8.5 C
Prizren
E hënë, 27 Prill, 2026
Home Blog Page 8914

LDK: Qytetarët e Malishevës, me 1 dhjetor të reflektojnë arsyeshëm

0

LDK-logo5-23Kryesua e Degës së LDK-së në Malishevë pas disa takimeve të mbajtura me të gjitha strukturat e LDK-së, ka analizuar ecurinë e procesit zgjedhor të 3 nëntorit si dhe ka bërë të gjitha përgaditjetet e nevojshme që me 1 dhjetor të dalë fituese e këtyre zgjedhjeve.

“Ne kërkojmë nga të gjithë qytetarët e Malishevës, që me 1 dhjetor të reflektojnë arsyeshëm në të mirë të ndryshimit të qeverisjes në Malishevë, zhvillimit ekonomik, depolitizimit, dhe jetës më të mirë për të gjithë”, thuhet në kumtesën e kësaj partie.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Malishevës, Salih Morina garon me kandidatin nga Inciativa Qytetare për Malishevën, Ragip Begaj, në garën e balotazhit që do të zhvillohet më 1 dhjetor. /PrizrenPress.com/

Rexhep Ferri: Bashkëpunimi me Kosovën, 8 vjet projekt në letër

0

RexhepFerri-piktorAkademik Rexhep Ferrit iu deshën plot 12 vjet që të rikthehet nga Prishtina në Tiranë me një ekspozitë retrospektive. Ekspozita u çel dje në Galerinë Kombëtare të Arteve. Kuratorja e kësaj ekspozite, Suzana Varvarica Kuka, u shpreh dje për  Shqiptarja.com  se “Akademik Rexhep Ferri është një kolonë e zhvillimit të arteve pamore në Shqipëri dhe në Kosovë”, duke shtuar se “rikthimi i tij me një ekspozitë në Tiranë erdhi si rezultat i përpilimit të axhendës për 2013-n. “Është një rikthim i tij, sepse ai ka bërë një ekspozitë të parë në 2001-n dhe kjo është ekspozita e dytë personale për akademik Rexhep Ferrin në Galerinë Kombëtare të Arteve.Normalisht nuk do të kishte ndonjë shmangie për të mos ardhur këtu, sepse vetë piktori është një nga artistët më të njohur në Shqipëri”. Bashkë me ekspozitën, piktori i njohur kosovar ka promovuar edhe monografinë e tij të realizuar nga studiuesi Gëzim Qëndro. Botimi i monografisë është bërë në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. “Veprën e Rexhep Ferrit do ta studiojmë duke ndjekur disa pista kërkimi. Vërtetimin e matricës së pagabueshme moderniste dhe analizën formale ikonografike të elementeve të gramatikës së gjuhës pamore të përdorur prej tij do ta mbështesim mbi kufizimin e modernizimit prej kritikut amerikan të artit Klement Grinberg”, shkruan Qëndro.

Kuratorja e ekspozitës Kuka pohon se “libri i Qendros zbulon kapacitetin krijues dhe intelektual të këtij piktori”, duke shtuar se “Eskpozita e Rexhep Ferrit do të ketë më shumë efekt për të njohur personalitetin dhe dinjitetin artistik të tij”. Ndërsa kuratorja ka përzgjedhur ato vepra që Rexhep Ferri i paraqet si thelbin e pikturës së tij, “ku merret me atdhehun e vet”, të bie ne sy “Atdheu im torzo”, që është një nga veprat më të mira të Rexhep Ferrit, ku duket qartë edhe drama e kufijve të copëtuar të Shqipërisë, vizatuar tashmë prej piktorit vetëm “në tors”.

Profesor Ferri, cili është për ty kuptimi i këtij rikthimi pas 12-vjetësh në Galerinë Kombëtare të Arteve?

-Unë nuk mund ta kuptoj veten pa praninë time në Shqipëri. Një pjesë e trungut tim ka jetuar këtu, një pjesë në Kosovë. Ndaj këtë herë ndihem shumë i kënaqur. Më vjen mirë që jam këtu dhe që kjo galeri tani më duket ka një drejtor të mirë. E them nga instikti, sepse është hera e dytë që e shoh dhe as një kafe nuk kemi pirë bashkë.

Çfarë raportesh ke krijuar me vizitorët e pikturave të tua që në pamje të parë duken të vështira për t’u interpretuar?

-Njeriu nga koha që ka jetuar në shpella e deri tani që ne flasim për shpirtëroren tonë ka barë një rrugë të gjatë mes shumë e shumë shekujve. Ka bërë si të them jetën e një ëndrre e cila duhet të ndodhë. Ndaj arti qenka një ëndërr e cila duhet të ndodhë. Unë nuk kam ardhur në Tiranë prej vitesh dhe tani vij në moshën 70 e ca vjeçare për të ekspozuar dhe për t’iu treguar shpirtëroren time qytetarëve të mi të Tiranës. Nuk di të flas për krijimtarinë time. Dua t’ua lë të tjerëve të flasin për të. Qëllimet e mia kanë qenë që të jem sa më i formuar si krijues, i kam rënë një rruge shumë të gjatë për të bërë krijimtarinë tim. Kam besuar te krijimtaria ime.

Një krijues që nuk beson në atë që e krijon vet është falso. Unë kisha dalë nga atdheu im dhe unë nuk e kisha me vete atdheun tim, por në vetvete më mbante gjallë mendimi se unë isha prej një fisi krenar. Dhe kjo më mbajti më të fortë. Unë si në letërsi, si në pikturë kam besuar tek ajo që kam krijuar. Kjo është një rrugë shumë e gjatë që ka nisur nga mosha 20-vjeçare. Këtu në Tiranë më kanë vlerësuar. Fjalët që më kanë thënë kuratorja Suzana dhe drejtori e artisti Artna Shabani, në një farë mënyre m’i kanë thënë edhe në Paris në ‘97-n, kur kishte shkruar atëhere dhe “Le monde” për pikturat e mia. Dhe më kujtohet kur çela atë ekspozitë, ku meqë kishtë shkruar “Le monde” galeria kishte interesin e vet që të shiste ndonjë pikturë timen. Ne dalim të pinim një kafe dhe ata më thanë “Mëkat që nuk je spanjoll!”.

Atëherë ishte gjallë Pikaso, Dalia, Miroja e shumë e shumë spanjollë të tjerë të famshëm në Paris dhe nuk asnjëri prej tyre s’më kishte penguar mua në karrierën time, dhe shpesh e kam përsëritur këtë mendim timin dhe u thashë edhe atyre të galerisë. Unë kisha ardhur nga një vend i panjohur në Paris. Aman thashë, si mundet një Sali Shijak në Tiranë dhe një Myslim Mulliqi në Prishtinë të pengonin për t’u bërë krijues i njohur. Që nga ajo kohë unë kurrë nuk jamë xheloz me krijuesit e brezit të ri, ose me ata që janë edhe para meje.

Pse t’u kujtua në konferencën për shtyp historia kur të thanë “Mëkat që nuk je spanjoll!”

-Ne shqiptarët mundohemi me rrëzu njëri-tjetrin. Ne jemi duke penguar njëri-tjetrin dhe një qind piktorë të Spanjës nuk kam pasur mundësi të më pengojnë në karrierën time, por sot dy-tre piktorë ose dy-tre klane kanë mundur mua të të më pengojnë. Është e dhimbshme që kombi im nuk e pati fatin që shpitëroren e vet me kohë ta ushqente. Njëqind vjet para Naim Frashërit ka kaluar nëpër shqipëri babai i romantizmit Bajroni, dhe ne nuk e kemi krijuar romantizmin edhe njëqind vjet të tjera. Themi se nisi me Naimim.

Po ne e kishim romantizmin në fakt edhe para Naimit. E kishim te kënga popullore. Nuk ka poezi më romantike dhe më të bukur sesa “O bylbyl të bëra benë/Një të gjeça dot folenë/, Po të marrë të flakë në lumë/ se na le çupat pa gjumë. Është poezi e jona, e shpirtit të popullit tonë, e nuk ka pritur Naimin të na e thotë. Nuk është Naimi fillimi i romantizmit. Edhe nj rast tjetër ku ne nuk i studiojmë gjërta siç duhet. Në Galerinë Kombëtare të Arteve ka një koleksion të pikturave, por nuk është asnjë pikturë e Eduart Lirit. Në Shqipëri, edhe në Kosovë ka pasur e ka njerëz të pasur, dhe kurrkujt nuk i shkon mendja me e ble një pejsazh të Lirit, i cili para 150 vjetësh i ka pikturuar ullishta e Elbasanit, Urën e Shhkodrës, Kalanë e Gjirokatrës, dhe në Shqipëri ne nuk e kemi një pikturë të tij. Drita e pikturave të Lirit nuk është përsëritur ende në pejsazhin shqiptar. Ne themi se Vangjush Mion të parin e pejzazhit. Ajo është një pikturë shkollore, e mirë, por shkollore.

Ju keni një të bardhë interesante në pikturën tuaj, ç’shenjon për ty kjo ngjyrë?

-E bardha me ngjyra. E bardha nuk është vetëm e bardhë, është e bardha ftohtë, e nxehtë që shkkon nga kafeja te qumështi, por piktori nganjëherë nuk duhet të bëhet rob i ngjyrës, duhet ta thotë atë, sikur ai ushtari që është në front e lufton me çka ka. Unë kur pikturoj në studion e Galerisë së Arteve, që është e vogël, bëj piktura të vogla, por kur shkoj në studion time me hapësirë bëj piktura të medhaja. Kjo është edhe me ngjyrat. Por unë nuk flas për pikturën time. Ju brezi i ri jeni i mençur dhe i ndjeni vetë disa gjëra dhe më shumë nisa të besoja tek brezi i ri tek këto demonstratat për helmet. Dhe u mahnita. Brezi i ri e paska fjalën e vet të lirë.

Si është situata e artit pamor sot në Kosovë, çfarë ndodh atje?

-Unë para dy diëtve në gazetë pashë një artikull të gjatë për raportet kulturore mes Shqipërisë dhe Kosovës, por gjatë tetë viteve këto kanë mbetur vetëm në letër. Sinqerisht më vjen shumë inat ndodh kjo kështu. Nga Prishtina janë vetëm 200 km për të ardhur në Tiranë. Në perëndim njerëzit shkojnë 200 km në vikend. Ne fatkeqëisisht kemi krijuar nja ndarje të madhe, kemi krijuar dy mentalitete. Duket sikur kjo ndarje po vjen duke u zbehur, por do të marr fund kur të kemi harruar partitë dhe të merremi me shpirtëroren.

Artan Shabani:  Si e shoh unë artin e Rexhep Ferrit

E quan “ogur të mirë” që ekspozitën e parë të Galerisë Kombëtare tashmë të drejtuar prej tij e ka nisur me ekspozitën e akademik Rexhep Ferrit. Artan Shabani, drejtori i Galerisë Kombëtare të arteve u shpreh dje se “Rexhep Ferri nuk është thjesht një piktor, por ka në dorë penën dhe inteligjencën për të shprehur idetë e tij, dhe asnjëherë piktura nuk ka hyrë në letërsi dhe anasjelltas”.

Përballë veprave të Rexhep Ferrit, Artan Shabani u shpreh se “Unë artikulova në këtë espozitë një vallëzim që ka një dimension global, por me aromë shqiptare, ndihet autori që ka një rrënjë të fortë që është mjeshtri Rexhep Ferri, dhe jo vetëm shkrimtari, jo vetëm filozofi, por ka në linjë dhe kjo ëshë një dans, si i Matiseit me njolla të forta dekorative. Ka një lojë piktorike që shfaqet një pjesë që të denoncon, por në mënyrë ineteligjente dhe në mënyrë delikate dhe mjeshtri të mrekullon. Ky është një penel që e kam ndeshur më muzeume të Europës dhe do të ishte një nder jo vetëm për Galerinë Kombëtare të Arteve, do të ishte nder për çdo koleksion prania e tij.”

Ferri, nga piktura te letërsia

Akademik Rexhep Ferri i përket artistëve që e formuan stilin e tyre, përmes studimit dhe kërkimit në disiplinat e modernizmit botëror. Vepra më e hershme, e vitit 1967, është “Porosia”. Atmosfera e ekspozitës ndërtohet në idenë e titullit të saj: “Larg dhe afër”, si një ndjesi e natyrshme dhe e gjeneruar nga hapësira e zhvillimit të arteve pamore në të dy vendet tona shqipfolëse, që në fillim të shek. XX. Rexhep Ferri, u lind në Kukës, më 10 tetor 1937. Familja dhe jeta e tij ka përshkruar pothuajse të gjithë veriun e alpeve shqiptare. Ferri ka përfunduar shkollën e mesme të artit në Pejë në vitin 1958 dhe është diplomuar në pikturë në Akademinë e Arteve në Beograd në vitin 1966. Kreativiteti i tij ka rrugëtuar në dy paralele: në pikturë dhe në letërsi, që njëkohësisht, janë zhvilluar së bashku. Në vitin 1962, botoi poezitë e para në librin “Shëtitësit e vonë” dhe në vitin 1967 hapi ekspozitën e parë personale, në galerinë e Qendrës Kulturore në Prishtinë. Në vitin 1974 u zgjodh pedagog i akademisë së arteve figurative në Prishtinë dhe në vitin 2000 u zgjodh anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ku punon aktualisht.

Vlerësimet e Jean-Marie Dunoyer

Ja më në fund një piktor që nuk i lëshon pe aspak publikut dhe i cili, duke iu përkulur thirrjes për kthjelltësi të thellë dhe perandorake, me gjithë rininë e tij, paralajmëron një shpuplim shembullor. Ai quhet Rexhep Ferri. Edhe më shumë se pëlhurat e tij, vizatimet e tij me tush krijojnë personazhe dhe masive malesh të shformuara e të zhveshura dhe gjithsesi me një prani që të pushton. Personazhet shumicën e herave pa gjysmë koke, me trup e gjymtyrë të skematizuara janë të mbërthyera e të mbyllura në ekzistencën e tyre. (“Le monde”, 28 novembre 1977, Paris – Miti për njeriun).

Rektori Gashi “qorton” dekanët

0

IbrahimGashi-rektori UPRektori i UP-së, Ibrahim Gashi ka porositur gjithë dekanët e tij se nuk bëjnë mirë nëse ata të shkojnë nëpër zgjedhjet të partive politike.

Ai në emisionin Puls të KTV-së ka cilësuar se dekanët me këtë gjest e dëmtojnë imazhin e vendit. Por Gashi nuk ka lënë pa treguar edhe për takimin e tij me kryeministrin Hashim Thaçi gjatë kohës së fushatës në fshatin e tij.

“Arsyeja e shkuarjes në atë tubim në fshatin tim ka qenë ndërtimi i një mbikalimi dhe kam kërkuar që kjo të realizohet asgjë nuk ka qenë më shumë” ka shtuar Gashi.

I papranueshëm vendimi që votat të numërohen në Fushë Kosovë

0

AleksandarVullinMinistri pa portofol në qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin ka thënë se në zgjedhjet e përsëritura në Mitrovicë është zgjidhur frika më e madhe që një shqiptar të menaxhoj me këtë qytet. Ai, po ashtu ka thënë se është i papranueshëm vendimi i OSBE-së që kutitë me vota të numërohen në Fushë Kosovë.

“Qeveria e Serbia e ka humbur frikën me të madhe kur bëhet fjalë për Mitrovicës, që kryetar të jetë dikush që mitrovicasit nuk e donë”, ka thënë Vulin për RTS.

Vulin ka thënë se pret formimin e autoriteteve serbe me kryetar serb, duke shtuar se është e rëndësishme që serbët do të bashkëpunojnë në Mitrovicën e veriut. Ai ka thënë se do të kërkoj nga BE-ja sqarime se pse janë bartur votat në Fushë Kosovë.

KS i OKB-së diskuton për Kosovën

0

KSKëshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të diskutojë raportin e rregullt tremujor të radhës të Sekretarit të Përgjithshëm, Ban ki Moon mbi Kosovën, raport në të cilin situatën e përgjithshme të sigurisë ai e përshkruan si përgjithësisht të qetë, ndërkohë që ka vlerësuar përparimet në përgatitjen e zgjedhjeve, përfshirë edhe veriun e Kosovës.

Në këtë takim, fillimisht, siç është bërë tashmë praktikë, do të shqyrtohet raporti tre mujor për zhvillimet në Kosovë i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon dhe më pas do të dëgjohen edhe fjalimet nga shefi i UNMIK-ut, përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë dhe do të përmbyllet me fjalimet e ambasadorëve të vendeve anëtare.Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm do të shqyrtohet sot pasdite në Neë York në një seancë të posaçme të Këshillit të Sigurimit në të cilën do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Sekretari Ban sërish ka përgëzuar Prishtinën dhe Beogradin për përpjekjet e vazhdueshme në dialogun e ndërmjetësuar nga BE si dhe ka falënderuar për rolin e saj Përfaqësuesen e Lartë, Catherine Ashton. Ai ka theksuar rëndësinë e zbatimit besnikërisht të marrëveshjeve, pa rihapjen e dispozitave të tyre.

“Progresi në terren si dhe në dialogu politik mbeten qenësore për aspiratat e Kosovës dhe Serbisë drejt integrimit evropian”, thotë Ban.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në fjalën që do të mbajë në New York pritet të njoftojë anëtarët e Këshillit të Sigurimit mbi zhvillimet tremujore, me një përqëndrim në zgjedhjet lokale të vlerësuara të drejta dhe sipas standardeve, përjashtuar veriun të përfshirë me incidente, si dhe do të ritheksojë premtimin e gjithëpërfshirjes së të zgjedhurve në institucionet lokale dhe qendrore të Kosovës.

PDK-ja është e gatshme për zgjedhje

0

Kuci-hajredin5-30Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, ka deklaruar se kjo parti është e gatshme për zgjedhjet nacionale.

Ai ka shprehur optimizmit se edhe në këto zgjedhje PDK-ja do të jetë e para.

“Natyrisht se në zgjedhjet nacionale presim ta rrisim distancën e fuqisë sonë politike në raport me partitë e tjera politike”, ka thënë Kuçi, duke shtuar se të gjithë ata që flasin për zgjedhjet nacionale mendjen e kanë tek rezultati i zgjedhjeve lokale.

Verifikim i dyfishtë për FSK-në

0

FSK9-30Dy herë u është bërë verifikim. Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), dhe ata të Ministrisë së kësaj force, do t’i nënshtrohen edhe një herë verifikimit për të kaluarën e tyre. Më saktë, për pastërtinë e biografisë.

Një herë ata u verifikuan nga ndërkombëtarët, kurse tash edhe nga Agjencia Kosovare për Inteligjencë (AKI). Të gjithë pjesëtarët e FSK-së dhe të Ministrisë, që nga themelimi janë verifikuar nga njësiti verifikues i ekspertëve të NATO-s, të udhëhequr nga britanikët,shkruan tribuna.

Disa nga ta nuk e kanë kaluar këtë proces të verifikimit ndërkohë që AKI është duke e bërë këtë punë edhe njëherë që nga fillimi.

Ibrahim Shala, drejtor i zyrës për media në Ministri të FSK-së, thotë për Tribunën se me miratimin e kapaciteteve të plota operative nga Këshilli Veri-Atlantik, ka përfunduar edhe misioni i ekipit Këshillues Civilo-Ushtarak të NATO-s.

Me këtë rast edhe i Njësisë së Verifikimit si pjesë e këtij ekipi

Pacolli prish koalicionin me PDK-në në Prizren

0

Behxhjet pacolliKoalicioni i AKR-së dhe PDK-së, nuk ka zgjatur më shumë se dy ditë në Prizren. Presidenti i AKR-së Behxhet Pacolli, nuk dëshiron që partia e tij, të përkrahë kandidatin e PDK-së për kryetar të Prizrenit, Ramadan Muja.” Pacolli është revoltuar që kemi lidhur koalicion me PDK-në”, tregon për “PrizrenPress”, me kusht anonimiteti një zyrtar i lartë i AKR-së në Prizren.

AKR-ja dhe PDK-ja, të shtunën kanë zyrtarizuar koalicionin për të mbështetur Ramadan Mujën për kryetar të Prizrenit. Sekretari i përgjithshëm i Degës së PDK-së në Prizren, Nijazi Kryeziu, nënshkrimin e këtij koalicioni e patë vlerësuar të rëndësishëm për PDK-në.

Burimet e “PrizrenPress-it” bëjnë të ditur se ky koalicion në mes AKR-së dhe PDK-së, është nënshkruar pa dijenin e Presidentit Behxhet Pacolli. ”Pacolli nuk ka qenë i informuar për këtë koalicion. Pasi ka marrë vesh ka reaguar dhe ka kërkuar që të prishet”.

Kryetari i Degës së AKR-së në Prizren, Naser Bresa, ndërkaq ka qenë i pamundur që të kontaktohet. Përkundër disa thirrjeve, ai nuk është lajmëruar në telefon.

Behxhet Pacolli ka kërcënuar Degën e partisë së tij në Prizren, që menjëherë publikisht ta shpallin të prishur koalicionin me PDK-në.

“Presidenti ka kërkuar nga ne që ta prishim koalicionin.Nëse ne nuk e prishim si degë, atëherë ai do ta prishë vetë”./PrizrenPress.com/

“Kosova” e Buxhovit edhe në anglisht

0

Jusuf-buxhoviVepra e njohur “Kosova” e shkrimtarit, publicistit dhe historianit Jusuf Buxhovi tanimë është botuar edhe në gjuhën angleze. Në promovimin që i është bërë kësaj vepre të hënën, përfaqësuesi i shtëpisë botuese “Janifat Publishing”, Ramiz Tafilaj, ka thënë se peripecitë për ta përkthyer këtë vepër kanë qenë shumë të mëdha. “Jemi munduar ta bëjmë përkthimin e ‘Kosovës’ në gjuhën angleze ashtu siç është përpjekur ta shkruajë miku ynë Jusuf Buxhovi. Peripecitë kanë qenë shumë të mëdha për ta përkthyer. Nuk është punë e vogël për ta bërë përkthimin e 2 600 faqeve sa i ka kjo vepër madhështore”, ka thënë Tafilaj.

Ndërsa autori Jusuf Buxhovi ka vlerësuar se “Kosova” është përkthyer në gjuhën angleze falë bashkëpunimit me shkrimtarin e njohur Nazmi Rrahmani nga shtëpia botuese “Faik Konica” dhe Ramiz Tafilajn nga shtëpia botuese “Janifat Publishing”, e cila gjendet në Boston të SHBA-ve.

Autori i ka falënderuar të gjitha mediet për bashkëpunimin dhe informimin e opinionit rreth këtij libri, duke shtuar se pa mediet “Kosova” nuk do ta kishte suksesin që e ka arritur. “Vepra ‘Kosova’ duhet ta përcjellë mesazhin se historinë e shqiptarëve duhet ta shkruajnë vetë autorët shqiptarë, e kjo historiografi të jetë në përputhje me qëndrimin tonë që të rrënohen stereotipat dhe klishetë që i ka krijuar për shekuj me radhë historiografia serbo-madhe e Beogradit, Greqisë dhe Rusisë”, është shprehur ai. Sipas tij, deri më tani historiografia shqiptare nuk ka autor që i janë përkthyer veprat e tyre kushtuar ngjarjeve dhe çështjeve të rëndësishme historike për Kosovën.
Përkthimin e këtij libri e kanë bërë Avni Spahiu, Getoar Mjeku dhe Faton Bislimi.

Sylejman Selimi do të gjykohet dy herë

0

SulejmanSelimi5-25Sylejman Selimi do të ballafaqohet me dy gjykime të ndara. Ish komandanti i përgjithshëm i UÇK-së ka dy aktakuza nga EULEX-i, që të dyja për krime lufte dhe ato do të zhvillohen ndaras.

Këtë e ka konfirmuar për KTV-së Misioni Evropian për sundim të ligjit.Në prukorori ato janë dy raste të ndara dhe do të gjykohen ndaras është thënë në përgjigjen e zyrës për media të EULEX-it.

Avokati i Selimit Tom Gashi kishte thënë se do të kërkojë që këto dy raste të gjykohen si një, por kjo sipas EULEX-it nuk do të bëhet.
Ktv-ja ka siguruar dy aktakuzat, atë për “Grupin e Drenicës” ndaj 15 personave dhe dhe tjetrën ku përfshihet Sylejman Selimi dhe 3 persona të tjerë.

Pjestarët e “Grupit të Drenicës” përfshirë dy kryetarë komunash, një ambasador, një deputet, një komandant policie, dhe truproja i kryeministri Thaçi, katër vellëzërit Demaj dhe katër vëllëzërit Demaku akuzohen për krime lufte.

Sipas aktakuzës së prokurorit Mauricio Salustro ata kanë keqtrajtuar dëshmitarët në qendrën e mbajtjes së Likoc. Sahit Jashari ballafaqohet më më së shumti pika të aktakuzës 8, ndërsa Sylejman Selimi me 7.

Sami Lushtaku akuzohet për vrasjen e një civili shqiptarnë shtator të vitit 1998. “I pandehuri e ka vrarë një civil të burgosur shqiptar të panjohur duke shtënë 3 here në kokë më pistoletë në të, në një lokalitet ndërmjet fshatrave Galic-Dubovc”, thuhet në aktakuzë.Rrëfimin e ka bërë dëshmitari D i cili sipas aktakuzës ka qenë mik i Sami Lushtakut por që ka edhe lidhje familjare me të.

Për vrasje akuzohet edhe Sabit Geci, ai sipas aktakuzës ia ka prerë kokën me motorr-sharrë një polici serb të rajonit të Drenicës.
Për gjithë aktakuzën 38 faqëshe prokurori ka propozuar 20 dëshmitarë.

“Pse e urren UÇK-në ti je armiku jonë” i thoshte në një rast Sabit Geci dëshmitarit B duke e rrahur pastaj me shkop bejsbolli. 7 nga 15 të akuzuarit janë në paraburgim që nga muaji Maj i këtij viti, kur u arrestuan nga EULEX-i me kërkesë të prokurorit të rastit, Salustro. Për këtë rast seanca e radhës është caktuar më 6 Dhjetor.