8.9 C
Prizren
E martë, 14 Prill, 2026

Qeveria shqiptare udhëton me autobus për Prizren

EdiRama-autobusQeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës zhvillojnë nesër mbledhjen e parë të përbashkët. Sipas një njoftimi zyrtar të Kryeministrisë, mbledhja do të zhvillohet në Prizren, në orën 11:00, dhe të gjithë qeveritarët do të udhëtojnë me autobus, përfshirë këtu edhe kryeministrin Rama, raporton Shekulli. Përgjatë kësaj mbledhjeje Shqipëria dhe Kosova pritet të nënshkruajnë deklaratën e Partneritetit Strategjik si dhe disa marrëveshje bashkëpunimi.

Sipas axhendës së publikuar sot, dy kryeministrat do të takohen në hotel “Theranda”, ku mbledhja do të jetë e hapur për mediat, vetëm gjatë fjalës së dy kryeministrave, më pas ajo do të vijojë me dyer të mbyllura, deri në orën 12:30. Pas ceremonisë, mbledhja do të vijojë me shqyrtimin e disa marrëveshjeve ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për bashkëpunimin në lehtësimin e tregtisë, në fushën e transportit dhe infrastrukturës.

Po ashtu do të shqyrtohet edhe mundësia për bashkëfinancim të pajisjeve mjekësore të Maternitetit të Preshevës, si dhe jetësimin e bashkëpunimit në rrafshin konsullor ndërmjet dy vendeve tona. Mes dy qeverive do të bisedohet për avancimin e axhendave integruese të dy vendeve dhe themelimin e Komisionit të Përbashkët Teknik për përkthimin e legjislacionit të BE-së.

Kryeministrat e të dy vendeve e kanë cilësuar takimin e Prizrenit si çeljen e një kapitulli të ri, në bashkëpunimin mes Tiranës dhe Prishtinës. Ndërsa kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në takimin me ministren Kodheli, gjatë ditës së djeshme, tha se mbledhja mes dy qeverive është një hap i madh përpara, i cili nuk do të mund të ndalet nga askush në të ardhmen.

Më Shumë

Xhiroja e fundit e Superligës: Beteja vendimtare për play-off dhe mbijetesë

Mesjava sjell fundin e sezonit të rregullt në Superliga e Kosovës në basketboll, ku gjithçka do të vendoset në xhiron e fundit: pozitat e...

Prizreni pjesë e Kupës Ndërkombëtare Ballkanike të Çiklizmit 2026

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të Federatës së Çiklizmit të Kosovës dhe klubeve të çiklizmit,...

Lajmet e Fundit