Kryeprokurori Hoxhaj: Prokuroria do t’i hetojë akuzat e Smajl Latifit

syle hoxha 23Kryeprokurori i rajonit të Prizrenit, Sylë Hoxhaj, nuk është në dijeni për akuzat që ish-kryetari i Rahovecit,Smajl Latifi, ka bërë në drejtim të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit për blerjen e votave në këtë qytet.

Ai thotë se nëse akuzat e Latifit kanë bazë, Prokuroria do të fillojë hetimet. ” Të them të drejtën kam qenë shumë i zënë me punë dhe nuk kam pas kohë t’i përcjell sot gazetat dhe agjencitë e lajmeve në internet. Nuk e kam lexuar një deklaratë të tillë të Latifit, prandaj nuk mund edhe të flasë për këtë çështje”, tha Hoxhaj për “PrizrenPress” .

Ish-kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe Ministrinë e Bujqësisë për blerjen e votave në Rahovec. “Ka pasur blerje të votave me anë të subvecioneve”.

“Unë do të doja që ndonjë prokuror të më intervistonte dhe t’i tregoj faktet që kam”.

Kryeprokurori Sylë Hoxhaj thotë ndërkaq se nëse Smajl Latifi, ka fakte për blerje të votave Prokuroria do të nisë menjëherë hetimet për të zbardhur rastin. “Nëse ka bazë, ne do të nisim hetimet këtu s’ka pardon”, thotë Hoxhaj. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

27 vjet nga çlirimi i Kosovës

27-vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara. Më...

17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Një rast i rëndë është shënuar të shtunën në Ulqin, ku 17-vjeçari me inicialet E.K., nga Malisheva, raportohet se humbi jetën teksa ishte duke...

Lajmet e Fundit