheqë duhet të jenë ata që nuk kanë mjaft vota dhe bagazh të madh votuesish.

Këta zyrtarë, që përfaqësojnë disa grupe të mëdha me ndikim në partinë e kryeministrit Hashim Thaçi, po kërkojnë që në Qeveri të futen zyrtarë partiakë që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare mund të sjellin vota të mjaftueshme për partinë e cila synon ta mbajë primatin si e para.

“Kryetari i partisë ka kërkuar që mos të diskutohet shumë me emra derisa mos të merren vendimet finale për shkak se i dëmtojmë personalitetet e atyre që do të largohen. Kjo për shkak se ata që do të largohen nuk do të dalin si të dështuar por si nevojë për ta rritur ndikimin e partisë në zona të caktuara të vendit”, i ka thënë Tribunës një zyrtar i lartë në PDK, i cili ka preferuar të mos i përmendet emri

Sektori më i korruptuar në Kosovë, dyshohet të jetë Prokurimi Publik

0

Parat ne xhepProkurimi Publik në Kosovë mbetet ndër sektorët ku dyshohet se ka më së shumti korrupsion dhe keqpërdorim të parasë publike.

Udhëheqësi i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, Safet Hoxha, thotë se gjendja në prokurimin publik po shkon drejt përmirësimit.

Në një intervistë për Radio Kosovën ai thekson se janë duke u angazhuar për luftimin e korrupsionit, por edhe dukurive tjera negative, si favorizimit apo diskriminimit. Këtë sipas tij po e bëjnë falë mbështetjes së mekanizmave ndërkombëtarë.

Prokurimi Publik qëndron në mes të administratës publike dhe sektorit privat dhe si i tillë shpesh mund të jetë një zonë ku atakohet nga dukuritë devijuese siç është edhe korrupsioni. Kreu i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, Safet Hoxha, nuk e mohon që ka korrupsion në këtë sektor, por thekson se nuk është në atë nivel sa thuhet.

“Prokurimi publik ka bërë avancime të mëdha në kuptimin e luftimit të këtyre dukurive, jo vetëm të korrupsionit, por edhe dukurive tjera devijuese që janë në këtë fushë, qofshin favorizimet, diskriminimet etj”.

Hoxha thotë se në Kosovë është duke u zhvilluar një betejë e fuqishme ndërmjet atyre që janë të interesuar të vendosin rend e ligj dhe atyre që mendojnë ta devijojnë këtë sistem. Por, sipas tij, gjendja në Kosovë është përmirësuar ndjeshëm, sidomos krahasuar me vitin 2010, kur kishte dalë raporti më i keq për prokurimin publik në Kosovë.

“Ka qenë një vit kur procedurat e negociuara kanë qenë në shkallën diku 14 për qind, që janë procedurat që shoqërohen me një dilemë për mundësi korrupsioni. Sot ato procedura janë në nivelin më të ultë të rajonit dhe në nivel të BE-së, janë në shkallën 6 deri në 7 për qind mesatarisht”.

Përshtatja dhe favorizimi i operatorëve ekonomikë përmes kritereve ka qenë mjaft prezent në prokurimin publik. Por kreu i komisionit rregullativ të prokurimit publik thotë se në rastet kur i kanë vërejtur këto dukuri, kanë ndërhyrë dhe kanë kërkuar nga autoritetet kontraktuese t’i ndryshojnë kriteret.

“Ndërhyrje në kuptimin e kritereve ka më shumë se 100 ndërhyrje gjatë një viti, flas për vitin 2013”.

Hoxha thotë se synojnë që këtë vit të rrisin monitorimin e autoriteteve kontraktuese në publikimin e kritereve por edhe menaxhimin e zbatimit të kontratave. Ai u bën thirrje autoriteteve përgjegjëse që sa më shpejt të formojnë bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit, si një organ që shqyrton të gjitha ankesat e operatorëve.

Ndërkohë paralajmëron hartimin e një strategjie pesëvjeçare në këtë fushë dhe lansimin e prokurimit elektronik, që synon rritjen e transparencës, zvogëlimin e mundësisë për korrupsion, por edhe uljen e kostos financiare për pjesëmarrje në aktivitet të prokurimit publik.rtk

Masar Shala,shef i GP-së së PDK-së në Prizren

0

Masar ShalaKryesia e PDK-së ka vendosur që Shef i GP-së në Kuvend të jetë Masar Shala. Zëdhënësi Samir Hoxa tha se Shala është përkrahur unanimisht nga të gjithë anëtarët e Kryesisë. “Kryesia ka vendos që Masar Shala të përfaqësojë kuvendarët e PDK-së”, tha Hoxha.
Masar Shala është në të gjitha mandatet e kaluara ka qenë njëri ndër kuvendarët që më së shumti ka ngritur zërin për të mbrojtur interesin e qytetarëve të Prizrenit. /PrizrenPress.com/

 

Xhemajli në Prizren: Veteranët në mungesë të ligjit janë ballafaquar edhe me shpifje

0

MuharremXhemajli-OVLUCKKryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së Muharrem Xhemajli, ka takuar sot veteranët e luftës të Komunës së Prizrenit.

Në këtë takim, ai ka njoftuar veteranët për përpjekjet që OVL-së është duke i bërë në mbrojtje të vlerave të luftës së UÇK-së.

“Në mungesë të ligjit për njohjen e luftës, veteranët janë ballafaquar me edhe me shpifje”, ka thënë Xhemajli.
AI ka folur edhe për gjendjen e rëndë të veteranëve të luftës të cilët ballafaqohen me probleme elementare jetësore.

Xhemajli e ka pranuar se numri i veteranëve të paraqitur është I fryrë. Ai tha se numri real nuk mund të jetë mbi 20 veteranë të luftës,transmeton TV Opinioni.

Xhemajli ka folur edhe për angazhimet e fundit të OVL-së në kërkesën për përshpejtimin e miratimit të ligjit për veteranët ndërsa pas fjalës së tij I ka dëgjuar shqetësimet e veteranëve të komunës së Prizrenit.

Kujtim Gashi kandidat i PDK-së për kryesues të Kuvendit

0

PDK-dega Prizren(E plotesuar)Kujtim Gashi do të jetë kandidat i PDK-së për kryesues të Kuvendit Komunal në Prizren. Gashi ka marrë edhe përkrahjen e Kryesisë.

“Në mbledhjen e Degës së PDK-së, e cila është mbajtur sot Nijazi Kryeziu, kryesues i deritanishëm i Kuvendit Komunal për dy mandate, duke e vlerësuar lartë besimin e kuvendarëve të cilët i dhanë besimin për dy mandate ka falënderuar strukturat drejtuese te PDK-se dhe ka propozuar që unanimisht kuvendarët e PDK dhe partnerëve të koalicionit ta mbështesin kandidatin e PDK Kujtim Gashi”, njotoi zëdhënësi i PDK-së, Samir Hoxha

“Andaj në mbledhjen e kryesisë së degës dhe me kuvendaret e PDK-së, me unanimitet të plotë janë përcaktuar se i propozuari i PDK-së, për kryesues të Kuvendit për këtë mandatë, të jetë Kujtim Gashi”.

Mblidhet Kryesia e PDK-së në Prizren

Kryesia e PDK-së në Prizren, pritet të mbajë sonte  një mbledhje në ora 19:00. Burimet e “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se në këtë takim do të diskutohet për emrin e kryesusit të Kuvendit Komunal dhe drejtorëve të rinj të “Qeverisë Muja III”.
Kuvendi Komunal i Prizrenit, nesër ka ftuar asambleistët për të zgjedhur kryesuesin. Në mbledhjen e fundit të Kryesisë së PDK-së janë propozuar dy emar për kryesues; Nijazi Kryeziu dhe Kujtim Gashi.

“Sonte do të vendoset se kush do të jetë kandidat për kryesues”, tregon burimi. Sipas të njëjtit burim në këtë mbledhje do të diskutohet edhe për formimin e qeverisë së re “Muja III” /PrizrenPress.com/