8.8 C
Prizren
E martë, 8 Tetor, 2024

DokuFest mirëpret zotimin e qeverive për bashkëfinancim

Dokufest veresZëdhënësja e Ministrisë së Kulturës , Jehona Shyti ka deklaruar për KultPlus se në takimin e Prizrenit palët janë pajtuar në parim që ta mbështesin këtë festival ndërkohë që detajet kanë mbetur të qartësohen në kuadër të takimit për harmonizimin e kalendarit të përbashkët kulturor, i cili pritet të mbahet së shpejti.Ndërsa drejtori i festivalit, Veton Nurkollari në një prononcim për KultPlus ka deklaruar se mirëpret çfarëdo nisme që ka për qëllim mbështetjen dhe avancimin e DokuFest-it, organizimi i të cilit ka një kosto jo të vogël.

“DokuFest është një model që duhet marr” kishte deklaruar një vit më parë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duke premtuar se do ta mbështesë këtë festival në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës.

Kreu i Qeverisë së Shqipërisë kishte shprehur përshtypjet e tij më të mira për këtë ngjarje kulturore, duke e cilësuar DokuFest-in festival të shkëlqyer. Ai i kishte bërë këto komente teksa kishte postuar në rrjetin social “Twitter” një fotografi nga Prizreni me drejtuesit e këtij festivali.

Ende pa u mbushur një vit, ideja për bashkëfinancimin e DokuFest-it u riaktualizua në takimin e parë të dy qeverie që u mbajt në Prizren.
Zëdhënësja e Ministrisë së Kulturës , Jehona Shyti ka deklaruar për KultPlus se në takimin e Prizrenit palët janë pajtuar në parim që ta mbështesin këtë festival ndërkohë që detajet kanë mbetur të qartësohen në takimin e drejtuesve të institucioneve artistike mes Kosovës dhe Shqipërisë për konkretizimin e kalendarit të përbashkët kulturor, i cili pritet të mbahet së shpejti.

Shyti tha se ende nuk është diskutuar për shumën apo edhe periudhën e financimit të këtij festivali por ka shtuar se në parim qeveritë e të dyja vendeve pritet të ndajnë mjete të barabarta për këtë ngjarje kulturore.
Drejtori i festivalit, Veton Nurkollari në një prononcim për KultPlus ka deklaruar se deri më tash nuk është njoftuar për diskutimet në këtë takim ose për formën dhe mënyrën e financimit të kësaj ngjarjeje kulturore.
Megjithatë ai mirëpret çfarëdo nisme që ka për qëllim mbështetjen dhe avancimin e DokuFest-it, organizimi i të cilit ka një kosto jo të vogël.
“Organizimi i edicionit të fundit të festivalit ka kushtuar rreth 250 mijë euro, përjashtuar aktivitetet e tjera përcjellëse që organizohen në kuadër të kësaj ngjarjeje” ka deklaruar për KultPlus, Nurkollari duke shtuar se deri më tash sponsorë kryesorë kanë pasur bankat dhe ministritë e ndryshme të Qeverisë së Kosovës.

Zëdhënësja e Ministrisë së Kulturës Jehona Shyti ka deklaruar se gjatë dy viteve të kaluara ky festival është financuar me rreth 40 mijë euro nga taksapaguesit e Kosovës, mjete këto të shpërndara përmes ministrive të ndryshme të qeverisë së Kosovës si dhe komunës së Prizrenit.
Ndërsa drejtori artistik i DokuFestit, Veton Nurkollari bëri të ditur për KultPlus se komuna e Prizrenit nuk i ka dhënë ende 15 mijë eurot e zotuara vitin e kaluar për këtë festival.

Edicioni i 13-të i DokuFest do të mbahet prej 16 deri 24 gusht. Për pjesëmarrje në edicionin e sivjetmë, deri më tash, kanë konkurruar 300 filma nga vende të ndryshme të botës derisa konkursi për aplikim mbetet i hapur deri më 15 mars.

DokuFest e nisi udhën e tij në vitin 2002, me shfaqjen e një numri të madh filmash dhe me pjesëmarrjen e një publiku të gjerë, artistësh nga rajoni dhe bota. /KultPlus/

Më Shumë

Shoqata e Gazetarëve në Prizren organizon mbledhje përkujtimore për gazetarin Myrfet Shasivari

Shoqata e Gazetarëve në Prizren do të organizojë një mbledhje përkujtimore në nder të gazetarit Myrfet Shasivari. Mbledhja do të mbahet të mërkurën, në orën...

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se përfitoi rreth 100 mijë euro përmes mashtrimit

Një person është arrestuar të marten në Prizren. I njëjti dyshohet se ka përfituar jashtëligjshëm rreth 100 mijë euro. Rastin e ka konfirmuar edhe nga policia. “I...

Lajmet e Fundit