21.7 C
Prizren
E mërkurë, 29 Prill, 2026
Home Blog Page 8870

Kilaj: Preferoj të jem në konkurrencë për deputet të Kosovës

0

IsniKilaj-malishevaKryetari në largim i Malishevës, Isni Kilaj, ka thënë se më shumë preferon të jetë në konkurrencë për nivel qendror në zgjedhjet e ardhshme sesa t’i kthehet edhe një herë garës për pushtetin lokal.

“Më tepër preferoj të jem në konkurrencë për deputet të Kuvendit të Kosovës sepse zgjedhjet për nivelin lokal janë kryer. Kështu që, për katër vjet është periudhë e gjatë dhe nuk e dimë se çka do të ndodhë në politikën e Kosovës dhe në PDK”, ka thënë Kilaj për “Epokën e re”, duke rikonfirmuar se edhe më tutje do të jetë pjesë aktive e politikës.

“Për momentin jam anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së dhe jam kryetar i Degës së PDK-së në Malishevë, por ende nuk jemi ulur ta bëjmë analizën e rezultatit të fundit që kemi pasur në zgjedhjet lokal edhe si degë, por edhe si parti. Por, sigurisht se do të jem në politikë edhe më tutje”, ka theksuar Kilaj.

Latifi: Do të pranoj të jem pjesë e listës për deputet

0

SmajlLatifi-rahovecKkryetari i deritashëm i Rahovecit, Smajl Latifi, është shprehur i gatshëm të marrë përgjegjësi të reja politike në nivel qendror, duke mos e hedhur poshtë mundësinë të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare për karrigen e deputetit.

“Jam duke menduar në këtë drejtim. Është një numër i madh i njerëzve ndaj të cilëve kam obligim dhe në këtë drejtim kam fituar besim. Shpresoj se do të mund të arrijmë të shënojmë fitore të tjera në beteja të tjera që do të vijnë. Patjetër se do të pranoj të jem pjesë e listës së kandidatëve të AAK-së për deputetë të Kuvendit të Kosovës”, është shprehur Latifi, duke shtuar se është i gatshëm ta japë kontributin e tij si në nivel lokal, po ashtu edhe në nivel qendror.

“Angazhimet politike do t’i vazhdoj sepse nuk mendoj të mbetem i paangazhuar. Jam kryetar i Degës së AAK-së në Rahovec dhe anëtar i Kryesisë Qendrore. Natyrisht se do t’i përkushtohem fuqizimit, zhvillimit dhe rritjes së mëtutjeshme të Degës së AAK-së”, ka thënë Latifi për “Epokën e re”.

Në Tetovë u prezantua WikiAlbania

0

fNë Universitetin Shtetëror të Tetovës është prezantuar WikiAlbania për enciklopedinë Wikipedia në gjuhën shqipe.Ky aktivitet, siç transmeton portalb, është projekt i përbashkët i USHT-së në bashkëpunim me Shoqatën Open Labs nga Shqipëria, e cila është themeluese e WikiAkademisë Shqiptare në Shqipëri dhe Shoqatës ,,Josif Bageri” nga Maqedonia.

Me këtë rast, koordinatori i USHT-së në këtë projekt, Festim Halili, para të pranishmëve tha se qëllimi i WikiAkademisë shqiptare dhe i turneut që përfaqësuesit e saj realizojnë në vendet ku flitet dhe mësohet shqip është që të përmirësojë cilësinë dhe sasinë e përmbajtjes së informacionit të hapur.

“Besoj që të gjithë jemi të njohur me enciklopedinë më të madhe elektronike Wikipedia, e cila është themeluar që nga viti 2001 nga Jammy Wales dhe Larry Sanger dhe që në vete ngërthen mbi katër milionë artikuj, që të gjithë të interesuarit mund t’i qasen dhe të marrin informatat që u nevojiten”, tha Halili.

Qëllimi i WikiAkademisë Shqiptare dhe i turneut që ata realizojnë në vendet ku flitet dhe mësohet shqip është të që ta përmirësojë cilësinë dhe sasinë e përmbajtjes së informacionit të hapur (open source) në gjuhën shqipe, si dhe për ta përfaqësuar sa më mirë kombin tonë, shtoi mes tjerash Halili.

WikiAkademia Shqiptare (beta) në Tetovë realizon për herë të parë këtë projekt.

Hodaj: Pensionimi i Kryesisë së LDK-së në Prizren, opsion i hapur

0

Haziz HodajPërfaqësuesit e Degës së LDK-së në Prizren pajtohen se ky sybjekt politik ka nevojë për rishikim të brendshëm   të pozicionit që ka aktualisht në këtë komunë dhe në rastëse është nevoja të aplikojë ndryshime në strukturat e saj drejtuese.

“Do të duhej që fillimisht të mblidhet kryesia e degës dhe të analizojë gjendjen aktuale dhe çfarë duhet të bëjmë  tani e tutje”, ka thënë Haziz Hodaj, nënkryetar  i Degës së LDK-së në Prizren.

Sipas tij, gjatë kësaj analize nuk duhet përjashtuar as oposioni i pensionimit të Kryesisë aktuale. “E para është të bisedojmë dhe pastaj të shohim se a duhet të shkojmë në pension apo të largohemi krejt nga kryesia”, tha Hodaj.

Edhe nënkryetari tjetër i LDK-së në Prizren, Hanifi Muharremi ka pranuar se kryesia e degës  duhet të analizojë zhvillimet pas zgjedhjeve komunale.

“Kryesia e degës ende nuk është tubuar. Natyrisht se duhet ulur dhe shqyrtuar se cili ka qenë shkaktari i humbjes. A është shkaktuar kjo nga gara e pabarabartë, premtimet e joshjet e rivalit tonë politik apo ka qenë në pyetje organizimi ynë”, ka thënë Muharremi./KD/

Mustafa: Unë jam fitues

0

Isa Mustafa LDKE ka humbur garën në Prishtinë, por ndihet fitues në nivel të vendit. Kryetari në largim i komunës së Prishtinës, njëherësh kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, në një intervistë për “Zërin” thotë se partia e tij nuk po e kërkon fajtorin e humbjes në Prishtinë, por po punon në vazhdimësi që LDK-ja të konsolidohet edhe më mirë.

Ai beson në fitoren e LDK-së në zgjedhjet nacionale dhe thotë se do të marrë përgjegjësinë për humbjen, por edhe për fitoren.

Mustafa përmend shumë punë që ka bërë në Prishtinë, ndërsa po ikë nga komuna me një “zhig” (merak), që nuk arriti ta riorganizojë trafikun urban, projekt që thotë se e kanë nisur më herët.

Për kryetarin e ri, Shpend Ahmeti, nuk dëshiron të komentojë, duke ua lënë përgjigjen qytetarëve të Prishtinës. /Zëri/

Adem Demaçi-simbol i guximit ,Rugova i deshtimit

0

OpinionERALD SELCA
Keto dite patem shume debate ne media ne portale ,ne rrjete sociale dhe ne mes intelektualesh e politikanesh per deklaratat mjaft te sinqerta te bacit Adem i cili nuk eshte hipokrit qe dike ta kursej pas vdekje nga kritikat me vend sic bejne disa pseudointelektual servil .Simboli i rezistences kombetare eshte konsistent ne qendrimet e tija antirugoviste dhe une pajtohem me te se Rugova nuk ishte kerkushi thjesht nje deshtak nje anti-hero dhe kukell serbe ne Kosove .

Politiken pacifiste te kapitullimit dhe nenshtrimit baca Adem e ka kritikuar cdo here ,sepse baca i ka merzi frikacakat ,rrencat hajnat e popullit shqiptar si taborri pacifist .Kritikat e baces Adem ndaj Rugoves jane te drejta dhe aspak personale per shume arsye sepse kur Demaci mbi 29vite dergjej burgjeve jugosllave dhe rrahej si kafshe Rugova ,Mark Krasniqi e disa tjere merrnin bursa nga regjimi Titist dhe atij i kushtonin poezi me devotshmeri te verber dhe duke share bacen Adem ne shtypin e kohes ne Rilindje ,Politika ,RTP keto hijena fyenin cdo gje kombetare shtetin shqiptar sepse besonin ne flamurin mavi ne Jugosllavi e per kete kaske atdhetaret si kolosi ,vizionari ,mendjendrituri Adem Demaci ishin hale ne sy dhe te papranushem sepse e prishnin rendin jugosllav .

Shume kujt i djegen keto deklarata ndaj Rugoves dhe patem mijera komente anti Demaci nga hijenat LDK -iste dhe nga gazeta proserbe si Bota Sot ,Koha dhe portale si Indeksonline ,Standardi.info dhe ndonje analiste narcizoide dhe qesharake
Ata qe esulmojne Demacin jane ata qe e burgosen ate ,ata qe e rrahen ate ,ata qe ja humben rinine burgjeve ata qe sulmojn bacen jane nipat dhe mbesat e titistave dhe ndonje injorant ,sepse kjo kategori njerezish asesi te pajtohet me ate se ka vdekur Jugosllavia dhe Serbia e na kemi bere keq baca Adem ish burgosurit politik dhe UCK -ja ua kemi prish kumbarin ketij llumi te shoqerise sone te ciliet kurre vendit nje argat nuk ja kane bere ne jeten e tyre .

Baca Adem nuk ju ka tremb Jugosllavise superfuqi boterore ,ate as kazamatet serbe me tortura nuk e kane thyer lere me anatemimet esotme baca u bo imun ndaj sulmeve ndaj personalitetit tij madhor .

Eh keta Rugovistat e qelbur duhet ta dine se jane askushi ,Rugova asnje merite kombetare nuk e ka ai nuk omadje as shqiptar por ne ADN e tij ka gjak serbomalazezesh ,permendorja e sabotatorit luftes clirimtare duhet hequr dhe ai duhet shpallur tradhtar me ligj dhe zhvarroset nga Prishtina ,eshtrat e tij duhet jene ne Beograd te E.P.Toptani tradhtari me tradhtarin .Funderrina ,jashteqitje serbe jane ata qe esulmojne shqiptarin e madh Adem Demaci kauzen e tij Shqiperine Etnike ,baca o nje nga figurat me te ndritshme historise qe nga Skenderbeu e kendej .

Krahu iluftes ka gabime shume kur lejoi Rugoven te vije Kosove pas deklaratave tij anti UCK ,sabotimit QPK Thacit dhe pas takime me Millosheviqin ,Militunoviqit etj kur kerkonte ndaljen e bombardimeve te paktit NATO imarri e ne tjetren ane populli shqiptar luftonte per ekzistencen e tij ndaj okupatorit serb.E rehabilituan Rugovizmin ,e moren qeverisje i bejne nderime kesaj kufome politike deshtuar e ne tjetren ane kane harruar atdhetaret .

Personalitetet e larta kombetare duhet mbrojtur me ligj dhe me ta duhet pasur kujdes e admirim ,Baca Adem eshte institucion ne veti vete Shqiptaria kurse ata qe esulmojne jane vija jugosllave edeshtuar dhe edestinuar te vdes por per kete duhet mundu mi jep goditjen perfundimtare .

Dragashi me 15 këshilltarë të rinj

0

DragashiKomuna e Dragashit në katër  vitet e ardhshme do të ketë 15 këshilltarë të rinj. Deri tashti nga 27 vende sa ka KK i Dragashit, subjektet politike shqiptare kanë qenë të përfaqësuara  me 22 këshilltarë, ndërkaq ato boshnjako-gorane me 5 sosh, e këtë herë boshnjako-goranët do të kenë 8 vende, kursa subjektet shqiptare 19 këshilltarë.

Sipas rezultatave të KQZ-së nga 13 subjekete politike aq sa kanë marrë pjesë në këto zgjedhje në KK do të jenë të përfaqësuara 5 subjekete politike shqiptare dhe 3 boshnjako-goraneshkruan KD.

Më shumë vota ka fituar PDK-ja 4.240(29.29 për qind), e dyta LDK-ja me 3915(26.99 për qind), koalicioni CDU-Lista Qytetare Gorane 1944(13.40 për qind), ”Vakat” 1413(9.44 për qind) AAK-ja 886( 6.11 për qind), BD-ja 629(4.34 për qind),AleaNCA Kosova e re 455(3.14 për qind) dhe Iniciativa Qytetare Gorane 344(2.37 për qind.

Presioni i së premtes

0

Thaci_Dacic_Ashton5-21Lehtësuesja e dialogut Prishtinë- Beograd, baronesha Catherine Ashton ka ndryshuar plan. Ajo i ka njoftuar palët se takimi i së premtes nuk do të jetë i shkurtër. Përkundrazi, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Ivica Daçiq do të qëndrojnë në Bruksel edhe të shtunën.

Palët janë njoftuar se duhet të pajtohen për gjykatat në veri. Pos gjykatave, delegacionet do të bisedojnë edhe për shuarjen e administratave komunale paralele të Serbisë për qytetet e Kosovës si dhe për statutin e asociacionit.Nëse arrihen këto marrëveshje, atëherë lehtësuesit vlerësojnë se është zbatuar plani i zbatimit të marrëveshjes së parë për normalizimin e marrëdhënieve,shkruan Tribuna.

Në këtë mënyrë do t`i hapet rruga arritjes së marrëveshjes së dytë të normalizimit e cila duhet të ndodhë deri në fund të muajit shkurt. Palët janë pajtuar në takimin e fundit për policinë, por kanë ende dallime për gjykatat

Kryeziu: Shpresoja që Demaçi e kishte kaluar atë grip

0

Eqrem KryeziuAnëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, si dhe bashkëpunëtori shumë vjeçar i ish presidenti të Ibrahim Rugovës, Eqrem Kryeziu i është kundërpërgjigj Demaçit për Rugovën.

“Me sa e shoh unë, Bacës i është kthyer trilli i egocentrizmit”, kështu është shprehur Eqrem Kryeziu për ‘Zëri’.

Deklaratat e Demaçit për Ibrahim Rugovën, Kryeziu i quajti si kritika qesharake duke shtuar se kishte shpresuar që Demaçi e kishte kaluar atë grip.

“Shpresoja se e kishte kaluar atë grip dhe synon të bëhet mit, duke demitizuar të vdekurit. Kjo nuk është udha! Qielli shqiptar ka nevojë dhe vend për shumë yje, si për Rugovën, si për Zemajn, si për Demaçin”, tha Kryeziu.

Kush janë fituesit e “Penda e argjendtë”. Vitin tjetër, vetëm një çmim

0

nderje-cmime“Duke filluar nga viti tjetër, Ministria e Kulturës do të japë vetëm një çmim për veprën letrare më të mirë shqipe”. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro e bëri këtë deklaratë pikërisht në ceremoninë e ndarjes së çmimeve letrare “Penda e argjendtë” dhe çmimit të gazetarisë kulturore “Teodor Keko” për vitin 2012, që u zhvillua dje në Teatrin e Komedisë. Edhe këtë vit çmimet kombëtare letrare janë ndarë sipas gjinive; roman, tregim, poezi, përkthim, kritikë, ese, letërsi për fëmijë dhe autori debutues, gjë që nuk do të ndodhë vitin e ardhshëm. Dhe sigurisht ka shumë arsye në këtë vendim të Ministrisë së Kulturës, që është përballur jo rrallëherë me kritika përsa i përket vlerësimeve në fushën e letrave shqipe, kritika që vetë Kumbaro i rreshtoi si argumente që do të bindnin edhe më skeptikët e këtij vendimi. “Që nga vitet ‘90, ministritë e Kulturës, me radhë, ngritën sisteme çmimesh letrare. Qëllimi është për t’u lëvduar: nxitje të krijimtarisë, vlerësim të autorëve, të traditës, të autorëve të rinj, të gjinive të ndryshme letrare, të përkthimit, të gazetarisë kulturore, e kështu me radhë.

Por, (e këtu zor të mos biem në një mendje) vështirë e patëm të ndërtojmë çmime që të shërbenin si vlerësime të qëndrueshme, të besueshme dhe deri diku si shkolla kritike, ndonëse në listat e tyre gjen jo pak nga emrat më të mirë të letrave të sotme shqipe. Herë të cilësuara me emra të përgjithshëm e herë me emra të përveçëm, skemat e ndryshme të çmimeve që fryheshin a tkurreshin, përveç vullneteve të mira për të kënaqur sa më shumë autorë, botues a studiues, përveç sikleteve për të bërë qoka, përveç hatërngeljeve të vogla dhe inateve të mëdha, përveç dëshirës që edhe cilësia letrare të mos mbetej pa u treguar, përveç ndërhyrjeve politike që veç punë kanë prishur, tregonin se sa e vështirë është të japësh çmime në funksion të një kritike profesioniste. Arsyet janë të shumta e sot roli im nuk është të bëj kritikën e kritikës. Sot dua vetëm të them se, bash për këto që thashë, Ministria e Kulturës, duke filluar nga viti tjetër, gjykon se nuk është më e udhës të japë aq shumë çmime, ndarë në gjini a në emra, çka nga ana tjetër nuk i pengon gjinitë e emrat të zhvillohen.

Duke filluar nga viti tjetër, jemi të mendimit që me fondet publike dhe në emër të një politike kulturore që duhet të nxisë cilësinë letrare, do të jepet vetëm një çmim për veprën letrare më të mirë shqipe të vitit, që do të përzgjidhet nga një juri kritike profesioniste, e pavarur nga zyrtarët e ministrisë”, – tha Kumbaro, e cila thjesht ka çuar në fund punën e nisur nga paraardhësi i saj, Aldo Bumçi, që do duhej t’i kishte dhënë këto çmime në përfundim të vitit 2012. “Për të konsideruar më të mirët në letërsinë dhe gazetarinë kulturore të vitit 2012, u ngritën juri me urdhër të ish-ministrit të Kulturës, z. Aldo Bumçi. Këto juri e kishin filluar punën e tyre në pranverë të 2013-ës, pa mundur ta përmbyllin këtë proces, pavarësisht rëndësisë që merrte ky vlerësim, ndër të tjera, në 100-vjetorin e Pavarësisë.

E gjendur përpara këtij fakti dhe vështirësisë për të marrë një vendim tjetër, i cili do të shpërfillte juritë e ngritura dhe punën e tyre, Ministria e Kulturës vendosi që pikërisht këto juri të shpien deri në fund punën e nisur për vlerësimin dhe zgjedhjen e fituesve të atij viti”,- sqaron ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro. Çmimi për gazetarinë kulturore të shkruar gjithashtu nuk do të jetë më në axhendën e çmimeve të Ministrisë së Kulturës. Për herë të parë dhe të fundit ky çmim u nda mes gazetës “Panorama” dhe asaj “Mapo”.

“Penda e argjendtë” për vitin 2012, sipas gjinive

Romani “Valsi i lumturisë”, i autorit Ylljet Aliçka

Motivimi: Për ironinë e spikatur dhe përsosjen e saj deri në grotesk dhe imazhet e gjalla në rrëfim të kapërcyellit të kohërave.

Vëllimi me tregime “Perla”, i autorit Ardian-Christian Kyçyku

Motivimi: Për kërkimin, guximin dhe përputhjen e kënaqësisë së shkrimit me kënaqësinë e leximit.

Vëllimi poetik “Një ballkanas në Londër”, i autorit Rudolf Marku

Motivimi: Për imazhet e gjalla dhe të veçanta, për ironinë dhe humanizmin e thellë.

Autori debutues Darien Levani me romanin “Poetët bëjnë dashuri ndryshe”

Motivimi: “Për rrëfimin elegant dhe atmosferën e këndshme të të rrëfyerit.”

Përkthimi Vëllimi “Delfini” i autorit Robert Lowell, të përkthyer në shqip nga Parid Teferiçi

Motivimi: Për mjeshtërinë e sjelljes në shqip të poetikës së një prej autorëve më të rëndësishëm amerikanë të shek. XX.

Vepra kritike “Don Kishoti shqiptar”, e autorit Ali Aliu

Motivimi: Për aventurën e një leximi të ri të letërsisë shqipe.

Vepra eseistike “Kristo Kirka”, e autorit Uran Butka

Motivimi: Për zbulimin dhe portretizimin e një prej figurave më të spikatura të botës shqiptare.

Letërsi për fëmijë 12 romanet “Unë jam Kronosi-mbreti i kohës”, të autorit Thanas Jorgji

Motivimi: Për korpusin prej 12 romanesh ku ngërthehen aventurat, gëzimi dhe mençuria fëminore.

Çmimi i Gazetarisë “Teodor Keko” 2012

Alma Mile, gazetare në të përditshmen “Panorama”

Aida Tuci, gazetare në të përditshmen “Mapo”

Motivimi: Për ndihmesën cilësore në vënien në pah të vlerave dhe risive në raportimin publicistik për vitin e 100-vjetorit të Pavarësisë.