13.7 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026
Home Blog Page 8813

Presheva me sytë nga Prizreni

0

EdmondJusufi-bujanocEdmond Jusufi, nga shoqata e veteranëve të luftës në Bujanoc, përdor një kompjuter që është nga ndihmat e rralla nga Shqipëria. Lugina e Preshevës është ndihmuar pak dhe rrallë.

“Normalisht që nuk është e mjaftueshme ajo që është bërë deri tani dhe shpresojmë që qeveria e Shqipërisë të fokusohet më shumë tek Lugina e Preshevës, me projekte më të mëdha”, thotë Jusufi për Top Channel.

Qeveria shqiptare dhe ajo e Kosovës, në takimin që pritet të mbahet të shtunën në Prizren, kanë premtuar një fond të përbashkët për shqiptarët që jetojnë në jug të Serbisë.

Ndihmat nga Shqipëria ngelen në numra tek, kurse nga Kosova kanë ardhur disa libra të cilat janë konfiskuar nga policia serbe. Socialistët kanë qenë më shpesh në Luginën e Preshevës dhe kanë pasur kontakte më të shpeshta.

Tani në qeveri, shqiptarët që janë pa zhvillim ekonomik në Luginë presin shumë prej tyre. Lajmi për fondin e mundshëm ka gëzuar edhe politikanët dhe organizatat e ndryshme. Ato thonë se janë mirënjohës pasi për herë të parë ndihma shihet më seriozisht.

“Është edhe një rast shumë i mirë për të përmbushur fondet në lidhje me shpenzimet e Komunës së Preshevës, pasi Ministria e Zhvillimit Rajonal e Serbisë nuk ka ndarë fondin sepse qeveria e Beogradit s’ka qenë e interesuar”, deklaron Ragmi Mustafa, kryetar i Komunës së Preshevës.

“Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës po bëjnë një punë të madhe. Edhe pse është dashur të bëhet më herët, nuk është kurrë vonë dhe Presheva këtë fond e mirëpret pasi do të ndihmojë në infrastrukturë e shoqëri civle”, thotë Galip Beqiri, kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve.

Qeveria e Serbisë dhe përfaqësuesit e shqiptarëve patën filluar një dialog të brendshëm për kërkesat e shqiptarëve. Por ai u ndërpre. Papunësia në Preshevë e Bujanoc është mjaft e lartë, ndërkohë që arsimin e lartë shqiptarët e bëjnë në Prishtinë, Tetovë e Tiranë.

Për të lindur dhe për çështje shëndetësore shkojnë në Vrajë, një qytet mbi 40 kilometra larg, pasi nuk kanë spital. Zgjidhja e vetme për shumë prej tyre ndër vite ka qenë emigrimi.

EULEX në Kosovë edhe pas 14 qershorit?

0

EULEX-kosoveMisioni i Bashkimit Evropian për Polici dhe Drejtësi EULEX, nuk do të largohet nga Kosova në qershor të këtij viti, ashtu sic ishte thënë më herët. Por, ky mision, përkatësisht strukturat vendimmarrëse të Bashkimit Evropian, në qershor të këtij viti do ta rishikojnë mandatin dhe në kuadër të rishikimit, planifikohet modifikim i përgjegjësive të misionit.

Kështu i tha DW-së, Driton Lajqi, këshilltar politik i ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuci. Kjo ministri tashmë ka hartuar një draft strategji, e cila në radhë të parë ka të bëjë me konfirmimin e gatishmërisë për të zgjeruar kompetencat e institucioneve kosovare.

Institucionet e Kosovës të gatshme të marrin përgjegjësi nga EULEX-i

“Qëllimi i strategjisë sonë ka të bëjë në radhë të parë me gatishmërinë për t’i zgjeruar kompetencat në disa fusha dhe po ashtu për të treguar për një arritje të pjekurisë institucionale të institucioneve të Kosovës, për të marrë përgjegjësi të plota, konform situatave dhe rrethanave në terren”, thotë Driton Lajqi për DW.

Lajqi thotë se rrethanat e reja të krijuara në terren, sidomos pas nënshkrimit të marrëveshjes së 19 prillit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq dhe angazhimit që do të ketë misioni EULEX, kanë bërë që misioni EULEX të qëndrojë në Kosovë, ndonëse akoma nuk dihet se me çfarë mandati saktësisht.

Këtë vit nuk ka përfundim të mandatit të EULEX-it

“Nuk bëhet fjalë për përfundim të misionit të EULEX-it në Kosovë, por për rishikim të mandatit, modifikim të disa përgjegjësive të tyre, sepse tash kemi një realitet të ri për shkak të situatës në terren e ky është dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, detyrat që ka marrë misioni EULEX për t’i zbatuar në terren, sidomos në sferën e sigurisë”, thotë Driton Lajqi.

Ai thotë se në këtë kuadër nuk mund të flitet, për përfundim të mandatit të misionit EULEX në qershor të këtij viti, por, shtim të kompetencave për institucionet e Kosovës gjithnjë duke mbetur në një si, të thuhet, bashkëpërgjegjësi.

EULEX ende pa qëndrim të qartë rreth mandatit të vet

Zyrtarë të misionit EULEX, nga ana e tyre akoma nuk kanë dhënë një qendrim të qartë se si do të jetë mandati i misionit pas datës 14 qershor të këtij viti. Zëdhënësi i misionit EULEX, Blerim Krasniqi, i tha DW-së se “Ende nuk ka ndonjë vendim për EULEX-in”.

“Mandati i misionit është deri më 14 qershor të vitit 2014. Bisedimet për të ardhmen e misionit të BE-së janë duke vazhduar dhe çfarëdo vendimi që do të merret për këtë mision, ai do jetë rezultat i bisedimeve të përbashkëta ndërmjet autoriteteve të Kosovës, shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, si strukturave të saj në Bruksel”, thotë zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi.

Ndërkohë, Driton Lajqi, këshilltari politik i ministrit të drejtësisë, që ka punuar në draft-strategjinë e qeverisë për mandatin e emisionit EULEX, thotë se deri tash përshtypja publike ka qenë se institucionet kosovare dhe misioni EULEX, kanë punuar si dy struktura të ndara dhe qëllimi i draft-strategjisë është që të ndryshohet kjo “përshtypje”.

“Deri tash është krijuar përshtypja që institucionet e Kosovës dhe misioni EULEX janë dy struktura paralele dhe sikur ato punojnë në kuadër të ligjeve të ndryshme. Në fakt ky dualizëm në raste të caktuara ka qenë edhe i shprehur edhe pse jo në masë të madhe”, thotë Driton Lajqi.

Ai thotë se “ideja tash është që të rifuzionohemi dhe të punohet në kuadër vetëm të një ligji, vetëm të një sistemi duke i bërë bashkë edhe mjetet e punës, duke e ndarë edhe hapësirën e përbashkët dhe duke marrë kompetenca të përbashkëta për raste të caktuara, do të thotë punë ekipore e përbashkët”.

“Pra një prokuror i Kosovës dhe një prokuror i EULEX-it të punojnë në kuadër të një zyre dhe të marrin detyra të përbashkëta”, thotë Driton Lajqi.

Misioni i BE-së EULEX u vendos në Kosovë në shkurt të vitit 2008, menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ky mision vazhdon të ketë kompetenca ekzekutive dhe trajton kryesisht rastet e krimeve të luftës por edhe krimin e organizuar dhe korrupsionin. Bazuar në raportin e fundit të progresit për Kosovën të Komisionit Evropian, gjyqësori dhe sistemi i drejtësisë në Kosovë mbeten ende të ndikuar nga politika dhe të mbingarkuar me lëndë të pazgjidhura. Po ashtu kërkohet reforma në sistemin e drejtësisë.

Hoxhaj: Numri i qytetarëve të Kosovës në Siri sillet nga 20 deri në 30

0

Enver Hoxha, ministerDuhet të shihet mundësia e marrjes së masave ligjore të ndryshimeve të ligjeve të caktuara, apo të Kodit Penal, se si të parandalohet një pjesëmarrje e tillë, thotë për Radion Evropa e Lirë, ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.
“Numri i cili është prezantuar këto ditë në media se gjoja janë 150 (persona), është i pasaktë. Mund të jetë një numër shumë-shumë më i vogël, rreth 20 deri në 30 persona, të cilët aktualisht mund të jenë atje”, ka thënë Hoxhaj për Radio Evropën e Lirë, duke shtuar se nuk ka informata të sakta për këtë. “Numri, i cili është dhënë në mediat tona lokale, është padyshim i fryrë dhe mund të jetë fjala edhe për qytetarë që janë edhe nga Shqipëria, Maqedonia apo edhe nga vendet tjera të rajonit, por nuk janë nga Kosova”.

Ai cek se shpejtë Qeveria e Kosovës do të hartojë një ligj që do t’ua ndalojë qytetarëve të Kosovës pjesëmarrjen në luftëra jashtë vendit, por se kur do të ndodhë, “kjo u takon më shumë ministrive tjera që ta japin fjalën e tyre”.

“Ka vende ku qytetarët e tillë ndiqen penalisht. Ka vende ku qytetarëve të tillë u merret shtetësia. Më së paku i takon ministrit të Jashtëm që të japë solucione dhe zgjidhje për probleme ligjore. Mirëpo, ekziston një vullnet politik dhe një gatishmëri që të jemi pranë institucioneve të tjera. Edhe deklaratat e mia të fundit se Kosova nuk ka nevojë të eksportojë, e as të importojë islam – ne duhet ta kultivojmë dhe ruajmë islamin tradicional dhe duhet të krenohemi me vlerat tona dhe me identitetin tonë – kanë të bëjnë me fenomenin e njëjtë”. /REL/

Thaçi inspekton sallën ku nesër do të takohet me Ramën

0

thaci dhe nexhmi krasniqiShefi i protokollit të zyrës së kryeministrit, Edi Sejdiu, e ka postuar një foto në rrjetin social “Twitter” ku shihet kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, duke inspektuar sallën ku do të mbahet mbledhja e përbashkët e dy Qeverive shqiptare Kosovë-Shqipëri, nesër në Prizren.

Të dy kryeministrat kanë paralajmëruar se në këtë takim do të nënshkruajnë disa marrëveshje të rëndësishme dy paleshe.

Ndërkohë besohet se një nga marrëveshjet do të ketë të bëjë edhe me situatën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Në anën tjetër Thaçi, nuk ka ngurruar që të këtë takim, ta quaj historik, i cili po mbahet pikërisht në “qytetin e tolerancës dhe bashkëjetesës”.

“Jo rastësisht po mblidhemi në Prizren, qytetin e historisë dhe të së ardhmes, qytetin e tolerancës dhe të bashkëjetesës.

Takimi i Prizrenit shënon kapitull të ri dhe dërgon mesazhin evropian për të gjithë. Mesazhin e rajonit me kufij të hapur, pa barriera të së kaluarës”, ka thënë kryeministri.

Ky është takimi i parë zyrtarë i përbashkët i dy Qeverive shqiptare. /Zeri/

LB e mirëpret mbledhjen e përbashkët të qeverive në Prizren

0

LevizjaPerbashkim-logoLëvizja për Bashkim, edhe pse e sheh si të vonuar, e mbështet pa asnjë rezervë mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, e cila do të mbahet të shtunën në Prizren.

LB nga të dyja qeveritë pret përparime konkrete në krijimin e mekanizmave të përbashkët shtetëror për integrimet kombëtare në fushën e ekonomisë, tregtisë, energjetikës, telekomunikacionit, arsimit, shëndetësisë, kulturës e sportit. Pastaj, një politikë të përbashkët dhe konkrete në raport me shqiptarët në Maqedoni, në Kosovën Lindore dhe në Mal të Zi, politikë të jashtme unike, duke përfshirë edhe ambasada të përbashkëta nëpër botë etj.

“Të gjitha këto janë të mundshme! Vetëm duhet vullnet dhe këmbëngulje nga ty dyja palët. Në të kundërtën, në qoftë se këto çështje mbesin ashtu siç kanë qenë deri më sot, dëmet për krejt kombin do të vazhdojnë të jenë shumë të mëdha dhe përgjegjësia do të bie mbi qeveritë aktuale”, thuhet në komunikatë./PrizrenPress.com/

Thaçi: Përvoja e Shqipërisë drejt NATO-s, e rëndësishme për Kosovën

0

Thaci-KodheliKryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi priti sot në takim ministren e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Mimi Kodheli, me të cilën bisedoi për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe Shqipëri, si dhe për bashkëpunimin mes dy vendeve.

Thaçi dhe ministrja Kodheli theksuan nevojën e thellimit të bashkëpunimit në mes vendeve tona, si dy shtete të pavarura, me orientim të qartë evropian dhe euroatlantik.

“Përvoja e Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO, është e një rëndësie të veçantë edhe për Republikën e Kosovës”, tha Thaçi.

Ministrja e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, falënderoi kryeministrin Thaçi për lidershipin e treguar në proceset më të rëndësishme historike për Kosovën dhe shprehu gatishmërinë që në të ardhmen të dy shtetet, Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës të zgjerojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë./PrizrenPress.com/

Leart Zogjani, 3D artisti kosovar në faqen IMDb

0

LeartZogjani-artistArtisti kosovar nga fusha e efekteve pamore, Leart Zogjani, është renditur në faqen e njohur të bazës së dhënave të filmave në internet, IMDb.com, për punën e tij si 3D artist.

Në profilin e Zogjanit në IMDb është paraqitur puna e tij në efektet pamore të filmit nga Zelanda e Re me titull A.R.A, punë kjo që ka bërë që të bie në sy talenti dhe aftësia e tij në botën e artit tre dimensional.

Përfshirjen në këtë projekt Zogjani ia atribuon artistit Besi Zeka dhe thotë se ishte ai që e ndihmoi të bie në kontakt me me filmbërësit.

Filmi A.R.A synon të shfaqet në Festivalin e e Filmit në Kanë këtë vit, gjë që e bën arritjen e artistit kosovar edhe më të bujshme.

“Puna në një film ndërkombëtar ka një rëndësi të jashtëzakonshme për mua në aspektin profesional. Aq më tepër, Festivali i Kanës, jo vetëm se mundëson që puna ime të shfaqet para audiencës botërore, po edhe krijon hapësirë shtesë për projekte të tjera ndërkombëtare në këtë lëmi”, ka thënë Zogjani për KosovaLive360.

IMDb është burimi më i njohur i filmave, artistëve, televizionit dhe botës së argëtimit në botë, i cili ofron informacione mbi arritjet kryesore në këto fusha.

Zogjani shprehet optimist për të ardhmen e tij në fushën e efekteve pamore, duke thënë se me gjithë entuziazmin e tanishëm, do të mundohet që ky të mos jetë suksesi i tij i fundit.

Prizreni pret Qeverinë e Shqipërisë dhe atë të Kosovës

0

Thaci-Muja-Hoxhaj-LSHPPas 135 vitesh, qyteti që iu dha mbarë shqiptarëve Lidhjen e Prizrenit, do të presë dy qeveri shqiptare të ulura rreth së njëjtës tryezë.

Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe qeveria e Republikës së Kosovës do të zhvillojnë në Prizren më 11 janar mbledhjen e tyre të parë të përbashkët.

Ministrja për Inovacionin e Administratën Publike në qeverinë shqiptare, Milena Harito në një deklaratë për shtyp dha detaje lidhur me takimin e dy kryeministrave ditën e shtunë në Prizren, ku bëri me dije se do të nënshkruhen disa marrëveshje nga Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës.

“Do nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi dhe partneriteti mes dy qeverive. Do të nënshkruhet dokumenti për partneritet strategjik. Do të nënshkruhen marrëveshje në fushat e transportit dhe infrastrukturës, si dhe thellim të bashkëpunimit në fushën e integrimit evropian”.

“Kemi dy projekte për Preshevën. Një për bashkëfinancim për pajisjet mjekësore në maternitetin e Preshevës si dhe të një fondi zhvillimor për Luginën e Preshevës. Do bëhet nënshkrimi formal i këtyre marrëveshjeve dhe dy kryeministrat do iu përgjigjen pyetjeve të gazetarëve”, deklaroi zonja Harito.

Ndërkaq analistë e gazetarë e shohin në këndvështrime të ndryshme këtë mbledhje.

Gazetarja Mimoza Koçiu thotë se aspekti pozitiv i kësaj mbledhjeje, tejkalon interesat e ngushtë të marketingut politik, si nga kryeministri i Shqipërisë ashtu dhe nga ai i Kosovës.

“Është koha për të bërë një mbledhje të tillë, qoftë edhe për të jetësuar tezat e hedhura nga Arbën Xhaferri në vitin 2007 për një shkëmbim të tillë idesh, apo një veprim të përbashkët në të mirë të shqiptarëve. Është një akt i vonuar, por që po rregullohet në mbledhjen e Prizrenit për shqiptarët në Luginën e Preshevës me anë të një fondi që do të përcaktohet për qytetarët e asaj zone”.

“Do të ketë shumë impakt publik, jo mediatik, pasi në media po shihet si sukses i Thaçit apo i Ramës… mendoj se do të ketë një vëmendje shumë të madhe ndërkombëtare nga pikëpamja gjeopolitike. Do të jetë faktori ndërkombëtarë që do ta ndjekë me më shumë vëmendje se media apo politikat e brendshme të të dy vendeve”, thotë zonja Koçiu.

Ndërsa kryeredaktori i gazetës Mapo, Alfred Lela thotë se nismat për Luginën e Preshevës janë për t’u përshëndetur.

“Nismat në vetvete janë interesante e të qëlluara. Skepticizmi fillon te fakti nëse do të shkojnë këto nisma deri në fund, a do të plotësohen këto nisma me aksione të tjera, apo do të mbeten një fillim i mirë dhe asgjë më shumë”, thotë Lela.

Për analistin Lela bashkëpunimi i vazhdueshëm Thaçi – Rama është një bashkëpunim interesant mes përfaqësuesve politik që përfaqësojnë dy kahë të ndryshëm politik.

“Thaçi , si përfaqësues i një partie të qendrës së djathtë, takohet me një përfaqësues të qendrës së majtë (kryeministri Rama). Është një zhvillim interesant, do të shohim se çfarë do të prodhojë në të ardhmen”, shprehet Lela.

Mbledhja e qeverive do të zhvillohet në një hotel të qytetit të Prizrenit, ndërsa konferenca e përbashkët për shtyp do të mbahet në shtëpinë e Lidhjes së Prizrenit.(rel)

Begaj shkarkon drejtorët e Kilajt

0

RagipBegaj-IQPMKryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka shkarkuar nga detyra drejtorët e Ekzekutivit të ish-kryetarit Isni Kilajt.

“Ju kam përgatitur vendimet për shkarkimin e të gjithë drejtorëve të drejtorive”.

“Ju mund ta bënë dorëzimin e detyrave tek shefat e drejtorive, të cilët do ta ushtrojnë detyrën tuaj, deri në emërimin e drejtorëve të rinj”.

Sipas tij, deri në emërimin e drejtorëve të rinj, shefat e drejtorive do t’i kryejnë obligimet e drejtorëve.Ky vendim është  bërë në kuadër të përgatitjeve për formimin e qeverisë së re komunale, si rezultat i zgjedhjeve të fundit lokale./PrizrenPress.com/

Një roman kushtuar vuajtjes dhe urrejtjes njerëzore

0

“Ëndrra për dashurinë dhe vdekjen”Në fatin dhe fatalitetin e tyre, protagonistët e romanit “Ëndrra për dashurinë dhe vdekjen” që lidhin epoka, ngjarje e vende të ndryshme të botës bartin shenjat e kohës së tyre, qoftë si ngjyrime dhembjeje, shpërthime pakënaqësie, proteste e rebelimi, qoftë si ironi e fatit etj. Si të tillë, ata të provokojnë dhe të nxisin t’i ndjekësh dhe t’i njohësh fatet e tyre, qoftë për dhembshurinë, qoftë për respektin që zgjojnë te lexuesi i këtij autori të shquar

Libri “Ëndrra për dashurinë dhe vdekjen”, i shkrimtarit serb me prejardhje hebreje, Filip David, është i përbërë nga diptiku i romaneve: “Roman i shkurtër për dashurinë” dhe “Roman i shkurtër për vdekjen”. Kjo vepër letrare e shkrimtarit Filip David në gjuhën shqipe është përkthyer nga Smajl Smaka. S’do mend se edhe mjeshtëria e përkthimit mundëson që romani i Davidit të lexohet me ëndje.

Roman i strukturës moderne dhe i karakterit postmodern (së paku për citatësinë), “Ëndrra për dashurinë dhe vdekjen” për shkathtësinë imagjinatave, erudicionin, mjeshtërinë e rrëfimit e stilin brilant, t’i kujton mjeshtrit e mëdhenj të prozës: Horhe Luis Borhes, Gabriel Garsia Markes e Danillo Kish.

Është ky një rrëfim i pleksur me dijet e librit të shenjtë, Torës, të traditës e të kulturës së kohës së re, që rrjedhimisht ndërlidh hapësira të gjera të shtrirjes së hebrenjve në botën sllave e më gjerë. Në fakt bëhet fjalë për përndjekjen dhe pësimet e hebrenjve nga periudha naziste…
Romani është i pasur dhe i amalgamuar me dijet: mitologjike, mistike, biblike, filozofike, parapsikologjike, psikologjike, për t’u shquar me kulturën e lartë letrare të mbarështrimit të ngjarjeve e i mbarsur me një gjuhë poetike të përsosur.
Në fatin dhe fatalitetin e tyre, protagonistët që lidhin epoka, ngjarje e vende të ndryshme të botës bartin shenjat e kohës së tyre, qoftë si ngjyrime dhembjeje, shpërthime pakënaqësie, proteste e rebelimi, qoftë si ironi e fatit etj. Si të tillë, ata të provokojnë dhe të nxisin t’i ndjekësh dhe t’i njohësh fatet e tyre, qoftë për dhembshurinë, qoftë për respektin që zgjojnë te lexuesi i këtij autori të shquar.
Librin, ose më mirë, librat i shquan energjia e rrëfimit dhe potenca e çdo fjalie, si për sensibilitetin po ashtu edhe për ngarkesat kuptimore që bartin ato.

Subjekti i pjesës së parë të librit, “Romani i shkurtër për dashurinë”, siç thuhet në kopertinën e librit, me pak fjalë është ky: I riu, i dituri Jakovi, duke kërkuar gruan e cila e kishte mahnitur kalon nëpër botën e të gjallëve e të të vdekurve, të njerëzve dhe të demonëve pothuaj tërë Evropën Lindore, madje deri në Zemun që të bashkohej me të fejuarën në një rit të fshehtë të kurorëzimit pasmortor. Ndërkaq, pjesa e dytë, “Romani i shkurtër për vdekjen” e përcjell fatin e protagonistit Erik Vajs, i cili që nga lindja është shënjuar si i ndryshëm, i tjetërfartë nga bota në të cilën jeton dhe rritja e tij në një ent të specializuar të Banatit, kur banorët e vegjël të të cilit në mesin e Luftës së Dytë Botërore mbesin pa ndihmën mjekësore, bashkohen në një bandë të llojit të vet. Autori më shumë se të japë përgjigje, shtron pyetje të tipit: “Vallë a është çmenduria brenda apo jashtë tyre?!”

Në të vërtetë në librin, “Ëndrra për dashurinë dhe për vdekjen”, si u cek në krye të herës, janë dy romane të cilët përbëjnë një tërësi kushtuar vuajtjes dhe urrejtjes njerëzore – vorbullave të errëta të historisë kundër të cilave dashuria është ngushëllimi i vetëm.
Shkrimtari serb i nacionalitetit hebre Filip David (Kragujevc, 1940) është autor i romanit “Pelegrinët e qiellit dhe të tokës” (1995), i librave me tregime “Bunari në pyllin e errët” (1964) , “Shënime për realen dhe jorealen” (1969) dhe “Princi i zjarrit” (1988, përkthyer e botuar edhe në gjuhën shqipe), si dhe i përmbledhjeve të sprovave “Fragmente nga kohë të errëta” (1994) , “A jemi përbindsha” (1997) dhe “Botërat në kaos” (2004). Së bashku me Mirko Kovaçin ka botuar “Librin e letrave 1992-1995 ” (1998). Ka shkruar po ashtu disa drama televizive dhe skenarë televizivë.

Librin “Ëndrra për dashurinë dhe vdekjen” e botoi SHB “Rozafa, Prishtinë, 2013 dhe ka 190 faqe./kultplus/