15.8 C
Prizren
E shtunë, 5 Tetor, 2024

Takimi në Prizren, s’kishte lidhje me Bashkim Kombëtar

GlaukKonjufcaNënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në një intervistë për Epoka e Re, nuk i ka dhënë notë kaluese takimit të përbashkët të dy qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, i cili është mbajtur më 11 janar në Prizren.
Ai ka thënë se ky takim nuk ka pasur lidhje me bashkim kombëtar.
Konjufca ka deklaruar se konkluzionet e dala nga takimi ndërqeveritar kanë qenë larg së mundshmes dhe se nevojshmes.

Në këtë kontekst, Konjufca ka thënë se Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë u tallën me Luginën e Preshevës kur ndan 100 mijë euro për shqiptarët e asaj ane.

Ishin shqiptarët e asaj ane ata të cilët gjatë luftës për çlirimin e Kosovës nuk kursyen jo vetëm miliona, por shumë prej tyre dhanë edhe jetën, kurse shtetet tona tallen me ta. Për çdo vit Serbia ka investuar së paku 50 milionë euro në vit për serbët e Kosovës”, ka thënë Konjufca në këtë intervistë./Epoka e re/

Më Shumë

Arben Shala: Vetëvendosje riciklon akuzat që janë hedhur poshtë nga prokuroria

Anëtari i propozuar në komisionin përzgjedhës për drejtorët e shkollave, Arben Shala, ka reaguar ndaj akuzave të Lëvizjes Vetëvendosje, duke e cilësuar këtë si...

Komuna e Prizrenit ofron falas shërbimin e ultrazërit dhe mamografisë me qëllim të parandalimit dhe zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit

Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur se në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare është duke u ofruar falas shërbimi i ultrazërit dhe mamografisë,...

Lajmet e Fundit