-1.7 C
Prizren
E martë, 18 Shkurt, 2025

Kosova ia dorëzoi letrat kredenciale Sllovenisë

NexhmiRexhepi-BorutPahorAmbasadori i Republikës së Kosovës në Republikën e Sllovenisë, Nexhmi Rexhepi, në një ceremoni zyrtare në Pallatin Presidencial në Lubjanë, ia ka dorëzuar letrat kredenciale presidentit të Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor.Pas ceremonisë së dorëzimit të letrave kredenciale, presidenti Pahor dhe ambasadori Rexhepi, kanë zhvilluar një bisedë miqësore, me ç’rast presidenti Pahor i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Sllovenisë ambasadorit Rexhepi, si dhe ka shprehur kënaqësinë e tij për marrëdhëniet e shkëlqyeshme bilaterale ndërmjet Sllovenisë dhe Kosovës.

Ambasadori Rexhepi, e ka falënderuar presidentin Pahor për mikpritjen dhe akreditimin e tij, si dhe i ka përcjell përshëndetjet e përzemërta të presidentes dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Po ashtu, ambasadori Rexhepi e ka njoftuar presidentin Pahor për proceset nëpër të cilat po kalon vendi.

Presidenti Pahor ka ritheksuar mbështetjen e tij të plotë për forcimin e fuqizimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve në rrafshin politik dhe ekonomik, si dhe po ashtu ka nënvizuar se Sllovenia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e saj të integrimeve evropiane.

Ambasadori Rexhepi, është ambasadori i tretë i Kosovës në Slloveni. Para këtij mandati, ai ka shërbyer si ambasador i Kosovës në Mbretërinë e Holandës.

Më Shumë

Homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, bashkë me zyrtarë komunalë, familjarë...

Një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Suharekë

Një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Suharekë të enjten. Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se të gjitha njësitet...

Lajmet e Fundit