13.7 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026
Home Blog Page 8811

Berisha: Takimi i Prizrenit u mbajt në hotel dhe një datë te keqe për shqiptarët

0

Sali BerishaaIsh-Kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur mbledhjen e përbashkët të Qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë në Prizren, por nuk ka lëshuar rastin pa thumbuar duke thënë se ajo është mbajtur në një hotel,ka qenë modeste në përmbajtje dhe se është mbajtur në një përvjetor të keq, pikërisht në ditën e instalimit të regjimit të Enver Hoxhës në Shqipëri.

Në vijim po e japim të plotë reagimin e Berishës për këtë aktivitet të dy qeverive.

“Takim per tu pershendetur! Te dashur miq, sot ne nje hotel te Prizrenit u mbajt mbledhja e pare e perbashket e qeverive te Shqiperise dhe Kosoves. Mbledhje te ketij lloji jane nje praktike e civilizuar ne disa rajone te Europes. Ndaj dhe ju ftoj te dashur miq te pershendesim kete akt, ndonese modest ne permbajtjen e tij, dhe cdo akt tjeter te bashkepunimit te gjithanshem ndershqiptar si nje interes jetik per shqiptaret dhe i dobishem per bashkepunimin ne rajonin tone.

Takimi i pare apo mbledhja e perbashket e dy qeverive u mbajt ne qytetin e Prizrenit, djepin e idealit kombetar te shqiptareve. Por 11 janari eshte nje date qe nuk ka asnje lidhje me idealin e Prizrenit. Ajo eshte e denuar edhe me ligje e ne menyre te parevekoueshme nga historia e kombit shqiptar. Me 11 janar te vitit 1946, Enver Hoxha, Hitleri shqiptar i Pasluftes shpalli Republiken Popullore (Orwelliane) te Shqiperise qe do faktohej si forma e regjimit me mizor te shtypjes, persekutimit, izolimit te shqiptareve ne tere historine e tyre”. ka shkruar Berisha në profilin e tij Facebook. /PrizrenPress.com/

Prizrenasit e duan epitetin “vend i mrekullueshëm”

0

Prizren ura e guritRadhitja e Prizrenit në listën e vendeve më të mrekullueshme të botës nga ana e MSN-i për vitin 2013, qe një lajm i mirë, ndërsa rangimi i këtij qytetit në vendin e 9-të, vlerësohet si domethënës nga përgjegjës të monumenteve të vjetra, historianë si dhe përgjegjës lokalë të turizmit.

“Lumi Lumbardhi rrjedh nën urën 500-vjeçare të gurit në qytetin e Prizrenit në Kosovë”, kështu e përshkruan MSN, Prizrenin, në vlerësimet e saj. Përgjegjësi i Kompleksit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Parim Hoxha duke folur për ‘Zërin” e vlerësoi si mjaft domethënës jo vetëm për këtë qytet por për tërë kombin vlerësimin që i është bërë Prizrenit, këtij qyteti të bukur, që tashmë ka një epitet të pranuar edhe ndërkombëtar.

“Kjo është befasi pozitive jo vetëm për Prizrenin, por shumë më gjerë, pasi po i kthehet prestigji i dikurshëm i kryeqytetit shqiptar”, tha ai duke treguar se prej se qëndron në këtë pozitë në Lidhjen Shqiptare ka pritur rreth 1. 1 milion vizitorë, disa prej të cilëve autoritete të larta ndërkombëtare.

Kosova vlerëson se tashmë është momenti që institucionet e vendit të angazhohen dhe ta plotësojnë stafin me kuadro të reja, me qëllim të pritjes së valës së vizitorëve të rinj, të cilët deri tani nuk e kishin rastin ta vizitojnë këtë qytet, ndërsa në këtë kontekst shton se Kompleksit të LSHP-së i duhen së paku edhe dy ciceronë, që njohin edhe gjuhën angleze.

“Një vlerësim i tillë ndërkombëtar për Prizrenin besoj se do të stopojë edhe ndërtimet e egra brenda zonës historike”, tha Kosova, përderisa vlerësoi si të shumëfishtë rritjen e qarkullimit biznesor, sidomos për hotelierinë.
Për historianin prizrenas Enver Batiun, vlerësimi që i është bërë Prizrenit nga MSN, të bën të ndjehesh vërtetë krenarë si shqiptarë, pasi për këtë tashmë ekzistojnë arsye të mëdha. “Prizreni edhe më parë ka qenë i njohur në rrethanat historike dhe kulturore, por tashmë kjo si të thuash është konfirmuar nga organizma të njohura ndërkombëtare, andaj ky është një hap tjetër drejt fuqizimit të vlerave të shumta që ka ky qytet”, tha ai.

Batiu, që është një njohës i mirë i rrethanave historike të Prizrenit, vlerëson se jo vetëm Ura e Gurit, që është vlerësuar shumë nga MSN, por edhe monumente tjera të vjetra, si Xhamia e Sinan Pashës, Hamami, por edhe Kishat janë tepër interesante për vizitorët të cilët pritet të qëndrojnë në Prizren në të ardhmen.

Drejtori për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik në Prizren , Samir Hoxha, ndërkaq vlerësoi pozitivisht renditjen e qytetit të Prizrenit nga MSN-ja, në mesin e më të mirëve në botë, duke shtuar se ky epitet do të jetë edhe një sinjal i mirë për investitorët e huaj dhe shtimin e turizmit.

“Bukuria e Prizrenit është meritë e qytetarëve. Ky është një realitet pozitiv të cilën e kemi trashëguar shekuj më parë, e fatmirësisht, kjo pasuri e trashëgimisë kulturo – historike me fanatizëm të madh është ruajtur nga vetë prizrenasit”, tha ai.

Hoxha tha se Prizreni gjatë këtij viti me angazhimin e përbashkët e Drejtorisë së Turizmit të operatorëve turistik dhe atyre hotelier do të mund të pres edhe më shumë turist.“Projektet e filluara gjatë vitit që shkoi do të vazhdojnë, ndërsa pritet të realizohen edhe shumë projekte me qëllim të zhvillimit të turizmit.“Prizreni çdo ditë e më shumë vizitohet si një atraksion turistik në të cilin dominon trashëgimia kulturore”, përfundoi ai.

Radhitja e Prizrenit ndër vendet e mrekullueshme të botës nga MSN-i për vitin 2013, është mirëpritur edhe nga vetë zejtarët dhe qytetarët. Njëri nga zejtarët, Shadan Shilik, pronar i dyqanit të njohur të prodhimit të brisqeve “Ali Briskagjiu”, që ndodhet pak metra përballë Urës së Gurit, pret që tashmë të ketë vizitorë të huaj edhe më tepër. “Prizreni moti ka qenë i njohur edhe për zejet e vjetra, përfshirë kacapunuesit, pushkaxhinjtë dhe zejtarët tjerë”, tha ai.

Hajrullah Krasniqi, ish mësues në pension, tha se ky lajm e ka gëzuar jashtëzakonisht shumë dhe pothuajse ndër urimet që ai ua ka bërë miqve në kuadër të festës së ndërrimit të moteve, ka qenë pikërisht edhe epiteti ndërkombëtar, që tashmë ka Prizreni. “Prizrenin e duam shumë, andaj nga rrethina e Rahovecit prej 35 vitesh kam ardhur të jetoj këtu. Janë shumë gjëra të vlershme, jo vetëm monumentet, por edhe banorët dhe gastronomia, që është shumë e njohur dhe e bollshme e me çmime të lira, si askund tjetër”, tha ai.

Veriu: As me Kosovë as me Serbi?

0

Mitrovice-VeriuKryetari i Iniciativës qytetare “Srbija, demokratija, pravda” (Serbia, demokracia, drejtësia) Oliver Ivanoviq ka deklaruar se sot mbahen mbledhjet solemne në katër komunat e veriut.

“Sot do të mbahen mbledhjet solemne në katër komunat në veri. Si rëndom, as sipas kërkesës së tyre (Kosovës, vërejtje e Koha. net) por as krejtësisht sipas kërkesës sonë”, ka shkruar Ivanoviq në Twiterin e vet.

Në Bruksel ende nuk ka marrëveshjes se si do të zhvillohen këto mbledhja. Qeveria e Kosovës, përmes zëvendëskryeministres Edita Tahiri, ka thënë se nëse konstituimi nuk do të bëhet deri në 12 të mesnatës së sotme, në veri do të mbahen zgjedhje të reja lokale.

Nënshkruhet Deklarata për partneritet strategjik Kosovë-Shqipëri

0

Thaci-Rama-LSHPKryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama në kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, nënshkruan Deklaratën për bashkëpunim dhe partneritet strategjik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.
Deklarata u bë e ditur se përbëhet nga katër shtylla kryesore: bashkëpunimi në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë, bashkëpunim në çështjet e brendshme, bashkëpunim në fushën ekonomike si de bashkëpunim në fushën e arsimit dhe kulturës, transmeton Telegrafi.

Po ashtu marrëveshje u nënshkrua në fushën e transportit dhe infrastrukturës si dhe për bashkëpunim tregtar nga dy ministritë relevante.

Me këtë rast, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha se të dy qeveritë do të angazhohen për mbështetjen e projekteve të përbashkëta në të gjitha fushat.

Ai tha se ministritë përkatëse do të marrin përsipër angazhimet për zbatimin e projekteve të dala nga mbledhja e përbashkëta e dy qeverive.

Po ashtu u bë e ditur se do të ketë edhe konsullata të përbashkëta, dhe si fillim do të jenë dy. Po ashtu kanë rënë dakord për një fond zhvillimor, në funksion të lehtësimit të kushteve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Ndërkaq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se shprehin përjetësisht mirënjohje për ata që dhanë dhe jetën që rruga e shqiptarëve të mbërrinte edhe te ky stacion, ku janë mbledhur në Prizren, në qytetin simbol shqiptarë dhe evropian.

“Simbol shqiptar i bashkimit, simbol evropian i bashkëjetesës”, u shpreh Rama.

Ai tha se kjo mbledhje ishte një mbledhje pune dhe një mbledhje që vuri një gur themeltar, duke çelur një rrugë të re për zhvillimin e gjithanshëm ekonomik, social e kulturor të dy shteteve tona.

Sipas Ramës, të gjitha këto politika janë në funksion të jetës së përditshme të qytetarëve dhe në përputhej me objektivin e përbashkët për tu bërë pjesë e BE.

Ai paralajmëroi mbledhjen tjetër të radhës të dy qeverive në fund të majit ose në fillim të qershorit. /Telegrafi/

Çelësi është në dorën tonë!

0

Valdrin DaciShkruan:Valdrin Daci

Në përditshmërinë tonë, që nga mëngjesi e deri në mbrëmje, ne si shoqëri kolektive kosovare ndeshemi me problemet e natyrave të ndryshme, të cilat duan zgjidhje ndërsa qelësi i zgjidhjes së tyre në raste të caktuara është në duart tona, por ne nuk e përdorim atë, ndonëse e kemi në dispozicion. Problemet të cilat kanë karakter familjar dhe të ngjashme si këto, mund të gjejnë zgjidhjen e tyre mbase edhe me ndonjë marrëveshje, por problemet tona sot i kemi të fokusuara drejt natyrës së përgjithshme shoqërore, kolektive, e që me disa procedura, të cilave ne shpesh përtojmë t’i çasemi, ato mund të vijnë në binarët e tyre, duke marrë zgjidhjen e merituar, por vetëm nëse ne avokojmë për to.

Ç’është “avokimi” në këtë rast dhe si duhet t’a kuptojmë atë? – Është shumë e thjesht për t’a kuptuar avokimin. Avokimet janë aktivitete të organizuara për të bindur dhe ndikuar tek ata që kanë pushtetin qeverisës, politik, social, kulturor dhe ekonomik, për të marrë vendime të cilat janë në interesin tonë si shoqëri, në mënyrë që të përmirësojnë jetën e tonë. – Pra, problemet, shqetësimet apo brengat tona për një jetë më të mirë, të cilat aktualisht janë të shumta dhe të panumërta në vendin ku ne jetojmë, me aktivitete dhe organizime të caktuara, duhet të adresohen dhe shpalosen tek ata të cilëve u kemi dhënë votën dhe të cilët me zgjedhjen tonë, vie fjala më 3 nëntor apo 1 dhjetor në zgjedhjet lokale që janë zhvilluar në Kosovë, janë ulur në krye të komunave dhe presin t’i realizojnë qëllimet e tyre, si dhe së bashku me qytetarët të cilët i përfaqësojnë, t’i zgjedhin problemet e tyre. Kështu ne do të vetëdijesojmë vetën dhe përfaqësuesit tonë lidhur me përgjegjësinë që kanë marrë në raport me neve si qytetarë.

Rrjedhimisht mund të lind pyetja se kush mund të avokoj për ne si qytetarë, përgjigjja e së cilës është tek vetja jonë! – E dini se ju vet mund të jeni avokues? – Apo edhe më mirë se kjo, nëse ju së bashku me rrethin tuaj, të cilët kanë problemin apo thënë ndryshe hallin e njëjt me tuajin, mund të organizoheni dhe të paraqisni tek përfaqësuesit e komunës suaj, shqetësimin tuaj. – Nëse në një lagje të vërshuar me mbeturina rrezikohet shëndeti i banorëve, atëherë banorët e saj, në mënyrë të organizuar mund të avokojnë tek përgjegjësit e komunës përkatëse lidhur me parandalimin e rrezikut, si dhe të kërkojnë përmirësimin e kushteve dhe mirëmbajtjen e ambientit, sepse fundja këta banorë janë taksapagues të atij territori, por edhe për probleme të ndryshme të veprohet njësoj.

Krahas kësaj, avokues mund të jenë pra grupet e ndryshme të organizuara qytetare, bizneset dhe përfaqësuesit e tyre, të cilët mund të kërkojnë përmirësimin e kushteve të ushtrimit të lirë të veprimtarisë së tyre, organizatat joqeveritare si pjesë e shoqërisë civile, madje edhe zyrtarët publik të cilët ne i kemi zgjedhur me votën tonë, mund të avokojnë lidhur me problemet e atyre që i përfaqësojnë.

Antarët e shoqërisë tonë, qytetarët çdo ditë i dëgjojmë se nuk kan ku të ankohen! – Atëherë kush duhet të jetë cak i avokimit(parashtrimit të çështjes, ankesës etj) ? – Ne, hallet tona dhe kërkesat duhet t’i adresojmë tek vendim-marrësit tonë të cilët i kemi zgjedhur të cilët kanë pushtet lidhur me këtë. Pikërisht ata janë caku i parë ku duhet të referohemi, e që mund të bëjnë ndryshimin të cilin potencialisht e kërkojnë avokatët, e që në këtë rast, avokatët janë qytetarët ata që kërkojnë.

Kurse caku i dytë janë individët dhe institucionet që mund të ndikojnë në vendim-marrësit të cilët marrin parasysh rekomandimet e avokatëve.
Qytetarët e Republikës së Kosovës rrallë herë interesohen se si mund të avokojnë dhe të arrijnë objektivat e tyre dhe përmbushjen e qëllimeve që kanë, në raport me pushtetin dhe pushtetarët, të cilët kanë ardhur aty ku janë, pikërisht nga dora e cila ka dhënë votën për të parin e qytetit, apo komunës ku qytetari jeton, vepron, apo sot mund të themi edhe se “mbijeton”.

Mjetet me të cilat mund të avkokojmë dhe kërkojmë që të na realizohen kërkësat, rekomandimet dhe interest tona janë të ndryshme, por kryesisht të kapshme. – Zakonisht veprohet në mënyrë të shkruar me kërkesa, të cilave u bashkangjiten peticione, por edhe takimet publike me qytetarë me ç’rast parashtrohen pyetje të ndryshme, takimet me zyrtar dhe intervistat, në bashkëpunim me mediat lokale dhe korespondentët e tyre, por pa harruar edhe gjyin, si mjet me të cilin juridikisht vërtetohet se a është apo jo e drejt një çështje e caktuar.

Kur ne e identifikojmë një çëshjte e cila na paraqet problem, apo na paraqitet si i tillë, si dhe më pas analizojmë dhe kalkulojmë atë, mënjeherë duhet të pasoj veprimi që të avokojmë tek ata të cilët i kemi zgjedhur, në mënyrë të organizuar. – Rikujtoj se ne si shoqëri, në vendin ku jetojmë, kemi shumë probleme, por në anën tjetër kemi edhe vendin, si cak ku duhet të adresohen ato, sepse jemi edhe taksapagues të shërbimeve të cilat i shfrytëzojmë të cilat na ofrojnë njerëzit e pushtetit që kanë dalë nga vota e shoqërisë.

Në fund, nuk ka mbaruar gjithçka në ditën e zgjedhjeve, kur ne kemi dalë dhe për katër vite e kemi rehatuar në ulësen e të parit të vendit personin apo subjektin politik të caktuar, por pikërisht aty ka filluar rizgjimi ynë, sepse kemi sjellur në pushtet me votë atë që duhet të na i zgjidh problemet tona si shoqëri. Por ato probleme që ne i kemi duhet t’i adresojmë tek ata që i kemi zgjedhur, sepse vetëm kështu mund të ndryshohet pozitivisht vendi ynë si dhe të shkojmë përpara ne si shoqëri.

Në Gjonaj të Hasit arrestohet një person për kërcënim

0

PoliciaKS-prangatPolicia e Kosovës ka arrestuar një person i cili ka kanosur një qytetar nga fshati Gjonaj i Prizrenit. Përveç arrestimit, Policia ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit, ku ka konfiskuar disa armë ilegale. Pas pranimit të informacionit, polica ka reaguar dhe e ka sjellë në stacion të dyshuarin i cili gjatë intervistës ka dhënë elemente që i kanë shtyrë hetuesit të besojnë se ai mund të ketë armë ilegale.

Më pas është informuar prokurori i shtetit dhe me leje përkatëse janë bastisur disa prona të personit të dyshuar me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar tri armë të zjarrit: një pushkë gjysmë automatike e kalibrit 7.62 mm, me 49 fishekë të kalibrit të njëjtë, një revole “Usa 575767” me 13 fishekë dhe një pushkë gjahu e dëmtuar.

Pas intervistës i dyshuari është ndalur nën masën e arrestit policor. Po ashtu, edhe në fshatin Kuklibeg, policia e Dragashit ka sekuestruar një pushkë gjysmë automatike tek një i dyshuar, ndaj të cilit është ngritur kallëzim penal për armëmbajtje ilegale.

Mbledhja Kosovë-Shqipëri, kapitull i ri për shqiptarët

0

QeveriaThaci-Rama(E plotësuar) Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka hapur mbledhjen e dy qeverive, duke thënë se dy shtetet tona duhet të ecim në një të ardhme të përbashkët, drejt anëtarësimit evropian.

Thaçi ka thënë se e shohin të kaluarën për të mësuar për lëshimet që nuk duhet përsëritur dhe ky është momenti që marrëdhëniet tona të avancohen.

“Unë besoj që ekspertët tanë do të punojnë për shqyrtimin e marrëveshjeve të mëhershme dhe të vazhdojnë me marrëveshjet tjera në sektor të ndryshëm për zhvillimin e dy vendeve”, ka thënë ai

Ndërsa Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fillim të fjalimit të tij, tha se nuk janë projektet, nuk janë nevojat, nuk është bindja e përplotësimit në shumë fusha, por është vendosmëria që sjell suksesin.

“Modestisht mendoj se ajo që na ka bërë bashkë sot në një tryezë të qeverisjes strategjike është një ftesë për të dhënë kontribut për integrimin tonë”.

“Është e vërtetë se ne jemi më shumë se qytetarë të dy shteteve fqinje që me gjithë diferencat e ndryshme kanë një gjuhë, një kulturë të përbashkët”.

“Kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës është për ne shumë i qartë dhe i patjetërsueshëm”.

“Qeveria e Shqipërisë sot është Qeveri e aleancës për Shqipërinë Europiane, e cila është faktor paqeje e stabiliteti në rajon dhe si partner strategjik i SHBA dhe BE’së”.

“Bashkëpunimi i vendeve të Beneluksit dhe ai i vendeve nordike janë frymëzim për ne”.

“Janë të mirëpritur edhe mohuesit e brendshëm të cilët këtë mbledhje e cilësuan, pa ndodhur, si një shfaqje patriotike”.

“Kjo nismë, që të marrë kuptimin e merituar, duhet të zhvillohet më tej, edhe si projekt i përbashkët i të gjithëve, edhe i opozitës, edhe i shoqërisë civile, akademikëve, botës ekonomike dhe të tjerët”, u shpreh Kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Sot takimi i Prizrenit

Kryeministri Thaçi, ka deklaruar se takimi i Prizrenit shënon fillimin e qeverisjes së përbashkët strategjike, me një qëllim dhe vizion – vizionin euroatlantik.

Kryeministri Thaçi në mbledhjen e 165-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ka theksuar se takimi i Prizrenit shënon kapitull të ri dhe dërgon mesazhin evropian për të gjithë, mesazhin e rajonit me kufi të hapur dhe pa barriera të së kaluarës.

“Nesër në Prizren ndodhë takimi i përbashkët, takimi i vullnetit të qytetarëve të Kosovës dhe Shqipërisë. Është dashur sakrificë shekullore brezash, që të ndodhte krejt natyrshëm ky takim i përbashkët i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë, i qeverive tona.

Ky takim përshëndetet edhe nga miqtë ndërkombëtarë. Takimi i Prizrenit ëndrrën e shumë brezave e bënë realitet – theksoi Kryeministri Thaçi në mbledhjen e 165-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës, një ditë para mbajtjes së Mbledhjes së Përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë”, ka pohur ai.

“U bënë gjashtë vite që në gjeografinë politike të Evropës, u lind një shtet i ri, shteti i Kosovës, ku edhe e kurorëzuam dinjitetshëm ëndrrën shekullore të qytetarëve tanë me shpalljen e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran, shtet demokratik. Kur vendi ynë mori atributin më të lartë të organizimit politik të krijimit të shtetit të pavarur”, ka pohuar ai.

Sipas tij Pavarësia e Kosovës ka sjellë më tepër paqe e stabilitet për tërë rajonin. Prandaj, ka qenë dhe mbetet prioritet i Qeverisë së Kosovës, bashkëpunimi i ngushtë me të gjitha vendet e rajonit.

BB Poqi: As për para nuk këndoj tallava

0

BB-Poqi-rockerRock-këngëtari i njohur Bajram Bylykbashi- Bb Poqi, ka bërë të ditur për gazetën Tribuna se së shpejti do të vijë në treg me një këngë të re të titulluar “Të gjeta ty”. Ndërsa ka treguar se i është përveshur punës që në treg të vijë edhe me albumin e tij të pestë. Ndër të tjera, rock-artisti ka shpalosur edhe qëndrimin e tij përballë bashkëpunimeve ‘trendi’…

Ndonëse ka bërë me dije që gjatë festave të fundvitit nuk ka mundur të jetë pranë publikut të vet, për shkak të problemeve të vogla shëndetësore, rok-këngëtari Bajram Bylykbashi i njohur në publik si Bb Poqi i është përveshur punës që të sjellë risi në publik.

“Të gjitha mbrëmjet që i kam pasur të aranzhuara për festat e fundvitit më është dashur t’i anuloj, sepse kam qenë rëndë i ftohur. Por tani i jam përveshur punës që të sjell një këngë të re të cilës do t’ia bashkëngjis edhe klipin”, ka thënë në fillim të bisedës Bb Poqi për gazetën Tribuna, ndërsa ka shtuar se kënga është e përfunduar vetëm pritet të bëhet montazhi i kripit.

“Kënga është e përfunduar. Titullohet ‘Të gjeta ty’, tani vetëm duhet të bëhet montazhi i videoklipit dhe të bëhet gati për publikim. Ma merr mendja që do ta publikoj ka muaji mars, tamam edhe koha fillon të rregullohet pak”, ka shtuar Poqi më tej.

Së shpejti vjen edhe albumi

Ndërkaq, përveç këngës së re që Poqi e premton për publikun e vet, ai ka shpalosur se së shpejti do të jetë në duart e publikut edhe albumi i tij i ri, i pesti me radhë. “Pasi që të publikohet kënga e klipi do të filloj të punoj për lansimin e albumit tim të ri i cili do të jetë i pesti me radhë”, ka nënvizuar rok këngëtari, kurse ka shtuar se bashkëpunimeve me këngëtarë në albumin e tij nuk do të ketë.

“Nuk do të ketë bashkëpunime me këngëtarë, do të ketë mysafirë rok-kitaristë të cilët janë ndër emrat më të njohur në vendin tonë, ata do të kenë pjesë solo nëpër këngë”.

E meqenëse bashkëpunimet janë në trend e sidomos në bashkëpunim me këngëtarë të zhanrit tallava, Poqi thekson se një gjë të tillë nuk do ta bëjë kurrë, pavarësisht përfitimeve që po sjellin ato në treg.

“Jo, jo aso lloj bashkëpunimesh me këngëtarë të zhanrit tallava sado në trend të jenë, unë nuk do t’i bëj kurrë. Pavarësisht fitimit e çfarëdo rrethane tjetër. Ka kush merret me atë. Unë nuk do ta bëj kurrë”, ka thënë Bylykbashi, duke shpalosur për fund se edhe me zhanrin që ai bën, mbrëmjet muzikore nuk mungojnë.

“Me mbrëmje muzikore qëndroj shumë mirë, performoj para atyre që e duan muzikën rok, tash do të shkoj në Shkup, pastaj në Ferizaj e kështu kudo që ka shqiptarë”, ka thënë për fund rok-artisti.

Edi Rama shkruan parathënien e librit të ri të Rudina Xhungës

0

Rudina XhungësNë një intervistë familjare për revistën “Shije”, gazetarja dhe shkrimtarja e njohur Rudina Xhunga zbulon sekretin e saj të fillimvitit.

Një libër i ri. Xhunga është autorja e katër librave, njëri prej të cilëve, “Preja”, është edhe bestselleri i parë shqiptar.

Libri i ri do të prezantojë shumë intervista me shkrimtarët e Nobelit. Shkrimtarët bashkëkohorë, më të mirë të shekullit, janë intervistuar nga Rudina Xhunga dhe libri do të jetë së shpejti në treg.

Ai që po e vonon daljen, duket të jetë Edi Rama, i cili tregoi në emisionin “Opinion”, nga Blendi Fevziu, të kësaj të enjteje, se ishte duke bërë parathënien e librit të Rudinës dhe po i pëlqente shumë ky libër.

Sapo kryeministri të mbarojë, me siguri do të kemi një surprizë në librari. Dhe çfarë surprize! Më të mirët e shekullit, bashkë, në një libër SHQIP.

Shuhet arkeologu Bep Jubani

0

BepJubani-arkeologMe një ceremoni prekëse në Kishën Katolike të “Rrugës së Kavajës”, ku merrnin pjesë shumë të afërm, miq e kolegë, iu dha lamtumira e fundit Profesor Bep Jubanit, një studiuesi sa serioz e sistematik, aq edhe origjinal të arkeologjisë shqiptare. Ai lindi në një familje qytetare shkodrane më 2 nëntor 1935 dhe u nda nga jeta në 7 janar 2014. Kishte kohë që ishte tërhequr me një ndjesi të fortë zhgënjimi nga jeta aktive në komunitetin e arkeologëve dhe vihej re qartë se diçka e rëndësishme ishte thyer mes tyre. Sidoqoftë, prania e shumë kolegëve, studentëve dhe bashkëpunëtorëve në takimin e fundit me të, dukej se ishte shprehja e një respekti të thellë për punën, vështirësitë e jetës dhe kontributin e tij të gjerë e origjinal në shkencën e arkeologjisë. Veç të tjerash, më dukej se ishte edhe një reflektim për atë që gjithsecili nga ne mund të kishte bërë shumë më shumë e shumë më mirë për ta hequr atë pengesë që prej kohësh e mbante larg Profesor Jubanin nga pasioni i tij i fortë i jetës, arkeologjia e Shqipërisë, transmeton BW.

Duke përfaqësuar një grup shumë të vogël arkeologësh të rinj dhe të parin me një formim të plotë profesional në këtë fushë specifike të shkencave shoqërore nga universiteti i Shën Pjetërburgut, Profesor Jubani pati rastin të kontribuojë për zhvillimin e metodave të studimit dhe veçanërisht, studimit të qeramikës dhe gërmimit të vendbanimeve arkeologjike. Gërmimet në fillimin e viteve 1960 në qytezën e Gajtanit përbënin provën e parë të hulumtimit intensiv të një qendre të fortifikuar prehistorike në vendin tonë. Këmbëngulja dhe pasioni i madh i Bep Jubanit në këtë sipërmarrje kolektive, u kurorëzua me një botim serioz për qeramikën prehistorike të vendbanimit, që është bërë objekt debatesh brenda dhe jashtë vendit. Që në këto hapa të parë të karrierës shkencore dhe vazhdimisht, Profesor Jubani ka qenë një model i studiuesit skrupuloz, njohësit të thellë të objekteve të kulturës materiale dhe vrojtuesit të mprehtë të fenomeneve arkeologjike.

Saktësia e përshkrimit dhe aftësia për të rindërtuar kontekstin e gjerë kulturor-arkeologjik ishin gjithashtu veti të spikatura të një studiuesi që kishte shumë për ti ofruar prehistorisë shqiptare të sapomëkëmbur. Shumë shpejt, në vitet 1960 interesi kërkimor i Profesor Jubanit zgjerohet për të përfshirë vendbanime të Shqipërisë juglindore, si ai i Kamnikut në Kolonjë dhe veçanërisht varrezat tumulare të Shqipërisë veriore, Krumë, Çinamak, Kënetë (të Kukësit), Shkrel dhe Shtoj në zonën e Shkodrës. Pikërisht studimi i një numri të madh varrezash tumulare të Shqipërisë së veriut dhe veçanërisht të trevave dardane, u bënë baza e një kontributi tejet të rëndësishëm të Bep Jubanit në prehistorinë shqiptare. Puna e tij voluminoze dhe e palodhur në terren e kabinet, dokumentimi i kujdesshëm dhe vrojtimet sistematike, studimi i thelluar i objekteve arkeologjike dhe fenomeneve kulturore, e çuan Profesorin në përgatitjen e një monografie me mbi 400 faqe që kam besim se do te mbetet një gur i rëndësishëm në ngrehinën e arkeologjisë shqiptare.

Kur i sheh me një sy kritik arritjet e prehistorisë shqiptare pas pothuajse 65 viteve nga themelimi i saj, nuk ka si të mos vlerësosh lart rolin e rëndësishëm të Profesor Bep Jubanit. Qysh në 1969, në botimin “Ilirët dhe gjeneza e shqiptarëve” të Universitetit Shtetëror të Tiranës, ai trajton në mënyrë brilante disa pikëpamje për tiparet e përbashkëta të riteve të varrimit të Ilirëve të trevave jugore e veriore të Shqipërisë. Pas pothuajse 20 vjetësh kjo ide rimerret për tu trajtuar në një kontekst edhe më të gjerë nga Profesor Frano Prendi në punimin e tij të mirënjohur si “Unitetet dhe veçori të kulturës ilire të periudhës së parë të epokës së Hekurit në Shqipëri”. Kurse në ngjarjen tjetër të rëndësishme shkencore të vitit 1969 “Konferenca e Dytë e Studimeve Albanologjike” Bep Jubani bën një përpjekje të parë metodologjike për të përdorur të dhëna etnografike në interpretimin e rrethanave të largëta arkeologjike, në rastin konkret nëpërmjet studimit të prejardhjes dhe përmbajtjes etnike të xhubletës. Padyshim që ky kontribut përbën një nga rastet e para, fatkeqësisht të mbetura të rralla, të zhvillimit të koncepteve dhe metodave etnoarkeologjike në traditën studimore në vendin tonë.

Por, studimet në fushën e prehistorisë nuk kanë qenë kontributi i vetëm i Profesor Bep Jubanit. Qysh pas kthimit nga studimet në Shën Pjetërburg, ai iu kushtua identifikimit dhe mbledhjes së burimeve të shkruara të autorëve antikë për Ilirët dhe Ilirinë. Ndihmesa e tij për veprën e madhe kolektive “Ilirët dhe Iliria tek autorët antikë”, e shtyu të trajtojë edhe probleme të tjera të historisë së lashtë të Shqipërisë si çështje të binomit Dyrrah-Epidamn, monedhat ilire me etnikonin Labiatan të zbuluara në Kukës, si dhe të kontribuonte në përgatitjen e teksteve universitare dhe parauniversitare për historinë e lashtë të vendit. Ka qenë anëtar i Këshillit Kombëtar për Ripunimin e Historisë së Shqipërisë.

Në trashëgiminë e pasur kërkimore të arkeologjisë shqiptare Profesor Bep Jubani na ka lënë edhe një numër të madh vrojtimesh sistematike të shumë zonave të Shqipërisë qendrore dhe veriore. Interesat e tij të gjera, vrojtimet e kujdesshme në terren dhe dokumentimi i saktë shkencor i të dhënave arkeologjike, na bëjnë ende shumë përshtypje sot dhe përbëjnë një bazë shumë të rëndësishme për gjurmimet e reja. Me vrojtimet e shumta në Tropojë, Kukës, Peshkopi, Shkodër, Mirditë e Tiranë, Profesor Bep Jubani ka sjellë në dritë jo vetëm një numër të madh monumentesh e vendgjetjesh arkeologjike duke pasuruar hartën kulturore të vendit, por edhe ka ndriçuar historinë e gjatë të shumë rajoneve të Shqipërisë.

Aktiviteti botues dhe editorial i Profesor Jubanit ka qenë një tjetër anë e rëndësishme e kontributit të tij shkencor. Si sekretari i parë i redaksisë së revistës shkencore “Iliria”, ai ka ndihmesën e vet në prezantimin me nivel të lartë shkencor të arkeologjisë shqiptare brenda dhe jashtë vendit. Nga ana tjetër, përgatitja nga ana e tij në 1972 e të parës bibliografi të arkeologjisë dhe historisë së lashtë të Shqipërisë, shënoi një traditë që u pasua me dy vëllime të tjera bibliografike nga kolegë të tij dhe që i gjen përditë sot në duart e studentëve dhe studiuesve të kësaj fushe.

Shumëçka në Institutin e Arkeologjisë dhe studimet arkeologjike shqiptare kanë gjurmët e brezit të arkeologëve, pjesë e të cilit ishte Bep Jubani. Por, veçanërisht organizimi i fondeve të objekteve arkeologjike sipas kritereve shkencore të dokumentimit, ruan edhe sot shenjat e kontributit të Profesor Jubanit. Ai mbeti gjithmonë aktiv në mësimdhënie në programet universitare dhe shumë pranë kujtdo të riu që pati fatin të bashkëpunonte me të në gjurmimet arkeologjike. Shumë kolegë nga brezat më të rinj të arkeologëve shqiptarë kanë marrë shumë nga njohuritë e thella, përkushtimi i madh dhe pasioni i pafund i Profesor Bep Jubanit për objektet, monumentet dhe interpretimet arkeologjike.

Ai nuk pati një jetë të lehtë në periudhën para viteve 1990. Nuk kishte shumë dëshirë të fliste për kalvarin e vuajtjeve që kishin pikënisje tek përcaktimi i tij si “njeri shumë i rrezikshëm për shoqërinë socialiste”. Kjo sepse i kishte kërkuar në një letër Komitetit Qendror të PPSH-së sanksionimin në Kushtetutë të fjalës së lirë, si kusht për zhvillimin e mbarë të vendit. Ne më të rinjtë nuk i kuptuam asnjëherë dhimbjet e tij që kaluan shpejt nga aktiviteti i tij shoqëror tek puna akademike dhe diskriminimi profesional. Por historia personale dhe profesionale e Profesor Bep Jubanit janë një pjesë e pandarë e historisë së arkeologjisë shqiptare dhe e rrethanave politiko-shoqërore të zhvillimit të saj. U ndamë vetëm fizikisht prej kësaj historie, e cila fatmirësisht mbetet mes nesh në mbi 60 punimet shkencore të Profesor Bep Jubanit. *Arkeolog