Përkujtohet Komandant Hekuri

Në fshatin Mrasor të Rahovecit është përkujtuar heroi i kombit, Skënder Rexhepi – Komandant “Hekuri”, në ditëlindjen e tij të 61-të, përmes vizitës në shtëpinë-muze të tij.

Në këtë aktivitet përkujtimor morën pjesë përfaqësues institucionalë, familjarë dhe bashkëluftëtarë, të cilët nderuan jetën dhe veprën e tij në luftën çlirimtare.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka vlerësuar lart figurën e tij, duke theksuar se ai mbetet një nga emrat më të rëndësishëm të rezistencës për liri.

“Komandant ‘Hekuri’ do të kujtohet për trimërinë e paepur dhe për rezistencën e lavdishme kundër pushtuesve serbë, deri në ditën e tij të fundit, kur ra me pushkë në dorë, në një pritë armike, më 21 janar 1999, në një kodër mbi fshatin Fortesë”, ka deklaruar Latifi.

Ai ka shtuar se Skënder Rexhepi ka dhënë kontribut të çmuar në lëvizjen patriotike dhe në organizimin e luftës çlirimtare.

“Skënder Rexhepi mbetet një prej figurave më frymëzuese të luftës për liri, veproi pandërprerë në lëvizjen e fshehtë patriotike dhe luajti një rol të rëndësishëm në përgatitjen dhe organizimin e luftës çlirimtare, duke i qëndruar besnik deri në frymën e fundit idealit për liri dhe bashkim kombëtar. Lavdi emrit dhe veprës së pavdekshme të heroit Skënder Rexhepi!”, ka theksuar ai./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Tërheqja e 17 milionë eurove po dëmton shërbimet shëndetësore në Prizren

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prizren, ofron shërbime shëndetësore për qindra banorë të kësaj komune në zonat urbane dhe rurale. Sipas statistikave të marra...

PDK në Prizren mobilizohet për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit

Kryetari i degës së Partia Demokratike e Kosovës në Prizren, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se është mbajtur takim me asamblistët e kësaj...

Lajmet e Fundit