Vrau me thikë 39-vjeçarin, arrestohet autori

Policia e Tiranës ka arritur të arrestojë të dyshuarin si autor të ngjarjes së Shkozës, ku një 39-vjeçar humbi jetën si pasojë e plagëve të marra nga një mjet prehës.

Uniformat blu të kryeqytetit arrestuan 29-vjeçarin Ergest Zhupani, pasi nga hetimet paraprake besohet të ketë qenë ai që ka goditur viktimën A. Lico mbrëmjen e së premtes.

“Arrestimi i tij u bë sepse më 19 shkurt, në orën 22.00, në rrugën ‘Shemsie Haka’, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prehës në kraharor, shtetasin A. Lico, 39-vjeç, banues në Tiranë, i cili ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagës së marrë”, thuhet në raportin e policisë.

Nga të dhënat e para, autori mendohet të ketë qenë në gjendje të dehur në momentin kur ka kryer krimin, ndërsa më pas është larguar në këmbë, duke përfituar edhe nga errësira. /Top Channel/

Më Shumë

17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Një rast i rëndë është shënuar të shtunën në Ulqin, ku 17-vjeçari me inicialet E.K., nga Malisheva, raportohet se humbi jetën teksa ishte duke...

Sot varroset i riu Albian Osmanaj

Sot do të bëhet varrimi i 27-vjeçarit Albian Osmanaj, i cili humbi jetën në ngjarjen e rëndë që tronditi fshatin Kobaj. https://prizrenpress.com/421746-2h/ Sipas njoftimit të familjes,...

Lajmet e Fundit