7.4 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026
Home Blog Page 8851

Partia që ndan PDK-në, n’mot

0

limaj ne festJakup Krasniqi e Fatmir Limaj nuk pritet ta shpallin partinë e re sivjet. Orientimisht këtë gjë, sipas burimeve të afërta me ta, do ta bëjnë kah fundi i janarit apo fillimi i shkurtit.

“Aktualisht, Krasniqi e Limaj janë duke zhvilluar biseda me qytetarë të fushave të ndryshme, të cilët po shprehin interesim për t’iu bashkuar në formacionin e tyre politik”, ka thënë një zyrtar i PDK-së, që vazhdon t’i ruajë kontaktet me pjesën e të pakënaqurve të partisë. Ai nuk e ka mohuar që në mesin e mbështetësve të idesë për themelim të partisë, ka edhe deputetë të Grupit parlamentar të PDK-së, ndonëse nuk i ka përmendur emrat e tyre.

“Esenca është se ka deputetë. Se cilët janë ata, do të dihen në kohë”, ka thënë ai. I njëjti e ka përjashtuar mundësinë që Krasniqi e Limaj të heqin dorë nga projekti i nisur, megjithëse për të parin ka folur me garanci të plotë. “Thaçi e di se Krasniqi nuk kthehet më në PDK, prandaj atij as nuk i çon njerëz për pajtim. Krejt shpresat i ka te Limaj”, ka thënë burimi i gazetës,shkruan Tribuna

Kreu i Kuvendit nuk ka parapëlqyer të japë shpjegime rreth zhvillimeve të fundit, me arsyetimin se pozicionin e tij e ka qartësuar tash e sa muaj. “Besoj se unë kam qenë i qartë në ato që i kam thënë deri tani. Nuk kthehem në PDK”, ka thënë ai. Faktikisht, Krasniqi ka refuzuar pozitën në Kryesi të PDK-së, të cilën, në mungesë të tij, ia kanë besuar bashkëpartiakut e deritashëm, në Kongresin e fundit zgjedhor

Diskutojnë për raportin e progresit

0

KuvendiKosoves5-27Kuvendi i Kosovës vazhdon edhe sot seancën ku do të shqyrtohet raporti i progresit për Kosovën për vitin 2013.
Kjo pikë e rendit të ditës ishte paraparë të shqyrtohet dje, megjithatë nga vet iniciuesit, deputetët e AAK-së, u kërkua që të shtyhet për ditën e sotme.
Ndryshe dje, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shtyrë pikën e rendit të ditës ku parashihej debati parlamentar lidhur me ecurinë e procesit të negocimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, por gjithashtu nuk kanë miratuar edhe raportin vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), për vitin 2012./Kosovapress/

Prishtina ankohet në BE

0

Qeveria e Kosovës nuk është e kënaqur me Bashkimin Evropian dhe rezultatet që po dalin nga dialogu me Serbinë. Pakënaqësitë i kanë shfaqur të dy udhëheqësit e delegacioneve kosovare në dy nivelet e dialogut me Serbinë.

thaqi 5Kryeministri Thaçi në cilësinë e udhëheqësit të delegacionit kosovar në dialogun politik dhe zëvendësja e tij Edita Tahiri, në cilësinë e udhëheqëses së delegacionit në nivelin teknik të dialogut, kanë adresuar të mërkurën dhe të enjten ankesa në nivele të ndryshme të BE-së.

E para ka qenë zv/kryeministrja Edita Tahiri. Ajo të mërkurën ia ka nisur një letër Brukselit ku është ankuar për veprimet e kryetarëve të rinj të zgjedhur në veri të Kosovës, gjegjësisht veprimin e kryetarit të Mitrovicës së veriut Krstimir Pantiq me ftesat për asamblistët e zgjedhur,shkruan Tribuna.

Shefi i Tahirit, kryeministri Hashim Thaçi, ka mbledhur të enjten ambasadorët në Kosovë të 28 shteteve anëtare dhe Përfaqësuesin Special të BE-së Samuel Zhbogar.

Ndonëse në publik ka dhënë mesazhe krejt tjera, burime brenda takimit i kanë thënë gazetës se Thaçi aty ka shprehur rezervat që ka për gatishmërinë e Serbisë dhe për vlerësimet që BE-ja i ka bërë Beogradit duke i dhënë datën e statusit të kandidatit

Gashi fajëson menaxhmentin e Mujës për skandalet në UP

0

IbrahimGashi-rektori UPRektori i Universitetit “Hasan Prishtina” nuk ndihet fajtor për skandalin me arrestimin e zyrtarëve të fakultetit të mjekësisë.

Ibrahim Gashi thotë se drejtësia e tregon qartë se kujt duhet t’i bie përgjegjësia, meqë veprat e dyshuara nxjerrin në sipërfaqe periudhën e vitit 2009.

“Ne nuk mund të ndihemi përgjegjës për atë kohë që ne nuk kemi qenë në krye të institucionit. Ne ndihemi përgjegjës për luftimin e këtyre elementeve dhe për të marrë masa të mëtutjeshme”, theksoi Gashi si i mysafir në studion e Info Magazinës të Klan Kosovës.

“Duhet të ndahet përgjegjësia. Këtu po flitet për vitin 2009”, potencoi ai.

Për më tepër Gashi bëri me dije se Fakultetin e Mjekësisë e ka gjetur në një situatë të rëndë në momentin kur e mori përgjegjësinë për të drejtuar UHP-në.

“Ne po përballemi me pasojat e një gjendje që nuk e kemi krijuar ne. Ne këtë gjendje e kemi trashëguar, dhe bashkë po tentojmë të japim zgjidhje”, nënvizoi rektori i universitetit publik, transmeton klan kosova.

Gashi i është përgjigjur edhe kritikëve, kur kanë kërkuar që të ndëshkohen edhe profesorët, meqë asistentët dyshohet të kenë ndërmjetësuar.

“Nëse vërtetohet faji për 3 asistentët ndërmjetës, atëherë vërtetohet se ku kanë shkuar ato të holla. Atëherë mund të dihen edhe profesorët. Drejtësia e ka fjalën tani”, tha Gashi.

Por rektori tha se do të jetë në mejdan për t’i luftuar keqpërdorimet.

“Qysh në momentin e parë unë i kam shpallë luftë korrupsionit. Një gjë të tillë ne e konfirmuam edhe në këtë rast kur kërkuam përgjegjësi të drejtpërdrejtë”, përfundoi ai.

Duke komentuar gjendjen në fakultetin e mjekësisë, Gashi tha se të hënën do të caktohet ushtruesi i ri i detyrës së dekanit.

MUP-ovcat të privilegjuar, trajnohen nga EULEX-i

0

MUP-ovcatPjesëtarët e MUP-it që tashmë janë bërë pjesë e Policisë së Kosovës, po trajnohen në Akademinë së Kosovës për Siguri Publike. Mirëpo, ata kanë trajtim të veçantë gjatë trajnimit të tyre.

“Veriu.info” nga burime të veta brenda Akademisë së Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, ka mësuar se këta ish zyrtarë të MUP-it nuk po trajnohen nga trajnuesit e kësaj akademie, por nga trajnues të posaçëm të EULEX-it.

Zyrtari i lartë për informim i AKSB-së në Vushtrri, Xhemil Klinaku, ka konfirmuar për “Veriu.info”, se trajnimi i njësisë së pjesëtarëve serbë të inkuadruar në policinë e Kosovës që ka nisur të hënën në akademi, po bëhet nga EULEX-i.

Klinaku ka treguar se trajnimi i këtyre policëve, është pjesë e marrëveshjes politike të Brukselit.

Disa nga trajnuesit e rregullt të AKSB-së, janë të zhgënjyer, pasi që nuk janë përfshirë në këtë proces. Por këtë e ka mohuar zyrtari për informim i AKSB-së, duke thënë: “Nuk është e vërtetë se ka pakënaqësi tek stafi vendor i akademisë, për shkak të mosangazhimit të tyre në trajnimin e pjesëtarëve serbë, që tashmë kanë pranuar të jenë pjesë e Policisë së Kosovës”, raporton ky portal.

I pyetur se si i shpjegon deklaratat e mëhershme të zyrtarëve të AKSB-së, se kanë kapacitete njerëzore të afta të kryejnë trajnime edhe për pjesëtarët e policive të rajonit, ndërsa nuk po iu mundësohet trajnimi i policëve të ardhshëm të Kosovës, ai ka thënë: “Kjo është e vërtetë, por trajnimi i ish-pjesëtarëve të MUP-it që tani janë pjesë e PK-së, është pjesë e marrëveshjes së Brukselit dhe këtë trajnim do ta bëjë EULEX-i”.

Ashton lavdëron Thaçin e Dacicin

0

Hashim Thaci me Dacicin 2Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton ka përshëndetur përpjekjet për paqe të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Ivica Dacic, të cilat, sipas saj, mund të thellojnë stabilitetin rajonal.

“Ata kanë treguar gatishmëri për të punuar në çështje të rëndësishme dhe të vështira, ku secili ka respektuar vijat e veta të kuqe, porse ka qenë i vetëdijshëm edhe për vijat e kuqe të tjetrit”, i ka thënë Ashton një grupi të vogël të gazetarëve, transmeton AFP.

Ajo ka thënë se pas 200 orë bisedimesh, në 20 takime në zyrën e saj në Bruksel, puna e bërë nga dy kryeministrat jep siguri për të ardhmen në Ballkan.

“Për shkak të kohës së kaluar së bashku, dy kryeministrat tani e njohin mirë njëri-tjetrin. Kompetenca e tyre për të biseduar është rritur dhe rritur”, ka thënë Ashton.

Lushtakut i lejohet ta bëjë betimin

0

Lushtaku5-27Gjykata e Apelit ka miratuar ankesën e avokatit të Sami Lushtakut, Arianit Koci, që ta lirojë klientin e tij që të bëjë betimin pasi është zgjedhur kryetar i Skenderajt më 3 nëntor. Lajmin e ka konfirmuar avokati i Lushtakut, Arianit Koci.

“Po, Gjykata e Apelit ka miratuar ankesën time për lirimin e Lushtakut që ta bëjë betimin”, ka thënë Koci për Kosovapress.

Kjo është kërkesa e dytë e mbrojtjes, meqenëse e para u hodh poshtë dhe gjasat që kjo komunë të shkonte në zgjedhje të jashtëzakonshme ishin të mëdha.

Në zgjedhjet e 3 nëntorit Lushtaku kishte fituar postin e kryetarit të Skenderajt në rundin e parë me 80 për qind të votave.

Janari i 2014-ës, muaj i Mujës

0

Ramadan Muja 2Në muajn janar të vitit 2014, planifikohet të përfundojë procesi gjyqësor kundër kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja dhe pesë drejtorëve të tij. Trupi gjykues ka marrë vendim që procesi gjyqësor të vazhdojë me 27 janar 2014. Në këtë seancë gjyqësore është paraparë që Prokuroria të japë fjalën e saj përfundimtare rreth ngritjes së akuzës që ka bërë ndaj Mujës dhe drejtorëve të tij.

Avokati mbrojtës i kryetarit Muja, Ruzhdi Berisha, ndërkaq ka kërkuar nga trupi gjykues kohë për ta thënë fjalën përfundimtare. Ai preferon që fjalën e tij të nëjë varësisht nga ajo e Prokurorisë.

Berisha në cdo seancë gjyqësore ka hedhur poshtë të gjitha akuzat që Prokuroria e EULEX-it e ngarkon klientin e tij, Ramadan Mujën. Sipas tij, nuk ka elemente që veprimet e Mujës përbëjnë vepër penale.

Vetë kryetari Ramadan Muja, ndërkaq ka deklaruar se të gjitha vendimet që i ka marrë kanë pasur për bazë interesin e përgjithshëm të qytetarëve të Prizrenit.

 

Ukimeri: Nuk kam qenë në dijeni për aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Kosovës

0

SAMSUNG DIGIMAX A503Ish-drejtori i Drejtorisë së Gjeodezisë Kadastrës në Prizren, Kadri Ukimeri, ka mohuar të gjitha akuzat që Prokuroria e EULEX-it ka ngritur kundër tij ,për moszabtimin e aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës.

Ai ka thënë se DGJK-ja vepron sipas kërkesave të palëve. “Kadastra vepron sipas kërkesave te palëve “. Ukimeri ka thënë se nuk ka pranuar asnjë kërkesë nga avokati i Komunës.

“Nuk kam pasur dijeni se për ekzistimin e këtij aktgjykimi, të cilin e kishte marrë me vonesë, gjegjësisht më 2011, pasi avokati i atëhershëm publik i Komunës pothuajse asnjëherë nuk e njoftonte Drejtorinë për Kadastër”. Ai mohoi të ketë pasur ndonjë presion nga Minir Krasniqi.

“S’mund te kem presion as nga Krasniqi e as nga kryetari Muja”, tha Ukimeri,

Ukimeri ishte i pandehuri i fundit, i cili të enjten ka dhënë dëshminë e tij për akuzat që ngarkohet nga Prokuroria e EULEX-it.

Në bazë të aktakuzës së Prokurorisë së EULEX-it, kryetari i Komunës Ramadan Muja dhe ish-drejtori i DGJK-së, Kadri Ukimeri, akuzohen për moszabtimin e aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës të datës 26 maj 2006, që dyshohet se ka rezultuar me një përfitim të paktën për drejtorin e Administratës së Komunës, Minir Krasniqi, M.Q. dhe J.A., në formën e përdorimit dhe përfitimit nga toka komunale.

Kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja, i rëndon një aktakuzë 21 faqesh, me të cilën ai dhe Sadik Paçarizi (Drejtor i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor), Avni Ademaj (Ish-u.d. së Drejtorit të Gjeodezisë dhe Kadastrës), Kadri Ukimeri (Ish-drejtor i Gjeodezisë dhe Kadastrës, Abdullah Tejeci (Drejtor aktual i Gjeodezisë dhe Kadastrës dhe Minir Krasniqi (Drejtor i Administratës, akuzohen për shpërdorim të pozitës zyrtare në dhënien e disa pronave shoqërore në shfrytëzim për disa kompani, me qëllim të përfitimit persona./Prizrenpress/

 

Kryeprokurori Hoxhaj: Prokuroria do t’i hetojë akuzat e Smajl Latifit

0

syle hoxha 23Kryeprokurori i rajonit të Prizrenit, Sylë Hoxhaj, nuk është në dijeni për akuzat që ish-kryetari i Rahovecit,Smajl Latifi, ka bërë në drejtim të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit për blerjen e votave në këtë qytet.

Ai thotë se nëse akuzat e Latifit kanë bazë, Prokuroria do të fillojë hetimet. ” Të them të drejtën kam qenë shumë i zënë me punë dhe nuk kam pas kohë t’i përcjell sot gazetat dhe agjencitë e lajmeve në internet. Nuk e kam lexuar një deklaratë të tillë të Latifit, prandaj nuk mund edhe të flasë për këtë çështje”, tha Hoxhaj për “PrizrenPress” .

Ish-kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe Ministrinë e Bujqësisë për blerjen e votave në Rahovec. “Ka pasur blerje të votave me anë të subvecioneve”.

“Unë do të doja që ndonjë prokuror të më intervistonte dhe t’i tregoj faktet që kam”.

Kryeprokurori Sylë Hoxhaj thotë ndërkaq se nëse Smajl Latifi, ka fakte për blerje të votave Prokuroria do të nisë menjëherë hetimet për të zbardhur rastin. “Nëse ka bazë, ne do të nisim hetimet këtu s’ka pardon”, thotë Hoxhaj. /PrizrenPress.com/