9.4 C
Prizren
E diel, 3 Maj, 2026
Home Blog Page 8805

Thaçi: Fatmir Limajn e kam mik të vjetër

0

Thaci ne Top chenel(E plotesuar)Kryeministri tutje ka folur edhe për zgjedhjet e fundit të cilat i ka vlerësuar pozitive pasi që ato e kanë konfirmuar PDK-në si parti të parë në Kosovë.

Duke folur për çarjet në PDK dhe marrëdhëniet me Fatmir Limaj Thaçi ka thënë se ai takohet me Limajn.

“Fatmir Limajn e kam mik të vjetër”, ka thënë Thaçi.

Por, ai ka mohuar të jetë takuar me Limajn për të debatuar për problemet e brendshme në parti.

Ai ka thënë se do të PDK do të fitojë prapë zgjedhjet dhe se nga këto zgjedhje më 2014 ata pas zgjedhjeve do të zgjedhin për koalicionin e ardhshëm.

“Ne punojmë për një fitore të re për një fitore të PDK-së”.

Thaçi: Lëvizja e Ibrahim Rugovës provonte ta fitonte lirinë me konferenca për shqyp

Kryeministri Hashim Thaçi ka nisur një intervistë për emisionin Top Shoë ku është duke folur për fillet e tij në politikë, që nga koha kur ai ishte anëtarësuar në Lëvizjen Popullore të Kosovës.

Thaçi ka thënë se ishte student ku i kishte përjetuar vitet e pushtimit serb, dhe si prodekan i studentëve kishte filluar rezistencën kundër pushtetit serb që ai e quan të dyfishtë, rezistencë kundër komunizmit dhe kundër pushtimit serb.

“Ne nuk kemi dashur luftë në atë kohë, por njerëzit dëshironin të gjenin një mundësi më të lehtë për të ardhur të liria, kështu që zgjodhën rrugën paqësore. Lëvizja e Ibrahim Rugovës provonte ta fitonte lirinë me konferenca për shtyp”, ka thënë Thaçi.

Al Qaida po frymon në vendin tonë

0

gazmend-islamiShkruan: Gazmend Islami

(Nuk mund të luftosh në Siri për njerëzoren?!…)

Depërtimi i ideologjive fetare në Kosovë veq ka fillue ta vë në rrezik qenjen, ne nuk kishim dëgjuar më heret për sekte që ka feja Islame?!… ne e njiheshim fenë Islame si fe të tolerancës dhe mirësisë.Shkuarja e shqiptarëve në luftërat e fundit të përfshira si Pranverat Arabe po rezulton të jetë ndër gabimet më të mëdha që mund të bëjë një qytetar shqiptar. Cilido qoftë qëllimi i shkuarjes për tu ndihmuar për „çlirim“ nga vet ata që i kanë zgjedhur, po shihet se është jo njerëzore sepse ata si popuj janë jonjerëzorë, kjo mund të ilustrohet më së miri shembull; me Egjiptin, Irakun, Libinë.

Fatkeqësia e gjithë kësaj qëndron në atë se, dhe pse aty i përmbsyën pushtet aty nuk u krijua kurrë paqe e mirëfilltë. Këta janë popull pa ndiejna, janë shtazarak dhe popull me më së paku besim. Të shkosh t´i ndihmosh të çlirohesh, ata prapa të vrasin , ata në fund i hanë edhe fëmijën e vet, e lere më të huajin. Kthehuni në vendin e juaj edhe mësoni nga ky rrugëtim sepse atje nuk luftohet as në emër të fesë e as të njerëzores, atje luftohet për interesa të fiseve, bandave, krimineleve më të fëlliqur që mund ti njeh njerëzimi.

Masakrat e publikuara në faqe të internetit, prerje kokash të fëmijëve, nxjerrje syve, prerje gjymtyrësh, varrosje për së gjalli, këto vetëm janë disa nga tmerret që bëjnë ata që janë të dënuar në këtë botë dhe botën tjetër. Sa është e dhimbshme të shohesh qytetarët tanë të vdesin e vriten si lepujt neper rrugët e mallkuara të vendeve të mallkuara. Zoti nuk i do ata se ata nuk janë me Zotin, ata nuk janë me botën, ata janë me të mallkuarat dhe të tillë do të mbesin. Ky fenomen i shkuarjes të të rinjve tanë në thirrje të luftës së shenjët për zotin I duhet edhe një studim të mirëfilltë se si ka mundur që brenda 15 viteve që nga përfundimi i luftës të krijohet ky mentalitet i djallit që rrezikon jo vetëm veten dhe familjen por këta rrezikojnë shoqërinë, kombin dhe krejt njerëzimin.

Thjeshtë, kësaj shtrese u duhet një terapi psikologjike sepse këta tash kanë s’mundje të rrezikshme, dogma e tyre është e tillë. Shteti i së drejtës duhet të ndihmojë por edhe të parandalojë të gjithë ata që po punojnë në degjenerimin dhe varfërimin e kombit tonë nga elemente të pistë që janë duke punuar dhe po punojnë vazhdimisht që të çoroditemi si shoqëri. Kjo është e rrezikshme dhe e neveritshme. Të shkruajmë për këtë fenomen si erdhi dhe nga kush erdhi kjo ideologji e prishur dhe kush janë ata që e përhapën këtë idiotizëm dhe kush po e mbron në heshtje e kush po e mbron haptas këtë fenomen që më par kurr nuk ka qen dhe as që është folur në trojet tona. Depërtimi i ideologjive fetare në Kosovë veq ka fillue ta vë në rrezik qenjen, ne nuk kishim dëgjuar më heret për sekte që ka feja Islame, ne e njiheshim fenë Islame si fe e tolerance dhe mirësisë. Por në fillim të viteve ’90 të shekullit XX në Kosovë u shfaqën disa rryma apo sekte fetare, për të cilat më herët nuk kishim dëgjuar.

Ato në Kosovë erdhën dhe depërtuan në emër të “Luftëtarëve të islamit të pastër”, siç e quajnë veten vahabinjtë. Aktivitetin e tyre në Kosovë e filluan në atë kohë kur pushteti i Serbisë nuk kishte interes që t’i pengonte, prandaj ato filluan të shtriheshin ne shkallë vendi pa pengesa. Sekti Vehabi apo ideologjia e saj nuk ka më dilem se është bërë shumë e rrezikshme jo vetëm ne Kosovë por edhe në mbarë botën, sepse këtë idelogji e përkrah AL- KAIDEA, pra nuk do shumë koment për këtë organizatë terroriste, pra Vehabit përndyshe vetëm ua trasojnë rrugën AL- KAIDEA.

Duke pas parasysh se siguria e një vendi varet nga raporti i forcave në një peshore, në të dy anët e së cilës janë dy grupe të shoqërisë. Njëri grup janë forcat e sigurisë së këtij vendi; ushtria, policia, shërbimi inteligjent, ndërsa grupi tjetër janë ata njerëz në shoqëri të cilët, për nga bindjet që kanë, përbëjnë një forcë potenciale, e cila mund të ndërmarrë veprime të armatosura për përmbysjen me dhunë të rendit kushtetues dhe marrjen e mbajtjen e pushtetit me forcë. Logjika të thotë se siguria e një vendi fillon të kërcënohet seriozisht kur grupi i dytë, ai që është i prirur për veprime të dhunshme, fillon e i afrohet numerikisht grupit të parë,
pra forcave të sigurisë. Në Kosovë numri përkrahësve të disa sekteve po rritet me shpejtësi të madhe atëher rreziku do t´i kanoset edhe ma tepër në 3 deri në 5 vitet e ardhëshme Kosova do të bëhët vatër potenciale e terrorizmit fetar Islamik.

Lufta e fundit në Siri dhe shkuarja për luftimin e një kauze të ashtuquajtur në emër të mbrojtjes së ‘’Islamit të pastër’’ ishte dhe do të jetë gabim i madh dhe i pafalshëm, jo vetëm për ata që janë shkuar por edhe për ata të cilët i kanë nxitur të shkonin. Duke marrë parasysh se lufta në Siri nuk është luftë për çlirim nga robëria por luftë e klaneve, e fiseve dhe sekteve fetare të cilat po e terrorizojn popullatën e tyre të pambrojtur. Viktimat kryesore të kësaj lufte të pist janë kryesisht; gra, pleq dhe fëmijë.

Shqiptarët nga Kosova dhe viset e tjera që shkuan të luftonin në Siri për luftën e ‘’shejtë’’ ata u zunë dhe u vranë si lepujt, po nga ata që së bashku luftuan në të njëjtin front ishin , e të tjerët që kan mbetur atje tash kanë filluar të mendojnë se dikush i ka keqpërdorë dhe ata tash po kthehen masovikisht në vendet e tyre, sepse ata e kanë kuptuar se qëllimi nuk qenka ajo për të cilën kanë menduar se po luftojnë”. Dikush duhet të japë përgjegjësi, pra duhet të kërkohet përgjegjësi prej atyre që i kanë manipuluar këta persona që tash po kthehen nga Siria të vrarë. Dikush duhet të japë përgjegjësi për ata djem që u manipuluan dhe tash po ju kthehen familjeve në arkivole e përgjegjësia bie mbi ata që bënin thirrje të shkojnë në “Xhihad”, si në Xhamia, rrjetin sociali facebook, yutube etj. Pasi që nuk është e vështirë të identifikohen ata që i nxitën të rinjët të shkoin në luftën e Sirisë, shteti i Kosovës duhet t’i arrestojë dhe të marr masa për nxitësit që i quan të rinjtë tanë të vriten për konfliktet e fiseve dhe sekteve fetare në Siri.

Filmi shqiptar, Kumbaro: Bashkëpunim për prodhimin dhe promovimin e tij

0

79109Ne sallën “Tefta Tashko Koço”, me nismën dhe prezencën e Ministres Mirela Kumbaro Furxhi ditën e sotme u organizua një tryezë-konsultimi për filmin shqiptar, dokumentarin dhe filmin e animuar, mbi ecurinë, mangësitë dhe sukseset e tij. Me pjesëmarrjen e drejtorit të QKK-së Artan Minarolli, kineastëve dhe producentëve Bert Budina, Ilir Butka, Saimir Kumbaro, Andi Deliana, Joni Shanaj, Edmond Topi, Genc Përmeti, Iris Elezi, Gentian Koçi, Sabina Kodra, Kujtim Çashku, Mevlan Shanaj, Artan Maku, Bertrand Shijaku, Eno Milkani, etj. Disa nga shqetesimet që u diskutuan:

På?r kå? po realizohen filmat shqiptare? Si do i risjellim nå? kinema dhe kush å?shtå? shikuesi i filmit shqiptar? Sa mund të ndihmohet industria e filmit nga buxhetet e deritanishme dhe a është kjo rruga e vetme për të prodhuar filma. Ministrja Kumbaro Furxhi garantoi për vullnetin dhe dëshirën e Ministrisë që ajo drejton për të mbështetur strategji dhe idetë vizionare për ecurinë e filmit, por jo vetëm nga buxheti I shtetit. Ajo theksoi në fjalën e saj se “ Është shumë e rëndësishme takimi dhe ballafaqimi I mendimeve tuaja për të bashkëpunuar të gjithë së bashku në koordinimin, orientimin dhe krijimin e një sinergjie që do të ndihmojë prodhimin, mbështetjen dhe promovimin e filmit”. Vlen të theksohet rrahja e mendimeve pro dhe kundër buxheteve të mëdha dhe të vogla, të cilat jo gjithmonë janë tregues I suksesit të një filmi. Kineasti Bujar Alimani rrëfeu modelin e “kinemasë guerrile” kineastët indipendentë, të cilët prodhojnë filma me buxhete të vogla.

Në fjalën e tij kineasti Kujtim Çashku tha se QKK-ja e deritanishme ka funksionuar pa viozione të qarta dhe ka qenë e ndikuar nga klane të ndryshme në financime projektesh. Interesante ideja e Albania Film Commision, e cila funksionon prej disa vitesh pa hyrë në një system të qartë juridik dhe në ndihmë të prodhimtarisë së filmit shqiptar. Producentja Sabina Kodra diskutoi për Tax Credit dhe Tax Sheeter , dy mekanizma që në Evropë po nxisin shumë kinematografinë lokale si edhe bashkëprodhimet në vende te ndryshme.

Keto jane dy menyra financimi shume dinamike, e para eshte rimbursimi i TVSH dhe taksave te tjera nese arrihen investime me bashkeprodhime ne vendin perkates dhe e dyta eshte qe nese biznse te ndryshme duan te investojne drejtperdrejte ne kinematografi shteti ia njeh si investim dhe ia zbret nga taksat. Çlirimi i ketyre fasiliteteve ne evrope ka sjelle nje clirim te madh energjie krijuese .

Kineasti Saimir Kumbaro kërkoi ndryshime në ligj, të cilat duhen rishikuar për të lehtësuar prodhimin e filmave shqiptarë. Në diskutimin e tij, kineasti Joni Shanaj kërkoi një ndarje të QKK-së me promocionin, ç’ka nënkupton një strukturë e cila të mundet të punojë fort për promovimin e filmit dhe të jetë e shkëputur nga prodhimi I filmave. Njëherësh ai hodhi idenë e një QKK-je, vizionare dhe me strategji të qartë për mbështetje dhe prodhimtari kinematografike, nënkuptoi se deri më sot kjo strategji I ka munguar institucionit në fjalë. Këto dhe tema të tjera si filmi dokumentar, kronikå? televizive, apo propagandå?, Bordi i Këshillit të Mbrojtjes së Projekteve , bazat dhe kriteret nga duhet vendosur; ku mbështetja financiare bazohet në talentin, meritat, dhe më specifikisht, historikun e filmbërësit: çmimet për punën e kaluar, apo arritjet në fazën e para-prodhimit me skenarin e ri.

Distribucioni i filmit eshte i paperfshire ne kete ligj si nje nevoje e domosdoshme e industrise se filmit, etj. Ministrja Kumbaroi garantoi ecurinë e të gjithë temave të nxehta të debatit në një takim të dytë, ngritjen e një grupi ekspertësh që do të jenë pjesëmarrës të përmirësimit të ligjit të kinemasë, aksione që shumë shpejt do të realizohen në një takim ët dytë. Ndërkohë, ajo bëri me dije bisedimet e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë për anëtarësimin në “Creative Europe”, projekti evropian për vitin 2014-2020, I cili do t’u mundësojë thithjen e fondeve nga BE, shoqatave dhe organizatave, indivëdëve shqiptarë të aplikojnë me të drejta të barabarta në propjekte evropiane për Art&Kulturë. Të pranishmit vlerësuan takimin e parë, organizuar nga Minsitria e Kulturës, i cili zhvillohet për herë të parë në ambientet e MK-së.

Pisha ‘historike’ e Prizrenit

0

Prizren-bredhiQëndrimi i bredhit të Vitit të Ri, për një kohë relativisht të gjatë pas festave, është shndërruar në praktikë në qytetin e Prizrenit.

Kompanitë që e fitojnë tenderin për dekorimin e qytetit për festa vazhdojnë që ta zgjasin përjetimin e bukurisë së këtij dekori në qendër të qytetit.

Por këtë vit pisha e vitit të ri ka një histori më shumë. Ajo para festës përjetoi një rrëzim misterioz. Dikush tha u rrezua nga era, ndërsa disa të tjerë thanë se u rrezua nga disa të rinj të dehur.

Edhe përkundër kësaj fatkeqësie të përkohshme që e përjetoi pisha, ajo vazhdon të qëndrojë në qendër të qytetit të Prizrenit edhe 14 ditë pas festës së Vitit të Ri, /TV Opinion/

Kryesuesi i Asamblesë në Prizren, votohet me 22 janar

0

Prizren-Asambleja komunaleAsambleja Komunale në Prizren, do të mblidhet me 22 janar për të zgjedhur kryesuesin. Mbledhja është ftuar nga asamblisti më i vjetër Gjemil Luma.

Në këtë mbledhje gjithashtu parashihet edhe konstatimi i mandatit të zëvendëskryesuesit për komunitet. Nijazi Kryeziu dhe Kujtim Gashi, janë dy mera që PDK-ja ka propozuar për kryesues të Asamblesë Komunale në Prizren.

Partitë opozitare, ndërkaq ende nuk janë përcaktuar për ndonjë kandidat të mundshëm për kryesues të Asamblesë./PrizrenPress.com/

 

Malisheva mund t’i shpëtojë zgjedhjeve të reja për Kuvend

0

MalishevaProcesi i zgjedhjes së kryesuesit të Kuvendit komunal të Malishevës, ka shumë gjasa të zhbllokohet në mbledhjen e ardhshme. Sipas Kryetarit të Komunës, Ragip Begaj mbledhja mund të mbahet shumë shpejt. Kuvendarët e PDK-së do të jenë prezent në mbledhjen e ardhshme, ndërsa ende nuk dihet qëndrimi e atyre të LDK-së.

Asnjëri prej oponentëve politik në Malishevë, nuk janë dakort që komuna e tyre të shkojë në zgjedhje të reja. Kryetari Begaj apelon tek kuvendarët, që të gjejnë sa më shpejt një zgjidhje, për këtë çështje, ndërsa shprehet se është i gatshëm të bashkëpunojë me cilindo që kuvendarët do ta votojnë.

Fajin për bllokadën e deritanishme të punës së kuvendit, subjektet politike ja hedhin njëra tjetrës. Pa dashur të deklarohen para kamerave, Jonuz Kastrati nga LDK-ja thotë se IQ-ja e ka bllokuar punën, pasi nuk ka arritur një marrëveshje për bashkëqeverisje, ashtu siç kanë bërë gjithë komunat e tjera,shkruan RTK

Isni Kilaj nga PDK-ja shprehet kategorish kundër koalicioneve, e Ragip Begaj, thotë se kuvendarët nuk po e bëjnë punën për të cilën qytetarët i kanë votuar.

Përfaqësuesit e subjekteve politike PDK dhe LDK, thonë se Malisheva nuk mund ta ketë atë luks që të shkojë në zgjedhje të reja. Kryetari i degës së PDK-së në Malishevë, Isni Kila, thotë se kuvendarët e zgjedhur nga ky subjekt politik, do të jenë prezent në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit, por secili do të votojë sipas dëshirës, jo në mënyrë të organizuar.

Jonuz Kastrati nga LDK-ja pohon se, për këtë qështje duhet të vendosë kryesia e degës. Kastrati thotë gjithashtu se po bisedohet me PDK-në për një kandidat të përbashkët për të kryesuar kuvendin, por Kila, hedh poshtë një gjë të tillë.

Zgjedhjet e përgjithshme në qershor?

0

Thaci, Mustafa  shalaLideri i PDK-së Hashim Thaçi, ai i LDK-së Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj i AAK-së, janë takuar sot paradite. Kështu raporton Klan Kosova, që sipas tyre, tre liderët, janë marr vesh që zgjedhjet parlamentare të mbahen në qershor.

Arsyet për këtë thuhet se janë të shumta, por argumenti kryesor për votime në këtë muaj është evitimi i një krize të mundshme parlamentare.

Ndryshe, sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë Presidentii vendit cakton dhe shpall datën e zgjedhjeve pas konsultimit me partitë politike.

President cakton datën e zgjedhjeve jo më herët se gjashtë muaj dhe jo më vonë se katër muaj para datës së tyre. Kjo sa i përket zhedhjeve të rregullta që duhet mbahen qdo katër vjet.

Për ato të parakohshmet, shpërndahet Kuvendi dhe Presidenti i cakton jo më vonë se 10 ditë pas shpërndarjes. Zgjedhjet e parakohshme nuk mund të mbahen më herët se tridhjetë ditë dhe më vonë se 45 ditë pas shpërndarjes.

Fshati Damanek me shkollë të re

0

begaj me BEKryetari i Malishevës,Ragip Begaj ka pritur sot një delegacion nga zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë, të shoqëruar nga përfaqësuesit e MAPL-së si dhe kompanisë që do ta menaxhojë projektin e ndërtimit të të shkollës në Damanek.Përfaqësuesi i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Luc Faber,në këtë takim tregoi se tashmë është përzgjedhur kompania e cila do ta ndërtojë shkollën në Damanek, sikur edhe është caktuar kompania e cila do ta menaxhoj ecurinë e realizimit të projektit”. Sipas Faber, i tërë projekti do të përfundoj brenda 18 muajve.

Kryetari i Malishevës,Ragip Begaj, ndërkaq i ka falënderuar përfaqësuesit e zyrës së BE-së në Prishtinë, për vizitën si dhe për njoftimin se tashmë është zgjedhur kompania e cila do ta ndërtojë këtë shkollë.

“Është kënaqësi e madhe për mua, ndërtimi i kësaj shkolle, në kohën kur nxënësit e kësaj shkolle, nuk kanë kushte për zhvillimin e procesit mësimor, pasi objekti aktual është shumë i vjetër dhe jashtë standardeve”, tha Begaj.
Në këtë takim, i bisedua edhe për detaje tjera, që kanë të bëjnë me realizimin e projektit dhe obligimet që kanë të gjitha palët në realizimin e tij./PrizrenPress.com/

 

Yagcilar takon përfaqësuesit e pensionistëve nga Prizreni

0

Yagcilar me pensionistetMinistri i Ministrisë së Administratës Publike , Mahir Yagcilar, është takur me kryetarin e Lidhjes së Pensionistëve e Invalidëve të Kosovës Shaban Kajtazi, që shoqërohej nga përfaqësuesit e Shoqatës së Pensionistëve nga Prizreni.

Ministri Yagcilar, në këtë takim, mes tjerash, theksoi se “ t’i ndihmosh të moshuarit, jo vetëm që është obligim i shoqërisë, por edhe kulturë”.

”Do të vazhdojë ndihmën ndaj kategorisë suaj, jo vetëm si ministër, por dhe si qytetar, tha ai,transmeton rtk

Ndërkaq, për Ligjin për Pensionistët e Kosovës, u zotua se do të japë ndihmën e tij maksimale.

Shaban Kajtazi, pasi foli për kontributin e dhënë nga MAP-i në ndërtimin e një ambulante në Prizren, dedikuar për pensionistët, ai përmendi edhe rastin e furnizimit me barna për nevoja të pensionistëve nga Prizreni. Kajtazi, përmendi edhe rastet e donacioneve nga Turqia, të cilat erdhën në shoqatën e Prizrenit me ndihmën e ministrit Yagcilar.

Kajtazi, ministrit Yagcilar i dhuroi një mirënjohje dhe një ekzemplar të Monografisë së Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, botimin e së cilës e ndihmoi Ministria e Administratës Publike.

Nesër aksioni Prevalla 2, rrënime shtesë

0

Prevalla 2Rrënimet në Prevallë nuk kanë përfunduar. Diçka të tillë Ministriae Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor do të vazhdojë edhe nesër.

Prej mëngjesit kjo ministri do të ndërmarrë aksionin e dytë të aksionit të rrënimit të objekteve pa leje brenda Planit Rregullues Urban – Prevalla,shkruan express.

Pjesa e parë e rrënimeve është zhvilluar rreth një muaj më parë ndërkohë në marrëveshje me pronarët e objekteve pa leje u dakordua se ata vet të bëjnë rrënimin për të shpëtuar materialin ndërtimor.

Tashti pas rreth një muaji afat, nesër nga ora 10:00, do të rinisë aksioni dhe ftojmë mediat të jenë prezentë për të përcjellur përfundimin e ndërhyrjes së dytë në këtë zonë.