21.7 C
Prizren
E mërkurë, 29 Prill, 2026
Home Blog Page 8869

Shumica e pjesëtarëve të MUP-it nuk e kalojnë verifikimin e AKI-së

0

MUP-AKIMë shumë se dy orë ka zgjatur raportimi i drejtorit të AKI-së në komisionin parlamentar që mbikëqyr këtë institucion. Megjithatë Drejtor i Agjencionit të Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj është larguar si zakonisht pa u deklaruar për media.

Kryetari i Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Florin Krasniqi ka bërë të ditur se Agjencia Kosovare e Inteligjencës ka kryer verifikimin e personave që kanë pasur pozita drejtuese në MUP e që pritet të përfshihen në Policinë e Kosovës. Krasniqi ka thënë se shumica prej tyre nuk e kanë kaluar verifikimin për shkak të së kaluarës së tyre, transmeton KTV. Sipas tij, me verifikimin e prestarëve të thjesht të MUP-it, duhet të merret vet Policia e Kosovës.

Krasniqi ka bërë të ditur se një pjesë e raportit të shefit të inteligjencës kosovare, Bashkim Smakaj ka pasur të bëjë me përfshirjen e kosovarëve në luftën e Sirisë. Për këtë rast Krasniqi ka thënë se AKI-ja është duke monitoruar aktivitetin e të gjithë personave që kanë qenë apo që janë të përfshirë në këtë luftë.

Partitë: Herët të flitet për pretendimet e ish-kryetarëve komunal

0

KuvendiKosoves5-27Partitë politike ende nuk kanë përgjigje karshi pretendimeve të disa ish-kryetarëve të komunave për deputet në Kuvendin e Kosovës, e të cilët nuk u rikonfirmuan në pozitat e tyre në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerand Stavilevci, theksoi për Telegrafin se ende është herët të thuhet se a do të jenë ish-kryetarët e komunave nga radhët e PDK-së, të cilët e kanë humbur garën për të parin e komunës, në listat e kandidatëve për deputet të PDK-së në zgjedhjet nacionale.

“Ende jemi herët, kjo do të diskutohet brenda partisë dhe pastaj do të vendoset për këtë gjë, po e theksoj prapë se është ende shumë herët. Sidoqoftë, ne prapë jemi partia e parë në nivel vendi, sipas rezultateve të dala nga zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, me numër dukshëm më të madh të votave se partitë tjera”, ka thënë Stavilevci për Telegrafin.

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ernest Luma, u shpreh se ende është shumë herët që të flitet se kush do të jetë në listën e kandidatëve për deputet nga AAK-ja, sepse sipas tij, sapo kanë përfunduar zgjedhjet lokale.

Ai më tej ka shtuar se dëshira e ish-kryetarëve të komunave që të jenë pjesë e listave për deputet të AAK-së në Kuvendin e Kosovës është normale, “sepse ata pavarësisht se e kanë humbur një betejë, ata mbesin figura të respektuara nëpër komunat e tyre dhe brenda partisë tonë”.

Ndryshe, Qemajl Mustafa, Shukri Buja, Isni Kilaj, Ali Berisha, Smajl Latifi, Pal Lekaj, pas humbjes së garës për kryetar komune në zgjedhjet lokale, kanë shprehur gatishmërinë të jenë pjesë e garës zgjedhore të vitit të ardhshëm për karrigen e deputetit të Kuvendit të Kosovës.

Riparohen katër kroje në Prizren

0

ceshmja shatervanNga fondi i UNESKO-s riparohen katër kroje në Prizren në mesin e tyre edhe “Fontana” në Shatërvan. Investimet sipas zyrtarëve të Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore kapin shumën 10 mijë euro. Kroi në ”Shatërvan” sikurse edhe të tjerët përreth kanë pësuar dëmtime të madha nga faktori kohë.

”Fontana” në mes të ”Shatërvanit” të bukur ka marrë një pamje të re. Kjo fontanë ujin e së cilës e pijnë pothuajse të gjithë vizitorët ka ndryshuar edhe pamjen e sheshit të qytetit që është shëtitorja më e frekuentuar. Drejtori i IMMK, Hasan Hoti thotë se intervenimet janë bërë falë fondit të UNESCO-s prej dhjetë mijë eurosh. E përveç kroit në ‘Shatërvan’ intervenime janë bërë edhe në tre sosh tregon Hoti.

Hoti thekson se krojet janë dëmtuar nga faktori kohë, por në disa raste edhe dora e njeriut Ai thotë se për 60 vite kroi i ‘Shatërvanit’ që edhe e quan si simbol të Prizrenit nuk është prekur nga dora e njeriut për intervenime edhe pse ka qenë e nevojshme pasi që ka qenë me gypa prej asbesti të dëmshëm për shëndetin e njeriut,transmeton rtk

Instituti për MMK në Prizren, thotë drejtori Hoti është i përkushtuar që ta ruaj të kaluarën historike të qytetit, ndërsa intervenimet sipas tij janë bërë në përputhje me ligjin për qendrën historike të Prizrenit.

“Çelësi i humbur“ i Podrimjes synon paqen me Serbinë

0

AliPodrimja-shkrimtarNë Beograd është promovuar sot vepra me poezi të zgjedhura e poetit të njohur shqiptar Ali Podrimja, e përkthyer në gjuhën malazeze. Kjo ngjarje nga të pranishmit është vlerësuar si moment i rëndësishëm reflektimi për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit e Prishtinës.

“Çelësi i humbur” i Ali Podrimjes, ka tentuar të hap një rrugë të re bashkëpunimi në mes të letërsisë nga Kosova dhe Serbia. Vepra me poezi të zgjedhura e autorit të mirënjohur nga Kosova, botim në gjuhën malazeze, është promovuar në Beograd nga Organizata e Malazezëve të Kosovës.

Kryeqyteti serb është zgjedhur për organizimin e kësaj ngjarjeje me qëllim të mbështetjes së procesit të normalizimit të marrëdhënieve midis Beogradit e Prishtinës, kurse donator të promovimit janë Fondacioni për Shoqëri të hapur i Kosovës dhe Ministria e Kulturës e Kosovës.

Shkrimtarë, politikanë dhe zyrtarë kanë thënë se Podrimja, ishte i njohur në ish-Jugosllavi dhe se me kulturë ka nisur lufta dhe me atë duhet të vijë paqja.

Gjatë këtij promovimi shkrimtari, Filip David ka vlerësuar se dallimet që ekzistojnë mes dy popujve duhet të tejkalohen përmes bashkëpunimit ndërkulturor.

“Nëse me kulturën kanë nisur përçarjet në këto hapësira, dua të besoj se me të duhet të ndryshojë situata dhe Ali Podrimja është një emër i mirë për të filluar” ka thënë ai, transmeton Kultplus.

Ndërkohë zyrtari për ndërlidhje i Kosovës në Beograd Valdet Sadiku ka deklaruar se ndihet i lumtur për faktin që promovimi i kësaj vepre po bëhet në Beograd. Ai ka thënë se e ka të vështirë të flas për kolosin e poezisë shqipe pasi sipas tij vepra e tij flet vetë.

“Ai e ka ndarë fatin me popullin e tij si ne kohë të mira ashtu edhe në kohë që nuk kanë qenë edhe aq të mira. Promovimi i kësaj vepre jam i sigurt se do të ndikojë në tejkalimin e disa barrierave dhe thyerjen e paragjykimeve që ende ekzistojnë mes popujve të këtij rajoni” ka thënë Sadiku.

Kryetari i PEN Qendrës së Kosovës, Basri Çapriqi, ka vlerësuar se Podrimja ka qenë ndër shkrimtarët e Kosovës që ka luftuar me pendën e tij.

“Në luftërat e fundit ka pasur shumë shkrimtarë që kanë marrë pjesë në të ende pa filluar mirë të shtihet me pushkë. Libri me poezi i Podrimjes është nga librat e rrallë të përkthyer në dekadat e fundit në gjuhën që dikur quhej serbo-kroatisht”, ka thënë Çapriqi .

Organizator i promovimit është kryetari i Shoqatës së malazezëve të Kosovës, Sllobodan Vujiçiq njëherësh edhe botues i librit i cili u promovua para një muaji edhe në Prishtinë.

UÇK, verifikimi nis me Karadakun dhe Shalën

0

UÇK-komisioniKomisioni për Verifikimin e Veteranëve dhe Pjesëmarrësve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i drejtuar nga kryetari Agim Çeku, në takimin e sotëm ka marrë vendim për fillimin e verifikimit të aplikacioneve të statusit të veteranëve, dëshmorëve dhe invalidëve të luftës së UÇK-së.

Në takim është vendosur të fillojë verifikimi në Zonën e Karadakut dhe të Zonës së Shalës, për të vazhduar edhe në zonat tjera.

Po ashtu komisioni është në pritje të amandamentimit të Ligjit Për Statusin dhe të Drejtat e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve, Pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës, Viktimave Civile dhe Familjeve të tyre, me qëllim të kategorizimit të veteranëve dhe pjesëtarëve të luftës së UÇK-së.

2.5 milion euro për Ujësjellësin e Hidroregjionit të Prizrenit

0

baraliu ujsjllesMinistria e Financave në bashkëpunim më qeverinë e gjermane dhe më Bankën Gjermane KFW, kanë nënshkruar marrëveshjen për financimin e projektit të Ujësjellësit Hidroregjinoni në Prizren, në vlerë prej 2.5 milion euro.

Ky projekt është bërë me qëllim të përmisimit të furnizimit me ujë, si dhe investimin në efiçiencën energjetike. Ministri i Financave Besim Beqaj, tha se ky projekt është në favor të qytetarëve, sepse kosto e furnizimit me ujë do të jetë më i ulët. Beqaj është shprehur se Qeveria gjermane dhe KFW-ja janë donatori më i fuqishëm që nga paslufta në Republikën e Kosovës.

Qeveria gjermane dhe KFW-ja janë prezent dhe janë donatori më i fuqishëm, më i madh, që nga pas lufta në Republikën e Kosovës. Sigurisht që nga pas lufta deri më tani, kanë bërë shumë projekte të cilat janë të rëndësisë së veçantë, qoftë në fushën e ujësjellësve apo edhe në fushat e tjera, të cilat në fushën e energjisë edhe të efiçiencës së energjisë, kanë pas një angazhim të jashtëzakonshëm. Ne e kemi një mirëkuptim dhe një falënderim të madh për qeverinë e Gjermanisë dhe të KFW për angazhimin e saj që ka bërë gjatë këtyre viteve, e cila beson në institucionet e Republikës së Kosovës dhe të ardhmen e Republikës së Kosovës, tha Beqaj.
Drejtori i Bankës Gjermane KFW, tha se po thellohet bashkëpunimi duke e vlerësuar këtë marrëveshje si hap të ri në synimet e përbashkëta.

Bashkëpunimi në zhvillim ka marr përmasa të reja dhe me kohë janë zhvilluar hapa të ri drejt synimeve të përbashkëta. Deri sa në fillim bashkëpunimi ishte i përqendruar në përmisimit e ofrimit të ujit, tash jemi të përqendruar në rritjen efiçiencës së energjisë. Ndjekja e qëllimit të përmisimit të efiçiencës energjetike është gjithashtu një gurthemel drejt përmbushjes së pikësynimeve të integrimit në Bashkimin Evropian. Duke qenë së KFW është gjithashtu e njohur si Bankë që ofron kredi afatgjata, ne jemi të gatshëm gjithashtu që t’i ofrojmë qasje Kosovës edhe në këtë aspekt, tha drejtori i Bankës Gjermane për Zhvillim për Kosovë, Maqedoni, Shqipëri dhe Mal të Zi, Joerg Meilicke.

Sipas gjetjeve të Projektit, sasia e ujit në Prizren, është e mjaftueshme për 25 vitet e ardhshme. Ndërsa sipas ministrit Beqaj, janë bërë të gjitha përgatitjet për të filluar implementimi i projektit, si dhe shumë shpejtë do të këtë edhe projekte të reja që janë diskutuar ndërmjet dy qeverive, asaj të Gjermanisë dhe Kosovës.

Asociacioni i komunave, “Kali i Trojës” për Kosovën

0

Grupi për Studime Juridike dhe PolitikeAsociacioni i Komunave Serbe mund të shndërrohet në një “Kali të Trojës” për Kosovën, pasi që do e rrezikoj sovranitetin e Kosovës. Kështu u tha në një tryezë të Organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, ku u diskutua për komunat serbe në Kosovë dhe reflektimin e tyre në sovranitetin e Kosovës pas zgjedhjeve lokale.

Ambasadori i Mbretërisë së Holandës, Robert Bosch tha se duhet të eliminohen dykuptimësitë e mundshme në Marrëveshjen e 19 prillit sepse nga këto dykuptimësi mund të ketë pasoja për vendin, transmeton KTV. Sipas tij, nëse çështjet nuk sqarohen si duhet, atëherë do të ketë dykuptimësi.

Ndërsa, në këtë tryezë është prezantuar edhe analiza e kryeredaktorit të “Kohës Ditore”, Agron Bajrami, me titull “Bashkësia e Komunave Serbe: Nga një mjet për integrim, drejt një dështimi në krijim”. Bajrami ka thënë se jo rastësisht lista “Srpska’, emërtohet kësisoj, duke aluduar në republikën Srpska të Bosnjës.

Analisti, Belul Beqaj ka thënë se Lista “Serbia” është listë që do t’i shërbej Serbisë në Kosovë. “Asociacioni i Komunave Serbe do të jetë një entitet i Serbisë në territorin e Kosovës e që do të sjellë më shumë probleme se sa që sjellë papunësia dhe varfëria” ka paralajmëruar Beqaj.

Arrin në Prishtinë filmi dokumentar “Fati nuk më la të shkoj”

0

wwwKinemaja ABC, fton të gjithë të interesuarit në shfaqjen e premierës së filmit dokumentar “Fati nuk më la të shkoj” (“Fate Did Not Let Me Go”) të regjisorit dhe producentit të njohur Kroat, Jakov Sedlar.

Ky film dokumentar ilustron historinë e një letre të një nëne hebreje, Valli Ollendorff, shkruar djalit të saj, Ulrich, vetëm pak ditë para se ajo të dërgohej në një kamp përqendrimi në vitin 1942.

Rrëfyer nga fituesi i “Emmy Award” Martin Sheen dhe i nominuari për çmimin Oskar Liv Ullmann, ky film dokumentar është fitues i një numër çmimesh, është shfaqur në disa festivale ndërkombëtare të filmit, si dhe është dhënë premierë në New York, Los Angeles, Dubrovnik, Tokio, Melbourne, Paris dhe tani në Prishtinë.

Regjisori Kroat do të jetë prezent në Prishtinë dhe do të shoqërohet nga nipi i Valli Ollendorff, Stephen Ollendorff, i cili është edhe themelues dhe drejtor i Qendrës Ollendorff për Mirëkuptim Fetar dhe Njerëzor (Ollendorff Center for Religious and Human Understanding) në Shtetet e Bashkuara.

Ky film dokumentar shfaqet në kuadër të iniciativës “Interfaith Kosovo” të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Këshillin Britanik në Kosovë.

Ja pse humbi LDK-ja në Prizren

0

Ridvan Hoxha LDKShkruan: Ridvan Hoxha

Sinjalet  e para paralajmëruese kanë ardhur që nga Kuvendi VII i LDK-së, Kuvend i cili solli funsksionimin e dy kryesive paralele në Degën e LDk-së në Prizren, njera zyrtare e tjetra nën ombrelen e grupit të këshilltarëve të cilët bënin politike në vete, e cila ishte servile ndaj pushtetit-qeverisë Muja, sepse në shumë raste grupi i këshilltarëve të LDK-së votoi vendime të dyshimta. Kryesia asnjëherë nuk është mbledhur për ta shqyrtuar këtë gjendje duke ia lënë hapur shtegun grupit të këshiltarëve që ta bëjë vete politikën e dyfishtë pa asnjë oipozitarizëm përbrenda.
-Në qershor të 2013 publikisht kam paraljamerur Degën e LDK-së se me mënyrën e sjelljes do t’ ia “fal “ edhe një mandat qeverisë aktuale. Duke i njohur rrethanat në LDK në Prizren ishte e çartë se “një shkendijë e vogel përqarëse ose pakënaqësie, do t’i kushton qytetarëve prizrenas me vazhdimin e qeverisjes se keqe ne Prizren…!”. Tërhoqa vërjetjen se Prizreni  nuk fitohet me filozofi shterpe-boshe pa program të qartë qeverisës vetëm me një fletë të bardhë dhe dy nënshkrime…!

1.-Mosaktivizimi në kohë i mekanizmave partiak rreth pregatitjeve për Zgjedhje Lokale në bazë të parimeve të KP të LDK të muajit prill 2013, moskomunikimi me nëndegë, aktivistë,veprimtarë e qytetarë rreth disponimit për caktimin e kandidatit më të preferuar apo të përshtatshëm për Kryetar Komune nga LDK si u veprua në shumë degë të tjera si në Gjilan, Ferizaj, Pejë,Therandë, Lipjani etj. Në kandiddimin pa miratimin e anëtarësisë të kandidatit të Prizrenit menjëherë nisën reagimet e para që ishin mjaft domethënëse ne fund pasuan pasojat…!

2.Mospajtimet dhe paknaqësitë e Degës së LDK-së Zhur dhe të 22 nëndegëve rreth mënyrës së përzgjedhjes së kandidatit ishin reagim i hapur kundër që reflektuan .

3.Mospajtimet u shtuan nga përfaqësimi jo adekuat regjional i kandidatëve për keshilltar ku ofër 60 % e territorit ka qenë e mbuluar me 10 kandidatë ndërsa 40% me 35 kandidatë.

4. Organizimi i dobët i parafushatës dhe fushatës zgjedhore,mosdenocimi publik i qeverisjes së keqe, abuzive e korruptive në Prizren.

5.Figura e harxhuar politike e kandidatit për Kryetar nga LDK, z. Eqrem Kryeziu, liderit shumëvjeqarë (që prej themelimit të LDK-se) në Prizren , që do të thote se qytetari prizrenas ka qenë për ndryshime – freskime kuadrosh.

6. Injorimi i mediave dhe moskomunikimi me qytetarë, grupe interesi dhe shoqëri civile,

9. Një nga arsyet kryesore siq e përmenda edhe në fillim pse LDK i humbi zgjedhjet në Prizren, ishte mungesa e komunikimit me qytetarin edhe përmes medias për të ia komunikuar programin (premtimet) qytetarëve të Prizrenit, të cilët e kërkonin ndryshimi. Por tashmë të gjithë e dinë se  LDK në Prizren nuk iu ofroi  program qeverisjeje në Prizren, dhe as premtim për ndaljen e degradimit të qytetit duke ofruar alternativë. Qytetarët kërkonin program konkret në shumë fusha të jetës tyë cilat në Prizren janë degraduar në masë kritike.
Përfundim-masat për dalje nga situata :

1.-Pas një udhëheqjeje 23 vjeqare të degës së LDK-së/pa u harru-nënvlerësu e vlerësu kontributi shumevjëqar në LDK dhe në udheheqjen shumë të suksesshme të Komunës së Prizrenit për tetë vite 2000-2007/,por duke i marr parasyshe se fundi këto rezultate jo te mira ne zgjedhjet e fundit, besoj se është koha tani që prof. Eqrem Kryeziu / pas katër humbjeve radhazi në zgjedhje lokale 2007, 2009, 2010 /parlamentare/, 2013 – si lider partiak dhe dy here si kandidat për kryetar të Prizrenit të mendoj për një potez të menqur politik, tërhqejen  nga Kryetari i LDK-se ne Prizren.

2.-LDK nuk mund të mbetet peng i klaneve të servilëve dhe të paaftëve për të udhehequr beteja politike për të marrë- rikthyer pushtetin . LDK ka elektoratin e vetë të fuqishem. Në vitin 2014 LDK-në në Prizren e pret një vit i nxehtë politik me dy pal zgjedhje, mund të ndodhe edhe me zgjedhje për kryetar nëse drejtësia nderkombetare vepron drejtë në bazë te akuzave te bazuara e bindese..…!,andaj me disa ndyshime e freskime-kooptime të figurave të njohura politike, por edhe forcave të reja qe janë në disponim për LDK do të bëhet një hap i madhë në kendelljen e fuqishme të LDK-së dega në Prizren.

Për fund, sllogani disa vjeqar i Eqës që nuk ka qene publik e tani e ka bërë permes intervistës dhënë gazetës“Bota Sot” se  “është koha të pensionohem por kjo varet prej vullnetit të tjerëve në LDK….” është tipik jo real, e me pasoja për LDK-në. Vullneti politik i qytetareve prizrenas u pa definitivisht në zgjedhjet e fundit/ 2013, andaj nje sugjerim kolegial i imi si nje bashkepuntor disa vjeqar dhe në bazë të disponimit është tërheqja  pa zhurmë e me qetësi qe  jep mundesi reale per ndryshime-freskime të qeta, në të kundërtën ekziston rreziku te paraqiten pakënaqësi publike që do të jetë situatë e re me pasoja për LDK-në Prizren. Atëherë , Eqrem Kryeziu nuk do ta mbaj më rolin apo epitetin e udhëheqësit-liderit por të një sundimtari.

(Autori është zyrtar i LDK-se Prizren)

Kuçi: PDK-ja ia solli fitoren Asllanajt në Suharekë

0

Blerim KuciBlerim Kuçi për herë të parë ka komentuar humbjen e AAK-së në Suharekë. Ai thotë se përcaktues i fitores së  Sali Asllanajt të LDK-së në këtë qytet, ka qenë PDK-ja.  “ Në Suharekë  vendos partia e tretë për fituesin”,  thotë Kuçi për “PrizrenPress”. AAK-ja nuk ka pritur  se do të humbë në Suharekë.”Nuk kemi pritur se do të humbim edhe pse ishte krijuar një klimë e tillë”.

Kryetari në largim i Suharekës, Blerim Kuçi thotë se gjatë mandatit të tij është bërë një punë e madhe në këtë qytet . Sipas tij, janë realizuar shumë projekte,  të cilat ia kanë përmisuar jetën  qytetarëve.

“Kemi bërë shumë punë. Kemi investuar dhe realizuar të gjitha premtimet që i kemi dhënë”.

Kryetari i ardhshëm i Suharekës, Sali Asllanaj,ditë me parë  ka vlerësuar se gjendja në Komunën e Suharekës është shumë e keqe.

“Qeveria e AAK-së na ka lënë shumë borxhe ,sidomos ndaj biznesve”. Ai tregon se para këtër vitesh kur ia ka dorëzuar detyrën nuk i ka lënë asnjë borxh “Qeverisë së Kuçit”. Ne asnjë borxh nuk ua kemi lënë para 4 viteve. Asnjë problem me stafin nuk e kemi lënë”.

Kryetari në largim i Suharekës, Blerim Kuçi, ndërkaq  nuk pajtohet me këtë konstatim të Asllanajt. Ai thotë se Asllanaj nuk mund të dijë gjendjen në komunë ende pa e marrë detyrën e kryetarit. “ Ai ende nuk e ka marrë detyrën dhe nuk mund ta dijë se cila është gjendja. Ai ka filluar të ankohet ende pa e marrë detyrën. Investimet që i  kemi realizuar,  Asllanaj nuk do të ketë mundësi as me i pa ëndërr, e lërë më zhgëndërr”./PrizrenPress.com/