Për Prevallën, 14-të kallëzime penale në Prokurorinë Themelore të Prizrenit

PrevallaaaMbi 14-të kallëzime penale, kanë arritur në Prokurorinë Themelore të Qarkut të Prizrenit, për fshatin turistik “Prevallë”. Sipas kryeprokurorit Sylë Hoxha, këto lëndë do të kenë prioritet, ky është një vendim jo vetëm i kryeprokurorit, por i të gjithë kolegjiumit të prokurorëve. Po ashtu MMPH, ka ngritur kallzim penal edhe për tre inspektorë komunalë, që sipas tyre, lejuan vazhdimin e punimeve në Prevallë përkundër vendimit të ministrisë.

Ngritja e kallëzimit penal për tre punonjës së drejtorisë së inspektorateve në Komunën e Prizrenit, është i pabazë, thotë drejtori i kësaj drejtorie Bujar Nerjovaj. Ai bën të ditur se inspektorët komunalë, atë ditë që kanë qenë në teren, nuk kanë patur njohuri për vendimin e ministrisë.

Gjithashtu, siç transmeton RTK-ja, Nerjovaj thotë se si institucione lokale janë anashkaluar nga MMPH.

E ndërkaq në Prokurorinë Themelore të Qarkut në Prizren, kanë arritur 14-të kallëzime penale, për Prevallën, për të cilat, kryeprokurori Sylë Hoxha, thotë se këto lëndë do të kenë prioritet.

Pas ngritjes së kallëzimeve penale nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ndaj tre inspektorëve të Komunës së Prizrenit, Nexhat Musliu, Enver Bytyqi dhe Bashkim Krasniqi me arsyetimin se “kanë bërë shkelje të rëndë të ligjeve në fuqi në Kosovë”, duke mos respektuar vendimin e Ministrit të MMPH, për ndalimin e të gjitha aktiviteteve ndërtimore në fshatin turistik të Prevallës dhe lejimit të degradimit të mëtejmë të Parkut Sharr,ka reaguar edhe qendra e Lëvizjes “Vetëvendosje” në Prizren, duke kërkuar marrjen e masave ligjore ndaj të gjithë zyrtarëve që nuk përfillin dhe nuk zbatojnë ligjin.

Më Shumë

Haxhiu: Masakra e Korishës, një nga ngjarjet më të rënda të luftës në Kosovë

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë homazhe sot në Korishë të Prizrenit. Ajo, ka thënë se sot përkulemi...

Përurohen tri ndërtesa sociale me efiçiencë në Prizren për 51 familje

Është përuruar projekti që implementon masat e efiçiencës së energjisë për tri ndërtesat sociale shumëbanesore në Prizren, me vlerë investimi afro 460 mijë euro. Kryeministri...

Lajmet e Fundit