12.9 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026
Home Blog Page 8815

Hetohen akuzat e Smajl Latifit

0

SmajlLatifi10-5Ish-kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi është intervistuar nga Policia e Kosovës, për akuzat që ka bërë në drejtim të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit për blerjen e votave në këtë qytet.

Zëdhënësi i Policisë në Prizren,Hazir Berisha tha se Latifi është intervistuar nga policia 30.12.2013.

“Intervistimi i Latifit është zhvilluar me autorizim të shkruar nga Prokuroria Themelore në Gjakovë”.

“Po ashtu me të njëjtin autorizim është kërkuar nga policia që të hetohen pretendimet e ankuesit dhe të mbledhen provat”.

“Në këtë faz policia është duke i kryer hetimet parapenale me autorizim të Prokurorisë”,tha Berisha.

Burimet e “PrizrenPress-it” bëjnë të ditur se ish-kryetari i Rahovecit,Smajl Latifi nuk ka dhënë dëshmi bindëse për akuzat që ka bërë në drejtim të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe PDK-së.

“Nuk ka dhënë dëshmi bindëse”,tregon burimi brenda Policisë së Kosovës në Prizren.

Kryeprokurori i rajonit të Prizrenit, Sylë Hoxhaj,ndërkaq tha se  me rastin e ish-kryetarit të Rahovecit, Smajl Latifi është duke u marrë Prokuroria e Gjakovës.

Ish-kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe Ministrinë e Bujqësisë për blerjen e votave në Rahovec.

“Ka pasur blerje të votave me anë të subveciovene. Unë do të doja që ndonjë prokuror të më intervistonte dhe t’i tregoj faktet që kam”./PrizrenPress.com/

“Polici i Prizrenit”, arrestohet pas kërcënimit të një vajze në ‘Facebook’

0

facebookNjë person nga fshati Radost i Rahovecit, ka përfunduar në pranga të policisë, pas kërcënimit  dhe  shantazhit, që ka bërë ndaj një vajze në rrjetin social ‘Facebook’.

Zëdhënësi i PK-së në Prizren, Hazir Berisha tha se i dyshuari është paraqitur tek viktima si pjesëtar i Policisë së Kosovës.

“Viktima M.K. nga fshati Rogovë, ka deklaruar  se para disa muajve ishte njoftuar në ‘Facebook’ me një peson i qujatur B.K.nga Radosta e Rahovecit”.

“Personi në fjalë është prezantuar si zyrtar i Policisë së Kosovës nga Prizreni”

Zëdhënësi Berisha tha se i dyshuari nga viktima ka kërkuar të holla.

“Ajo ka deklaruar se është duke u kërcënuar nëpërmjet ‘Facebook-ut” dhe telefonit nga një person që është paraqitur si pjesëtar i Policisë së Kosovës”.

“Viktima ka deklaruar sot rreth orës 10:00-11:00 se do të takohet me personin në fjalë për t’ia dorëzuar një shumë  të hollave  të kërkuara  nga ana e tij. Policia pasi që kishte informatat në lidhje me këtë rast, ka përgatit një plan operativ ku pas veprimeve personi në fjalë është zënë në flagrancë”.

Sipas tij, i dyshuari është në paraburgim. Policia në Prizren, ka bërë apel të të gjithë qytetarët që nëse kanë ndonjë rast të ngjajshëm me rastin e personit që e ka kërcënuar femrën, t’i lajmërojnë rastet. /PrizrenPress.com/

Opozita: Qeverisja Thaçi, e dështuar

0

KuvendiKosoves5-27Përfaqësuesit e dy partive më të mëdha opozitare, LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje! nuk janë pajtuar me konstatimin e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit se për gjashtë vjet të qeverisjes së tij kanë ndodhur rezultate të prekshme dhe thelbësore.

Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ismet Beqiri, ka thënë se gjatë periudhës gjashtëvjeçare të qeverisjes Thaçi është shënuar pak progres.

“Kur flasim për qeverisjen Thaçi, aq më shumë në këto vitet e fundit, mund të themi se është qeveri e dështuar, e cila nuk jep shpresë për qytetarët. Kjo qeveri është përcjell me një shkallë të lartë të papunësisë dhe të korrupsionit. Për këto gjashtë vjet ka pak progres. Kjo qeveri dhe ky kryeministër nuk mund të krenohen me atë që është bërë gjatë kësaj periudhe. Edhe ajo që është arritur është realizuar me një kosto shumë të lartë”, ka deklaruar Beqiri për “Epokën e re”.

Ai është shprehur i pakënaqur edhe me mandatin e parë të qeverisjes Thaçi, ku pjesë e kabinetit qeveritar ka qenë edhe LDK-ja.

“Jam i vetëdijshëm se në një periudhë kohore në këtë gjashtëvjeçar edhe LDK-ja ka qenë pjesë e qeverisë, por edhe atëherë brenda LDK-së ka pasur pakënaqësi për mënyrën e udhëheqjes së koalicionit PDK-LDK. Por, në fund u pa se si përfundoi ky koalicion, i cili u prish për shkak të pakënaqësive”, ka thënë Beqiri, duke shtuar se qeverisja Thaçi është përcjell me skandale.

Edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje!, Visar Ymeri, nuk ka pasur fjalë të mira për gjashtë vjet të qeverisjes Thaçi. Ai ka thënë se dy mandatet qeverisëse të Thaçit janë duke u përcjell me degradim politik e ekonomik.

“Të dyja qeveritë e udhëhequra nga Hashim Thaçi, të cilat bashkërisht po i bëjnë 7 vjet në pushtet, janë qeveri të thellimit të pabarazisë ekonomike, përqendrimit të të ardhurave kah të pasurit në dëm të shtresës së mesme dhe të varfër dhe nënshtrimit politik ndaj Serbisë, e zbatimit të koncesioneve të Ahtisaarit për të vazhduar me koncesione të reja në Bruksel”, ka thënë Ymeri për “Epokën e re”.

Ai ka treguar se i tërë ky degradim politik e ekonomik është përcjell me afera të mëdha të korrupsionit e krimit të organizuar që kanë rezultuar në rritje enorme të pasurisë për pushtetarët.

“Ky sundim i Thaçit e degradoi shtetin pa e ndërtuar një herë atë, e vazhdoi shpronësimin nëpërmjet privatizimit, ua uli tatimet të pasurve duke e rritur njëkohësisht (nëpërmjet uljes së tatimit në korporata e duke e rritur TVSh-në), ia dha mbi 850 milionë euro Bechtel Enkas për të vazhduar me kontratë të re, e fali Aeroportin Ndërkombëtar, e fali për pak para KEDS-in, si dhe e zhduki nëpërmjet vjedhjes dhomën e dëshmive në polici”, ka deklaruar Ymeri.

36 shtete konfirmojnë sivjet pjesëmarrjen në Eurovizion

0

Eurovision2014Transmetuesit publik nga 36 vende kanë konfirmuar pjesëmarrjen në edicionin e 59-të të Eurovisionit, kanë bërë të ditur organizatorët e Festivalit Evropian të Këngës. Sipas tyre, Polonia dhe Portugalia janë rikthyer në vitin 2014 ,ashtu sikurse ka vendour edhe transmetuesi i ri publik grek NERIT që të vazhdojë pjesëmarrjen e këtij shteti pas tërheqjes vitin e kaluar.

36 pjesëmarrësit e këtij viti janë: Shqipëria, Armenia, Austria, Azerbajxhani, Bjellorusia, Belgjika, Danimarka, Estonia, Finlanda , Franca, Gjeorgjia, Gjermania, Greqia, Hungaria, Islanda, Irlanda, Izraeli, Italia, Letonia, Lituania, Maqedonia, Malta, Moldavia , Mali i Zi, Holanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Rumania, Rusia, San Marino, Spanja, Suedia, Zvicra, Mbretëria e Bashkuar dhe Ukraina.

Krahas tyre edhe Sllovenia pritet të marr pjesë sivjet, pasi afati i konfirmimit është vazhduar për dhjetë ditë për transmetuesin slloven RTVSLO.

Organizatorët e “Eurovision Song Contest” janë shprehur të lumtur që kanë arritur sivjet të sigurojnë pjesëmarrjen e Portugalisë dhe Polonisë dhe kanë shprehur gatishmërinë për të vazhduar diskutimet me transmetuesit e tjerë publik për të marr pjesë në vitin 2015.

“Ne e shohim transmetuesit nga Polonia dhe Portugalia që janë rikthyer në konkurs pasi duket se janë në rrugën e tyre të rimëkëmbjes nga kriza financiare , ndërsa të tjerët po përballen me zgjedhje të vështira pasi janë duke u goditur nga shkurtimet buxhetore të rënda”, ka thënë Jon Ola Sand, mbikëqyrësi ekzekutiv i Eurovision Song Contest në emër të Bashkimit Evropian të Transmetimeve (EBU), transmeton KultPlus.

EBU thotë se bërë përpjekje substanciale për rritjen e numrit të pjesëmarrësve

Organizatorët thonë se EBU bëri një “përpjekje të konsiderueshme” duke punuar me anëtarët për të gjetur zgjidhje për sfidat financiare dhe organizative, por Bullgaria, Qipro dhe Serbia nuk kanë arritur të gjejnë mundësi për të marr pjesë në edicionin e këtij viti për shkak tëë problemeve buxhetore.

Sipas tyre, Kroacia qëndron në shtëpi për shkak të arsyeve organizative , Bosnja dhe Hercegovina u tërhoq pasi fillimisht nënshkroi pjesëmarrjen në konkurs . Disa transmetues kanë shprehur qëllimin e tyre në EBU për t’u kthyer në vitin 2015, me rastin e festimit të 60 vjetorit të Eurovisionit.

Franca, Gjermania, Italia, Spanja, Mbretëria e Bashkuar dhe vendi mikëpritës Danimarka janë kualifikuar automatikisht për finale , të paktën 30 vende do të marrin pjesë në gjysmë-finale . Ndërsa nga çdo gjysmë finale do të kualifikohen nga dhjetë vende për në finale.

Sivjet, Festivali Evropian i Këngës, do të mbahet në Kopenhagë të Danimarkës më 6, 8 dhe 10 maj. Vitin e kaluar, Eurovisioni u ndoq nga 180 milionë shikues.

Haxhimustafa nënkryetar i Komunës së Rahovecit

0

HaxhimustafaXhemali Haxhimustafa është emëruar nënkryetar  i  Komunës së Rahovecit. Emrimi o Haxhimustafës është bërë nga kryetari i Komunës, Idriz vehapi.

Ky është emërimi i parë publik që nga marrja e detyrës së kryetarit të Komunës nga Idriz Vehapi më  24 dhjetor 2013.

Haxhimustafa në periudhën e kaluar ka mbajtur disa detyra publike.Ai me profesion është jurist i diplomuar. Haxhimustafa ka qenë menaxher i ndërmarrjes komunale për shërbime publike, drejtor i kompanisë regjionale për menaxhimin e mbeturinave “Ekoregjioni” në Prizren, dhe kryesus i Kuvendit të Komunës së Rahovecit. /PrizrenPress.com/

Memorandum bashkëpunimi në mes Prizrenit e Tetovës

0

Muja dhe ArifiKryetari i Komunës  së Prizrenit Ramadan Muja dhe kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi,  kanë nënshkruan një memorandum bashkëpunimi për realizimin e  projekteve të përbashkëta ndërkomunale dhe kufitare, Prizren-Tetovë.

“Kemi diskutuar për rregullimin e komunikimit të ambienteve jashtë vendbanimeve urbane e rurale Prizren-Tetovë, pra komunikim me viset e bukura natyrore të maleve të Sharrit, duke hapur shtigje për lëvizje të njerëzve”, tha Muja.

“Kemi nënshkruar marrëveshje, por nuk do të ndalemi vetëm në realizimin e këtij projekti. Jemi dy komuna të mëdha, të dy shteteve, jemi pranë njëri tjetrit të interesuar  miqësor zhvillimin ekonomik, turizimit”

“Do të vazhdojmë kontaktet me komunën e Tetovës për krijim të kushteve më të mira për banorët e dy komunave”.
Kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi,ka falënderuar kryetarin e Prizrenit, Ramadan Muja për interesimin e treguar për të bashkëpunuar me Tetovën.

“Ne sot nënshkruam një memorandum gjeneral për marrëveshjen mes dy komunave, e cila na lejon që së bashku të konkurrojmë për të tërhequr fonde nga komponenta e dytë e BE-së”.

“Shpresoj se projektet e përbashkëta do të japin kontribut për zhvillimin e dyanshëm të komunave, do të japin kontribut për bashkëpunim mes qytetarëve dhe do të japin kontribut për zhvillimin e rajonit në përgjithësi, që është normalisht një interes i madh i të gjithë neve Parashihet hapja e dy pikave turistike, një në territorin e Prizrenit dhe tjetri në Tetovë, pra në zonën malore, sikurse edhe hapja e shtigjeve për ecje në territorin malor të dy komunave”, tha Arifi /PrizrenPress.com/

Opozita në Malishevë bojkoton sërish Kuvendin

0

MalishevaPartitë opozitare, LDK dhe PDK,  kanë braktisë sërish punimet e Kuvendit Komunal në Malishevë. Në mungesë të kuorumit Kuvendi  është detyruar t’i ndërpresë punimet, në të cilën ishte paraparë të zgjidhet Kryesuesi i Kuvendit.

Januz Kastrati nga LDK-ja tha se seanca është thirrur në kundërshtim me ligjin.

“Mbledhja është thirrë në kundërshtim me ligjin dhe tendenca është të vazhdohet edhe me ata 2 delegatë që nuk janë deklaruar nëse duan të jenë shërbyes civilë apo anëtarë të KK-së dhe këto se lejojnë vazhdimin e mbledhjes”.

Kastrati ka komentuar edhe deklaratën e kryetarit të Komunës, Ragip Begajt për mundësin e shkuarjes në zgjedhje të reja për asambleistë në Malishevë.
“Malisheva nuk e ka atë lluks që të shkoj çdo 2-3 muaj në zgjedhje. Kjo tregon se IQM nuk po e respekton vullnetin e qytetarëve”.

“Ne nuk po themi që kryetari s’ka të drejtë të formojë ekzekutivin por opozita nuk ka obligim me ia ba kuorumin partisë fituese e ajo me lujt si të dojë pastaj”.

Enver Hoti, përfaqësuesi kryesor dhe kandidati i IQM-së për kryesues të KK-së , i është kundërpërgjigjur Januz Kastrati i  LDK-së.

“Falemenderit Jonuz për ofertën për bashkqeverisje.Ishte interesante oferta e juaj por mbetet vetëm ofertë dhe ne nuk e pranojmë atë”, tha  Hoti.

“Sikur me ligj të parashihej nënshtrimi i vullnetit të votës së KK-së gjatë formimit të qeverisë do ta bënim këtë, por pasi kjo nuk parashihet kërkojë që të ia japim shancën kryetarit për formimin e qeverisë dhe në do të ua ofrojmë kushtet opizitës për monitorimin e punës së qeverisë”.

Adem Berisha nga PDK-ja  ka thënë se edhe subjakti i tij politik nuk e ndryshon qëndrimin e shperhur më herët.
“Për të menaxhuar me sukses është një metodë strategjike e cila kërkon formulë për zgjidhjen e problemeve dhe formula e strategjia është në dorën e subjektit shumicë”, tha Berisha. /PrizrenPress.com/

Me 11 janar fillon ‘Flaka e Janarit’

0

flaka e janritManifestimi ‘Flaka e Janarit’, fillon më 11 janar në Gjilan, me hapjen simbolike të flakës, për të vazhduar me aktivitete të ndryshme kulturore deri më 31 të këtij muaji.

Gjatë këtyre ditëve janë paraparë të bëhen homazhe te varrezat e dëshmorëve dhe te lapidarët në qytet, për të vazhduar me aktivitete të ndryshme, si me panelin e flakës që bëhet në galerinë e qytetit duke hapur ekspozitën kolektive të arteve pamore dhe shpalljen e fituesve për skulpturë, pikturë dhe fotografi.

Vazhdon edhe me festivalin e muzikës për fëmijë, duke lënë hapësirë edhe për festivalin e ansambleve folklorike, dhe shumë aktivitete të tjera.

Ndërsa, me 31 janar mbahet ora e madhe letrare, ku do të shpallen rezultatet e konkursit letrar për poezi dhe tregim të shkurtër, në ora 16:010, dhe vazhdon në orën 19:00 përmbyllja e manifestimit me festivalin e muzikës popullore.

Policia konfiskon monedha të falsifikuara në Suharekë

0

Parat ne kac te marketitPolicia ka konfiskuar monedha të falsifikuara në një supermarket të Suharekës.

Komandanti i PK-së në Suharekë, major Arsim Berisha,tha se në supermarket janë shënuar tri raste të monedhave false.

“Monedhat janë bankënota të 50 eurove dhe janë gjetur në njërin nga supermarketet në Suharekë”, tha Berisha.

Ndërkaq, gjatë javës së kaluar në komunën e Suharekës, Berisha tha se është shënuar edhe një dhunë familjare në fshatin Sopijë.
“Një prind ka ushtruar dhunë ndaj djalit dhe vajzës së tij. Përsoni që ka ushtruar dhunën është ndal në arrest”. /PrizrenPress.com/
.

 

Thaçi i quan të suksesshme vitet e tij të qeverisjes

0

Thaci7-03Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi me rastin e fillimit të 7 vjetorit të qeverisjes së tij, ka falënderuar të gjithë për bashkëpunimin, ndërsa këto vite të qeverisjes i ka quajtur si të suksesshme.
Ai i ka quajtur këto vite, vite të sukseseve të mëdha të shoqërisë kosovare.

“Sot filluam vitin e shtatë të qeverisjes. Bashkërisht shënuam suksese të mëdha, por u ballafaquam edhe me sfida jo të lehta. Jam krenar me të arriturat e përbashkëta të shoqërisë sonë dhe të shtetit tonë të ri. Ju falënderoj për mbështetjen dhe besimin tuaj. U jam mirënjohës edhe kritikëve të qeverisë. Së bashku, kemi bërë shumë. Bashkërisht, kam besim se mund të bëjmë edhe më shumë”, ka shkruar Thaçi.