Gashi fajëson menaxhmentin e Mujës për skandalet në UP

IbrahimGashi-rektori UPRektori i Universitetit “Hasan Prishtina” nuk ndihet fajtor për skandalin me arrestimin e zyrtarëve të fakultetit të mjekësisë.

Ibrahim Gashi thotë se drejtësia e tregon qartë se kujt duhet t’i bie përgjegjësia, meqë veprat e dyshuara nxjerrin në sipërfaqe periudhën e vitit 2009.

“Ne nuk mund të ndihemi përgjegjës për atë kohë që ne nuk kemi qenë në krye të institucionit. Ne ndihemi përgjegjës për luftimin e këtyre elementeve dhe për të marrë masa të mëtutjeshme”, theksoi Gashi si i mysafir në studion e Info Magazinës të Klan Kosovës.

“Duhet të ndahet përgjegjësia. Këtu po flitet për vitin 2009”, potencoi ai.

Për më tepër Gashi bëri me dije se Fakultetin e Mjekësisë e ka gjetur në një situatë të rëndë në momentin kur e mori përgjegjësinë për të drejtuar UHP-në.

“Ne po përballemi me pasojat e një gjendje që nuk e kemi krijuar ne. Ne këtë gjendje e kemi trashëguar, dhe bashkë po tentojmë të japim zgjidhje”, nënvizoi rektori i universitetit publik, transmeton klan kosova.

Gashi i është përgjigjur edhe kritikëve, kur kanë kërkuar që të ndëshkohen edhe profesorët, meqë asistentët dyshohet të kenë ndërmjetësuar.

“Nëse vërtetohet faji për 3 asistentët ndërmjetës, atëherë vërtetohet se ku kanë shkuar ato të holla. Atëherë mund të dihen edhe profesorët. Drejtësia e ka fjalën tani”, tha Gashi.

Por rektori tha se do të jetë në mejdan për t’i luftuar keqpërdorimet.

“Qysh në momentin e parë unë i kam shpallë luftë korrupsionit. Një gjë të tillë ne e konfirmuam edhe në këtë rast kur kërkuam përgjegjësi të drejtpërdrejtë”, përfundoi ai.

Duke komentuar gjendjen në fakultetin e mjekësisë, Gashi tha se të hënën do të caktohet ushtruesi i ri i detyrës së dekanit.

Më Shumë

Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i verifikimit dhe numërimit të votave po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe në...

Arrestohet shoferi që goditi për vdekje 78 vjeçarin në Prizren

Policia e Kosovës, ka njoftuar për një aksident me fatalitet që ka ndodhur dje në Prizren. Në raportin e PK’së, thuhet se, viktima, ishte dërguar...

Lajmet e Fundit