Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar se ekipet kujdestare të kontrollës po vazhdojnë edhe gjatë ditëve të vikendit me aksione intensive në terren për shkyçjen e konsumatorëve me borxhe, identifikimin e keqpërdorimit të ujit të pijes dhe eliminimin e lidhjeve ilegale në rrjetin e ujësjellësit.
Sipas kompanisë, aksionet kanë për qëllim mbrojtjen e sistemit të furnizimit me ujë dhe sigurimin e shërbimeve të qëndrueshme për të gjithë qytetarët.

“Shkyçjen e konsumatorëve me obligime të papaguara ndaj kompanisë, identifikimin dhe ndalimin e keqpërdorimit të ujit të pijes, si dhe zbulimin dhe eliminimin e lidhjeve ilegale në rrjetin e ujësjellësit”, thuhet në njoftimin e KRU “Hidroregjioni Jugor”.
Kompania ka apeluar te konsumatorët që të kryejnë me kohë obligimet financiare dhe të përdorin ujin e pijes në mënyrë të përgjegjshme, me qëllim që të garantohet furnizim i rregullt dhe i qëndrueshëm për të gjithë qytetarët.

Po ashtu, është rikujtuar se pagesat e faturave mund të realizohen në arkat e kompanisë, në institucionet mikrofinanciare të autorizuara, si dhe përmes aplikacionit E-HRJ, i cili ofron mundësi pagese online 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë./PrizrenPress.com/
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
https://prizrenpress.com/428407-2j/
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
