21.1 C
Prizren
E mërkurë, 29 Prill, 2026
Home Blog Page 8868

Vulinit i ndalohet hyrja në Kosovë

0

Aleksandar VulinMinistrit pa portofol në qeverinë e Serbisë, i ngarkuar me Kosovën Aleksandër Vulinit sërish i është ndaluar hyrja në Kosovë.

Ai kishte planifikuar që sot të jetë prapë në Kosovë. Por ai nuk do të mund të shoh vendet ku kishte planifikuar, sepse qeveria e Kosovës nuk i ka dhënë leje hyrje, është njoftuar nga kabineti i Vulinit.

Kjo është hera e dytë që Vulinit nuk i lejohet të hyjë në Kosovë brenda kësaj jave

Jahjaga: Do të angazhohem në luftën kundër krimit të organizuar

0

Atifete jahjaga
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, deklaroi në raportimin e saj vjetorë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës se do të angazhohet fuqishëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionin, dhe në çrrënjosjen e të gjitha dukurive negative.
POSTUAR 11:07 / 12.12.2013
Presidentja në raportimin e saj ka deklaruar se Kosova vazhdon të punojë shumë për integrimin në Bashkimin Evropian. “Si synim kemi anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, njëherit në BE, NATO, dhe të gjitha mekanizmave të tjerë ndërkombëtarë, pasi që kjo është e ardhmja jonë. Integrimi në BE është i mundur dhe do të arrihet”, tha Jahjaga.

Duke folur për procesin e liberalizimit të vizave, Jahjaga tha se ka edhe shumë sfida që mbesin për tu zbatuar. Si lufta kundër krimit të organizuar dhe zbatimi dhe sundimi i rendit dhe ligjit.

Përfundimin me sukses të zgjedhjeve dhe integrimin e serbeve në Kosovë, Jahjaga e vlerësoi si rrugë drejt integrimit evropian. Më tutje, ajo tha se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë duhet të bëhet me një marrëveshje të paqes mes dy vendeve.

“Ta shohim marrëveshjen si një mënyrë për të ecur përpara, duke hapur një dritare të re. Zbatimi i marrëveshjes duhet të bëhet, kapitull për kapitull dhe hap pas hapi. Duam sukses të marrëveshjes, pasi që nënkupton sukses për të gjithë rajonin. Marrëveshja, kërkojmë që të shërbejë si kushtëzim evropian për Serbinë. Kemi përgjegjësi ta ndërtojmë të ardhmen e vendit tonë, duke mundësuar integrimin e gjithë qytetarëve pa dallim. Çdo gjë që garantohet me kuyshtutë do të zbatohet”, ka theksuar presidentja.

Në fjalimin saj Jahjaga përmendi edhe për ekstremizmin në Kosovë, cili nuk duhet të zë vend. Presidentja u zotua për zhvillim ekonomik dhe bëri thirrje për rezultate të prekshme ndaj luftës kundër krimit dhe korrupcionit.

Ndërkaq sa i përket ikjes së shumë të rinjëve jashtë Kosovës ajo tha : ”Nuk duam të shohim se si të rinjtë tanë po ikin nga Kosova, një qytetarë më shumë do të doja të qëndrojë në vend, për ta ndihmuar Kosovën të shkojë përpara. Qindra investime të mëdha e të vogla e atyre të huaja, janë varur dhe varen nga mundësia dhe vullneti. E ardhmja është në duart tona, që rrënjësisht ta transformojmë Kosovën”, tha Jahjaga.

Ne duhet ta ruajmë karakterin laik të shtetit tonë. Nuk kërkojmë të ndryshojë bindja e fesë ndaj askujt. ”Kosova nuk ka qenë asnjëherë vatër e krizave fetare. Ne jemi shtet edhe i muslimanëve edhe i katolikëve edhe i gjithë besimeve të tjera, si dhe e jo besimtarëve, jemi shtet qytatar”, deklaroi Jahjaga.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga sot do të dalë para deputetëve të Kuvendit për të raportuar për punën e saj vjetore. Kurse, pas fjalimi, Kuvendi vazhdon seancën e rregullit.

Kryesia e Kuvendit ka aprovuar kërkesën e Jahjagës. Këtë e ka bërë të ditur shefja e grupit parlamentar të AKR-së, Myzejene Selmani, e cila ka thënë se raportimi i presidentes është i rregulluar me kushtetutën e vendit, ndërsa ka shtuar se të gjithë e dinë për punën e presidencës.

Ajo ka njoftuar se pas raportimit të Jahjagës, do të vazhdojë seanca që do të jetë vazhdimi i asaj të javës së kaluar.

Kurse, pas këtij fjalimi, Kuvendi vazhdon seancën e rregullit, ku është paraparë të votohet raporti të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2012 dhe emërimin e kryetarit dhe i anëtarëve të Organit Shqyrtues të Prokurimit.

Po ashtu, sot në Kuvend është paraparë të shqyrtohet projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre në Republikën e Kosovës, shqyrtimin projektligjit për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës./Kosovapress/

 

Nxënësi nga Kosova që aspiron të bëhet CEO i Google-it

0

Veton krasniqiVeton Krasniqi ishte vetëm 5 vjeç kur ai dhe familja e tij u detyruan të largohen nga Kosova në fund të viteve 90, në një kohë kur konflikti etnik aty kishte përfshirë gjithë rajonin.

Vetëm një ditë pas ikjes, për shkak të etnisë dhe besimit të familjes Krasniqi, shtëpia e tyre jashtë Prishtinës u bombardua dhe u dogj nga forcat militare serbe, nën komandën e Slobodan Millosheviç-it.

Krasniqi, dy vëllezërit e tij më të vegjël, prindërit dhe gjyshërit iu bashkuan radhëve të mijëra refugjatëve të tjerë që gjithashtu po largoheshin për t’i shpëtuar konfliktit. Ata i kishin detyruar me forcë të braktisnin qytetin e tyre dhe jetën që kishin pasur deri atëherë.

Ishte fillimi i një udhëtimi të gjatë që e solli Vetonin në Amerikë udhëtim që gjithashtu luajti një rol të madh në formimin e tij si njeriu që njohim sot.

Ai i shfrytëzoi deri në fund mundësitë që iu dhanë, shkruan Illyria. Sot, Vetoni 20 vjeçar do të marrë diplomën dyvjeçare pranë kolegjit Pasco-Hernando Community College (PHCC) – dhe është i pari në familjen e tij që diplomohet në një kolegj amerikan. Ai është zgjedhur gjithashtu si studenti që do të flasë në ceremoninë e hapjes në West Campus, të PHCC-së në New Port Richey.

Por ëndrrat e Krasniqit nuk mbarojnë aty.

Semestrin e ardhshëm ai do të ndjekë Universitetin e South Florida-s, ku do të studiojë për të marrë diplomën. Ai ka në plan të specializohet në administrim biznes si dhe të ndjekë kurse plotësuese në shkenca kompjuterike dhe psikologji.

Synimi i tij përfundimtar është të bëhet CEO i Google-it.

Krasniqi mbërriti në Tampa, Florida në vitin 1999 kur doktorët e zonës e bënë të mundur lëvizjen aty. Në atë kohë askush në familjen e tij nuk fliste anglisht.

“Më dukej vetja si në një planet tjetër,” thotë ai.

Krasniqi dhe familja e tij jetuan në Tampa për gati një vit përpara se të zhvendoseshin në Spring Hills për dy vjet. Më pas ata shkuan në Grandville, Mich., pasi dëgjuan se aty kishte shumë kosovarë, vend ku jetuan për 8 vjet.

“Prindërit kishin frikë se mund të humbisnim lidhjet me kulturën tonë,” tregon ai.

Familja u kthye 5 vjet më parë pasi jetoi për një kohë të shkurtër në Europë. Vetoni ndoqi për pak kohë shkollën e mesme, Anclote High School në Holiday përpara së të kryente studimet e shkollës së mesme në Central High në Brooksville.

Në shtator të 2011 ai erdhi në PHCC, ku u përfshi menjëherë në aktivitetet shkollore. Atij iu caktua administrimi i fondeve të shoqatës drejtuese studentore të kampusit të Spring Hill-it dhe degës së shoqatës së biznezit Phi Beta Lambda të kampusit, ku u bë dhe zëvendës president e më pas president.

“Koha që kalova aty më ka bërë me të vërtetë më të pjekur,” thotë ai. “Më ka bërë më të aftë për t’u dhënë drejtim çështjeve me shpejtësi.”

Ai shtoi se i ka pëlqyer shumë koha kur ishte në qeverinë studentore dhe kontrolli që kishin në dorë studentët. Ai thotë se [falë kësaj përvoje] ka fituar aftësi të reja si drejtues.

Krasniqi shpreh mirënjohjen e tij për arsimimin si dhe mundësinë që iu dha për të ardhur në Amerikë.

“Po të mos ishte për Amerikën, do të ishim të vdekur sot,” thotë ai. “Kjo nuk është një përshtypje, por një fakt.”

Nëna e tij, Kimete “Kim” Krasniqi, tha se është tepër krenare për djalin e madh dhe arsimimin që ka marrë. Ajo shtoi se ai ka studiuar vetë pa ndihmën e askujt.

“Kemi besim tek ai,” thotë nëna e tij. “Çfarëdo që vendosë, ai e bën”.

Këshilli i Evropës pret epilogun e takimit Thaçi – Daçiq

0

Bashkimi evropianPo qe se Marrëveshja e Brukselit zbatohet në tërësi, presim që Këshilli i Evropës në samtin e 20 dhjetorit të japë sinjalin startues për fillimin formal të negociatave për anëtarësim të Serbisë në BE, që do të thotë se konferenca e parë ndërqeveritare nuk do të mbahet në atë ditë por në fillim të vitit 2014, kanë thënë për gazetën Danas anëtarët e Bundestagut Peter Bayer dhe Mariluise Beck gjatë qëndrimit në Beograd.

„Vendimi i Këshillit të Evropës varet shumë nga epilogu i takimit të kryeministrave Daçiq e Thaçi të premten (nesër) në Bruksel. Nëse arrihet marrëveshja për çështjet e hapura, përkatësisht për jurisprudencë, Marrëveshja e Brukselit do të zbatohet në tërësi, që është parakusht për caktimin e datës së konferencës së parë ndërqeveritare të BE-së dhe Serbisë. Marrë para sysh sinjalet pozitive ardhur nga të dy palët, kam arsye të jemi optimistë”, ka deklaruar Peter Bayer, deputet i CDU –së i lider i të cilit është Angela Merkel.

Gjatë qëndrimit në Beograd deputetët gjermanë, janë takuar me nënkryetarin e Qeverisë serbe Aleksandar Vuçiq dhe me të kanë biseduar kryesisht për çështjen e Kosovës.

„Ua kemi bërë me dije bashkëbiseduesve se marrëveshja për kompetencat e Asociacionit serb të komunave dhe nënshkrimi i Marrëveshjes obligative juridike ndërmjet Serbisë e Kosovës nuk është kush për fillimin e negociatave të Serbisë me BE-në. Kjo marrëveshje duhet të jetë e ngjashme me marrëveshjen gjermano – gjermane dhe është e nevojshme që Serbia atë ta nënshkruajë me Kosovën para se të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian”, ka thënë Peter Bayer.

Mariluise Beck ka sqaruar se “insistimi për zgjidhjen e çështjes së Kosovës kushtëzohet nga përvoja e keqe që kemi me Qipron. Ne në fund duam që Serbia e Kosova të bëhen pjesë e BE-së, e jo ato të zihen rreth sovranitetit”, ka shtuar ajo.

Petro Marko “shkel” tokën kosovare

0

Petro MarkuMbase të gjithë e kanë lexuar, ose të paktën kanë dëgjuar për librin me titull “Hasta la Vista”. Lufta civile në Spanjë, të rinjtë shqiptarë që u shkuan në ndihmë dhe dashuria e Anitës spanjolle dhe Gorit shqiptar, ka bërë këtë vepër ndër më të pëlqyerat në letërsinë shqipe. Njëqind vjet kanë kaluar që nga lindja a autorit të saj, Petro Markos, njërit nga shkrimtarët që pësuan keq nga sistemi diktatorial.

Në nderim të këtij përvjetori në Prishtinë është hapur ekspozita, ku janë ekspozuar librat e shkrimtarit të ndjerë. Ekspozita “100 vjet Petro Marko” është hapur në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës në ditën kur ka filluar punimet e konferenca “Bibliotekat Kombëtare – Kujtesa Kombëtare – Koleksionet Kombëtare”, ku po marrin pjesë përfaqësues të dy bibliotekave kombëtare, bibliotekës së Prishtinës dhe bibliotekës së Tiranës.

Drejtor i Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, Aurel Plasari, ka thënë se kjo konferencë duhet të shërbejë si shembull dhe si model i ruajtjes dhe trajtesës kombëtare në bibliotekat tona.

“Tema që ne kemi zgjedhur për këtë konferencë, përkon me njëqind vjetorin e lindjes së shkrimtarit dhe njeriut të shquar të kulturës e të politikës shqiptare Petro Marko, shkrimtar të cilit iu censuruan romanet, iu ndalua një sërë realizimesh e krijimesh”, ka thënë Plasari, duke shtuar se ekspozita tregon edhe trajtimin që i është bërë këtij veprimtari në periudhën e komunizmit.

“Në rastin e Markos kemi të bëjmë me shkrimtarin më të cunguar të shekullit njëzet, të cilit iu censurua romani i parë “Hasta La Vista”, dhe shumë vepra të tjera. Petro Markos nuk iu botuan asnjëherë veprat në Shqipëri, ndërkohë që ju në Kosovë i keni botuar. Në shkrimet e tij, ai ka shkruar se nuk i është lejuar të vijë asnjëherë në Kosovë dhe tashmë ka ardhur këtu me veprat e tij”, ka thënë ai.

Të pranishmit thanë se kjo konferencë do të hapë udhë në problemet që tërheqin vëmendjen e njohësve të fushës së bibliotekonomisë, duke krijuar mundësi për hartimin e një strategjie të politikave të përbashkëta, për ruajtjen dhe zhvillimin e koleksioneve që janë pjesë e trashëgimisë kulturore dhe e kujtesës kombëtare.

Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, Ramize Bajraktari, ka vlerësuar se kjo konferencë është një reflektim i përbashkët, që është themeluar për të hartuar strategji kombëtare me plane të përbashkëta për zhvillimin e bibliotekave.

“Në këtë konferencë udhëheqës e specialistë të bibliotekave tona, kanë dhënë kontributin e tyre përmes referimeve, kumtimeve e diskutimeve, që është rezultat i një pune serioze dhe i një përkushtimi, për arsye të ruajtjes së trashëgimisë kulturore të dokumentuar”, ka thënë Bajraktari.

Ajo ka shtuar se bibliotekat e dy shteteve do të jenë institucione kryesore shtetërore, që do t’ju prijnë proceseve të digjitalizimit dhe afirmimin e vlerave tona kombëtare, për të ndërtuar një urë ndërlidhëse ndërmjet së shkuarës, të tashmes dhe së ardhmes së frymës kombëtare.

Në ditën e djeshme të konferencës i pranishëm ishte edhe zëvendësministri i kulturës, Ajdin Abazi. Ndërkaq, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, ka vlerësuar fillimin e kësaj konference si shumë të nevojshme për ne si komb: “Misioni që kanë marrë përsipër bibliotekat tona është një mision fisnik dhe nevojë imediate e kohës që jetojmë”, u shpreh me këtë rast Lauka.

Konferenca është themeluar në shtator të vitit 2006. Përfundimet e kësaj konference në vite janë botuar vëllime të veçanta në të cilat janë përmbledhur faktet e konferencës. Punimet e saj vazhdojnë edhe sot./Zeri/

Ambasada kryesore, pa staf

0

flamuri i kosovesRepublika e Kosovës që disa muaj e ka lënë të vetëm ambasadorin e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Akan Ismajli. Ambasada më e rëndësishme e Kosovës në botë, siç është cilësuar nga krerët e Kosovës në inaugurimin e saj, aktualisht nuk ka asnjë personel të stafit diplomatik, përveç ambasadorit. Aktualisht Kosova më shumë ka diplomatë në Çeki e Maqedoni sesa në shtetin më me interes për Kosovën, shkruan Tribuna.

Zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës, që muajve të fundit kanë qëndruar në SHBA, kanë mbetur të habitur kur kanë mësuar që Ambasada e Kosovës në Uashington ka mbetur pa staf diplomatik.

“Ishim delegacion i lartë dhe kishim shumë takime me rëndësi. Ka ndodhur që në të njëjtën kohë disa zyrtarë nga Kosova të kishim dy takime me delegacione të ndryshme”.

“Në këtë rast, ambasadori Ismajli shkonte në njërin takim me një pjesë të delegacionit, ndërsa në takimin tjetër, ishim vetëm ne, pa përfaqësues të Ambasadës. Kjo na ka bërë të ndihemi keq në takim me miq tanë amerikanë sepse na kanë pyetur gjatë prezantimit se kë e keni nga Ambasada dhe ne është dashtë të simulojmë arsye banale”, ka thënë zyrtari i lartë i Qeverisë së Kosovës me kusht anonimiteti.

“Milja e fundit”, filmi që jep portretin intim të Mandelës

0

NelsonMandelaFilmi “Milja e fundit” kap një moment reflektimi të Nelson Mandelës, pas lirimit të tij nga burgu, duke përshkruar kështu shpresën e pritjes së një presidenti. Nga filmat e shumtë të realizuar në lidhje më jetën e Nelson Mandelës, asnjë nuk i afrohet më shumë të vërtetës së heroit që luftoi aparteidin, siç i afrohet filmi “Milja e fundit” (The Last Mile), dokumentarit që paraqet liderin e ANC në udhëtimin e tij të parë rreth Afrikës Perëndimore, pas lirimit të tij nga burgu në vitin 1990.

Kjo i dha akses regjisores Jennifer Pogrund për të kapur Mandelën edhe në aspekte personale, meqë babai i saj e kishte njohur Mandelën edhe para se ai të burgosej, duke nxjerrë kështu edhe pamje reflektuese, që nuk janë parë nga publiku.

Filmi herë- herë pasqyron humorin gati mistik të një njeriu që doli nga bugu si një ndërmjetës, filozof dhe president në pritje. Gjatë gjithë javës së udhëtimit të tyre të parë nëpërmjet Ganës, Bregut të Fildishtë dhe Senegalit, Mandela reflekton në çdo gjë nga fëmijëria e tij në shpresat e tij për dhënien fund të sundimit të bardhë në Afrikën e Jugut. Titulli i filmit pasqyron bindjen e tij, vendimi i tij ishte vetëm ky. Tre vjet pas udhëtimit, në vitin 1994, Mandela u zgjodh president.

Filmi ofron një prapaskenë me pamje interesante të Mandelës, njeriut që botërisht u bë symbol i paqes, duke folur edhe për rininë e tij, por gjithashtu flet edhe për diskutimin e tij rreth problemeve të Afrikës: trashëgimia e kolonializmit, shtetet njëpartiake, të drejtat e njeriut, çështjet ekonomike dhe shkëputjen nga sundimi i autoritar në demokraci shumëpartiake.

Gjatë këtij dokumentari Mandela flet edhe për presidentin e Bregut të Fildishtë , Felix Houphouet-Boigny, i cili kishte mbajtur pushtetin absolut për më shumë se 30 vjet dhe mbeti në një pozitë miqësore me qeverinë e bardhë të Afrikës së Jugut, derisa për këtë arsye ishte vetë në burg. Të dy janë të ulur krah për krah rehat në ulëset presidenciala kur Mandela e pyet atë: “ Dhe si jeni zoti President ?”

Një nga momentet më prekëse të filmit është një vizitë në një burg të ishullin Goree në Senegal, nga ku nga miliona njerëz janë dërguar përtej Atlantikut. Mandela është diplomati dhe një ndër figurat botëtore më të respektuara, por edhe i konsumuar.

Skena Up përmbyllet me ndarjen e çmimeve

0

skena-up-111213Filmi “Bora” i studentit Fisnik Muji, u zgjodh filmi më i mirë në konkurrencën kombëtare, në edicionin e 11-të, të Festivalit Skena Up. Ndërkohë po sonte, në ceremoninë përmbyllëse, u ndanë edhe çmimet dhe mirënjohjet për pjesëmarrësit e festivalit.

Filmi që hapi Festivalin Skena Up, ‘Pandas’ , u shpërblye sonte me një mirënjohje speciale nga juria si filmi më i mirë animacion, duke ja lënë mirënjohjen e dytë filmit Kroat ‘Hives’ nga exYo Generation Next – Best.

Ndërkohë filmi më i mirë fiksion u shpërblye “The Swing of the coffin maker”.

Në pjesën e çmimeve për teatër, juria ka ndarë mirënjohje speciale për filmin nga Italia ‘Kill the Children’.

Çmimin për aktoren më të mirë ‘Adriana Award’ e mori Suramira Vos me paraqitjen e saj në ‘7 days of ugliness’, për të vazhduar me çmimin për aktorin më të mirë që ju nda dy aktorëve të shfaqjes ‘Next Door’, Ivan Hansen dhe Peka Raikonen.

Shfaqja më e mirë u zgjedh ‘7 days of ugliness’.

Ndërsa regjia më e mirë për teatër i takoj regjisorit Kaltrim Balaj me shfaqjen ‘N’spital’./Kosovapress/

Krasniqi i përgjigje Kuçit: Vonë është tash, s’kthehem në PDK

0

JakupKrasniqi10-29Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish sekretari i PDK-së, Jakup Krasniqi i ka potencuar pesë pikat, që sipas tij, janë arsyet e ndarjes me drejtuesin e kësaj partie, që ai e quan pronar dhe të gjithëpushtetshëm në PDK, kryetarin Hashim Thaçi.

Arsyet e plota të Krasniqit:

Qe disa nga arsyet e ndarjes së rrugëve me drejtuesin (pronarin) e gjithëpushtetshëm të PDK-së. Nuk ka e as ka pasur ndarje për inate personale. Ndarja është kryekreje konceptuale. Momente kyçe të kësaj ndarje ishin:

1.Zgjedhjet e fundit (2010) për Kuvendin e Kosovës dhe mënyra e zgjedhjeve të deputetëve nga komisionarët e PDK-së;

2.Mënyra sesi u bë koalicioni dhe dhurimi i posteve, si i Presidentit ashtu dhe ato në kabinetin qeveritar etj.,

3.Qasja ndaj sundimit të ligjit, zhvillimit ekonomik dhe procesit të privatizimit ( për këtë proces kemi pasur dallime edhe në kohën kur ne ishim në opozitë e sidomos ndaj privatizimit të feronikelit), por edhe më vonë;

4.Qasja ndaj bisedimeve, Thaçi as nuk dëshironte të bisedohej kjo çështje si duhet, ai impononte mendimin e vet duke u thirrur te faktori ndërkombëtar dhe kështu ngufaste çdo mendim apo ide ndryshe; dhe

5.Imponimi i zgjedhjeve të brendshme në PDK pa bërë asnjë përgatitje paraprake. Në fakt, nuk ishte qëllimi i zgjedhjeve, qëllimi ishte i eliminimi i kuadrove që kishin njëfarë uni e dinjiteti politik e intelektual e njerëzor dhe kjo u bë më shumë me emërime se sa me zgjedhje.

Janë këto disa nga arsyet kryesore që quan në ndarjen e domosdoshme të rrugëve. Zgjedhjet e fundit për pushtet lokal, kur u pa se qytetari din të flas e din të ndëshkoj, sikur e kanë kthjellur të parin e partisë i cili kur humb i porosit të tjerët të flasin, gjë që nuk është e pa njohur për publikun. Tani është vonë, madje tepër vonë, transmeton OraInfo.

Kuçi: Përçarjet e brendshme na dëmtuan, Limaj e Krasniqi mund të kthehen qysh sonte në pozitat që kanë pasur

0

Kuci-hajredin5-30Hajredin Kuçi e ka pranuar se Fatmir Limaj e Jakup Krasniqi e kanë dëmtuar PDK’në me qëndrimin e tyre të mbajtur në zgjedhjet e fundit. Kuçi ka thënë se Limaj e Krasniqi do ta dëmtojnë edhe më shumë PDK’në nëse themelojnë parti. Por, ai ende beson se mund të ketë pajtim mes figurave kryesore të PDK’së. Gjatë një interviste televizive, Kuçi ka folur fjalë të mira për të gjithë, e në veçanti për Shefin. Për Hashim Thaçin, Kuçi ka thënë se është i pazëvendësueshëm.

Për herë të parë një zyrtar i lartë i PDK’së e ka pranuar se Fatmir Limaj e Jakup Krasniqi e dëmtuan Partinë e Thaçit.

E, peshën e këtyre dy ish-udhëheqësve të PDK’së e kanë vërejtur në zgjedhjet e fundit lokale.

Duke e parë këtë situatë, Nënkryetari i PDK’së, Hajredin Kuçi ka thënë se Limaj e Krasniqi nëse duan sonte mund të kthehen në pozitat që kanë pasur më herët në parti.

Pra, Limaj në pozitën e Nënkryetarit Kadri Veseli, e Krasniqi në pozitën e Sekretarit që po e mbanë Basri Musmurati.

“Proceduralisht nuk ka asnjë problem”, ka thënë Kuçi për emisionin “Rubikon” të KTV’së.

Aq të lehtë e ka bërë kthimin e Limajt e Krasniqit në pozitat udhëheqëse në PDK sa ka thënë se kjo mund të bëhet sonte.

“Nuk ka nevojë për Konventë të re. Kryesia mund ta bëjë”, ka parashikuar ai.

“Nëse z. Krasniqi dhe Limaj, që sonte mund t’i kenë postet që i kanë pasur”.

Fatmir Limaj e Jakup Krasniqi kanë dalë hapur kundër PDK’së në këto zgjedhje. Limaj ka përkrahur Ragib Begajn që ë mundi Isni Kilajn në Malishevë dhe ka përkrahur edhe rivalët e PDK’së në Prizren, Lipjan dhe në disa qytete të tjera.

Pavarësisht kësaj, Kuçi nuk ka folur për përjashtimin e tyre nga PDK’ja por ka thënë se ata ende janë në Partinë e Thaçit.

“Ata janë në PDK”, ka thënë Kuçi.

Ky zyrtar i PDK’së e ka pranuar se nëse Limaj dhe Krasniqi formojnë parti të re, atëherë do ta dëmtojnë Partinë e Thaçit.

Duke analizuar zgjedhjet e fundit, Kuçi ka thënë se të gjitha partitë duhet të reflektojnë, përveç AKR’së, që sipas tij, ka fituar më shumë se që ka pritur.

Ai e ka pranuar se ka pasur përçarje brenda PDK’së dhe lazdrim të disa kandidatëve për Kryetar të Komunave.

“Ka pasur përçarje”, ka shtuar ai.

Ndërkohë, në Prishtinë, Kuçi ka thënë se PDK ka qenë kundër Isa Mustafës dhe LDK’së.

“K pasur qëndrim të mos votohet LDK’ja, njësoj sikur ka pasur qëndrim LDK’ja që mos të votohet PDK’ja”, ka arsyetuar Kuçi përkrahjen që i ka dhënë elektorati i PDK’së Shpend Ahmetit të Vetëvendosjes.

”Për në rival është LDK’ja. Ne me të parin bëjmë gara”, ka thënë ai.

Kui e ka shpërfillur AAK’në dhe Vetëvendosjen, duke thënë se vetëm Partia e Isa Mustafës është rivale e PDK’së.

“Konkurrent për ne ka mbet ende LDK’ja dhe mbetet LDK’ja”, ka shtuar ai.
Sikurse herëve të tjera, Kuçi fjalët më të mira i ka ruajtur për Shefin. Pra, për Kryetarin e PDK’së, Hashim Thaçi. Por, nuk ka kursyer lëvdata edhe për Kadri Veselin, për të cilin ka thënë se është angazhuar shumë për t’i sjell vota PDK’së. Në fakt PDK’ja e Kadri Veselit ka humbur në vendlindjen e tij në Mitrovicë dhe në disa qytete të tjera, ku ka pasur njerëz të afërt të tij, përfshirë Ferizajn e Lipjanin.

Sidoqoftë, për Kuçin, Hashim Thaçi duhet të jetë edhe më tutje në pushtet për tri arsye.

E para, pse Thaçi është i pakontestueshëm brenda PDK’së, ka partneritet me minoritetet dhe po ashtu ka dyer hapur për bashkëpunim edhe më ndërkombëtarët.

“Me qenë Kryeministër i vendit duhet me ditë rrugën edhe në Bruksel, edhe në Washington edhe tjera”, ka thënë ai.

Kuçi ka folur edhe për “Rastin Lushtaku”, ku ka thënë se askush s’ka biseduar për të kandiduar djali i Sami Lushtakut për Kryetar të Komunës.

Zëvendëskryeministri Kuçi është deklaruar edhe për paralajmërimet e Kryetarëve të rinj të komunave me shumicë serbe, duke thënë se të gjithë do t’u binden ligjeve të Republikës së Kosovës.

“Flamuri dhe stema e Republikës së Kosovës do të vendosen nëpër ndërtesat e komunave veriore”, ka thënë Kuçi.

”Kushdo që nuk e respekton këtë do të këtë pasoja me ligjin”.

Ndryshe, Kuçi nuk ka dashur të komentoj polemikën e fundit mes Demaçit e zyrtarëve të LDK’së, duke thënë se secili e ka të garantuar të drejtën e lirisë së shprehjes, por në të njëjtën kohë duhet që secili të jetë edhe racional në vlerësimet publike.

Duke komentuar vendimin e fundit të Shqipërisë për refuzimin e shkatërrimit të armëve kimike, Kuçi ka thënë se Edi Rama ka dështuar të menaxhojë situatën.

“Është mundur medialisht”, ka thënë ai.

“Partneriteti me SHBA’në nënkupton edhe privilegje edhe përgjegjësi”, ka shtuar ai.

Por, Kuçi nuk ka treguar se çfarë vendimi do të merrte Qeveria e Kosovës nëse një kërkesë e tillë do t’iu vinte nga SHBA’ja.