14 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2026
Home Blog Page 9136

Nga Kanada vjen “Amaneti i Fundit” i Përparim Kapllanit

0

Përparim Kapllani-shkrimtarNë Toronto, shtëpia Botuese Kanadeze IWOI, në bashkëpunim me Federatën e Shkrimtarëve Shqiptarë në Canada, promovoi romanin e Përparim Kapllanit “The Last Will”- “Amaneti i fundit”. Është fjala për një vepër letrare, me elementë të qartë historik nga Genocidi që provoi popullsia çame në Greqi, gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore.

Takimi u krye pikerisht në ditën e Genocidit Çam, në lokalin e “Albany Pizza”. Mes të ftuarve ishin shkrimtarët Faruk Myrtaj dhe Fluturak Gërmenji, historiani Olsi Jazexhi, ndërsa nga Shtëpia Botuese kishin ardhur Cheryl Antao Xavier, Brandon Pitts, redaktor dhe shkrimtar nga Los Angeles, Jasmine Da Costa me origjinë nga India, Susan Munro, poete, dhe Mary Ellen Koroscill nga kompania e reklamave. Nuk mungonin dashamirës dhe miq të autorit, pjesëtarë të Forumit Shqiptar të Kanadasë që jetojnë në Toronto, shkruan ‘Tema’.

Nderoi promovimin edhe kryetarja e Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze, Rukie Kondaj.

Në ceremoninë e promovimit, pasazhe të romanit u lexuan nga Uanda R. Kellezi, lexim që u ndoq me kureshtje dhe u prit me duartrokitje nga të pranishmit. “Pasqyra Shqiptare”, kanali televiziv shqiptar në Kanada, përgatiti një reportazh të gjatë rreth këtij takimi.

“You got away with murder”, u shpreh Brandon Pitts per këmbënguljen e ngutshme të autorit shqiptar Kapllani për ta botuar këtë roman pikërisht në datën 27 qershor, ditën e Genocidit kundër Çamëve. Shkrimtari Pitts me humor nënvizon faktin se romani u shkrua dhe u botua në një kohë rekord dhe pa asnjë gabim ortografik. Romani tingëllon mjaft natyrshëm në anglisht dhe ka një gjuhë të qartë e të rrjedhshme.

Vetë autori shprehet se kish rreth tre vjet që punonte me këtë roman, duke patur parasysh, që punon 16 orë në ditë për të shtatë ditët e javës në kompaninë e tij “Albany Pizza”. Kapllani thotë se “jo të gjitha orët e ditës janë të zëna”. Kishte periudha të pasditeve që ai “rrëmbente ndonjë orë”, dhe ulej në zyrën e tij modeste, në kompjuter, sa për të shtuar ndonjë paragraf të këtij romani, ndërsa sytë i hidhte nga kamera, në pritje të ardhjes së ndonjë klienti! Gur gur bëhet mur, dhe…në fund të tre viteve është bërë një vepër e plotë në llojin e vet.

Është hera e parë që botohet një vepër e këtij lloji në anglisht me këtë subjekt nga të dyja palët, si nga grekët, ashtu edhe nga shqiptarët.

Duke shfletuar këtë libër, sillet ndërmend thënia e historianit të njohur, anëtarit të Akademisë Mbretërore Britanike, Dr. Noel Malcolm: “Fati i shqiptarëve çamë është një nga sekretet më të errëta të historisë bashkëkohore evropiane”. Megjithatë, duke pasur si vija të bardha frymëmarrjen perëndimore, si lejtmotiv mbetet e reflektohet respektimi i të drejtave të njeriut në përgjithësi, si qytetar bote.

Botuesja e librit, pastaj edhe Rukie Kondi, dhe kryetari i Forumit Shqiptar të Kanadasë, ashtu si kolegët e autorit, e përgëzuan Kapllanin për këtë vepër aq të nevojshme dhe me vlerë të përhershme si dokumentuese që ai i dhuroi kulturës dhe kujtesës shqiptare, por edhe asaj kanadeze, dhe shërbimin e posaçëm që i ka bërë çështjes kombëtare shqiptare në diasporë

Thaçi shpreh përkushtimin e Qeverisë për zbatimin e marrëveshjes

0

Hashim Thaçi ne Mbledhje te QeveriseKryeministri Hashim Thaçi shprehu përkushtimin e plotë të institucioneve të Kosovës për implementimin e plotë të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Para kabinetit qeveritar, Thaçi tha se ratifikimi i kësaj marrëveshje me dy të tretat në Kuvendin e Kosovës është mesazh i qartë i mbështetjes së gjerë politike.

Me urim për Qeverinë e Kroacisë dhe popullin kroat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, kryeministri Hashim Thaçi e hapi mbledhjen e Qeverisë së Kosovës. Ai tha se ky hap i Kroacisë duhet të reflektojë edhe tek të gjitha vendet e rajonit që të punohet më shumë për integrim më të shpejtë në BE.

“Ne edhe në kuptimin historik edhe gjeografik kemi qenë, jemi dhe do të jemi pjesë e Evropës, do të punojmë maksimalisht që ky proces të përshpejtohet. Hapi i parë është marrëveshja e MSA-së që definitivisht e fut në binarë të sigurt për të ardhmen evropiane”, tha ai.

Thaçi tha se institucionet e Kosovës do të kryejnë të gjitha obligimet që dalin nga procesi i integrimeve evropiane në mënyrë që në afat rekord të përmbyllet ky proces, sikur edhe ai për liberalizimin e vizave.Thaçi shprehu përkushtimin edhe për implementimin e marrëveshjes me Serbinë, për ratifikimin e së cilës i falënderoi deputetët dhe partitë mbështetëse të këtij procesi.

“Ratifikimi i marrëveshjes ishte mesazhi më i qartë i një mbështetje të gjerë politike dhe qytetare për procesin e normalizimit të marrëdhënieve dhe fqinjësisë së mirë ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë”, tha ai, transmeton RTK.

Kreu i Qeverisë tha se një hap tjetër në këtë drejtim është procedimi i Projektligjit për amnisti në Kuvendin e Kosovës, i cili do të shqyrtohet nesër në lexim të parë. Thaçi tha se ky projektligj do t’i trajtojë qytetarët në gjithë territorin e vendit në mënyrë të barabartë e jo në baza etnike apo rajonale.

Gjergj Dedaj, zv.ministër i Kulturës

0

GjergjDedaj-PLKKryetari i Partisë Liberale të Kosovës (PLK), Gjergj Dedaj, është emëruar të hënë nga kryeministri Hashim Thaçi në pozitën e zëvendësministrit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS). Lajmin për emërimin në këtë pozitë e ka konfirmuar për “Epokën e re” vetë Dedaj.

“Po, jam emëruar në pozitën e zëvendësministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, duke rikonfirmuar partneritetin me Partinë Demokratike të Kosovës”, ka deklaruar Dedaj.

Në Qeverinë “Thaçi I”, Dedaj ka qenë zëvendësministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale. Partia Liberale e Kosovës, të cilën e udhëheq Gjergj Dedaj, është anëtare e Partive Liberale të Evropës me seli në Bruksel (ELDER).

Kryeziu dhe Muharremi të padëshirueshëm për nëndegët e LDK-së

0

EqremKryeziu-HanefiMuharremiNëndegët e LDK-së në Prizren nuk dëshirojnë që Eqrem Kryeziu dhe Hanifi Muharremi, të jenë kandidatë për kryetar të këtij qyteti. Përfaqësuesit e këtyre nëndegëve këmbëngulin që dy kandidatët nuk duhet të riciklohen në zgjedhjet e nëntorit të këtij viti.

Burimet e “PrizrenPress-it” bëjnë të ditur se përfaqësuesit e nëndegëve kanë kërcënuar se nëse në këto zgjedhje emërohet njëri prej këtyre dy kandidatëve për kryetar të Prizrenit, atëherë do të shikohet mundësia e bojkotimit të zgjedhjeve. “Të gjitha nëndegët janë të intersuar që në këto zgjedhje LDK-ja të dal fituese, por dyshojnë se dy kandidatët e propozuar mund të arrijnë fitoren”, tregon burimi i “PrizrenPress-it” .

Mbi 20 nëndegë të LDK-së në Prizren, dy ditë më parë kanë kërkuar nga lideri i tyre, Isa Mustafa, që të përzgjidhet me marrëveshje kandidati për kryetar të Prizrenit. Përfaqësuesit e këtyre nëndegëve i kanë propozuar Mustafës, që të mbahet një Kuvend, i cili do të nxjerrë një kandidat të pakontestueshëm nga askush. “Kërkojmë edhe nga Kryesia e LDK-së në Prizren, që emërimi i kandidatit për kryetar të Prizrenit, të dalë me marrëveshje gjithëpërfshirëse duke dëgjuar edhe zëri i të gjitha nëndegëve”, thuhet në kërkesën e nëndegëve të LDK-së në Prizren, dërguar liderit të tyre Isa Mustafa.

Edhe pse LDK-ja në Prizren, ka dërguar dy emra për kryetar, atë të Eqrem Kryeziut dhe Hanifi Muharremit, Kryesia në Prishtinë, nuk ka bërë emërimi i asnjërit prej tyre. Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) Dega në Zhur, ndërkaq ka propozuar Nijazi Ademajn për kandidat për kryetar të Prizrenit. Emri i Ademajt është dërguar edhe në Kryesi të LDK-së në Prishtinë.Dega e LDK-së në Prizren dhe ajo në Zhur, nuk kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët në përzgjedhjen e kandidatit për kryetar të Prizrenit.

Këto dy degë të LDK-së, në mungesë të gjetjes së një kandidati të përbashkët, veç e veç, i kanë dërguar propozimet e tyre në Prishtinë për kryetar të Prizrenit. Burimet e “PrizrenPress-it” bëjnë të ditur se nëse Isa Mustafa e mbanë një Kuvend të punës, me marrëveshje mund të emërohet një kandidat që nuk është propozuar deri më tash nga asnjë Degë apo nëndegë. ”LDK-ja në Zhur, Nijazi Ademajn e ka nxjerrë si propozim pasi që Dega e LDK-së në Prizren, ka injoruar Zhurin dhe nëndegët e tjera. Por, nëse arrihet një marrëveshje edhe Ademaj mund të bie prej kandidimit”. /PrizrenPress.com/

“Shqipëria dhe Kroacia nga ajri”, në Muzeun Kombëtar

0

Tirane-muzeu kombetarAlket Islami dhe artisti i njohur kroat Robert Rebersak, janë bashkuar në një ekspozitë në Muzeun Kombëtar.

Bukuritë natyrore, ato historike dhe arkeologjike të Kroacisë dhe Shqipërisë të fiksuara ne aparatin fotografik, nga ajri, realizuar nga Islami dhe Rebersak këtë herë janë prezantuar në mjediset e muzeut, duke sjellë një tjetër atmosferë.

Ekspozita “Shqipëria dhe Kroacia nga ajri” është konkluzioni i një projekti të nisur tre vjet më parë në Zagreb, e që finalizohet në MHK në vijim të festimeve të anëtarësimit të Kroacisë në Bashkimin Europian.

“Kemi ngjashmëri i me njëri-tjetrin, pasi përveçse fotografojmë nga ajri, kemi të njëjtat ngjyra të njëjtën teknikë të fotove”, u shpreh Alket Islami, transmeton Sotnews.

Edhe pse fotot e Alket Islamit nga ajri kanë vite që bëjnë xhiron e botës, me ekspozita në vende të ndryshme, kjo është hera e parë që ai ekspozon në kryeqytet.

Ekspozitë fotografike “Kroacia dhe Shqipëria nga ajri” do të qëndrojë e hapur deri më 14 korrik.

Ekzekutivi i Prizrenit merr vendim për shpalljen e tenderëve

0

Prizren-Asambleja komunaleEkzekutivi i Prizrenit, ka marrë vendim që të lejojë shpalljen e tenderëve në lidhje me ndërtimin e rrugëve me elemente betoni dhe ndërtimin e kanalizimeve,me sistem të participimit.

Monitoruesja e OJQ-së “Ec Ma Ndryshe”, Elmedina Baxhaku tha se Ekzekutivi i Prizrenit, ka lejuar mjetet për ndërtimin e kanalizimit në rrugën “Raguza”,“Hajdar Shala” dhe “Skender Latifi” në Prizren, ndërtimin e rrugës në fshatin Nashec-Lagjja Gutaj, ndërtimin e rrugës lokale në fshatin Jabllanicë, ndërtimin e rrugës “Salajdin Berisha 3,4”, rruga “Beamir Memaj”, ”Emin Abazi-1”,”Elbasani-1”, ndërtimin e rrugës në lagjen Badallaj të Prizrenit si dhe rrugët lokale në fshatrat “Gjonaj dhe Kushnin-Has”

“Po ashtu duke u bazuar në kërkesën e banorëve të fshatit Billushë për ndërtimin e rrugëve lokale, bordi ka lejuar hapjen e tenderit për ndërtimin e këtij projekti që kap shumën rreth 50.000 euro, mjetet e ndara nga Drejtoria e Shërbimeve Publike në planifikimet buxhetore të Komunës.

Gjithashtu në këtë takim është nxjerrë konklzuioni për lejimin e mjeteve për ndërtimin e urës në fshatin Korrishë”, tha Baxhaku.

Sipas saj, me propozimin e Drejtorisë për Urbanizëm, Ekzekutivi i Prizrenit, ka miratuar edhe kërkesat e kësaj drejtorie në lidhje me shpalljen e tenderit për hartimin e dy Planeve Rregulluese Urbane “Gjelbrimi me përmbajtje dhe rekrijim” që është paraparë sipas Planit Zhvillimor Urban e që do të përfshijë pjesën e lagjës Arbana për rrethë autostradës si dhe Plani Rregullues Urban “Lakuriqi Verior 2”, që është paraparë ndërtimi i lartë.

“Ky plan rregullues përfshinë pjesën e Therandës (I ashtëquajturi Fshati), kufizohet me Zonën e indrustrisë së lehtë gjer në drejtim të SHFMU”Lekë Dukagjini””, tha ajo.

Ekzekutivi me propozimin e Zyrës për Komunitete dhe Kthim, ka shqyrtuar dhe lejuar njëzëri shpalljen e tenderit për furnizim me material ndërtimor për renovimin e shtëpive të rasteve sociale nga rradhët e komuniteteve.

Drejtorisë së Administratës, ndërkaq i është dhënë drita e gjelbër për lejimin e shpalljes së tenderëve për furnizimin me material për mirëmbajtjen e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit si dhe të sistemit të ngrohjës qendrore në objektet e komunës. “Po ashtu kërkesës nga kjo drejtori i është aprovuar konkluzioni për shtypjen dhe prarimin e llogove të reja për nevojat e protokolit si: material prej mesingu, prerje dhe formatizim të mesingut, gërryerja me thartirë të materialit, prarim të materialit si dhe furnizimi me material të fort kartuqi për kujtija mbajtëse”.

Ekzekutivi në këtë takim njëzëri ka aprovuar kërkesat për udhëtim zyrtarë jasht vendit të dy zyrtarëve nga (DKA dhe DPMS) për në Durrës të Shqipërisë, një zyrtareje nga (DTZHE) në Maqedoni. /PrizrenPress.com/

Asllanaj shpreson se do të emërohet për kryetar të Suharekës

0

SaliAsllanaj-LDK-suharekeKryesia e LDK-së në Prishtinë në fazën e parë nuk ka emëruar kandidatin për kryetar të Suharekës, Sali Asllanaj. Ish-kryetari i Suharekës, Asllanaj, shpreson se emërimi i tij për kryetar të këtij qyteti, do të bëhet në fazën e dytë. ”Besoj se në fazën tjetër do të bëhet edhe emërimi im”, tha Asllanaj për “PrizrenPress”.

Kryesia e LDK-së në Prishtinë javën e kaluar ka bërë emrimin e disa kandidatëve për kryetar të komunave në Kosovë. Në këtë fazë, ndërkaq nuk është emëruar kandidati për kryetar të Suharekës.

Asllanaj tha se emërimi i tij nuk është bërë pasi që propozimi është dërguar me vonesë në Prishtinë. “Kryesia e LDK-së në Suharekë e ka dërguar propozimin para një jave dhe besoj se kjo ka qenë arsyeja pse nuk është bërë emërimi im”, tha ai.

Sipas tij, emërimi i tij për kryetar të Suharekës është bërë me propozimin e degës dhe nëndegëve. “Kryesia e Degës së LDK-së në Suharekë dhe kryetarët e nëndegëve më kanë propozuar mua për kandidat për kryetar, prandaj pritet vetëm konfirmimi nga Kryesia Qendrore dhe Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së në Prishtinë”, konfirmoi Asllanaj.

Deputeti i Parlamentit të Kosovës, Sali Asllanaj deri në vitin 2009 ka qenë kryetar i Komunës së Suharekës. Ai ka humbur garën në zgjedhje kundër kandidatit të AAK-së, Blerim Kuçit.

Asllanaj shprehet i sigurt së në zgjedhjet lokale të këtij viti LDK-ja do të fitojë garën zgjedhore në Suharekë. ”Po të mos isha i sigurt në fitore nuk do të isha futur në garë”, tha Asllanaj.

Ai vlerësoi se kryetari Blerim Kuçi nuk e ka qeverisur mirë Suharekën. “Kuçi gjatë këtij mandati ka treguar shembullin më të keq se si nuk duhet të qeveriset një komunë”, tha Asllanaj. Ai premton se pas fitores së garës zgjedhore, LDK-ja do t’ia rikthen qeverisjen e mirë Suharekës. /PrizrenPress.com/

Për Prevallën, 14-të kallëzime penale në Prokurorinë Themelore të Prizrenit

0

PrevallaaaMbi 14-të kallëzime penale, kanë arritur në Prokurorinë Themelore të Qarkut të Prizrenit, për fshatin turistik “Prevallë”. Sipas kryeprokurorit Sylë Hoxha, këto lëndë do të kenë prioritet, ky është një vendim jo vetëm i kryeprokurorit, por i të gjithë kolegjiumit të prokurorëve. Po ashtu MMPH, ka ngritur kallzim penal edhe për tre inspektorë komunalë, që sipas tyre, lejuan vazhdimin e punimeve në Prevallë përkundër vendimit të ministrisë.

Ngritja e kallëzimit penal për tre punonjës së drejtorisë së inspektorateve në Komunën e Prizrenit, është i pabazë, thotë drejtori i kësaj drejtorie Bujar Nerjovaj. Ai bën të ditur se inspektorët komunalë, atë ditë që kanë qenë në teren, nuk kanë patur njohuri për vendimin e ministrisë.

Gjithashtu, siç transmeton RTK-ja, Nerjovaj thotë se si institucione lokale janë anashkaluar nga MMPH.

E ndërkaq në Prokurorinë Themelore të Qarkut në Prizren, kanë arritur 14-të kallëzime penale, për Prevallën, për të cilat, kryeprokurori Sylë Hoxha, thotë se këto lëndë do të kenë prioritet.

Pas ngritjes së kallëzimeve penale nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ndaj tre inspektorëve të Komunës së Prizrenit, Nexhat Musliu, Enver Bytyqi dhe Bashkim Krasniqi me arsyetimin se “kanë bërë shkelje të rëndë të ligjeve në fuqi në Kosovë”, duke mos respektuar vendimin e Ministrit të MMPH, për ndalimin e të gjitha aktiviteteve ndërtimore në fshatin turistik të Prevallës dhe lejimit të degradimit të mëtejmë të Parkut Sharr,ka reaguar edhe qendra e Lëvizjes “Vetëvendosje” në Prizren, duke kërkuar marrjen e masave ligjore ndaj të gjithë zyrtarëve që nuk përfillin dhe nuk zbatojnë ligjin.

Biden: Thaçi e Daçiq kanë bërë kompromise historike

0

Joseph BidenZëvendëspresidenti amerikan, Joseph Biden tha se përmes dialogut, bashkëpunimit dhe kompromiseve të dhimbshme, kryeministrat Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq kanë arritur marrëveshje historike.

“Hapat e ardhshëm nuk do të jenë të lehtë, por këta udhëheqës u kanë dhënë qytetarëve të tyre një mundësi të paparë për të ndërtuar një të ardhme”, shkruan Biden në artikullin autorial “Le ta udhëheq Kroacia Ballkanin në BE”, të botuar në “Financial Times”.

Në shtator, përfundon rasti “Kleçka”

0

fatmirLimaj-tomGashi(E plotësuar) Ka përfunduar seanca e sotme në rastin “Kleçka”. Pala mbrojtëse ka heq dorë që të dëshmojnë dëshmitaret e propozuar të saj në këtë rast. Gjithashtu, pala mbrojtëse ka kërkuar heqjen e masës së arrestit shtëpiak për Fatmir Limajn dhe të tjerët.

Sot ose nesër (e enjte) trupi gjykues pritet të marrë vendim në lidhje me ketë kërkesë të palës mbrojtëse.

Më 18 korrik pritet të përfundojë administrimi i provave në rastin “Kleçka”, shkruan ‘Epoka e re’. Po ashtu gjatë kësaj seanca pala mbrojtëse është pajtuar që deklaratat e të akuzuarve në këtë rast të merren si të lexuara.

Kurse, në muajin shtator, trupi gjykues pritet të jep fjalën përfundimtare në rastin “Kleçka”.

Prokurori Maurizio Salustro ka kërkuar që të angazhohet një ekspert për të bërë një raport të ri, lidhur me gjendjen psikike të ish- dëshmitarit “X”, tashme të ndjerit Agim Zogaj. Këtë kërkesë të prokurorit e ka kundërshtuar pala mbrojtëse, e cila ka thënë se nuk mund të ndërtohet një raport i ri, pasi tashme është raporti i vjetër.

Seanca e radhës në rastin “Kleçka” do të mbahet më 16 korrik.

……………….

Rasti “Kleçka”, sot dëshmon Ali Gegaj

Sot do të vazhdoj seanca gjyqësore në rastin “Kleçka”, në të cilën do të dëshmoj dëshmitari i propozuar nga i akuzuari Naser Krasniqi. Ndërsa, mbrojtja e Fatmir Limajt nuk e ka parë të arsyeshme të propozoj dëshmitar pasi sipas avokatit mbrojtës të Limajt, Tomë Gashi gjithçka është shqyrtuar dhe në këtë rast vendimi i drejt dhe i ligjshëm është lirimi i Limajt dhe bashkëluftëtarëve të tij.

Gashi ka thënë për Kosovapress se nesër në ora 10;00 do të vazhdoj seanca për rastin “Kleçka” me dëshmitarin e propozuar nga Naser Krasniqi.

“Sot vazhdon shqyrtimi në ora 10:00. ndërsa, nesër do të merret në pyetje dëshmitari i cili është propozuar nga ana e Naser Krasniqit. Po ashtu do të merret në pyetje me 4 korrik dhe me 10 korrik dëshmitarët e propozuar nga Naser Krasniqi, ndërsa mbrojtja e Fatmir Limajt deri me tash ende nuk ka propozuar asnjë dëshmitar të mbrojtjes duke konsideruar se rasti është shqyrtuar mjaftë dhe të gjitha provat dërgojnë në një drejtim që është lirimi i Fatmir Limajt dhe bashkëluftëtarëve të tij, dhe me provat e njëjta që janë shqyrtuar dy vite më herët duhet të merret vendimi vetëm, i drejt dhe i ligjshëm që është dhënë edhe në maj të vitit të kaluar e që do të duhet të ishte aktgjykimi lirues për Limajn dhe bashkëluftëtarët tjerë”, ka thënë Gashi.

Ai ka shtuar se ata kanë të drejta ligjore dhe nëse eventualisht do të ketë nevojë ata mund të propozojnë dëshmitar, sa i përket dispozitave ligjore, mirëpo sipas tij, deri me tash kanë konsideruar se gjithçka është shqyrtuar dhe gjithçka dërgon në një dërgim që është lirimi i Fatmir Limajt.

Ndërsa, sa i përket masës së arrestit shtëpiak, Gashi ka thënë se është duke u bërë një lojë lidhur me masat që po i caktohen Limajt, por pret që nesër kryetari i trupit gjykues do ta sheh të udhës që ta ndërpres masën e arrestit shtëpiak.

“Është shumë e qartë së është një lojë e cila është duke ndodhur në këtë rast, pasi herë i caktohet paraburgimi, herë masa e arrestit shtëpiak, herë lajmërimi në stacionin policor, ne nuk kemi paraqitur fare ankesë por kemi besuar se kryetari i trupit gjykues do ta sheh të udhës që nesër ta ndërpres masën e arrestit shtëpiak që është caktuar nga gjykata e apelit. Ne do të bëjmë një propozim të tillë, por prapë i mbetet kryetarit të trupit gjykues që të vendos lidhur me kërkesën e mbrojtjes së Limajt”, ka shtuar ai.