Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV “Prizreni 1”, një investim i cili synon përmirësimin e infrastrukturës së rrjetit të tensionit të mesëm.

Sipas njoftimit të KEDS-it, nga ky projekt përfitojnë drejtpërdrejt rajoni i Prizrenit, Dragashit dhe Zhurit, duke mundësuar furnizim më të qëndrueshëm me energji elektrike dhe rritje të sigurisë dhe besueshmërisë së sistemit elektroenergjetik.

Po ashtu, investimi kontribuon në modernizimin e infrastrukturës së shpërndarjes brenda nënstacionit dhe krijon kapacitete më të mira për zhvillimin e rrjetit në të ardhmen.

KEDS ka bërë të ditur se po vazhdon investimet në modernizimin e rrjetit elektrik, me qëllim përmirësimin e cilësisë së furnizimit dhe rritjen e sigurisë për konsumatorët.

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Aktorët trumbetues elektoralë

Nga Azem Lajqi 1. Shfaqja pompoze e një grupi mërgimtarësh në ANP, para zgjedhjeve të jashtëzakonshme, duke trumbetuar emrin e një miti modern, ishte ngacmim...

1 muaj paraburgim ndaj të miturit të dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobaj të Prizrenit

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të miturit A.O., në kohëzgjatje prej një muaji, i dyshuar...

Lajmet e Fundit