9.4 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026
Home Blog Page 8806

Rexhep Mazreku emërohet nënkryetar i Komunës së Malishevës

0

Rexhep MazrekuKryetari i Komunës së Malishevës,Ragip Begaj, në kuadër të ndërtimit të organeve udhëheqëse komunale, ka emëruar edhe nënkryetarin e Komunës së Malishevës.

Nënkryetar i Komunës së Malishevës, për katër vitet e ardhshme, do të jetë Rexhep Mazreku.

Për Rexhep Mazreku, kjo është hera e dytë që emërohet në pozitën e Nënkryetarit të Komunës së Malishevës.

Besa Myftiu, një rrëfim për femrat

0

Besa-MyftiuShqipëria është gjithnjë brenda Besa Myftiut, edhe pse prej vitesh jeton jashtë saj. Ti mund t’i ikësh atdheut, por ai nuk mund të ikë prej teje. Kjo gjë ndihet në letërsinë e shkruar prej Myftiut, ku takon personazhe që ndeshen shpesh në realitetin tonë. Sot, shkrimtarja do të prezantojë librin e saj më të ri me tregime “Drejt të pamundurës”. Janë nëntë tregime, të ndara në tri pjesë.

Në pjesën e parë titulluar “Me syrin e një shqiptareje” trajtohet zbulimi i botës perëndimore. Pjesa e dytë, që titullohet “Të shkuara të paharruara”, trajton temën e seksualitetit në Shqipëri dhe fatin e gruas shqiptare. Ndërsa pjesa e fundit titullohet “Histori dashurie”. Të gjitha tregimet janë të frymëzuara nga realiteti. Në një nga tregimet e saj me titullin “Kurva”, Besa shkruan: “Kurvat e kohës sime ishin të virgjëra, nuk kishin puthur asnjëherë ndonjë djalë dhe nuk dinin asgjë mbi seksualitetin”. “Përshkrimi i ngjarjeve dramatike me ngjyra komike është këndvështrimi i veçantë që dallon shkrimtaren Besa Myftiu. Ajo rrëfen me shumë humor dhe elegancë. Stili është për t’u admiruar, saqë nuk e lëshon dot librin nga dora”, thotë shkrimtarja Amelie Nothomb.

“Ka diçka shekspiriane në veprat e Besa Myftiut”, shkruan gazeta franceze Figaro. “Besa Myftiu ka ditur të na bëjë për vete, duke u shprehur në një frëngjishte të përsosur pa humbur elementin ekzotik që e ka mahnitur gjithmonë lexuesin perëndimor. Ajo ka mbetur shqiptare, ndonëse plotësisht e integruar në kulturën zvicerane”, shkruan Eugene Enriquez, kryeredaktor i revistës “Nouvelle Revue de Psychosociologie” për librin “Drejt të pamundurës”.

Besa Myftiu ka lindur në Tiranë, ku ka kryer studimet e larta për Gjuhë-Letërsi dhe më vonë ka punuar si gazetare te revista “Skena dhe Ekrani”. Që nga viti 1991 jeton ne Zvicër, ku jep mësim në Universitetin e Lozanës. Ka botuar nëntë libra në frëngjisht, tre nga të cilët i ka përkthyer në shqip, të cilët janë “Miq të humbur” libër me poezi, dy nga të cilët janë aktualizuar si këngë në albumin e ri të Elida Dunit. “Rrëfime nga vendet e harruara” është romani që është botuar edhe në gjermanisht, bullgarisht e tashmë është në proces përkthimi në anglisht dhe italisht. Ky roman ka fituar disa çmime.

Begaj mban mbledhjen e parë me drejtorët e Ekzekutivit

0

Begaj ne EkzekutivinKryetari i Malishevës,Ragip Begaj, sot ka mbajtur mbledhjen e parë me drejtorët e drejtorive të Ekzekutivit.

Ai kërkoi nga drejtorët punë, përgjegjësi dhe disiplinë në detyrat e tyre si përgjegjës të drejtorive.

“Dua të jem një bashkëpunëtorë i mirë dhe dua të bashkëpunojmë pa rezerva dhe dua të jem i informuar për çdo gjë dhe ju e keni ndihmën e plotë timen”.

Begaj po ashtu kërkoi që drejtorët që të përgatisin raportet e rregullta të punës, të bëjnë planifikimin për punët, për projektet dhe mbi të gjitha kërkoi disiplinë në punë.

Po ashtu sot është formuar komisioni, i cili do të bëjë pranim dorëzimin e inventarit në zyrat e tyre.Drejtorët e drejtorive të Ekzekutivit të Malishevës, ndërkaq janë shprehur të gatshëm të bashkëpunojnë dhe kryejnë obligimet e tyre./PrizrenPress.com/

 

Vjedhja e ndriçimit në autostradë, dukuri shqetësuese

0

AutostradaKabllot ndriçuese të Autostradës “Ibrahim Rugova” janë vënë në shënjestër të hajnave kosovarë të cilët edhe si destinacion që t’i shesin ato kanë zgjedhur Shqipërinë. Policia në Prizren pranon se numri i vjedhjeve të ndriçimit në udhën e kombit është shtuar dukshëm kohëve të fundit, ndërsa vozitësit thonë se udhëtimi në “Rrugën e kombit” është i vështirë, sidomos gjatë orëve të mbrëmjes kur është e pranishme mjegulla, ndërsa mungojnë dritat.

Jeton Halili me përkatësi turke është njëri nga qytetarët e Prizrenit të cilit shumë shpesh i bie të udhëtojë në autostradë, pasi që edhe punon në Prishtinë. Për këtë vozitës makine, udhëtimi është bërë i mërzitshëm sidomos orëve të natës, pasi që pothuajse e tërë autostrada është në terr.

Jetoni u bënë thirrje organeve të rendit që ti shtojnë patrullimet me qëllim që të parandalohen vjedhjet. Kabllot elektrike të vendosura në autostradë janë vënë në shënjestër të hajdutëve kohëve të fundit, të cilët pasi që i marrin ato ia mësyjnë Shqipërisë për ti shitur.

Një gjë të tillë për Radio Kosovën e konfirmon edhe zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, Hazir Berisha. Berisha me këtë rast fton qytetarët e veçanërisht shoferët që e frekuentojnë autostradën që të bashkëpunojnë me organet e rendit me qëllim që të parandalohen këto vepra të shëmtuara prezente në autostradë të cilat janë bërë shqetësim për drejtuesit e automjeteve.

Takimi në Prizren, ditë historike

0

mbledhja-e-qeveris-140114_1320Takimi i dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë në Prizren, ka hapur mundësi të mëdha për të dyja vendet. Zgjerimi dhe thellimi i bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, mbetet prioritet i Qeverisë së Kosovës.

Kështu ka pohuar kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në mbledhjen e Qeverisë, ku ka folur për takimin e mbajtur në Prizren. Ai ka thënë se në këtë takim ka pasur marrëveshje konkrete, të cilat duhet të jenë në qendër të vëmendjes së punës së ministrave dhe ministrive përkatëse.

Ai, po ashtu foli edhe për konstituimin e komunave në veri, duke pohuar se kryetarët e komunave në veri, dhanë betimin në përputhshmëri me Kushtetutën dhe Ligjet e Kosovës.

Cahanaj: Kuvendet t’i zgjedhin kryesuesit

0

NaimCahani-kdiInstituti Demokratik i Kosovës(KDI) kërkon nga të gjitha kuvendet komunale të regjionit të Prizrenit, që t’i zgjedhin kryesusit e Asamblesë Komunale.

Zyrtari i KDI-së, Naim Cahanaj tha se komunat e regjionit të Prizrenit ende nuk kanë zgjedh kryesusit e tyre me përjashtim të Dragashit.

“Të gjitha Kuvendet Komunale në Rajonin e Prizrenit, kanë mbajtur mbledhjet në të cilat janë betuar kryetarët e komunave dhe anëtarët e Kuvendeve komunale, ndërsa vetëm komuna e Dragashit deri të tash ka arritur që ta zgjedh kryesuesin”.

Cahanaj apelon që të thirren mbledhjet e kuvendeve komunale dhe të respektojnë ligjin për Vetëqeverisjen Lokale.

“Ligji për Vetëqeverisje lokale parasheh periudhën 30 ditore për zgjedhjen e kryesuesit, pas betimit, ndryshe Kuvendet Komunale shpallen jofunksionale dhe shkohet në zgjedhje të reja”.

Për dallim nga përcaktimi i qartë ligjore në afatin kohor të zgjedhjes së kryesuesit të Kuvendit Komunal, Ligji për Vetëqeverisjen lokale sipas tij, nuk parasheh afat kohor për zgjedhjen e drjetorëve.

KDI po ashtu ka bërë thirrje të gjithë atyre që mbajnë post publik dhe janë anëtarë të Kuvendeve komunale të heqin dorë nga njëra detyrë/PrizrenPress.com/

DokuFest mirëpret zotimin e qeverive për bashkëfinancim

0

Dokufest veresZëdhënësja e Ministrisë së Kulturës , Jehona Shyti ka deklaruar për KultPlus se në takimin e Prizrenit palët janë pajtuar në parim që ta mbështesin këtë festival ndërkohë që detajet kanë mbetur të qartësohen në kuadër të takimit për harmonizimin e kalendarit të përbashkët kulturor, i cili pritet të mbahet së shpejti.Ndërsa drejtori i festivalit, Veton Nurkollari në një prononcim për KultPlus ka deklaruar se mirëpret çfarëdo nisme që ka për qëllim mbështetjen dhe avancimin e DokuFest-it, organizimi i të cilit ka një kosto jo të vogël.

“DokuFest është një model që duhet marr” kishte deklaruar një vit më parë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duke premtuar se do ta mbështesë këtë festival në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës.

Kreu i Qeverisë së Shqipërisë kishte shprehur përshtypjet e tij më të mira për këtë ngjarje kulturore, duke e cilësuar DokuFest-in festival të shkëlqyer. Ai i kishte bërë këto komente teksa kishte postuar në rrjetin social “Twitter” një fotografi nga Prizreni me drejtuesit e këtij festivali.

Ende pa u mbushur një vit, ideja për bashkëfinancimin e DokuFest-it u riaktualizua në takimin e parë të dy qeverie që u mbajt në Prizren.
Zëdhënësja e Ministrisë së Kulturës , Jehona Shyti ka deklaruar për KultPlus se në takimin e Prizrenit palët janë pajtuar në parim që ta mbështesin këtë festival ndërkohë që detajet kanë mbetur të qartësohen në takimin e drejtuesve të institucioneve artistike mes Kosovës dhe Shqipërisë për konkretizimin e kalendarit të përbashkët kulturor, i cili pritet të mbahet së shpejti.

Shyti tha se ende nuk është diskutuar për shumën apo edhe periudhën e financimit të këtij festivali por ka shtuar se në parim qeveritë e të dyja vendeve pritet të ndajnë mjete të barabarta për këtë ngjarje kulturore.
Drejtori i festivalit, Veton Nurkollari në një prononcim për KultPlus ka deklaruar se deri më tash nuk është njoftuar për diskutimet në këtë takim ose për formën dhe mënyrën e financimit të kësaj ngjarjeje kulturore.
Megjithatë ai mirëpret çfarëdo nisme që ka për qëllim mbështetjen dhe avancimin e DokuFest-it, organizimi i të cilit ka një kosto jo të vogël.
“Organizimi i edicionit të fundit të festivalit ka kushtuar rreth 250 mijë euro, përjashtuar aktivitetet e tjera përcjellëse që organizohen në kuadër të kësaj ngjarjeje” ka deklaruar për KultPlus, Nurkollari duke shtuar se deri më tash sponsorë kryesorë kanë pasur bankat dhe ministritë e ndryshme të Qeverisë së Kosovës.

Zëdhënësja e Ministrisë së Kulturës Jehona Shyti ka deklaruar se gjatë dy viteve të kaluara ky festival është financuar me rreth 40 mijë euro nga taksapaguesit e Kosovës, mjete këto të shpërndara përmes ministrive të ndryshme të qeverisë së Kosovës si dhe komunës së Prizrenit.
Ndërsa drejtori artistik i DokuFestit, Veton Nurkollari bëri të ditur për KultPlus se komuna e Prizrenit nuk i ka dhënë ende 15 mijë eurot e zotuara vitin e kaluar për këtë festival.

Edicioni i 13-të i DokuFest do të mbahet prej 16 deri 24 gusht. Për pjesëmarrje në edicionin e sivjetmë, deri më tash, kanë konkurruar 300 filma nga vende të ndryshme të botës derisa konkursi për aplikim mbetet i hapur deri më 15 mars.

DokuFest e nisi udhën e tij në vitin 2002, me shfaqjen e një numri të madh filmash dhe me pjesëmarrjen e një publiku të gjerë, artistësh nga rajoni dhe bota. /KultPlus/

Qeveritë shqiptare, si oda burrash!

0

Dy qeverite-fotoTridhjetepesë meshkuj dhe vetëm pesë femra. Kjo ka qenë fotografia e cila është parë pas mbledhjes së përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit. Deputetet dhe aktivistet e shoqërisë civile në Kosovë kanë thënë për Telegrafin se kjo fotografi është refleksion i mungesës së vullnetit që femrave t’ju besohen më shumë përgjegjësi në politikë.
Kryetarja e grupit të grave deputete të Parlamentit të Kosovës, Teuta Sahatçiu, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës theksoi se në institucionet e të dyja vendeve femrës nuk ia kanë dhënë hisen që i takon.

Sipas saj, dominimin e gjinisë mashkullore mund ta shohim edhe në të dyja parlamentet – atë të Kosovës dhe atë të Shqipërisë.

“Më duhet të them që sado që ka pasur avancim në përfaqësimin e femrave në Kosovë, ekzekutivi i Republikës së Shqipërisë ka përfaqësim më të madh të femrave sesa ekzekutivi kosovar. Sipas statistikave, femrat e paraqesin gjysmën e shoqërisë dhe atyre u takon që të kenë përfaqësim më të lartë nëpër institucione”, ka thënë Sahatçiu për Telegrafin.

Shqipe Pantina nga Qendra për Politika dhe Avokim, theksoi për Telegrafin se përkundër disa veprimeve ligjore afirmative që janë ndërmarrë për përfshirjen e gruas në vendimmarrje, institucionet e Kosovës, por edhe ato në Shqipëri, ende ngjajnë si oda burrash, ku politika i takon vetëm gjinisë së fortë.

“Partitë politike dhe liderët, në veçanti, duhet të krijojnë më shumë hapësirë për përfshirje të gruas në pozita vendimmarrëse. Por, edhe femrat duhet të insistojnë më shumë për angazhimin e tyre në jetën politike, në mënyrë që të arrijnë në pozita të larta udhëheqëse. Në Kosovë janë shënuar disa të arritura në këtë fushë, si p.sh. zgjedhja e presidentes së Kosovës Atifete jahjaga, pastaj zgjedhja e Mimoza Kusari-Lilës në krye të komunës së Gjakovës. Por, kjo nuk është e mjaftueshme”, ka thënë ajo.

Pantina shprehet se jo vetëm në Shqipëri e Kosovë, por edhe në rajon femra është pak e përfaqësuar në jetën politike dhe në organet vendimmarrëse, duke shtuar se për t’u rritur përfaqësimi i femrës nëpër institucione, duhet edhe një angazhim më i madh i saj.

“Femra duhet të jetë më shumë e përfaqësuar në strukturat udhëheqëse partiake e pastaj edhe në institucione. Po ashtu, femrës duhet t’i jepet më shumë hapësirë në bërjen e politikave ku ajo mund të jap edhe kontributin e saj profesional”, ka shtuar ajo.

Takimi në Prizren, s’kishte lidhje me Bashkim Kombëtar

0

GlaukKonjufcaNënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në një intervistë për Epoka e Re, nuk i ka dhënë notë kaluese takimit të përbashkët të dy qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, i cili është mbajtur më 11 janar në Prizren.
Ai ka thënë se ky takim nuk ka pasur lidhje me bashkim kombëtar.
Konjufca ka deklaruar se konkluzionet e dala nga takimi ndërqeveritar kanë qenë larg së mundshmes dhe se nevojshmes.

Në këtë kontekst, Konjufca ka thënë se Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë u tallën me Luginën e Preshevës kur ndan 100 mijë euro për shqiptarët e asaj ane.

Ishin shqiptarët e asaj ane ata të cilët gjatë luftës për çlirimin e Kosovës nuk kursyen jo vetëm miliona, por shumë prej tyre dhanë edhe jetën, kurse shtetet tona tallen me ta. Për çdo vit Serbia ka investuar së paku 50 milionë euro në vit për serbët e Kosovës”, ka thënë Konjufca në këtë intervistë./Epoka e re/

Përpjekjet e fundit në dialog

0

Ashton ThaciMë 28 janar, kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiq, pritet të mbajnë takimin e radhës në Bruksel, që edhe këtë radhë mbahet me ndërmjetësim të baroneshës Catherine Ashton.

Paraprakisht, ekipet teknike të Prishtinës dhe Beogradit, do të duhej që të përgatisin raportet në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes së 19 prillit, me theks të veçantë në konstituimin e asambleve komunale në komunat me shumicë serbe,shkrun Tribuna.

Burime qeveritare i kanë thënë gazetës se përsëritja e zgjedhjeve për kryetar të komunës së Mitrovicës veriore do të ndikojë në shtyrjen e konstituimit të Asociacionit të Komunave Serbe. Kjo është arsyeja, sipas tyre, edhe për shtyrjen e takimit të dy kryeministrave, i cili ishte planifikuar paraprakisht të ndodhte më 17 të këtij muaji