-3.5 C
Prizren
E mërkurë, 31 Dhjetor, 2025

121 vite nga vdekja e Jani Vretos, rilindësi i shquar shqiptar

U lind në vitin 1822. Ishte shkrimtar, botues, figurë e rëndësishme e Rilindjes Kombëtare. Lindi në Postenan, pranë Leskovikut, në Vilajetin e Janinës më 14 janar 1822.

Mësimet i ndoqi në një shkollë greke në Vurban afër Konicës, kurse nga 1843 deri 1847 ndoqi gjimnazin e njohur “Zosimea” në Janinë. Më 1854 u shpërngul në Konstandinopojë.

Në fillimin e viteve ‘70 ishte njohur e lidhur me figurat udhëheqëse të lëvizjes kombëtare shqiptare: Hasan Tahsini, Sami Frashëri, Pashko Vasa dhe Ferid Pashë Vlora. Gjithashtu, mbante letërkëmbim me figura të shquara shqiptare në Egjipt si Thimi Mitko, Spiro Dine dhe Thimi Thoma Kreji, si dhe me Dhimitër Kamardën dhe Jeronim De Radën në Itali.

Në vjeshtën e vitit 1877 u bë anëtar themelues i Komitetit qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare, Në maj 1878, botoi veprën “Apologjia” në greqisht, në të cilën shtjellon prejardhjen e shqiptarëve, gjuhën, trevat e banuara prej tyre e të drejtat e tyre. Në fillim të vitit 1879 u caktua anëtar i komisionit të ngritur nga Komiteti qendror për të vendosur për alfabetin përfundimtar të shqipes. Më 12 tetor 1879 mori pjesë në themelimin e “Shoqëri e të shtypurit shkronja shqip”, e cila do t’ia kushtonte energjitë e veta botimit të librave shqip, sidomos të teksteve shkollore, si dhe hapjes së shkollave në gjuhën shqipe. Pikërisht në këtë kohë ai u shkishërua nga mitropoliti ortodoks i Gjirokastrës.

Pas kthimit në Stamboll, Vretoja punoi me energji për botimin e organit periodik “Drita”, që më pas mori emrin “Dituria”, e cila doli në Konstandinopojë nga gushti 1884 deri në korrik 1885.

Më 9 korrik të vitit 1900 ai vdes në Athinë.

Më Shumë

LDK-ja në Prizren ka marrë 6,224 vota

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 6,224 vota, që përbëjnë 8,73% të votave në  Prizren, sipas rezultateve zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve...

Plagosja në Duhël të Suharekës, pesë të arrestuar

Pesë persona janë arrestuar si të dyshuar për një rastin e plagosjes që ndodhi dje në fshatin Duhël të Suharekës. Sipas raportit 24-orësh të policisë,...

Lajmet e Fundit