6.4 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026
Home Blog Page 8852

Pak femra nëpër komuna

0

DnV12-19Drejtoritë komunale udhëhiqen në 93 për qind nga meshkujt, ndërkaq vetëm 7 për qind nga gratë. Kështu është thënë në një debat të organizuar nga Demokracia në Veprim (DnV) me temën: “Pushteti lokal dhe bilanci gjinor në ekzekutiv”, ku pjesëmarrës kanë qenë edhe kryetarë të rinj të disa komunave dhe me përfaqësues të shoqërisë civile, subjekteve politike dhe medieve.

Shqipe Gjocaj nga Demokracia në Veprim ka paraqitur disa nga të gjeturat në raport me bilancin gjinor në komunat e Kosovës. Ajo tha se drejtoritë komunale udhëhiqen 93% nga meshkujt, ndërkaq vetëm 7% nga gratë.

“Si rrjedhojë, arsyeja e debatit në fjalë me udhëheqësit e ardhshëm lokal, dhe përfaqësues të sektorëve të ndryshëm, është që t’i përsërisim, t’i ritheksojmë këto statistika, t’i identifikojmë dhe shpjegojmë arsyet që qëndrojnë prapa shifrave, dhe të kuptojmë nga kryetarët e ardhshëm se a do të vazhdohet me të njëjtën neglizhencë për rëndësinë e përfaqësimit gjinor në drejtori apo pozita të tjera vendimmarrëse në Kuvendet Komunale, apo do ta ndryshojnë gjendjen”, tha ajo.

Shpend Ahmeti, kryetar në ardhje i Prishtinës tha se subjekti i tij politik ka tejkaluar kuotën ligjore prej 30 për qind.

“Nga 10 vende në Asamblenë Komunale, katër janë gra që kanë hyrë nga votat dhe jo nga kuotat. Ndërkohë jemi në pritje edhe të një kandidateje e cila është në listë për nga votat”, tha ai.

Për Ahmetin, përfshirja e grave në ekzekutiv vetëm për kuotë asnjëherë nuk ka qenë prioritet. Ai ka premtuar se do të ofrojë një model për komunat tjera në këtë aspekt.

Muharrem Sfarqa kryetar në ardhje i Ferizajt ka vlerësuar se përfshirja e grave në ekzekutiv ka qenë në agjendën e tij para marrjes së mandatit.

“Nga bisedat që kemi pasur edhe me partnerët e koalicionit, kemi zgjedhur dy gra që do të udhëheqin dy drejtori. Janë të përgatitura profesionalisht dhe presim rezultate të mira nga ato”, ka thënë ai.

Edhe pjesëmarrësit tjerë e kanë theksuar se përfaqësimi i grave në institucionet lokale vazhdon të mbetet vetëm në suaza të kuotës së 30 përqindëshit, pa pasur rol aktiv në ekzekutiv.

Igballe Rugova nga Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës, ka thënë se deri më tani, dyert e komunave kanë qenë të mbyllura për rrjetin e grave, e që këtë qasje kanë shpresuar të mos e shohin tek kryetarët e rinj, që është edhe arsyeja pse nuk i kanë takuar gjatë fushatës, me shpresë që të shohin se a ka interes nga vet ata për ta adresuar çështjet që lidhen me barazi dhe përfaqësim të denjë gjinor.

Për më shumë, diskutimet në debat kanë prekur edhe funksionim e forumit të grave, respektimin e ligjit për barazi gjinore në komuna, e pse jo edhe synim për ta bërë kuotën 50 për qind sepse e tillë është përqindja e grave në popullsi, si dhe përfaqësim më respektues i grave nga ana e medieve. /Kosovapress/

Libri i Pllanës arrin edhe në Finlandë

0

Pllana-MarttiAhtisaariLibri i Pllanës në duart e presidentit Martti Ahtisaarit

Që nga data 3 dhjetor 2013 libri historik “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999” zuri vend edhe në zyrën e presidentit Martti Ahtisaari, i cili krah hapur e pranoi këtë vepër historike.

Presidenti Ahtisaari u ndje shumë i nderuar nga autori, i cili ia dedikoi këtë libër të sajuar në shtatë gjuhë botërore (shqip, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, turqisht, serbisht e maqedonisht), ribotimi i pestë i tij.

Këtë “dhuratë” të dr. Pllanës, në një takim të veçantë, presidenti Ahtisaari ia përcolli veprimtarja e çështjes kombëtare, me banim të përkohshëm në Finlandë, Hasime Hoti. Posa e mori librin dhe e shfletoi me kureshtje, ai e dha këtë koment: “Kosovën gjithnjë do ta kem afër zemrës. Është një popull i shumëvuajtur, andaj e ka merituar pavarësinë e plotë”. Ai me keqardhje lajmëroi se më 14 dhjetor 2013, pavarësisht dëshirës për ta respektuar autorin e librit dr. Pllana, nuk do të ketë mundësi të vijë në promovimin e librit të tij, për arsye se në atë kohë gjendet në udhëtim zyrtar në Afrikë, shkruan Epoka e re.

Ai, i shokuar me përmbajtjen reale të këtij libri, shprehu gatishmërinë e tij që, në një të ardhme të afërt, ta takojë autorin e librit, prof. dr. Nusret Pllanën, mundësisht edhe bashkëpunëtorët e tij, për t’i shkëmbyer ca fjalë rreth këtij libri (sipas tij), i rëndësishëm jo vetëm për historinë shqiptare, por edhe për atë botërore.

Promovimi i librit “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999”

Më 14 dhjetor 2013 në bibliotekën STOA të Helsinkit, nën organizimin e Shoqatës Shqiptare “Adem Jashari” të Finlandës, të udhëhequr nga Sahit Zogejani, kryetar dhe Hasime Hoti, nënkryetare, Harun Osmani, Besim Gashi etj., u promovua libri i prof. dr. Nusret Pllanës “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999”, si dhe filmi dokumentar “Rrugëtimi i një libri nëpër botë”. Salla e kësaj biblioteke të bukur ishte e vogël për t’i zënë të gjithë të interesuarit, jo vetëm bashkatdhetarët tanë të ardhur edhe nga Suedia e Norvegjia, por edhe të huaj.

Promovimin e udhëhoqi suksesshëm në shqip e finlandisht Fatbardha Hetemaj, deputete e Asamblesë Komunale të Helsinkit, e cila, pasi i përshëndeti pjesëmarrësit, të cilët ishin të pranishëm në këtë promovim, e paraqiti edhe një biografi të shkurtër të autorit të librit në fjalë.

Fredrik Therman – poet, anëtar i PEN – Klubit finlandez, kryetar i Komitetit “Miqtë e paqes” të suedezëve të Finlandës, i cili derisa e vlerëson librin historik “Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844-1999”, mbeti i shokuar me përmbajtjen e tij dhe herë-herë ofshante thellë, duke mos u besuar as syve, se deri në çfarë mase mund të arrijë çmenduria e “bishave” me pamje njeriu, duke vrarë e masakruar fëmijë, pleq e plaka, vetëm pse ishin shqiptarë.

Ranbi Sodhi, deputet i Asamblesë Komunale të Vantes, pa mundur t’u ikte emocioneve që i kishin shkaktuar pamjet e qindra fotove tmerruese të këtij libri faktografik, shprehu bindjen e tij se përmbajtja e këtij libri e ilustruar në shumë gjuhë botërore do të jetë një mesazh i qartë për Evropën dhe botën përparimtare, se kjo lloj barbarie, ky tmerr i përmasave gjenocidale nuk bën t’i ndodhë askujt më në botë, siç i ka ndodh popullit të shumëvuajtur e të pafajshëm shqiptar.

Ndërkaq Terhi Stevander, këshilltare politike në Parlamentin e Finlandës, duke e vlerësuar lart librin “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999”, njëherësh shprehu respektin dhe konsideratën e thellë të autorit për punën kaq voluminoze e kaq përmbajtjesore të këtij libri monumental, i cili ka arritur të depërtojë pothuajse në të gjithë globin tokësor, duke u promovuar dhe shpërndarë të vërtetën e hidhur historike të popullit liridashës shqiptar për gati dy shekuj me radhë. “Është një libër që të lë pa frymë dhe që nuk duron shumë koment”, theksoi në fjalimin e saj Stevander.

Fadil Hoti, pasi mori fjalën, tha: “Është kënaqësi të kemi sot në mesin tonë këtu në qendrën e drejtësisë ndërkombëtare në Helsinki, një mysafir si ju prof. Nusret Pllana. Ju jeni njeriu që theu akullin shekullor me librin tuaj, i cili udhëtoi në më se 40 qendra kryesore evropiane dhe botërore, dhe tani gjendet në vitrinat dhe arkivat e bibliotekave më të njohura botërore. Pas historisë së Skënderbeut të Marin Barletit, kjo vepër historike, me rëndësi të veçantë shkencore për popullin tonë, na bën të njohur në gjithë botën, andaj jemi krenarë me juve dhe punën tuaj i nderuar prof. Pllana. Ju dëshirojmë punë të mbarë drejt këtij misioni të shenjtë që e keni filluar qe më shumë se një dekadë, për ta sensibilizuar opinionin përparimtar demokratik për barbaritë dhe mizoritë serbe mbi shqiptarët që nga viti 1844-1999, duke ushtruar gjenocid sistematik mbi popullin tonë, vetëm e vetëm pse ishim një racë e kundërt me ekzekutorin. Andaj, institucionet tona kompetente duhet ta ndjejnë një përgjegjësi të veçantë për vlerat e pakontestueshme shkencore të këtij libri, i cili nga shumë mirënjohje vendore e ndërkombëtare, e sidomos nga ajo e Bibliotekës Botërore të Kongresit Amerikan, u hap rrugë atyre që këtë libër ta shpallin ‘Libër i Shekullit’ për shqiptarët.

Prof. dr. Nusret Pllana në kohën e okupimit serb ishte i burgosur politik dhe i vuajti pesë vjet burgim të rëndë izolues në kazamatet serbe, në kohën e luftës çlirimtare ishte Zëri i Lirisë, në kohën e lirisë ishte PENA e Shekullit”.

Në fund të këtij promovimi historik në Helsinki, Fadil Hoti, veprimtar i devotshëm i çështjes kombëtare dhe përkthyes, shprehu gatishmërinë e tij për ta realizuar përkthimin e këtij libri edhe në gjuhën finlandeze.

Përshtypjet e saj pozitive për librin në fjalë i përcolli në sallë edhe studentja finlandeze, znj. Milla Tarvajnen.

Dhe krejt në fund e mori fjalën edhe autori, prof. dr. N. Pllana, duke iu falënderuar bashkëluftëtarit të tij, Bashkim Hotit, organizatorit për këtë promovim kaq të suksesshëm, e duke u përgjigjur pa përtesë edhe në shumë pyetje që i shtronin atij bashkatdhetarët tanë dhe të pranishmit e tjerë në sallë. Ai tha: “Ky libër nuk është i Nusret Pllanës, por është libër i shqiptarëve, sepse e kanë shkruar me gjakun e tyre të njomë hiç më pak se gjysmë milioni shqiptarë të vrarë nga barbarët serbë, midis periudhës së viteve 1844-1999, me zbatimin në praktikë të 24 elaborateve për zhdukjen kolektive të popullit tonë nga faqja e dheut. Megjithatë, e keni parë edhe vetë, të dashur miq, se ky libër nuk përmban asnjë ton të hakmarrjes dhe të revanshizmit, por ka vetëm një mesazh: që viktima dhe krimineli të mos barazohen kurrë që, fatkeqësisht, është jo vetëm insistim i Serbisë fashiste, por edhe i Evropës demokratike, e cila nuk po zgjedh mjete dhe metoda që këtë Serbi me virus gjenocidal ta fusë aty ku nuk e ka vendin, në familjen e madhe evropiane”.

“Ajo duhet të dënohet patjetër si shtet për gjenocidin mbi shqiptarët, e jo vetëm mbi shqiptarët, t’i lajë borxhet e mëdha morale e materiale për dy shekuj me radhë mbi shqiptarët e pastaj të fillojnë masat për demokratizimin dhe reformimin e saj dhe futjen e saj në familjen evropiane. Të dashur bashkatdhetarë, përveç familjes sime, një falënderim shumë i veçantë për përkrahjen e pakursyer morale e materiale, të gjithë këtij rrugëtimi tim maratonik, që ky libër të promovohet gjithandej botës, ju shkon pikërisht juve, vëllezërve dhe motrave tona nga e gjithë mërgata shqiptare, por edhe Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe rektorit të saj, prof. dr. Vullnet Ameti, që dhanë një kontribut shumë të çmueshëm për ribotimin e pestë të këtij libri. Mirupafshim në promovimet e radhës!”, është shprehur autori Pllana.

Letra e fundit e Adem Jasharit

0

AdemJashariNë Gazetën DITA, që botohet në Tiranë, autori Bedri Islami ka publikuar sot një letër të Komandantit Legjendar të UÇK’së, Adem Jashari, shkruar 15 vjet më parë.

Dëshmia historike e një letre, dërguar nga Drenica

Në arkivin e Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe të UÇK-së ruhen mjaft dëshmi që kanë lidhje me figura të jashtëzakonshme të luftës dhe ngjarje madhore të saj. Mes tyre, si një pasuri e vyer e kombit, ruhen edhe letra të shkruara nga personalitetet drejtuese të saj, në kohë dhe në vende të ndryshme, e për probleme që kishin lidhje me luftën, përgatitjen e zhvillimin e saj.

Ndër më të vyerat janë kasetat me incizime të ardhura nga Adem Jashari dhe grupi i Drenicës, filmime, por edhe letra, njëra nga të cilat, mjerisht e fundit dërguar prej tyre, tani, në dhjetor, bën 15 vite. Ajo ka vlerat e saj historike, si një nga dëshmitë e luftës, por edhe vlerat njerëzore, sepse pas rreshtave të saj fshihen njerëz me ideale të mëdha, të cilët e kanë dashur Shqipërinë më shumë se sa dritën e syve.

Këtë letër, në 15 përvjetorin e saj, mendova të bëj të njohur për lexuesit e gazetës DITA, e cila edhe me herët ka bërë vend në faqet e saj për një periudhë të ndritur të Rilindjes së Kombit.

Kjo letër, e dërguar nga Adem Jashari dhe e shkruar nga i vëllai, Hamza, dhe e nënshkruar nga një grup luftëtarësh të Drenicës është njëri ndër mesazhet e luftës. Natyrisht, ajo nuk është shkruar me mendimin se do të botohet ndonjëherë; ajo është një letër mes shokëve të luftës, flet për realizimin e një aksioni dhe për probleme të tjera. Por, në gjithsecilin rrjesht të saj, tepër dukshëm, mund të shikosh atë që do të vinte më pas. E shkruar thjeshtë, si gjithçka që është madhërisht e bukur, pa fjalë të mëdha dhe pa mburrje, ajo mbart në vete dëshminë historike, jo vetëm të një beteje.

Kjo letër është shkruar në fundin e vitit 1997, më saktësisht në dhjetor të këtij viti. Fillimisht ajo është faksuar, nga jashtë Kosovës, sipas të dhënave nga një faks në aeroportin e Shkupit, e më pas ka ardhur edhe origjinali, pas disa ditësh, përmes kanaleve ilegale. Letra ruhet sot në arkivin e Lëvizjes Popullore të Kosovës, ku edhe është adresuar, ndërsa një kopje e saj ruhet në Kosovë.

Ja edhe letra, thuajse e plotë:

“Të dashur shokë e vëllezër,

Disa të dhëna rreth ngjarjes në fshatin Vojnik, të ndodhur me 25 nëntor 1997 në mes forcave tona dhe të policisë sekrete të okupatorit serb. Ngjarja fillon me lajmërimin e një automjeti civil të tipit “niva” me katër persona civilë, i cili bënte lëvizje të dyshimta në fshat, nga lagjja në lagje. Atë e vërejtëm dhe e përcollëm deri sa erdhi tek lagjja e Binakajve dhe pikërisht afër shtëpisë ku gjendet veprimtari ynë. Sipas rrëfimit të shokut, ky tentoi t’i identifikojë, por ata tentuan ta tradhtojnë duke u paraqitrur njëri prej tyre se “jemi shqiptarë” dhe porsa ai e mbaron fjalën, njeri prej tyre shtien disa herë me revolver, në drejtim të veprimtarit tonë. Shkathtësia e tij e shpëtoi nga plumbat dhe me shpejtësi të madhe ky ia kthen automatikun dhe e qëllon automjetin dhe dihet se i ka qëlluar disa nga të ndodhurit brenda. Të dyshimtit largohen me shpejtësi të madhe nga vendi i ngjarjes, duke lënë në vend shenjat e xhamave të thyer dhe shenja gjaku.

Kjo ka ndodhur rreth orës 14.00. Pasi largohen të dyshimtit, ky thehet në shtëpi dhe bashkohet edhe me tre shokët e tjerë, të cilët ishin të gatshëm për ndihmë, por rreziku mendohej se kaloi. Vendosën të mos largohen nga fshati se mos ndodh ndonjë intervenim i mundshëm policor.Ashtu edhe ndodhi.

Pas dy orësh, pra rreth orës 16.00, në fshat hyjnë dy autoblinda, të shoqëruar edhe nga një “NIVË” dhe mësyjnë lagjen e Binakajve. Këta, shokët tanë, zënë pozicionet në malin e afërt dhe në gardhiqet e afërta. Porsa mbërrimë ekspedita ndëshkuese e forcave speciale, zbresin nga blindat dhe fillojnë të shtiejnë në drejtimesh të ndryshme, për të përhapur panik. por, në atë kohë, forcat tona, të përbëra,si e thamë edhe më lart, nga katër persona, hapin zjarr dhe e kthejnë konfliktin mes tyre dhe ekspeditës ndëshkuese serbe. Të pabarabartë në numër e në teknikë, bëhet tërheqja në drejtim të pyllit. Forcat speciale serbe shtinin pa ndërprerje dhe filluan të afrohen, çka u detyruam të përdorim bombat, edhe pse të pakta. Atëherë, me përdorimin e bombave, serbët u tërhoqën në autoblinda dhe lufta bëhej vetëm nga autoblindat. Kjo zgjati deri rreth orës 18, por nuk mundën të na shtyejnë nga pozicioni që e zumë në pyll. Kjo i shtyri të largohen me shpejtësi të madhe nga lagjja dhe fshati.

Nga ana jonë nuk patëm viktima ose të plagosur: Kurse nga ana e armikut ka pasur shenja gjaku në vendin e ngjarjes, sidomos të shumta ishin ku janë përdorë bombat.

Sa i përket organizimit të mëvonshëm dhe informimit të anëtarëve, ngjarja zhvillohet kështu: Në organizimin tonë ekzistojnë edhe vëzhguesit e terrenit. Njëri prej tyre vëren autoblindat duke shkuar në drejtim të Klinës apo Turiqevcit, deri sa për rastin që biseduam më lart, kishim informata. Bëhet lajmërimi i disa prej punkteve tona dhe ata bënë lajmërimin e anëtarëve, por vetëm të jemi të gatshëm, që porsa të marrim lajmin se çfarë po ndodh në terren, të jemi të gatshëm për ndihmë. Nata e bëri të veten dhe me vonesë u bë e ditur se ishte fshati Vojnik ku shkuan forcat policore. Edhe pse ne shpejtuam drejt Vojnikut, tërheqja e policisë bëri që të mos konfrontohemi atë mbrëmje. U tubuam dhe konstatuam se nga forcat tona nuk kishte humbje. Vendosëm që të jemi në vëzhgim të terrenit, në të gjitha rrugët që të shpien drejt vendit të ngjarjes. Dërguam vëzhguesit, pra edhe të tjerët, vendosëm, pasi e morëm edhe pëlqimin e shokut në ngjarje të drejtpërdrejtë që: nëse policia do të ndërmarrë ndonjë operacion ndëshkues, të bëjmë rezistencë. U vendos që para mëngjesit të zihen pikat më strategjike në rrugët që shpien drejt rajonit të rrezikuar, duke e pasur parasysh se forcat mund të ndërhyjnë nga Mitrovica, Peja, por edhe nga Prishtina. U caktuan grupet që do të zënë pritat, por edhe vëzhguesit për lajmërim. Çdo gjë në Drenicë dhe rreth saj ishte nën kontroll. Dëshira jonë ishte dhe luteshim, që bash në vendin ku edhe ndodhi konfrontimi, të jetë ashtu.

Pra aty e parashikonim se do të korrnim fitore. Kemi pasë mundësi edhe më heret, pra në vend tjetër t´i ” shkurtojmë”, por bash aty, ku edhe e dëshironim, na erdhën, ishim disa grupe, në disa prita. Kolona ishte e gjatë. Kishim lajmin nga vëzhguesit se janë të shoqëruar edhe me helikopterë. I pritëm deri sa hynë në mesin e të gjithë grupeve nga 3 – 4 e deri në 5 veta në grup, ku numri i përgjithshëm nga ne ishte prej 23 vetash ( kuptohet prej fshatit Lludeviq deri tek vendi i quajtur “kryqat e popit”). Të tjerët ishin në vende të tjera, për të mos i përshkruar tash të gjitha.

Kolona hyri ku dëshironim. Së pari sulmuam me minahedhës, e pastaj disa me bomba e disa me armë zjarri të ndryshme, si automatikë, snajperë e mitralozë. Konfrontimi filloi rreth orës 10 ku zgjati deri rreth orës 13 -14.

Operacioni ishte shumë i vështirë, luftë e ashpër, e pandërprerë, harxhuam shumë municione, sidomos në helikopterët. Disponimi në forcat tona ishte në nivel, edhe pse disa ishin të parët, përveç harxhimeve në municion, nga forcat tona nuk pati humbje e as të plagosur. Çka është më e rëndësishmja, edhe fshatarët e këtyre anëve u përgjigjen dhe u mbushen malet me luftëtarë të gatshëm, ku gjatë tërheqjes policia u sulmua nga të gjitha anët, e ku policia në panik shtiu kah mundi, në objekte civile, shkolla e xhami.

Pasi i shtymë të tërhiqen forcat speciale serbe shkuam në vendin e ngjarjes ku ishin forcat armike. Ata kishin lënë në vend shumë dëshmi që të tregojnë se kanë pasur humbje dhe se kanë qenë të hendikepuar nga paniku. Gjetëm municion të ndryshëm të kalibrit të madh e deri tek revolverët, veshje antiplumb të përgjakura, shlema, karikatorë të ndryshëm, maska kundër gazrave, patronë lotsjellës e shumë e shumë të tjera. E gjithë rruga që nga fshati Lludeviq e deri në vendin “Kryqat e popit” ishte e mbuluar nga gëzhojat. Damet e pësuara nga armiku, çka na i kemi parë, janë një autoblindë i kallur, një i prishur, mitralozin e shkatërruar, njërin nga ” pizgauerët” e djegur e disa blinde të dëmtuar pjesërisht. Helikopteri dyshojmë se ka qenë i goditur, se shumë shpejt u largua dhe më nuk u duk, duke i lënë forcat e veta të vetmuara, gjysmë ore para se të tërhiqeshin.

Kemi kërkesa të mëdha për anëtarësim, por mungon armatimi. Shumë pak keni punuar në këtë drejtim. Prandaj shokët që veprojnë në këtë trevë të Drenicës, kërkojnë që të përfaqësohemi me nji nga shokët tonë të mëhershëm që tani e disa kohë gjendet jashtë, nën emrin e tij konspirativ “VESHI”.

Në fund të këtij rrëfimi ju përshendesim përzemërsisht nga Drenica.

Lavdi të rënve për liri.

Nga një grup shokësh,

Të nënshkruar: Rafeta, Gipa, Zena, Dili, Nura, Dyli, Gafurri.

Një sqarim për lexuesit: Kush janë të nënshkruarit e kush është “Veshi”

– “Rafeta”ishte pseudonimi i Adem Jasharit,

– “Gipa” ishte Iliaz Kodra (komandant i brigadës “Fehmi Lladrovci”- vrarë në luftë),

– “Zena” ishte Zenun Kodra,

-“Dili”ishte Fadil Kodra,

-“Nura” ishte Nuredin Lushtaku,

-“Dyli” ishte Hamëz Jashari,

-“Gafurri” ishte Abedin Rexha, i njohur më vonë si “Sandakani”, komandant brigade, i vrarë në luftë.

Nga shtatë të nënshkruarit, katër janë vrarë në luftë, tre të tjerët janë sot në TMK, me gradat superiore, gjeneral major e më tej. Ndërsa “Veshi” ishte emri konspirativ i Ramiz Ladrovcit – gjatë luftës i caktuar me detyra të një rëndësie të veçantë pranë Lëvizjes Popullore të Kosovës, si përfaqësues i saj në Shqipëri dhe pranë Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Jam mrekulluar gjithnjë prej kësaj letre, që kur e kam pasur në duar për herë të parë, mrekullohem edhe tani. Përgjithësisht aksionet e ndryshme të UÇK-së janë informuar në Shtabin e Përgjithshëm ose në Kryesinë e Organizatës. Disa prej tyre ruhen ende. Por kjo letër, e shkruar thjeshtë, nga njëherë duke i rënë shkurt disa ngjarjeve, ajo ka në vete edhe një vlerë të madhe: Asnjëherë e askund nuk mund të gjesh mburrje, rrahje gjoksi, askund nuk gjen emra të përveçëm, se ishte ai apo isha unë, por gjithçka mbeti në emrin e shokëve dhe të luftëtarëve të lirisë.

Rreth tre muaj pas kësaj letra Adem Jashari u vra në luftë. Mirëpo kushdo që ka rastin të lexojë këto radhë mund të kuptojë fare mirë se asgjë nuk ka qenë e rastësishme.

GGD kundër hapjes së Kushtetutës

0

GGDGrupi i Grave Deputete (GGD), ka reaguar pas disa raportimeve se kuota gjinore prej 30%, kategori kjo e rregulluar me ligj, duhet të bëhet nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese. GGD konsideron se një tendencë e tillë po bëhet për të hapur kushtetutën për qëllime të tjera politike që nuk kanë të bëjnë me çështje gjinore.

“Shfrytëzimi i grave për të hapur Kushtetutën është i padrejtë dhe i papranueshëm. Kuota gjinore prej 30% është e rregulluar me ligj, ndërkaq neni 71 i Kushtetutës, tashmë parasheh barazinë gjinore në përfaqësimin në Kuvend. Ky parim kushtetues është përkthyer në masa konkrete të përfaqësimit, duke miratuar kështu kuotën në ligjet që kanë të bëjnë me zgjedhjet e përgjithshme dhe zgjedhjet lokale. Prandaj, tashmë nuk ka nevojë të preket Kushtetuta, për ta rregulluar këtë çështje, që tashmë është e drejtë e fituar. Për më tepër, Kushtetuta parasheh se masat afirmative të cilat kanë për qëllim arritjen e barazisë së grupeve më pak të përfaqësuara nuk konsiderohet diskriminim”, thuhet në reagimin e GGD.

Ato vlerësojnë se kuota është një nga masat afirmative që ka prodhuar rezultate jashtëzakonisht pozitive për pjesëmarrjen e gruas në politikë, që prej mandatit kur ka filluar të aplikohet. Megjithatë, ato në reagimin e tyre thonë se edhe me aplikimin e kësaj kuote, barazia gjinore nuk është arritur, meqë gratë paraqesin 50% të popullatës.

“Prandaj, gratë janë kundër betonimit të 30% në Kushtetutë, e cila pastaj nuk do të mund të ndryshohej pa votim të shumicës së dyfishtë”, thuhet në reagimin e Grupit të Grave Deputete.

Gjyqësori në Kosovë e dha provimin

0

qekiqi gjykatËshtë përuruar objekti i Gjykatës Themelore të Prishtinës-Dega në Gllogoc, i cili është rinovuar nga Qeveria e SHBA-ve dhe ajo e Norvegjisë.

Ky renovim i cili është mbështetur përmes programit për sundimin efektiv të ligjit të USAID-it, është objekti i 20-ë i cili është rinovuar në kuadër të këtij projekti dhe është cilësuar lartë për nga transparenca efikasitet dhe qasja e qytetarëve në të.

Ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tracy Jacobson, e ka quajtur këtë një hap të madh për sistemin e drejtësisë në vend dhe për shtetin e Kosovës.

“Dëshiroj që të theksoj se përveç se është një prioritet i madh i krejt Institucioneve të Kosovës për krejt punën që bënë USAID-i për renovimin e ndërtesave të gjykatave, ne kemi edhe kolegët nga departamenti i drejtësisë të cilët punojnë me çështje të gjyqësorit dhe sundimit të ligjit si për shembull kontributi i tyre për procedurë penale dhe kodin penal, si dhe trajnimi për teknikat e reja për të zvogëluar rastet e mbetura siç është edhe pranimi i fajësisë. Besoj se sot është e rëndësishme që të flasim edhe për zgjedhjet e lira dhe të qeta në Kosovë dhe dëshiroj t’i përgëzoj të gjithë në sistemin gjyqësor dhe sundimin e ligjit se zgjedhjet që janë mbajtur gjatë muajve kanë qenë të suksesshme”, ka thënë ajo.

Jacobson ka shtuar se provimi final i këtij sistemi do të jetë në zgjedhjet e përgjithshme të cilat pritet të mbahen së shpejti.

Kurse, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, tha se është një kënaqësi e veçantë pjesëmarrja në renovimin e kaq shumë objekteve të gjykatave në mbarë Kosovën, duke shtuar se gjyqësorit në vend i mbetet që ta kryej punën me nder dhe ta kthej besimin e qytetarëve të cilët siç tha ai, kanë nevojë që t’i besojnë gjyqësorit.

“Në drejtim të asaj që e tha edhe Ambasadorja edhe të gjithë ndoshta është një përshtypje e veçantë që me të vërtetë gjyqësori dhe organet e ndjekjes në këtë radhë e kanë dhënë provimin ta quaj ashtu sa i përket zgjedhjeve ë lira dhe demokratike, ka qenë një koordinim ta quaj ashtu ndërinstitucional i gjithanshëm, një vetëdijesim i qytetarëve dhe një promovim i asaj që me të vërtetë organet e ndjekjesdhe gjyqësori do të veproj në rast se keqpërdoret vota e qytetarit dhe unë po shpresoj se me të vërtetë ajo i dha rezultatet e veta”, theksoi ai.

Kurse, kryetari i Gjykatës Themelore të Prishtinës, Hamdi Ibrahimi, i ka falënderuar të gjithë kontribuuesit në ndërtimin e këtyre objekteve dhe përmirësimin e funksionimit të sistemit gjyqësor.

“Gjithashtu dua të falënderoj edhe Këshillin Gjyqësor të Kosovës në kontributin e tyre në avancimin e drejtësisë në vendin tonë. Sot do të bisedojmë për rolin që e kanë gjykatat në përkrahjen e zgjedhjeve të lira e demokratike dhe se si një gjyqësor i fuqishëm përforcon këto vlera demokratike duke zbatuar procedurat standarde të gjykimit të rasteve që kanë të bëjnë me zgjedhjet në mënyrë që procesi zgjedhor të jetë më i lehtë dhe më efikas”, ka thënë ai.

Kurse, Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë se është mirë që këto kushte që janë duke u ndërtuar, që janë duke u mbështetur nga Qeveria Amerikane dhe donatorët tjerë pasi kjo është pjesa më e rëndësishme, për pjesën e pavarësisë së sistemit gjyqësor.

“Mua më vjen shumë mirë që edhe i nderuari Ibrahimi edhe i nderuari Peci tashmë veç e kanë kuptuar secilin problem që ka ekzistuar në të kaluan dhe po e shihni që po i pranojnë ato pjesë të gabimeve që kanë ekzistuar në të kaluarën dhe që kanë punuar për ta ndërruar atë trendin i cili përfill në rastin e trajtimit të lëndëve të zgjedhjeve në 2010 ka qenë vërtetë jomeritor dhe kjo ndikoi edhe në publik sepse dënimet që janë shqiptuar fillimisht nga ana e gjykatave komunale kanë qenë dënime kryesisht me gjobë dhe me kusht dhe dënimet këto të cilat assesi nuk kanë arrit ta mbërrijnë qëllimin e dënimit. Dihet se çka është qëllimi i dënimit, qëllimi i dënimit është që jo vetëm me kuptua pra edhe me vuajt krimin të cilin e ka bërë kryesi por edhe të ndikoj tek të tjetër të arrihet një sensibilizim në lidhje me atë”, ka thënë ai.

Në takim, të pranishmit kanë debatuar kryesisht rreth raportimit dhe intervenimit të gjyqësorit në raportimet e parregullsive në zgjedhjet e 3 nëntorit dhe 1 dhjetorit në Kosovë.

Serbia nuk e meritoi shpërblimin e BE-së

0

Edita TahiriZëvendëskryeministrja e Kosovës, njëherësh udhëheqëse e dialogut teknik me Serbinë në Bruksel, Edita Tahiri, ka thënë se Serbisë nuk i ka takuar shpërblimi nga Bashkimi Evropian për nisjen e negociatave për anëtarësim.
Sipas saj Serbia nuk e ka zbatuar pjesën esenciale të marrëveshjes së Brukselit, e cila është arritur në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.“Mendoj se Serbia nuk i ka plotësuar kushtet për të qenë e shpërblyer për sa u takon obligimeve për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit. Prandaj, pasi nuk i ka plotësuar kushtet zbatuese, nuk i ka takuar ky shpërblim. Serbia nuk e ka zbatuar pjesën esenciale të marrëveshjes së Brukselit, prandaj edhe nuk i ka takuar të marrë këtë shpërblim nga ana e Bashkimit Evropian”, ka thënë Tahiri për “Epokën e re”.

Në këtë kontekst, Tahiri ka thënë se vlerësimi i Bashkimit Evropian për shkallën e zbatimit të marrëveshjes nuk përputhet me realitetin në terren.

“Për sa iu takon kushteve që Serbia ka pasur t’i plotësojë lidhur me marrëveshjen e Brukselit në pjesën esenciale të marrëveshjes, ajo ka dështuar t’i plotësojë këto kushte. Mendoj se vlerësimet që kanë ardhur nga raporti i baroneshës Ashton kanë qenë vlerësime që nuk përkojnë me realitetin, sepse ka vetëm një progres të kufizuar në zbatimin e marrëveshjes nga ana e Serbisë, e cila ka dështuar ta plotësojë pjesën esenciale të marrëveshjes së Brukselit. Prandaj, BE-ja është dashur të jetë më objektive në raportin e vet. Është dashur të bëjë një raport, i cili me të vërtetë është në përputhje me situatën në terren”, ka deklaruar zëvendëskryeministrja Tahiri, duke shtuar se ende nuk ka progres substancial të marrëveshjes së Brukselit.

Po në këtë kontekst Tahiri ka thënë se në raport me dialogun e Brukselit mbetet shumë për t’u bërë nga ana e Serbisë.

“Mund t’ju them me përgjegjësi si kryenegociatore se për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit që nuk ka ende një progres substancial të kësaj marrëveshje dhe për këtë përgjegjëse është Serbia me zvarritje, vonesa dhe shmangieje nga zbatimi. Prandaj, mendoj se ky është edhe një mesazh për takimin e nivelit të lartë që mbahet më 20 dhjetor në Bashkimin Evropian, që shefat e shteteve duhet të kenë parasysh se në raport me dialogun e Brukselit mbetet shumë për t’u bërë nga ana e Serbisë”, është shprehur Tahiri.

Ajo ka thënë se duhet të pritet konstituimi i organeve komunale në veri për të parë nëse do të ketë zbatim të marrëveshjes së Brukselit dhe ligjeve të Republikës së Kosovës. “Ende nuk janë zhbërë strukturat paramilitare të ashtuquajtura mbrojtje civile, çështja e gjykatave dhe çështja e zhbërjes së strukturave të drejtësisë dhe integrim të individëve në institucionet e Kosovës ende nuk ka pasur. Pra, është dashur të pritet konstituimi i organeve të reja komunale të dala nga zgjedhjet lokale të 3 nëntorit dhe 1 dhjetorit për të parë se sa do të zbatohet marrëveshja e Brukselit dhe ligjet e Kosovës në katër komunat e pjesës veriore të vendit tonë”, ka theksuar Tahiri.

Të martën Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian ka shpërblyer Serbinë për progresin e shënuar në kuadër të dialogut. Ministrat e punëve të jashtme të vendeve anëtare të BE-së kanë vendosur që bisedimet me Serbinë të nisin në janar, mirëpo nuk kanë precizuar datën e saktë.

Anulohen të gjitha fluturimet

0

Ajroplanat mjegullPrej dje pasdite e deri me tani, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës nuk është kryer asnjë aterim apo fluturim për shkak të mjegullës së madhe e cila ka rënë në atë pjesë.

Valentina Gara, zyrtare për informim në ANP, ka thënë për Indeksonline se, për momentin nuk ka fluturime, për shkak të mjegullës dhe dukshmërisë së ulët.
Ajo ka thënë se, sipas Departamentit të Meteorologëve të ANP-së, rreth mesditës pritet të largohet mjegulla për t’u rikthyer përsëri pasdite.
Ndonëse nuk ka fluturime, Gara ka thënë se në aeroport nuk është krijuar ndonjë tollovi e madhe.

Rruga e Serbisë për në BE kaloi mbi trupat e shqiptarëve

0

RexhepSelimi-vvDeputeti Rexhep Selimi në deklarimin jashtë rendit të ditës në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës tha se lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se bisedimet në Bruksel janë një proces që e afrojnë Kosovën me afër Serbisë dhe Serbinë më afër Evropës.

Selimi tha se si rezultat i negociatave dhe i marrëveshjeve Thaçi-Dacic Serbia mori datën e fillimit te negociatave për anëtarësim në BE, ndërsa MUP-i dhe institucionet e Serbisë po legalizohen në Kosovë.
“Ju deputetet, nga cilido grup parlamentar që i keni mbështetur këto negociata me votën tuaj, të vetëdijshëm apo jo, jeni ata që falë mbështetjes suaj kryeministri negocioi me Daçiqin dhe falë këtyre negociatave Serbia mori shpërblimin. Bashkimi Evropian ka mbivlerësuar përparimet që Serbia ka bërë në dialogun me Kosovën, duke i ofruar si shpërblim nisjen e negociatave për anëtarësim. Kështu ju, ia dhatë amnistinë Serbisë, asaj që mbi kurriz mban barrën e krimeve më të rënda kundër njerëzimit, e gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë”, u shpreh Selimi.

Ai tha se në negociata u propagandua shumë se negociatorët e Kosovës do të bisedonin patjetër edhe për të pagjeturit shqiptarë qe u vranë dhe u zhdukën nga forcat e Serbisë në luftë.

“Por siç jemi dëshmitarë askush s’i përmendi kurrë në asnjë tryezë në Bruksel. Ditëve të fundit, zbulimin e varrezave të pretenduara në varrezat masive diku në Serbi, familjaret e të humburve e priten me ankth dhe me shpresë se do të mund t’i gjejnë së paku eshtrat e më të dashurve të tyre. Por, ata nuk e dinin se edhe kësaj radhe trupat e të vrarëve nuk e gjeten rrugën e kthimit në atdhe. Familjaret shpresuan por nuk e ditën se me trupat e shqiptarëve Serbia po bënte një pazar. Pesë trupa të shqiptarëve të vrarë Serbia i dha si kapar për diçka që edhe në të vërtetë e mori paraprakisht”, tha ai.

Sipas tij, rastësisht apo jo, asfalti dhe objekti mbi trupat e shqiptarëve në Serbi i përkiste një ndërmarrje që quhej “Kosmet-Put” që në shqip do të thotë “Rruga e Kosmet”, apo “Rruga Kosova”.

“E pra, e di apo nuk e di BE-ja se nëpër çfarë rruge po i afrohet Serbia asaj, Kosmet-Put quhet rruga e Serbisë drejt Evropës, rrugë e cila kalon mbi eshtrat e shqiptarëve të vrarë e të fshehur. Kryeministri i Kosovës bisedon me Kryeministrin e Serbisë, jo për kthimin e trupave të të vrarëve e të zhdukur por për kthimin e atyre që vranë. Ai nuk flet me Daçiqin për t’i kthyer trupat dhe eshtrat e shqiptareve por për kthimin e policëve serbe të MUP-it ne Policinë e Kosovës. Në vend që ta kërkonte nga Brukseli hapjen e Kosovës e cila është kthyer në një vend të izoluar në mes të Evropës, ai me marrëveshjet me Daçiqin ia hapi dyert Serbisë drejt integrimit. Në vend që të kërkonte drejtësi për të gjitha krimet, vrasjet dhe spastrimin etnik ndaj shqiptarëve edhe pas luftës në pjesën veriore të Kosovës, pikërisht këtë drejtësi ia la në dorë atyre që i shkaktuan këto krime”, tha ndër të tjera, deputeti Selimi.

Edhe deputeti tjetër i kësaj lëvizjeje, Glauk Konjufca i bëri thirrje kryeministrit Thaçi “Ndërprisni negociatat me Serbinë, t’i kthehemi vetes dhe projektit kombëtar”.

Para dy ditësh në Bruksel u morën qëndrime të rëndësishme për disa vendet të cilat aspirojnë integrimet evropiane. Aty u konkludua se Serbia i ka plotësuar të gjithë kushtet për fillimin e negociatave të anëtarësimit. Kushtet e mëhershme të Gjermanisë ndaj Serbisë nuk u përmendën më dhe kërkesat plotësisht legjitime të tërheqjes nga veriu i Kosovës nuk i zuri në gojë askush.

Secili në këtë rajon, madje dhe më gjerë, e ka të qartë se në thelb nuk ka ndërruar asgjë sa i përket politikës hegjemoniste të Serbisë. Për gjithë këtë përmbysje të paparamenduar, me ç’rast Serbia po i fillon negociatat e anëtarësimit kurse Shqipëria e Kosova ndodhen ende larg, përgjegjëse pa dyshim që është edhe Qeveria jonë, e cila ndoqi politikën e rehabilitimit të Serbisë, duke e lozur rolin e një fqinji të mirë e të dëgjueshëm që nuk ka asnjë problem serioz me Serbinë.

Në këto tri vite ne ndoqëm me vëmendje dhe me shqetësim çdo hap që bëri Qeveria jonë në raport me Serbinë. Dhe tani në finish e kemi këtë bilanc:

a. ka barrikada që nga mesi i Mitrovicës deri sipër në kufijtë veriorë,

b. ka kryetarë komunash nga lista e Daçiqit që nuk e njohin Kosovën dhe nuk kanë ndërmend t’i binden shtetit tonë,

c.k a ish kriminelë gati për t’u futur në Policinë e Kosovës,

d. ka vijë kufitare me Serbinë pa demarkacion,

e. e kemi footnotën që dobëson ndërkombëtarisht njohjen legjitime të pavarësisë sonë,

f. e kemi bllokimin e njohjeve nga vendet e BE-së,

g. e kemi një gjyqësi dhe prokurori në veri si në kohën e aparteidit, ku gjyqtari shqiptar s’mund të gjykojë qytetarin e Kosovës që është serb.

Më 21 janar 2014 Serbia po ia nis negociatave të anëtarësimit në BE, kurse ne po mbesim me të gjitha këto probleme të mëdha. Duhet ta themi hapur, se është koha e fundit për t’ju kthyer vetes, për t’i ndërprerë negociatat dhe për t’u drejtuar kah projekti politik kombëtar, duke u forcuar politikisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht në mënyrë që t’i japim vetes fuqinë për të pasur politikë të jashtme në interes të vendit, e jo në kurrizin tonë, tha Konjufca.

Politika burokratike

0

Ali HerticaAli Hertica

Politikë burokratike qasje , qasje teorike të politikave publike që thekson bisedime të brendshëm brenda shtetit .Qasja politika burokratike argumenton se rezultatet e politikave të rezultojë nga një lojë e bisedimeve mes një grupi të vogël , të vendosur shumë të aktorëve qeveritarë . Këta aktorë vijnë në lojë me preferencat e ndryshme , aftësitë , dhe pozita të pushtetit . Pjesëmarrësit zgjedhin strategjitë dhe qëllimet politike në bazë të ideve të ndryshme të asaj që rezultatet do të shërbejë më mirë interesave të tyre organizative dhe personale . Negociata pastaj vazhdon përmes një procesi pluraliste të japin – e-prit që reflekton rregullat mbizotëruese të lojës , si dhe marrëdhëniet e pushtetit midis pjesëmarrësve . Për shkak se ky proces nuk është e dominuar nga një individ as të ngjarë të ekspertit privilegj apo vendimet racionale , ajo mund të rezultojë në rezultate jo optimale që dështojnë në përmbushjen e objektivave të ndonjë nga pjesëmarrësit individual .

Shumica diskutimet e politikës burokratike të filluar me T. Graham Allison 1969 artikull në Shkencës së Politikës Amerikane Rishikimi The , ” Modele konceptuale dhe krizën e raketave kubane , ” edhe pse kjo punë e ndërtuar mbi shkrimet më të hershme nga Charles Lindblom , Richard Neustadt , Samuel Huntington , dhe të tjerët .

Allison ofron një analizë të krizës kubane raketave që kontraston bisedime burokratike politika me dy modele të tjera të politikë-bërjes . I parë i tyre supozon se vendimet e politikës janë bërë nga një unitar , krijues vendim racional , përfaqësuar nga ” shteti ” në shumë formulime . Kështu , politika burokratike është ofruar shpesh si kundrapeshë ndaj realist apo konceptet racionaliste e vendimmarrjes Politika . Qasja e dytë alternative përshkruan politikat e të udhëhequr nga , edhe si rezultat i , procedurat e përcaktuara më parë burokratike , që lë pak hapësirë për veprim të pavarur nga ana e vendimmarrësve të nivelit të lartë . Krahasuar me këto dhe konceptimeve të tjera alternative të bërjes së politikave , modeli burokratike politika përfaqëson një tendosje të rëndësishëm dhe të veçantë të organizimit – dhe teoria e nivelit shtetëror në marrëdhëniet ndërkombëtare , teoria organizative , politikës publike dhe politikën amerikane

Ndoshta koncepti më i bindet nga modeli i politikës burokratike , dhe stenografi shumë e kanë përdorur për të përcaktuar atë , është se aktorët do të ndjekin politika që përfitojnë organizatat që ata përfaqësojnë dhe jo interesave kombëtare apo kolektive . Kjo ide , se ” ku ju qëndroni varet se ku rri ulur , ” është quajtur shpesh ligjin milje -së pas burokrat Truman kohës që shpikur fraza . Kërkesa qendrore dhe intuitive i fuqishëm i shpjegimeve burokratike politikës , kjo premisë është kritikuar për qëndrimin e saj të ngushtë të formimit të preferencës . Për shembull , kritikët vini re se ai nuk arrin të shpjegojë rolin e shumë aktorë të rëndësishëm në burokratike rastit politikës studimin origjinal të krizës së raketave kubane .

Megjithatë edhe teoricienët e hershme burokratike politikë, duke përfshirë Allison , ishin të qarta duke pranuar se faktorë të tjerë , të tilla si personaliteti , marrëdhëniet ndërpersonale , dhe qasjen në informata , gjithashtu luajnë role të rëndësishme në procesin e politikës burokratike . Për këto teoricienë , tre pyetje kyçe udhëheqin dikujt kuptuarit e lojës hartimit të politikave : ( 1 ) Kush janë aktorët ? ( 2 ) Çfarë faktorë ndikojnë pozicionin e çdo aktorit ? dhe ( 3 ) Si mund pozicionet e aktorëve të vijnë së bashku për të krijuar politikat qeveritare .

Secila nga këto maska queries një numër i pyetjeve shtesë dhe hipotezave rreth procesit burokratik politikës . Nëse aktorët janë të zgjedhur apo të emëruar , të lartë , mes të , apo të nivelit të ulët , dhe të reja në stacionet e tyre dhe në duart e vjetra të gjithë mund të ndikojnë interesat e tyre dhe pozita pazarllëk . Për shembull , aktorë , që shërbejnë si pjesë e administrimit politik të përkohshëm , të tilla si të emëruar politikë të presidentit të SHBA , mund të jetë e mundshme për të ndjekur interesat më të shkurtër -gjatë se sa do të nëpunësve civilë të karrierës me përkatësi të gjatë në këmbë organizative .

Shumë aspekte të mjedisit të politikave të ndikojë politika burokratike dinamike . Çështjet që janë shumë të spikatur dhe të dukshme për zonat kyçe , për shembull , mund të shkaktojë aktorët politikë ambicioze për të ndryshuar qëndrimet e tyre pazarllëk . Vendi në të cilin marrëveshjet merr dhomën vend – kabinetit , boardroom , mediat e lajmeve publik , dhe kështu me radhë , mund edhe privilegj i disa aktorë dhe disa interesa mbi të tjerët

Kristo Frashëri: Luftën e fituan partizanët, të drejtuar nga Enver Hoxha

0

Kristo FrashëriShpeshherë dëgjojmë poshtë e përpjetë pohimin se Shqipëria e vogël nuk dha ndonjë kontribut për të cilin krenohen pjesëmarrësit e Luftës Nacional Çlirimtare. Ky është një vlerësim po aq i pasaktë sa edhe pohimi se Shqipëria u çlirua nga zgjedha antifashiste vetëm me forcat e saj partizane. E vërteta është se Shqipëria nuk mund të çlirohej vetëm nga forcat e veta pa luftën vdekjeprurëse që i shkaktuan bllokut nazifashist tre anëtarët e mëdhenj të koalicionit antifashist anglo-sovjet-amerikan, së bashku me aleatët e tyre të shteteve të vegjël dhe popujve të robëruar që ndërmorën luftën partizane.

Megjithatë, nuk duhet harruar fakti se Shqipëria u çlirua nga zgjedha nazifashiste pa pjesëmarrjen e ushtrive aleate, qoftë të Lindjes, qoftë të Perëndimit. Ajo tregon epërsinë politike, e cila solli dhe epërsinë ushtarake që pati në fund të luftës Fronti Nacional Çlirimtar me PKSh-në në krye përballë forcave të ashtuquajtura nacionaliste, të cilat pësuan disfatë të plotë.

Këtu nuk është vendi për të analizuar as faktorët që ndikuan në fitoren e Frontit Nacional Çlirimtar nga Partia Komuniste Shqiptare, as shkaqet e disfatës që pësuan Balli Kombëtar dhe Lëvizja e Legalitetit. Mjafton të thuhet se faktori kryesor që i siguroi fitoren Frontit Nacional Çlirimtar dhe motorit të tij kryesor Partisë Komuniste Shqiptare, ishte lufta e ashpër gjithnjë e në rritje që partizanët zhvilluan pa kompromis kundër okupatorëve të huaj nazifashistë. Përkundrazi, hezitimi i dy rreshtimeve kundërshtare – Ballit Kombëtar dhe Lëvizjes së Legalitetit – për t’u angazhuar në luftën e armatosur kundër agresorëve nazifashistë dhe llogaritë e tyre për ta siguruar pushtetin jo me luftë të armatosur, por me përkrahjen e demokracive perëndimore, sollën si rezultat nxjerrjen e tyre në fund të luftës jashtë arenës politike shqiptare.

Ka midis nesh qytetarë që ende nuk janë bindur se historia i vlerëson ngjarjet jo në bazë të simpative por në bazë të rezultateve që ato kanë arritur në realizimin e detyrave të tyre. Në vitin 1945 kur mori fund Lufta e Dytë Botërore, opinioni publik ndërkombëtar nuk donte të dinte se ç’mendime kishte kjo ose ajo parti, por donte të mësonte se cila prej tyre kontribuoi në fitoren e Luftës së Dytë Botërore, luftën më të përgjakshme që kishte parë historia e njerëzimit deri atëherë. Më 1945 askush nuk ishte në gjendje të dinte se ç’do të ndodhte në Shqipëri me fitimtarët e Luftës së Dytë Botërore në truallin e saj. Një fjalë e urtë kineze thotë: “Nuk ka rëndësi ngjyra që ka macja, nëse është e bardhë apo e zezë.

Mjafton që të hajë minjtë”. Po ashtu, më 1945 popujt nuk donin të dinin se kush i shkallmoi agresorët nazifashistë, të majtët apo të djathtët, mjafton që agresori u shkallmua. Meritë ka ai që e shkallmoi agresorin. Më 1945 për opinionin përparimtar botëror nuk kishin vlerë anatemat që ballistët u drejtonin komunistëve shqiptarë, në një kohë kur Bashkimi Sovjetik ishte një ndër krerët e koalicionit të madh antifashist. Rëndësi kishin njoftimet që përhapnin organet e shtypit ndërkombëtar për kontributin që dhanë shqiptarët e Frontit në luftë kundër bishave nazifashiste.

Edhe një herë e përsërisim se nuk është e drejtë që fitimtarëve t’u mohohet merita e fitores së luftës me biografinë e tyre të mëvonshme. Është mëkat historik t’u japësh merita partive apo organizatave të cilat gjatë Luftës së Dytë Botërore në vend që të luftonin kundër armikut të njerëzimit, e ndihmuan atë në luftën që ai zhvilloi kundër çlirimtarëve të popujve të shtypur. Edhe vlerësimi i fitores pa emrin e fitimtarit është një non sens historik.

Historia nuk njeh çlirimtarë anonimë, as udhëheqës të panjohur siç mendojnë disa qytetarë të droguar nga urrejtja patologjike. Fitimtarët të cilët i sollën Shqipërisë në fund të Luftës së Dytë Botërore fitoren e lirisë e të pavarësisë kanë një emër: quhen partizanë. Udhëheqësi i tyre kryesor ka gjithashtu një emër: quhet Enver Hoxha. Na pëlqen apo nuk na pëlqen ai meriton të përgëzohet për kontributin që dha në fitoren e pavarësisë së Atdheut dhe në të njëjtën kohë të kritikohet apo të dënohet për dhunën që përdori pas fitores së pavarësisë.

Dikur kam lexuar se gjatë Luftës së Parë Botërore një gjeneral austriak mori porosi nga shtabi i përgjithshëm që të mos sulmonte një qytet armik, të cilin e kishte rrethuar, mbasi sulmi do t’i kushtonte shtrenjtë ushtrive perandorake. Por gjenerali i talentuar, i bindur se e kishte fitoren në pëllëmbë të dorës, madje me humbje minimale, e sulmoi qytetin pa pyetur shtabin e vet. Edhe pse e fitoi betejën, perandori austro-hungarez i entuziazmuar për fitoren që korri, por i revoltuar për shkeljen e urdhrit të shtabit, e thirri gjeneralin në Vjenë. Kur perandori në prani të shtabit e priti gjeneralin në zyrën e vet, mbante në dorë dy dekrete. Me të parin ai e dekoroi gjeneralin për fitoren e arritur, me të dytin e shkarkoi nga detyra dhe e dërgoi në pension. Kjo do të thotë që në çdo rrethanë meritat nuk duhen mohuar.

Nuk ngurroj të pohoj se ata të cilët kërkojnë që emri i Enver Hoxhës duhet fshirë nga memoria historike, janë infektuar nga mentaliteti i vetë Enver Hoxhës. Nuk ka përse të kemi frikë, siç kishte Enver Hoxha nga emri i kundërshtarit, edhe kur ai ka vdekur. Enver Hoxhës i përshtatet afërsisht sentenca e filozofit të madh frëng Volter (Voltaire), se kur në zyrën e një despoti hyn dyshimi, shërbimet e kryera për atë dalin jashtë nga dritarja. Nëse jemi demokratë, nuk ka përse të revoltohemi nga emri i Enver Hoxhës, kur ai tashmë ka hyrë në histori. Nuk ka përse ta fshijmë emrin e tij, ashtu siç Enver Hoxha i fshihte nga historia emrat e kundërshtarëve të vet. Të fshish emrin e kundërshtarit do të thotë se nuk je i bindur për veprën tënde