13.7 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026
Home Blog Page 8812

Prokuroria heton riparimin e stadiumit “Përparim Thaçi” në Prizren

0

stadiumiProkuroria në Prizren ka autorizuar hetuesit e njësisë së krimeve ekonomike të Policisë që të nisin grumbullimin e provave rreth dyshimeve për realizimin e projektit të riparimit të stadiumit të qytetit “Përparim Thaçi”.

Kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha, tha se tashmë hetimet rreth këtij rasti kanë filluar. Ai nuk ka dhënë shumë hollësi rreth hetimit të rastit në fjalë,duke u shprehur se “së shpejti në bazë të volumit të hetimeve do të informojë më gjerësisht rreth kësaj çështje”.

Burimet e TV Prizrenit, bëjnë të ditur se dyshohet se në këtë rast bëhet fjalë për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe shkeljes së Ligjit të Prokurimit, pasi që punimet në stadiumin e qytetit “Përparim Thaçi” janë pranuar nga organet kompetente edhe pse ato nuk janë kryer sipas projektit.

Dyshimet kanë të bëjnë me dy projekte konkrete, ku njëra është financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe tjetra nga Komuna e Prizrenit.

Sipas zyrtarëve të Drejtorisë Komunale për Rini,Kulturë dhe sport,ministria e kulturës ka investuar rreth 100 mije euro,ndërsa komuna e Prizrenit 194 mije euro.

Ministria ka financuar projektin e rregullimit të rrethojave,ndërsa komuna ka mbështetur projektin për vendosjen e barit artificial dhe të zhveshtorës. Hetuesit tashmë janë autorizuar nga Prokuroria që të grumbullojnë provat në këtë drejtim.

Edi Rama arrinë në Prizren

0

QeveriaRama-niset

(E plotësuar) Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në këto momente ka arritur në Prizren. Ai me ekipin e tij ka ardhur me autobus deri këtu, ku është pritur nga Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Ndërkohë, për pak çastesh pritet të fillojë mbledhja e përbashkët e dy qeverive. Janë rreth 100 qytetar janë mbledhur për të pritur këtë ngjarje, kurse,interesimi i mediave është i jashtëzakonshëm për ta përcjellur këtë ngjarje.

Qeveria shqiptare niset me autobus drejt Prizrenit 

Kryeministri Edi Rama dhe gjithë kabineti qeveritar u nisën rreth orës 8 drejt Prizrenit ku në orën 11 të paradites së shtunë mbahet mbledhja e përbashkët mes dy qeverive.

Për udhëtimin e gjithë kabinetit qeveritar ishte zgjedhur një autobus. Vetë kryeministri Rama nuk lëshoi asnjë koment para nisjes. Një gjë të tillë e bëri zv.kryeministri Niko Peleshi.

“Sot hapet një kapitull i ri në marrëdhëniet me Kosovën. Një sërë marrëveshjes të rëndësishme në fushën tregtare dhe ekonomike do të firmosen. Kjo do të pasohet nga bashkëpunimet të tjera me partnerët tanë strategjikë, por kjo jo rastësisht nis me Kosovën, një mbledhje e dy qeverive të dy popujve që i përkasin të të njëjtit komb”, tha para nisjes zv.kryeministri Peleshi, transmeton Top Channel.

Demaçi: Ky është bashkim kombëtar

0

Adem DemaciQeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë sot në Prizren do ta mbajnë mbledhjen e parë të përbashkët.

Adem Demaçi, edhe pse e ka vlerësuar të vonuar këtë veprim, ka thënë se mbledhja e përbashkët e dy qeverive është një hap i shkëlqyer drejt forcimit të dy shteteve.

Meritor sipas Demaçit, për këtë mbledhje ndërqeveritare është Edi Rama.

Në kontekst, ai ka thënë se kjo mbledhje ka elemente edhe të bashkimit kombëtar.

“Ky është një lloj bashkimi kombëtar, duke pasur parasysh kohën dhe hapësirën në të cilën jetojmë si dhe trendet ndërkombëtarë në të cilët jemi duke shkuar”, ka deklaruar Demaçi për Epokën e re.

Policia mbyll rrugën kryesore të qytetit në Prizren

0

Prizreni5-24Rruga kryesore e qytetit të Prizrenit, do të jetë sot e mbyllur gatë kohës sa do të mbahet mbledhja e dy qeverive në këtë qytet.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren informon qytetarët se nesër, me datën 11 janar, do të mbyllet për qarkullim rruga prej Stacionit Policor të Prizrenit deri tek Posta kryesore në intervalin kohor prej orës 10:30 deri në orën 12:15 min”, njoftoi zëdhënësi i PK-së, Hazir Berisha.

“Mbyllja e rrugës për qarkullim të automjeteve do të ndërmerret për arsye se në atë kohë pritet të arrijnë në Prizren Kryeministri i Shqipërisë dhe i Kosovës me bashkëpunëtorë . Drejtoria Rajonale e Policisë kërkon nga qytetarët që të kenë mirëkuptim për këtë bllokim të përkohshëm”./PrizrenPress.com/

Spektakli i qeverisë së dështuar

0

thaqi me ramenTri ditë pas nisjes së vitit të shtatë të qeverisjes, Hashim Thaçi do të jetë nikoqir i “mbledhjes kombëtare”. Dhe, ende pa u mbledhur në Prizren ministrat e Kosovës dhe Shqipërisë, ai tashmë ia ka dhënë kësaj ngjarjeje epitetin historik. Me gjithë peshën që ka një takim i tillë, analistët politikë shprehin doza dyshimi rreth mundësisë së përmirësimit të imazhit të qeverisë aktuale,shkruan Tribuna

Qeveria Thaçi, sipas tyre, për gjashtë vjet është mbushur me aq shumë dështime e skandale saqë tash në muajt e fundit të mandatit të dytë, është vështirë ta krijojë një perceptim pozitiv te qytetarët. Analisti Donik Sallova ka shprehur bindjen se Thaçi si politikan i zhytur në afera, synon që përmes Edi Ramës, të ngrisë disponueshmërinë e qytetarëve në raport me të. Por, e gjitha sipas tij, do të përfundojë si një spektakël.

“Konsideroj që mbledhja e dy qeverive është një lloj spektakli i një kryeministri që startin e qeverisjes e kishte me plot skandale dhe i një kryeministri që fundin e qeverisjes e ka me po aq skandale. Thjeshtë, Thaçi e Rama vetëm kanë për t’i bërë favore politike njeri-tjetrit”, ka thënë Sallova për Tribunën

Kosovari, mesazh gruas para se të vritej në Siri

0

sirii“Amanet fëmijët, kaq paskam pas ymër, tash po takohem me Allahun” ishte mesazhi i fundit që e mori gruaja e F.S. (42 vjeç) nga Prishtina , i vrarë ditë më parë në Siri. Ky mesazh asaj i erdhi të hënen rreth orës 16:00.

Familja i ka hapur të pamën në një shtëpi maje “Taslixhes” në kryeqytet. Ata po presin ngushëllimet për djalin e tyre të rënë në Siri edhe pse trupi i tij nuk dihet ku është.

Konfirmimin për vdekjen e tij familjarët thonë se e kanë marrë “përmes do lidhjesh”, nga të tjerë që ishin me të në qytetin Alepo të Sirisë ku edhe ishte vrarë. F.S. ka lënë në Kosovë gruan dhe dy fëmijët e tij, vajzën 9 vjeçe dhe djalin 7 vjeç, të cilët vijojnë shkollën në Prishtinë. Sipas familjarëve, babait, vëllait dhe të afërmve tjerë, ai kishte qenë edhe më herët në Siri, shkruan gazeta “Zëri”.

Ishte kthyer, por kishte shkuar prapë, sepse nuk i qetësohej shpirti në këtë dhe. Herën e parë kishte qëndruar në Siri katër muaj, ku fillimisht i kishte kryer disa trajnime ushtarake atje, pastaj ishte futur në luftë.
Ai pas katër muajsh ishte kthyer në Kosovë .Kishte falur edhe një pjesë të shtëpisë së tij dhe tre ari truall që të ndërtohej një xhami për të cilën dëshmonin shtyllat e betonit pasi ndërtimi u ndalua nga inspeksioni ndërtimor.

Në familje kishte qëndruar rreth një muaj por, nuk ishte ndjerë i qetë duke parë vazhdimisht masakrimet e grave dhe fëmijëve që po ndodhnin në Siri. /Zëri/

Haziri: Takimi i qeverive në Prizren, për marketing politik

0

LutfiHaziri5-30Anëtari i kryesisë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, deklaroi se takimi i përbashkët i dy qeverive, asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë në Prizren, nuk ka asnjë përmbajtje.

Sipas Hazirit një takim i tillë që është vetëm simbolik, po bëhet për marketing politik të dy palëve.

“Definitivisht po bëhet për marketing për agjendë politike. Arsyeja është se dështoi takimi i Vlorës, dështoi 28 nëntori si takim. Kjo po ndodh në janar në Prizren në një simbolikë krejt tjetër. Them ishalla do të gjejnë vend se krijohet qeveria më e madhe në Evropë me ata ministra e zëvendësministra që i kanë”, theksoi anëtari i kryesisë i LDK-së, transmeton Klan Kosova.

Një ditë para takimit në Prizren, Haziri tha se nuk po sheh asgjë serioze në agjendën e shpalosur.

“Do të doja të shoh një format të ri të bashkëpunimit. Jam njëri nga ata që i besojnë bashkimit kombëtar. Nuk po shoh këtu asgjë serioze, sepse po vazhdon agjendat e qeverive që kudo që ndërrohen thonë se nga ne po fillon historia e gjithçka tjetër. Kjo nuk është e vërtetë”, nënvizoi ai

Haziri tha se kjo nuk është agjendë e Kosovës, por e Edi Ramës që e paralajmëroi kur zhvilloi fjalimin në Kuvend.

“Agjenda e këtij takimi është e Shqipërisë. Edi Rama u soll këtu sikur të ishte kryeministër i shqiptarëve”, tha anëtari i kryesisë së LDK-së

Haziri theksoi se ndërmjet Prishtinës dhe Tiranës ka patur shumë marrëveshje, por ato nuk janë zbatuar.

“Nuk ka ministri, nuk ka sektor, nuk ka marrëveshje të nënshkruar nga ndërmarrje që nuk kanë marrëveshje ndërshtetërore të nënshkruar. Energjia, posta, telekomi, rinia, kryeministrat, ministrat kanë ujdi. Ato nuk janë realizuar kanë mbetur të vdekura”, tha Haziri që la të kuptohet se qeveria e re e Kosovës e cila do të udhëhiqej nga LDK nuk do ta përfillte këtë takim.

“Kemi dy qeveri në pyetje, njëra e re, tjetra në ikje. A garanton dikush se qeveria e re e Kosovës do t’i zbatojë ato marrëveshje?”, përfundoi Haziri.

Pacolli: Bashkimi kombëtar me Shqipërinë po fillon nga ekonomia

0

Behxhjet pacolliZëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka komentuar edhe mbledhjen e dy qeverive të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë në Prizren.

“Kur pata folur kur kam qenë President për Bashkimin Ekomonim Kombëtar. Kjo ide po bëhet realitet”, ka thënë Pacolli në Rubikon të KTV’së.

Ai ka thënë se kjo ide ishte projektuar nga Arbër Xhaferi, i cili kishte dhënë një propozim të tillë.

“Zërat për bashkimin kombëtar ka pasur gjithmonë. Një bashkim kombëtar kualitativ duhet të fillojë nga ekonomia”, ka shtuar Pacolli, citon Express.

Ai ka propozuar krijimin e një kompanie për hekurudhat e Kosovës si dhe për bashkëpunimin energjetik mes dy vendeve.

Ai ka propozuar rritjen e akcizës në duhan dhe raki dhe pastaj këto mjetet të përdoren për sigurime shëndetësore të qytetarëve të Kosovës dhe Shqipërisë.

”As Shqipëria, as Kosova sot nuk kanë një sigurim shëndetësor dinjitoz. Ne këtë mund ta bëjmë shumë mirë së bashku”, ka thënë ai.

Histori: Çfarë ka ndodhur më 11 janar?

0

Histori-11janar1922 – Për herë të parë, mjekët në spitalin e Torontos, Kanada, përdorin insulinën për trajtimin e diabetit në njerëz. Para vitit 1922, personat me diabet të tipit 1 nuk jetonin më shumë se 1 deri 2 vjet. Edhe pse nuk kuron diabetin, insulina është një nga zbulimet më të mëdha në mjekësi, e cilësuar si mrekulli – njerëzit me diabet në gjendje të rëndë, me vetëm pak ditë për të jetuar, falë insulinës, shpëtuan dhe u kthyen në jetë normale. Insulina u zhvillua në laboratorin e universitetit të Torontos. Katër mjekë e laborantë u morrën me këtë punë, por në vitin 1923 vetëm dy mjekët u nderuan me çmimin Nobel për mjekësi; dhe mjekët, personalisht, vendosën t’a ndanin shpërblimin Nobel me dy laborantët e tyre.

1927 – Louis B. Mayer, drejtori i studios kinematografike Metro – Goldwyn – Mayer (MGM), shpall krijimin e Akademisë së Filmit, Arteve dhe Shkencave, gjatë një banketi në Los Angeles, Kaliforni. Akademia është e njohur në mbarë botën për Çmimet Oskar, që shpërndan çdo vit për arritjet më të mira në fushën e kinematografisë.

1943 – Anarkisti italiano – amerikan Karlo Treska vritet me atentat në Nju Jork. Ai ishte redaktor gazete, orator, dhe organizator sindikalist gjatë viteve 1910. Treska u bë i njohur si kundërshtar kryesor i hapur i fashizmit, stalinizmit, dhe i shtrirjes së mafias në lëvizjen sindikale. Një teori në atë kohë se kush e kreu atentatin, ishte se Treska u vra nga mafia e Nju Jorkut me urdhër nga Sicilia. Një tjetër teori ishte se Treska u eliminua nga shërbimi sekret sovjetik NKVD si ndëshkim për kritikat e tij ndaj regjimit të Stalinit dhe Bashkimit Sovjetik.

1946 – Republika e dytë shqiptare: Të gjitha kishat e Shqipërisë, paralajmërohen t’u bien këmbanave rreth orës 1:30 pasdite kur Asamblea Kushtetuese të shpallte para popullit dhe botës se Shqipëria është Republikë Popullore; shpallja u shoqërua me 101 të shtëna topi dhe dy ditët festime në mbarë vendin. Enver Hoxha, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste, u shpall kryetar i shtetit. Mbreti Zog në mërgim, u shpall “tiran brutal dhe tradhtar”. Oborri Mretëror e priti vendimin pa ndonjë habi dhe pa shumë protestë, por deklaroi se për shqiptarët ekziston një çështje shumë më serioze sesa forma e regjimit dhe ajo është çështja e integritetit kombëtar e territorial dhe e të drejtave të sovranitetit të popullit.

1964 – Kirurgu i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara Dr Luther Terry, publikon raportin historik “Pirja e duhanit dhe Shëndeti: Raport i Komisionit Këshillues të Kirurgut të Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara, duke thënë se pirja e duhanit mund të jetë e rrezikshme për shëndetin – raporti shkaktoi brenda e jashtë vendit një valë kundër pirjes së duhanit.

1986 – Authori James Clavell nënshkroi një marrëveshje me shtëpinë botuese Morrow/Avon për 5 milionë dollarë si paradhënie për librin “Wirlwind”. Libri është një roman 2 mijë faqesh dhe sipas përllogaritjes, Klavelli u pagua 2 mijë e 500 dollarë për një faqe të shkruar./VOA/

Qeveria shqiptare udhëton me autobus për Prizren

0

EdiRama-autobusQeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës zhvillojnë nesër mbledhjen e parë të përbashkët. Sipas një njoftimi zyrtar të Kryeministrisë, mbledhja do të zhvillohet në Prizren, në orën 11:00, dhe të gjithë qeveritarët do të udhëtojnë me autobus, përfshirë këtu edhe kryeministrin Rama, raporton Shekulli. Përgjatë kësaj mbledhjeje Shqipëria dhe Kosova pritet të nënshkruajnë deklaratën e Partneritetit Strategjik si dhe disa marrëveshje bashkëpunimi.

Sipas axhendës së publikuar sot, dy kryeministrat do të takohen në hotel “Theranda”, ku mbledhja do të jetë e hapur për mediat, vetëm gjatë fjalës së dy kryeministrave, më pas ajo do të vijojë me dyer të mbyllura, deri në orën 12:30. Pas ceremonisë, mbledhja do të vijojë me shqyrtimin e disa marrëveshjeve ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për bashkëpunimin në lehtësimin e tregtisë, në fushën e transportit dhe infrastrukturës.

Po ashtu do të shqyrtohet edhe mundësia për bashkëfinancim të pajisjeve mjekësore të Maternitetit të Preshevës, si dhe jetësimin e bashkëpunimit në rrafshin konsullor ndërmjet dy vendeve tona. Mes dy qeverive do të bisedohet për avancimin e axhendave integruese të dy vendeve dhe themelimin e Komisionit të Përbashkët Teknik për përkthimin e legjislacionit të BE-së.

Kryeministrat e të dy vendeve e kanë cilësuar takimin e Prizrenit si çeljen e një kapitulli të ri, në bashkëpunimin mes Tiranës dhe Prishtinës. Ndërsa kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në takimin me ministren Kodheli, gjatë ditës së djeshme, tha se mbledhja mes dy qeverive është një hap i madh përpara, i cili nuk do të mund të ndalet nga askush në të ardhmen.