6.7 C
Prizren
E hënë, 27 Prill, 2026
Home Blog Page 8913

Goranci nga Prizreni, fiton në konkursin për dramë në Gjilan

0

GoranciEmri i autorit të dramës fituese “Zonja me maskë” u bë i ditur gjatë një ceremonie të organizuar në mjediset e Teatrit Profesionist të Gjilanit.Autori Goranci në një intervistë për KultPlus, ka vlerësuar se është i lumtur që ka marr këtë çmim, i cili, sipas tij vjen nga një teatër që ka vlera dhe traditë mbi 50 vjeçare siç është Teatri Profesionit i Gjilanit. Ai deklaroi se në këtë tekst dashuria paraqitet jo vetëm si emocion por edhe si filozofi dhe psikologji dhe se ngjarja nuk është e përcaktuar në vend e as në kohë.

Osman Goranci është shpallur fitues i konkursit për dramë Beqir Musliu në Gjilan. Kështu ka bërë të ditur për KultPlus, drejtori i Teatrit Profesionist të Gjilanit, Ali Demi pas ceremonisë e ndarjes së çmimit ku ishte i pranishëm edhe vetë autori i tekstit.

Krijuesi nga Prizreni ka fituar me dramën “Zonja me Maskë” që bën fjalë për një dramë familjare, humbjen njerëzore, përballjen me fatkeqësinë dhe sfidat që dalin përpara. Teksti i takon më shumë zhanrit të melodramës.
Juria e përbërë nga Arian Krasniqi, dramaturg, Hasan Bunjaku, kritik letrar dhe Muharrem Sylejmani, aktor, ka vendosur unanimisht që këtë çmim t`ia besojë autorit Goranci duke e vlerësuar atë posaqërisht për mënyrën e radhitjes së dialogut në tekst.

Autori i tekstit Osman Goranci në një intervistë për KultPlus ka vlerësuar se është i lumtur që ka marr këtë çmim, i cili, sipas tij vjen nga një teatër që ka vlera dhe traditë mbi 50 vjeçare siç është Teatri Profesionit i Gjilanit. Ai ka thënë se në këtë tekst, dashuria paraqitet jo vetëm si emocion por edhe si filozofi e psikologji dhe se ngjarja nuk është e përcaktuar në vend e as në kohë.
Në këtë dramë kryepersonazhja e quajtur Era gjatë adoleshencës bën ndeshje me të dashurin e saj dhe për pasojë verbërohet. Nëna e Erës akuzon të dashurin e së bijës për fatkeqësinë që ka ndodhur përderisa e gënjen atë se bija ka vdekur. Por, pas 20 vjetësh çifti fatkeq takohet në kushte dhe rrethana të tjera. Era ndërkohë është bërë prostitutë duke u detyruar të ushtrojë këtë profesion pasi nuk mund të gjente punë si e verbër. Ajo edhe pse në gjendje të tillë çdo mbrëmje lexonte libra dhe vjesha me ndihmën e alfabetit të Brajlit.

Autori thotë se kryepersonazhja Era maskën e përdorë për dy qëllime, një për ta mbrojtur identitetin e saj dhe fshehtësinë që punon në bordel si dhe që ta ruaj “virgjërinë” e dashurisë ndaj Rronit ,ish- dashnorit të saj të parë dhe të fundit i cili tashmë është bërë shumë i pasur dhe e ritakon atë.shkruan KultPlus
Por teksti nuk përfundon me “Happy End”, pasi Era më nuk pranon ta vazhdoj lidhjen dhe jetën e saj mbi një tragjedi që i ka ndodhur .Goranci,ish- gazetar i Rilindjes i cili merret prej 35 vjetësh me gazetari, thekson se përmes këtij krijimi ka dashur të përçojë mesazhin se njerëzit vdesin por dashuria nuk vdes kurrë.

Drama “Zonja me Maskë” është shpërblyer me 1500 euro ndërsa pritet të inskenohet në festivalin tradicional “Talia e Flakës 2014”. Në këtë konkurs, që u organizua për herë të parë në Gjilan, kishin konkurruar 11 drama të krijuesve të ndryshëm nga të gjitha trevat shqiptare.

“Qeveria Muja”: LDK-ja po gënjen

0

Ramadan Muja 2Kabineti i kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, ka reaguar ndaj akuzave të LDK-së.

“Komuna e Prizrenit, njofton opinionin e respektuar qytetar, publik e politik se kryetari i Komunës, prof.dr. Ramadan Muja dhe të gjithë drejtorët e drejtorive komunale janë duke përmbushur të gjitha detyrimet e tyre ligjore dhe janë duke kryer të gjitha angazhimet politike dhe administrative në komunë”, thuhet në komunikatë.

“Komuna e Prizrenit dhe kryetari prof.dr. Ramadan Muja është duke realizuar të gjitha projektet e votuara nga Kuvendi i Komunës dhe vazhdimisht kërkon nga të gjitha drejtoritë që cilësisht dhe më përformancë të lartë e efikasitet komuna jonë të ofrojë shërbime dhe përmes projekteve të ndihmojë në përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së jetesës për qytetaret tanë në qytet dhe në fshat”

Paraqitja e kryetarit të komunës prof. Dr. Ramadan Muja, në seancat gjyqësore është treguesi më i mirë se ne respektojmë institucionet e shtetit të Kosovës, siç është gjykata dhe jemi të gatshëm për të bashkëpunuar gjithherë kur është e nevojshme.

“LDK-ja duhet të ndihët e fyer nga pretenca e komunikatës së saj që të injorojë institucionet relevante të shtetit dhe përmes kësaj komunikatë është duke u treguar qartë se ende nuk është e gatshme të kuptoj interesin publik dhe të respektojë kërkesat institucionale. Më këtë qasje LDK-ë, po tregon së dëshiron që të jetë opozitë politike në Prizren edhe për shumë vite, ngase kapacitetet e politikave institucionale ende nuk i ka të qarta”

“Në respektim të qytetarëve të komunës sonë, ju njoftojmë së administrata komunale dhe të gjitha drejtoritë janë duke kryer me ndershmëri të gjitha kërkesat e qytetareve dhe duke u kujdesur vëmendshëm për të gjithë qytetarët.Komuna jonë është e hapur dhe e gatshme që të vërtetojë me dokumente së LDK-ë, po gënjen edhe rreth shpenzimeve për dreka dhe telefona”.

“Komuna e Prizrenit dhe kryetari, prof dr. Ramadan Muja, vazhdon që të respektojë qytetarët dhe kërkesat ligjore dhe jemi të gatshëm që së bashku më të gjithë qytetarët të hartojmë politika publike përmes konsultave dhe sugjerimeve më të vetmin qëllim që vendimmarrja në komunën tonë të jetë sa më gjithëpërfshirëse, transparente dhe demokratike.

Komuna e Prizrenit, gjegjësisht drejtoria e arsimit më kohë ka zhvilluar politikat e tenderimit për ngrohjen e shkollave të komunës sonë dhe deklarojmë së asnjë shkollë në komunën tonë nuk është pa ngrohje.

Kryetari i komunës së Prizrenit, prof.dr. Ramadan Muja vazhdon që të përmbushë deklarimin e tij publik së do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve dhe do të respektojë edhe alternativat tjera në ide dhe propozime në dobi të të gjithëve”/PrizrenPress.com/

 

 

Gashi: Pushteti i ka harruar nxënësit

0

NderimGashi-LDKLidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Prizren, ka akuzuar pushtetin lokal për lënien pa lëndë djegëse të shkollave.

Zëdhënësi i LDK-së, Nderim Gashi tha se Drejtoria e Arsimit e ka pasur për obligim që përgatitjet për stinën e dimrit t’i bëjë muajin e kaluar.

“Në fushatë PDK-ja po premtohen qindra miliona euro, ndërsa nxënësit në shkollat e Komunës së Prizrenit, po mërdhihen nga të ftohtit”, tha Gashi.

“Drejtoria e Arsimit ka qenë e obliguar që përgatitjet për stinën e dimrit t’i bëjë deri më 15.10 .2013, ndërsa sot jemi me 19.11. 2013 dhe shkollat në Prizren nuk kanë lëndë djegëse për ngrohje”.

Sipas tij, në qeverinë lokale në Prizren, po mbretëron anarkia. “Drejtorët të cilët gjithashtu janë në procese gjyqësore nuk i kryejnë as detyrat elementare”, tha Gashi. /PrizrenPress.com/

Wilms: Luftërat dhe urrejtja pengojnë të lindin gjërat e bukura

0

AnilaWilms-shkrimtareNjë punë voluminoze kërkimore historike përfundon në një roman tërheqës. Shkrimtarja shqiptare Anila Wilms i sjell publikut gjerman historinë e Shqipërisë së viteve 20-të.Në një sallë të Universitetit të Essenit, shkrimtarja Anila Wilms lexon me elegancë e finesë nga libri i saj. Flokët e gjatë e të zinj i hedh pas, si për t’u përqendruar për t’iu qasur një kapitulli tjetër. Salla dëgjon me vëmendje, e tërhequr nga thjeshtësia dhe vërtetësia e interpretimit, por edhe nga stili i gjallë i rrëfimit. Romani nis si përrallë, si mister, me vrasjen e pazakontë të dy shtetasve amerikanë në urën e Dolit në rrugën e veriut dhe vjen duke u futur dhe u shpalosur gjithnjë e më shumë në ngjarjet historike të një periudhe të veçantë të historisë së Shqipërisë të gjysmës së parë të viteve 20-të të shekullit të kaluar.

Me librin „Das albanische Öl, oder Mord auf der Straße des Nordens“, në shqip “Nafta shqiptare, apo vrasja në rrugën e veriut”, të cilin e ka shkruar në gjermanisht, shkrimtarja nga Ballkani Anila Wilms fitoi këtë vit çmimin „Adelbert von Chamisso“, i cili u jepet të huajve, që shkruajnë në gjermanisht. Romani ka një histori të ndërlikuar, komplekse, me forcë tërheqëse, të cilën ia jep edhe mënyra e të shkruarit si roman policor, transmeton Deutsche Welle. „I kam dhënë materialit një formë romani policor, sepse tensioni, që krijohet, të mban lidhur me një material, që është në vetvete i vështirë për një vend krejtësisht të huaj, ekzotik dhe të panjohur.“ Janë vitet 20-të, me hapat e lëkundur të fillimeve të krijimit të shtetit shqiptar, me shumë turbullira nga brenda dhe nga jashtë, kur shoqëria e dalë nga perandoria osmane duhej të merrte një orientim të ri. Vrasja e mistershme, me të cilën nis romani, ka ndodhur me të vertetë. Ajo do të shkaktonte një krizë të thellë politike në vend, e cila do të përfundonte në revolucionin e qershorit në vitit 1924, me përmbysjen e Ahmet Zogut nga Fan Noli. “U bënë përpjekje të etablohej një demokraci parlamentare e tipit anglosakson. Vrasja në rrugën e veriut ishte sinjali që ky sistem nuk funksionon. Përpjekjet e para për të vendosur parlamentarizmin dhe demokracinë përfunduan në kaos secili kundër secilit.”

Nga historiane në shkrimtare të apasionuar

Shkrimtarja e di shumë mirë se për çfarë shkruan. Ajo ka studiuar në Tiranë histori të Evropës Juglindore dhe erdhi në Berlin për të bërë doktoraturën.

Për këtë periudhë historike ajo ka hulumtuar me akribi më shumë se shtatë vjet me rradhë në arkiva të ndryshme të botës për të shkruar diserstacionin, por në fund e kuptoi se më e dobishme do të ishte të shkruante një roman: “Mendova se po të shkruaja një doktoraturë me shumë fat do ta lexonin 30 vetë dhe nga ana tjetër e kuptova se jam një natyrë me prirje letrare dhe nuk kam temperamentin për t’u bërë shkencëtare. Pastaj detyra, që kam sjellë me vete, për t’i sjellë botës diçka për Shqipërinë, plotësohet më mirë përmes një romani.” Kështu që historinë dhe personalitetet e kohës i mbushi me jetë, i ktheu në ngjarje dhe personazhe realë, që ndiejnë, mendojnë e lëvizin në kohët e vështira të viteve 20-të.

E nderuar me çmimin gjerman Chamisso

Librin Anila Wilms e ka shkruar në dy versione në shqip dhe gjermanisht. Motivacioni fillestar për të shkruar librin shqip ishte si të thuash një përpjekje për të shpjeguar historinë: „Unë kam studiuar në Tiranë dhe i kam mësuar të gjitha gabim. Akademia e Shkencave në kohën e regjimit të vjetër ka bërë me historinë atë që kërkonte ideologjia. Pjesë të tëra i kanë lënë mënjanë dhe emra të tërë i kanë zhdukur duke ngritur lart emra të tjerë relativisht jo aq të rëndësishëm, duke i shpallur heronj.“ Gjatë hulumtimeve në Universitetin e Lirë të Berlinit Anila Wilms vuri re, se sa e transformuar ishte e gjitha. Me entuziasmin e një 20 vjeçareje ajo iu vu punës për të sqaruar shqiptarët për atë, që është thënë dhe mësuar gabim. Natyrisht që kur shkrova variantin në gjuhën gjermane e kisha parasysh se për lexuesin gjerman nuk është interesante, se sa variante ka historia e Shqipërisë, thotë Wilms. Meqë nuk gjeti njeri që t’ia përkthente, ajo u ul dhe e shkroi romanin vetë në gjermanisht. Por me pikërëndesa të tjera nga ai në shqip, që lexuesi gjerman të kuptojë raportet ekzotike dhe kaotike të ndryshimeve të mëdha në vitet e para të shtetit të ri shqiptar pas Luftës së Parë Botërore. Romani në gjermanisht u prit aq mirë, saqë ajo vetë u befasua. Anila Wilms u nderua me çmimin „Adelbert von Chamisso“, i cili u jepet të huajve, që shkruajnë në gjermanisht.

Për të bukurën dhe konstruktiven

Ndërsa ajo u përgjigjet pyetjeve, publiku do të dijë më shumë për historinë e Shqipërisë, Ballkanin për planet e saj. Pasioni i historianes Anila Wilms është tani letërsia. Por për të shkruar për ngjarjet historike të Ballkanit, ku çdo shtet ka raporte të rënduara me fqinjin, ku nacionalizmat janë deshpërues dhe destruktivë, asaj i duhet të jetë konstruktive, e diferencuar, larg pasioneve: “Kam menduar të tërhiqem një hap prapa, kam ikur 2000 km larg dhe e shoh të gjithë këtë tablo historike të përgjakshme me aq shumë pasione negative nga distanca, me arsyen e shëndoshë dhe mundohem ta kuptoj gjendjen nga një distancë rajonale dhe kohore. Nga luftërat dhe urrejtja nga propagandat me nder, hakmarrje, krenari është e vështirë të lindin gjërat e bukura, të buta, produktive dhe harmonike. Unë përpiqem ta bëj këtë nga jashtë. Jo nga brenda, sepse është e vështirë për mua, unë vi prej aty. Unë doja të jetoja në mënyrë më civile, më njerëzore, më të butë, në gjendje për të falur. Fundja të gjithë jemi njerëz.”

Latifi: Fitoren do ta konfirmojmë më 1 dhjetor

0

SmajlLatifi10-5Kandidati për kryetar të komunës së Rahovecit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh kryetari aktual, Smajl Latifi, ka thënë të hënën se edhe pas 1 dhjetorit do ta qeverisë këtë komunë.

Në këtë intervistë për “Epokën e re”, ai ka thënë se në balotazh qytetarët do ta vlerësojnë punën e qeverisjes së deritanishme dhe do ta konfirmojnë fitoren e AAK-së.

“Kemi punuar shumë gjatë periudhës trevjeçare të qeverisjes. Mendojmë se qytetarët do ta vlerësojnë punën tonë dhe do të na japin edhe një mundësi që në katër vjetët e ardhshëm të punojmë edhe më shumë për interesat e qytetarëve, për zhvillimin e Rahovecit, për përparimin e komunës sonë si dhe për forcimin e pozicionit të komunës sonë. Për realizimin e këtyre ne e kemi gatishmërinë, energjinë, vullnetin dhe vizionin. Prandaj, fitorja do të na konfirmohet në raundin e dytë të zgjedhjeve më 1 dhjetor. AAK-ja dhe unë do ta vazhdojmë qeverisjen në Rahovec”, ka deklaruar Latifi.

Ai ka thënë se projekti i AAK-së do të jetë projekti fitues i raundit të dytë të zgjedhjeve.

“Jemi të bindur se do të fitojmë sepse alternativa të cilën e kemi dëshmuar deri më tani, të cilën e kemi përgatitur për qytetarët e komunës së Rahovecit për katër vjetët e ardhshëm, është alternativë serioze, një alternativë e pasur me argumente që do t’u mundësojë qytetarëve të komunës sonë të jetojnë më mirë dhe të përjetojnë ndryshime të vazhdueshme pozitive për të cilat ata kanë nevojë çdo ditë”, ka theksuar Latifi.

Duke folur për arritjen e rezultatit të PDK-së më 3 nëntor, ka thënë se ka ndikuar përdorimi i makinerisë shtetërore nga ky subjekt politik.

“Janë evidente ardhjet e shumta në mënyrë të organizuar dhe përdorimi i makinës shtetërore në komunën e Rahovecit. Në ditët e fundit ka pasur ndërhyrje të nivelit qendror nëpërmjet dhënies së subvencioneve për vreshtarët. Tekefundit, mirë që i kanë dhënë këto subvencione, por dihet pse i kanë dhënë. Prandaj rezultati duhet të shihet nga ky këndvështrim”, është shprehur Latifi.

Ambasada e Britanisë mirëpret vendimin e Gashit për Prevallë

0

Prevalla7-12Ambasada Britanike në Prishtinë mirëpret iniciativën e Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për të marrë masa kundër ndërtimeve të paligjshme në Prevallë.

“Ne jemi të inkurajuar sidomos nga gatishmëria me ligjet, të cilat po zbatohen. Këto ndërtesa dhe strukturat e përkohshme, duke përfshirë antenat e telefonisë celulare, kishin shkelur kushtet dhe kriteret për ndërtim. Ata përfaqësonin një rrezik për mjedisin dhe sigurinë publike.

Ne kujtojmë se Komisioni Europian 2013, Raporti i Progresit të Kosovës, theksoi se “kapaciteti për të implementuar dhe zbatuar legjislacionin në nivel qendror dhe lokal duhet të forcohet” dhe se monitorimi i zonave të mbrojtura ishte i pamjaftueshëm”, thuhet thuhet në komunikatën për shtyp.

Zbatimi i Planit Rregullues Urban për Prevallë është i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës, sepse ajo do të sigurojë kushte më të mira dhe më të sigurta të jetesës dhe për të mbrojtur parqet natyrore të Kosovës.

“Kjo kthesë duhet të inkurajojnë më shumë turistë për të vizituar zonën, duke mbështetur ekonominë lokale.Ne nxisim të gjithë në qeverinë lokale për t’iu përgjigjur praktikave negative në kohën e duhur për të shmangur vendimet e kushtueshme më vonë.
Ne shpresojmë që kjo iniciativë nuk do të mbetet vetëm në Prevallë dhe do të shërbejë si një model për ministrat dhe kryetarët e tjerë për të ndaluar ndërtimin e paligjshëm dhe të zbatojnë sundimin e ligjit”. /PrizrenPress.com/

E paqartë fushata për balotazh

0

Zgjedhjet lokale2013Kanë mbetur edhe dhjetë ditë kur në 25 komunat e Kosovës do të zhvillohet balotazhi për kryetarë të komunave. Në planin operacional, që në parim e ka miratuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, fushata zgjedhore është e paraparë nga 25 deri më 29 nëntor. Megjithatë, kjo nuk është vendimtare.

Vetë kryetarja dhe anëtarët e KQZ-së kanë dilema se sa duhet të jetë fushata para balotazhit.

Për partitë politike dhe kandidatët që janë në balotazh nga zgjedhjet e 3 nëntorit, duket se nuk ka pasur fare pushim të fushatës zgjedhore pas raundit të parë. Këtë e ka vënë re edhe kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka.

“Fushata zgjedhore s’është ndërprerë hiç dhe është në vazhdim e sipër”, ka thënë Daka të shtunën në mbledhjen e KQZ-së.

Driton Selmanaj nga Instituti Demokratik i Kosovës kritikon këtë qasje të subjekteve politike. “Mendoj se kjo qasje deri sot e subjekteve politike, po e shfrytëzojnë vakumin juridik në Kosovë dhe po bëjnë çmos që qytetarët e Kosovës gjithmonë të jenë nën presionin e tyre që ata të jenë në qendër të vëmendjes në mënyrë që të ndikohen për të marrë votat për zgjedhjet e balotazhit”, tha Selmanaj për Radio Kosovën.

Legjislacioni i aplikueshëm në Kosovë, nuk i sanksionon subjektet politike që fillojnë fushatën para kohës. Prandaj, Selmanaj thotë se duhet të vendosen masa sanksionuese për ato subjekte politike në mënyrë që ato të jenë shembull i respektimit të ligjit në Kosovë.

Ndryshe, KQZ-ja në mbledhjen e së shtunës ka miratuar në parim planin operacional të Sekretariatit të KQZ-së, ku është e përfshirë edhe periudha e fushatës nga 25 deri më 29 nëntor, mirëpo kjo çështje ka mbetur e hapur.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi tha se shumë shpejt do të dihet sa do të zgjas fushata. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të marrë vendim për kohëzgjatjen e fushatës së balotazhit. Zakonisht kjo periudhë është më e shkurtër”, tha Elezi për Radio Kosovën.

Sipas ligjit, kohëzgjatja e fushatës për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave, caktohet me vendim të veçantë të KQZ-së.

Kosova ia dorëzoi letrat kredenciale Sllovenisë

0

NexhmiRexhepi-BorutPahorAmbasadori i Republikës së Kosovës në Republikën e Sllovenisë, Nexhmi Rexhepi, në një ceremoni zyrtare në Pallatin Presidencial në Lubjanë, ia ka dorëzuar letrat kredenciale presidentit të Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor.Pas ceremonisë së dorëzimit të letrave kredenciale, presidenti Pahor dhe ambasadori Rexhepi, kanë zhvilluar një bisedë miqësore, me ç’rast presidenti Pahor i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Sllovenisë ambasadorit Rexhepi, si dhe ka shprehur kënaqësinë e tij për marrëdhëniet e shkëlqyeshme bilaterale ndërmjet Sllovenisë dhe Kosovës.

Ambasadori Rexhepi, e ka falënderuar presidentin Pahor për mikpritjen dhe akreditimin e tij, si dhe i ka përcjell përshëndetjet e përzemërta të presidentes dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Po ashtu, ambasadori Rexhepi e ka njoftuar presidentin Pahor për proceset nëpër të cilat po kalon vendi.

Presidenti Pahor ka ritheksuar mbështetjen e tij të plotë për forcimin e fuqizimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve në rrafshin politik dhe ekonomik, si dhe po ashtu ka nënvizuar se Sllovenia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e saj të integrimeve evropiane.

Ambasadori Rexhepi, është ambasadori i tretë i Kosovës në Slloveni. Para këtij mandati, ai ka shërbyer si ambasador i Kosovës në Mbretërinë e Holandës.

Promovohet “Një kosovar në jetën time”, s’është autbigrafi

0

Marketa HejkalovaRomancierja e njohur çeke, Marketa Hejkalova, ka bërë promovimin e librit “Një kosovar në jetën time”, dje në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, para një numri të madh lexuesish të librit në vend. Ky është një roman që trajton temën e një femre çeke, e cila ngelet shtatzënë me një kosovar, ku ai e braktisë atë dhe për pasojë kjo çeke e lë pa përkrahje fëmijën e saj. Ky roman me intrigë sa moderne, aq edhe klasike, tregon histori intime, private dhe shtetërore. I mbushur me dashuri dhe politikë, romani i Hejlakovës artikulohet si diskurs nostalgjik në planin personal dhe si diskurs ironik në planin social e politik. Gjithashtu, i shkruar si dëshmi nga jeta e një gruaje nga Çekia e largët, kjo vepër mund të lexohet si rrëfim për shqiptarin “e saj”, nga Kosova dhe për shtetin tonë që synon të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian.

Shkrimtarja nga Çekia, njëkohësisht nënkryetare e PEN Qendrës çeke, Marketa Hejkalova, ka deklaruar në një intervistë dhënë “KultPlus”, se titulli i këtij libri që është vetë autore, nuk ka të bëjë aspak me jetën e saj private. Ajo ka thënë se ngjarja e librit shtjellon një temë e cila është e papranueshme në jetën tonë.

“Linja tjetër e këtij libri është ajo që Kosovën e përfshinë në një çështje të politikës dhe diplomacisë. Kosova është një shtet i ri dhe vazhdimisht politikbërësit e saj përgatiten për negociata të reja rreth statusit të BE-së. Libri paraqet një histori dashurie të një çifti që në prapavijë kanë edhe përfshirjen e tyre në politikë, sepse personazhet vijnë nga bota e diplomacisë. Kjo ngjarje është shkurtë, një paralele paradoksale ndërmjet historisë dhe vetë jetës”, ka pohuar Hejkalova.

Ky libër, i botuar nga Shtëpia Botuese “OM”, ka 200 faqe dhe është përkthyer nga çekishtja, nga Kestrina Peza, me editor Xhemajl Avdyli, ka për personazh kryesor Jolanën dhe Zaimirin, të cilët pas një fillimi mahnitës të lidhjes së tyre ata këtë lidhje dashurie e mbyllin tragjikisht duke u ndarë nga njëri-tjetri përgjithmonë, për shkak se nuk durohen më mes veti.
E pyetur se çfarë përshtypje ka për imazhin e shqiptarëve të cilët jetojnë në Çeki, themeluesja e Panairit Vjeshtor të Librit në Pragën çeke, Marketa Hejkalova, ka pohuar se e ka të vështirë të përgjigjet për këtë çështje, pasi edhe përshtypjet e çekeve mbi shqiptarët, duke i ndarë në gjenerata dallojnë shumë.

“Për shumicën e çekëve bombardimet të cilat kanë ndodhur mbi qarqet serbe, kanë qenë me emocione. Gjenerata e vjetër në Çeki ka qenë e lidhur emocionalisht me ish-shtetin Jugosllav, ndërkohë gjenerata e re në këtë vend ka përshtypje të mira për sa i përket në përgjithësi popullit shqiptarë dhe Kosova shihet si shtet mik. Ne jemi pjesë e NATO-së dhe Kosova është mbështetur dhe do të ketë përkrahje edhe në të ardhmen nga Çekia. Po ashtu shteti im është një ndër të parët që e ka njohur pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Hejkalova, duke përmendur më pas se edhe presidenti i tyre i famshëm çek Vaçlav Havel, ishte mik i ngushtë i shqiptarëve dhe mik personal i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Sidoqoftë, autorja çeke Marketa Hejkalova është e lindur më 1960, në Pragë. Pasi ka studiuar gjuhët finlandisht dhe rusisht, ajo ka punuar si këshilltare dhe atashe kulturore në Ambasadën Çeke në Helsinki. Nga viti 2009, ka punuar në Ministrinë Çeke të Punëve të Jashtme.

Marketa Hejkalova është autore e romaneve dhe tregimeve të cilat janë përkthyera në disa gjuhë si: “Gjithmonë një natë”, “Magjistari i Pekinit”, “Dëshmi nga jeta e saj” dhe disa të tjera.

Franca përkrah liberalizimin e vizave

0

Rexhepi-ManuelVallsNë kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Francës, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi është pritur nga ministri i Brendshëm i Francës, Manuel Valls.Ne këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin në mes dy vendeve në fushën e punëve të brendshme dhe sundimit të ligjit.

Ministri Rexhepi e informoi ministrin Valls për progresin e Kosovës në konsolidimin e kornizës legjislative dhe të mekanizmave për luftimin e të gjitha llojeve të krimit të organizuar, përfshirë kontrabandimin me emigrantë.

Ndërsa ministri Valls ritheksoi se shteti francez ka përkrahur Kosovën përgjatë tërë rrugëtimit shtet-formues dhe vazhdon të përkrahet në rrugën e saj evropiane, si dhe do vazhdojë ta ndihmoj edhe në procesin e liberalizimit të vizave, njofton kumtesa nga MPB.

Të dy ministrat u pajtuan që Kosova dhe Franca të nënshkruajnë një marrëveshje për bashkëpunimi policor, që do të shërbejë si kornizë për bashkëpunimin ekzistues operacional dhe do të përqendrohet në bashkëpunimin dypalësh në luftimin e të gjitha formave të krimit dhe krimit të organizuar, ofrimin e trajnimeve për Policinë e Kosovës.