11.7 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026
Home Blog Page 8808

Opozita në Malishevë bojkoton serish Kuvendin

0

RagipBegaj-IQPMKryetarit të Malishevës,Ragip Begaj nuk ka mundur sërish të zgjedh kryesuesin e Kuvendit Komunale. Opozita për të tretën herë më radhë i ka bojkotuar punimet e Kuvendit. Në mungesë të kuorumit, Kuvendi është detyruar ti ndërpres punimetNë këtë seancë ishte e paraparë që të zgjidhet kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Malishevës.

Kryetari i Komunës së Malishevës,Ragip Begaj, iu ka bërë thirrje asamblistëve që të zgjedhin kryesuesin e Asamblesë Komunale.

“E pashë të arsyeshme ta marr fjalën, për shkak të rrethanave të krijuara në KK. Unë kam dëshirë të kem përkrahjen e të gjitha subjekteve, pasi tani e konsideroj veten se jam përfaqësues i të gjithëve. Dua të sqaroj se jam fitues i zgjedhjeve dhe më takon ta formoj qeverinë dhe të sqaroj se unë nuk jam pengesë për punën e Kuvendit. Bashkëpunimi im do të jetë me ju të gjithë, pa marrë parasysh se kush bëhet kryesues. Unë brengosëm për mirëqenien e qytetarëve të Malishevës, për kategoritë sociale. Me qeverinë time, do të zbatojmë të gjitha vendimet e ligjshme të kuvendit. Shkuarja eventuale në zgjedhje për Asamble, është vendim i juaji si anëtar të KK-së dhe jo i imi”.

Pavarësisht kësaj thirrje të kryetarit Begaj, dhe pas diskutimeve nga përfaqësuesit e grupeve të partive anëtare të KK të Malishevës, mbledhja është ndërprerë sërish, pasi paraprakisht 8 anëtarët nga radhët e PDK-së, nuk morën pjesë fare në këtë seancë, ndërsa 8 anëtar të LDK-së dhe 2 të VV-së, lëshuan sallën, duke shkaktuar mungesë kuorumi./PrizrenPress.com/

 

Minoriteteve t’u jepet edhe një mandat

0

Daci-lddIsh-kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i LDD-së, Nexhat Daci, ka thënë se është i pajtimit që minoriteteve në Kosovë t’u vazhdohen edhe për një mandat vendet e rezervuara. Ai ka thënë se kjo mund të ndodhë vetëm nëpërmjet një marrëveshje politike, duke mos e prekur Kushtetutën e vendit.

“Mendoj se do të jetë e pafalshme për çdokënd në qoftë se tenton që Kushtetutën ta shndërrojë në një minimarket në të cilin mund të hysh për të marrë çfarë të duash. Do të ishte gabim i madh prekja në Kushtetutë. Këtë e thonë edhe njerëzit profesionistë, të cilët janë ekspertë të saj, por nga ana tjetër ndoshta një marrëveshje politike, një zgjidhje politike do të ishte e mirë për shkak të përfundimit të proceseve në Bruksel që t’u vazhdohen edhe për një mandat vendet e rezervuara minoriteteve, por jo me ato të drejta dhe obligime që i ka Kushtetuta sepse atëherë shndërrohen në faktorë bllokues. Pra, Kosova do të kalojë në një gjendje, ndoshta edhe më të vështirë që ka Bosnja në aspektin konstitucional. Pa marrë parasysh se cili mik i imi do të kërkonte ta prekte Kushtetutën unë do ta këshilloja jo prekje në Kushtetutë, sepse kushtetutat e shumë vendeve të fuqishme demokratike në botë me qindra vite studiohen dhe nuk preken, por gjendet një zgjidhje solomone, do të thotë kur gota nuk është as gjysmë e zbraztë e as gjysmë e plotë”, ka thënë Daci në një intervistë dhënë televizionit “Rrokum”, citon Epoka e re.

Ai ka thënë se nëse preket Kushtetua atëherë Zoti e di se kush do të bëhet president i ardhshëm i Kosovës, kryeministër dhe kryetar Kuvendi.

“Në qoftë se preket Kushtetuta, Zoti e di se çfarë do t’i kemi presidentët e ardhshëm, kryeministrat dhe kryetarët e parlamentit të ardhshëm”, ka thënë Daci.

Mustafa: Faleminderit Kosovë e Shqipëri!

0

RagmiMustafa-presheveKryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë për ndarjen e fondit në vlerë prej 100 mijë eurosh për maternitetin e Luginës së Preshevës. Në këtë intervistë për “Epokën e re”, Mustafa ka thënë se ky fond është simbolik, por që hap dyert për një interesim më të madh për shqiptarët e Luginës së Preshevës në të ardhmen.

“Ky fond është simbolik dhe jashtëzakonisht i vogël, por është një moment i parë që hap dyert për një interesim më të madh të dy qeverive për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Duke qenë në pozicionin e kërkim-lëmoshës do ta pranojmë këtë fond dhe do t’i falënderojmë dy qeveritë për modestinë e tyre në lidhje me shqiptarët në Luginën e Preshevës”, është shprehur Mustafa.

Sipas tij, krijimi i fondit për Luginën e Preshevës nuk mund të konsiderohet i vonuar. “Proceset politike mbase janë të vonuara gjithmonë në histori, por nuk është me fajin e Shqipërisë dhe të Kosovës. Kjo situatë nuk ka mundur të ngjajë para 10 vjetësh, aq më pak para 20 vjetësh. Prandaj nuk mund të thuhet se është një nismë shumë e vonuar, por mirë që ka nisur dhe duhet të intensifikohet dhe të jetë më serioze karshi shqiptarëve të Luginës”, ka theksuar Mustafa.

Ai ka vlerësuar se Kosova dhe Shqipëria me aktin e së shtunës kanë treguar se Lugina e Preshevës është problem që kërkon zgjidhje afatgjatë dhe të qëndrueshme. “Është e rëndësishme që në mbledhjen e parë historike të dy qeverive në agjendën e tyre ka hyrë Lugina e Preshevës. Kështu dy qeveritë kanë treguar se janë në gjendje të identifikojnë se Lugina e Preshevës është problem që pret zgjidhje afatgjatë dhe të qëndrueshme në interes të shqiptarëve”, ka thënë Mustafa, duke kërkuar intensifikim të angazhimit për gjetjen e kësaj zgjidhje sa më shpejt.

Ndahen çmimet “Golden Globe”

0

GoldenGlobe-cmemetSeria e shumëfolur televizive “Breaking Bad”, ka fituar “Globin e Artë” për serinë më të mirë të zhanrit dramë për vitin 2013.

Aktori Bryan Cranston, që luan rolin e Walter White në këtë dramë, u zgjodh aktori më i mirë i vitit.

“12 Years a Slave” fitoi çmimin për filmin më të mirë, derisa “American Hustle” fitoi si mjuzikëll-komedia më e mirë.

Regjia më e mirë u fitua nga regjisori Alfonso Cuaron, për filmin e tij “Gravity”.

“The Great Beauty”, film italian, fitoi si filmi më i mirë i huaj.

Filmi “Her”, fitoi për skenarin më të mirë të shkruar nga Spike Jonze, derisa kënga më e mirë origjinale u zgjodh “Ordinary Love” nga filmi “Mandela: Long Walk to Freedom”.

Kjo këngë ishte shkruar nga Brian Burton dhe rok grupi muzikor U2.

Golden Globe është pjesë e industrisë së filmit amerikan në dhënien e çmimeve të sezonit, e cila arrin kulmin çdo vit me Academy Awards, ku ndahen çmimet Oscar.

Çmimet

Filmi më i mirë dramë: 12 Years a Slave
Filmi më i mirë komedi ose muzikal: American Hustle
Aktori më i mirë (dramë): Matthew McConaughey
Aktorja më e mirë (dramë): Cate Blanchett
Aktori më i mirë (komedi ose muzikal): Leonardo DiCaprio
Aktorja më e mirë (komedi ose muzikal): Amy Adams
Aktori më i mirë joprotagonist: Jared Leto
Aktorja më e mirë joprotagoniste: Jennifer Laërence
Regjisori më i mirë: Alfonso Cuaron (Gravity)
Filmi më i mirë i animuar: Frozen
Seriali më i mirë televiziv: Breaking Bad
Filmi më i mirë televiziv: Behind The Candelabra

Bashkim hekurudhor me Shqipërinë

0

Behxhjet pacolliBehxhet Pacolli ka një ide fikse në thellimin e bashkëpunimit ekonomik me Shqipërinë, atë të projektimit të një rruge hekurudhore Tiranë-Prishtinë. Po ashtu, propozon krijimin e një holding’u të përbashkët për bashkëpunim të të gjitha sferat.

Zëvendëskryeministri i Parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, thotë se mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë ktheu në realitet një ëndërr të të gjithë shqiptarëve.

Tani, sipas tij, u hap mundësia për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në të gjitha fushat

“Atëherë dukej pak si ëndërr por kjo ëndërr u kthye në ide fikse, dhe sot më duke se ka ardhur koha e kësaj ideje”.

Pacolli tha se takimi ka qenë krejtësisht ekonomik.

Ai deklaroi për lajmi.net se kemi nevojë për krijimin e një holding’u të përbashkët të Kosovës dhe Shqipërisë për bashkëpunim të sferave të ndryshme.

“Unë besoj se qëllimi i këtij unioni, ta quajmë ashtu, është krejtësisht ekonomik, për arsye se politikisht ne nuk kemi çfarë të bëjmë, e dimë ideologjinë tonë, është shumë e njohur dhe s’ka nevojë për komente”.

“Sa i përket bashkimit ekonomik, gjegjësisht krijimit të një fushe të gjerë të veprimit ekonomik, sot më duket se janë vënë themelet e kësaj dhe do të doja që ky dokument që tani shihet si i përgjithshëm në konferencën apo mitingun e ardhshëm të ketë edhe projekte që kanë një emër dhe një mbiemër”.

“Unë jam për gjëra konkrete dhe sigurisht, jam i kënaqur me rezultatet e kësaj mbledhje”.

“Është edhe një ide fikse e imja dhe besoj se edhe ajo do të bëhet realitet, që kombi ynë të ketë holding kombëtar, të ketë një holding të përbashkët energjetik kombëtar, të ketë një holding të përbashkët të hekurudhave shqiptare, të formohet një sigurim social dhe shëndetësorë kombëtar që do të vazhdojë atje dhe këtu, që të krijohet një qendër medicinale kombëtare, vendi është tani Kukësi, ku është edhe aeroporti, është edhe rruga”.

“Dhe, një qendër kërkimore në fushën e shëndetësisë, po ashtu mos të harrojmë se ne duhet të punojmë në mënyrë intensive pa u ndalë edhe me sinkronizimin e punëve ndërkombëtare, që këto ligje të lehta që e shërbejnë Kosovën, dhe sektorët ekonomike dhe të gjithat të punojmë në harmonizimin e idesë së lëvizjes së lirë”.

“E them këtë vërtetë të lirë të kuadrove, pa pasur nevojë që të ndalemi në kufi dhe ato të jenë jo vetëm për një shtet por për të gjithë kombin shqiptar”.

Pacolli është shprehur konkret sa i përket bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy shteteve. Ai ka përmendur për lajmi.net bashkimin hekurudhor, që do të thotë një ide për të ndërtuar një linjë hekurudhore Tiranë-Prishtinë.

“Një shtet në shekullin 21 pa hekurudha nuk është shtet i përkryer. Ideja ime është që bashkë me faktorin privat, që ata janë sot të bindur, që të krijohet infrastruktura rrugore hekurudhore, në çdo cep të Shqipërisë dhe Kosovës. Dhe ajo të jetë një ndërtim i përbashkët i kompanive rrugore të cilat do të fuqizohen normalisht me kilometrat shtesë që do të shtohen me kilometrat e rrugëve hekurudhore në çdo kohë”.

Zgjerohet PDK-ja në Has

0

PDK ne ujzPartia Demokratike në Has ka themeluar edhe një nëndegë në fshatin Ujz.Kryetari i Degës së PDK-së në Has, Ramadan Hoti tha se pas Ujzit, ky subjekt politik do t’i themelojë edhe tri nëndegë të tjera në këtë rajon.

“Kërkesat e mëdha që kemi ditëve te fundit për themelimin e nëndegëve të reja nga qytetarët e Hasit dhe antarësimin e shumë antarëve të ri në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) na bënri që të themelojmë nëndegën në fshatin Ujzë dhe jemi në përfundimin e pregaditjeve finale për themelimin edhe të tri nëndegëve të reja në regjionin e Hasit”, tha Hoti.

“Të gjithë ne si degë u munduam shumë së pari në familje pastaj në shoqëri dhe kështu më gjerë ti tregojmë vlerat dhe mundësitë që na u dhanë tash nga PDK-ja të cilat nuk na u është dhënë asnjëherë. Këto ishin arsye kyqe që të kërkojmë besimin tuaj gjë që më bën të ndihem i sigurtë që vetëm falë punës të sinqertë na u dha besimi nga populli që të vazhdojme t’i udhëheqim drejt një vendi Europian”

“Besoj që punës sonë të sinqertë po i shpërblehet mundi në mënyrat më të mira. Nuk po them që tani do të ndalemi të punojmë në ato mënyra që kemi qenë deri tash por ju them në mënyrën më të sinqertë në emër timin dhe të gjithe degës që do të punojmë edhe më fuqishëm vetëm e vetëm që juve të ju shpërblehet ky besim dhe të ju tregohet që besimi juaj sdo të bie kurrë poshtë”.

“Ftojmë të gjithë popullin hasjanë dhe më gjerë t’i bashkohen radhëve të gjata të Partisë Demokratike të Kosovës, sepse PDK-ja është parti e vlerave dhe ka vizion të qartë për zhvillimin e vendit”, tha Hoti./PrizrenPress.com/

 

Sot, sfida e tretë e Bagajt

0

RagipBegaj-IQPMKryetari i Malishevës Ragip Begaj, ka thirrur edhe një herë asamblistët për të zgjedhur kryesuesin e Asamblesë. Mbledhja është caktuar të mbahet sot.

Për shkak të bojkotimit të punimeve nga PDK-ja dhe LDK-ja, Kuvendi në Malishevë, në mungesë të kuorumit, dy herë është detyruar të ndërpresë punimet.

Kryetari Begaj nuk e ka përjashtuar mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të reja për këshilltarë komunalë në këtë komunë, nëse opozita vazhdon t’i braktisë seancat e Asamblesë.

“Nëse opozita vazhdon me bojkotim ne do të respektojmë ligjin dhe do të shkojmë në zgjedhje edhe në një herë. Mua më konvenon me shku në zgjedhje, kurse ata mund të veprojnë qysh t’ua merr mendja”, ka thënë Begaj për “PrizrenPress”.

Ai ka thënë se nuk e ka në plan të bëjë koalicion me asnjë subjekt politik, për të formuar qeverinë e re.

“Kam vendos mos të bëjë koalicion me askënd. Unë nuk përzihem në punët e Asamblesë”.

Begaj thotë se opozita e ka braktisur seancën e Asamblesë Komunale, pa kurrfarë arsye.

“Opozita mund të zgjedh për kryesues cilindo që dëshiron, por nuk mund të më bëjë presion për të formuar qeverinë e re. S’kanë dhënë asnjë emër për kryesues. E kanë braktisë mbledhjen pa kurrfarë arsye. Unë nuk e kam problem të bashkëpunoj me cilindo emër që do të zgjidhet kryesues”, tha Begaj

Sipas tij, opozita nuk po mundet ende të pajtohet me humbjen që ka pësuar në zgjedhjet e 3 nëntorit të vitit të kaluar./PrizrenPress.com/

 

Arsimi i Rahovecit me buxhet të zvogëluar për 63 për qind

0

Rahoveci6-21Arsimi në Rahovec do të ketë buxhet të zvogëluar. Zvogëlimi i buxhetit për 63 për qind ndodhë në kohën kur shkollat kanë nevojë për renovim dhe mirëmbajtje.

Drejtori në largim i Buxhetit,, Afrim Limani thotë se mungesa e mjeteve për investime kapitale në arsim qëndron në faktin se prioritet i Ministrisë së Arsimit është së pari mbulimi i pagave të arsimtarëve.

Sipas tij, ky pozicion ka një kosto të lartë .”Prandaj edhe mungojnë mjetet për investime kapitale”, tha për KD Limani.

Refki Gega, kandidat i LDK-së për kryesues të KK-së në Suharekë

0

SuharekaLidhja Demokratike e Kosovës(LDK) në Suharekë është përcaktuar për kandidatin e e vet për kryesues të Kuvendit Komunal, ndërkaq dy partitë tjera PDK dhe AAK ende nuk kanë bërë një gjë të tillë.

Kandidati nga LDK-ja do të jetë Refki Gega. Seanca për këtë punë është caktuar për të mërkurën e kësaj jave.

“Nuk kemi marrëveshje me ndonjërën nga partitë participuese në KK, por parimisht kam biseduar me disa anëtarë të opozitës në KK dhe besoj në mbështetjen e tyre parimore”, ka thënë për KD kryetari i KK-së në Suharekë, Sali Asllanaj.

Ai nuk beson se seanca e KK-së në këtë ditë do të bojkotohet nga opozita. /PrizrenPress.com/

Parlamenti Europian kërkon më shumë përgjegjësi nga EULEX-i

0

Flamuri i BEDisa deputetë në amendamentet e tyre kishin përmendur edhe faktin se mbi 1 miliard euro sa ka shpenzuar deri me tani misioni i EULEX-it në Kosovë, është bërë operacioni më i shtrenjtë i tillë në historinë e Bashkimit Evropian.
Rezoluta pritet të kërkojë që transferimi i kompetencave nga EULEX-i të bëhet në mënyrë graduale dhe për këtë të konsultohet edhe shoqëria civile.
Teksti i kësaj rezolute nuk ndryshon shumë nga ato të viteve të mëparshme sa u përket çështjeve politike dhe në ët shprehet qartë një mbështetje e madhe politike për Kosovën.
Rezoluta pritet të miratohet pa ndonjë problem, duke marrë parasysh numrin e madh të votimeve me të cilat u votua drafti i saj në Komisionin e Politikës së Jashtme.
Në të mbështetet edhe avancimi në procesin e liberalizimit të vizave dhe procesin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim – Asocimit, shkruan në numrin e sotëm Koha Ditore.
“U bëjmë ftesë autoriteteve të Kosovës që të përmirësojnë efikasitetin e tyre, përgjegjësinë dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe të respektojnë pavarësinë; u bëjmë thirrje autoriteteve që në mënyrë proaktive të forcojnë sundimin e ligjit, posaçërisht duke proceduar krimin e organizuar dhe korrupsionin, përfshirë edhe në radhët e veta”, thuhet në raport./Koha Ditore/