12.8 C
Prizren
E diel, 6 Tetor, 2024

Osmani: PDK-ja nuk bëri asgjë për veteranët e UÇK-së, AAK-ja nuk e zgjidh problemin

VjosaOsmani-LDKDebatit në mes dy partive politike, të dala nga krahu i luftës, PDK-së dhe AAK-së, se kush do ta zgjidh me ligj problemin e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, i është bashkangjitur edhe LDK-ja.

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, tha për Telegrafin se Partia Demokratike e Kosovës tash shtatë vite, duke qenë në pushtet, e ka dëshmuar se nuk është e interesuar ta zgjidhë problemin e veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas saj, “qeveria e Kosovës, duke mos e kaluar Ligjin për kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së, ua ka mohuar atyre të drejtat që u takojnë”.

“Ndërsa, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, është një parti që në nivel vendi nuk gëzon mbështetje për të udhëhequr me ekzekutivin kosovar, kështu që nuk duhet të pretendojë pozitën e të parit të qeverisë, sepse qytetarët e Kosovës për vite me radhë i kanë dhënë përgjigje negative aspiratave të tilla”, ka thënë Osmani për Telegrafin.

Ndryshe, në një konferencë shtypi të mbajtur dje, nënkryetari i AAK-së, Ahmet isufi ka deklaruar se me ardhjen e Ramush Haradinajt në krye të qeverisë së Kosovës do të realizohen kërkesat e veteranëve të UÇK-së.

Ndaj deklaratës së Isufit ka reaguar kryetari i Komisionit për verifikimin e veteranëve të luftës, njëherësh ministër i FSK-së, Agim Çeku, i cili përmes rrjetit social Facebook ka premtuar se problemin e veteranëve do ta zgjidh qeveria u udhëhequr nga Hashim Thaçi.

Më Shumë

Komuna e Prizrenit ofron falas shërbimin e ultrazërit dhe mamografisë me qëllim të parandalimit dhe zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit

Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur se në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare është duke u ofruar falas shërbimi i ultrazërit dhe mamografisë,...

Keqardhja e Lasgushit: Kur u kthye nga Parisi, kolegët nuk rrinin me Enverin, e quanin “tutkun”!

A është takuar poeti Lasgush Poradeci, me Enver Hoxhën? Sa të vërtetë ka në kujtimet që gruaja e diktatorit, Nexhmije Hoxha, propagandoi pas vdekjes...

Lajmet e Fundit