16.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

19 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 19 viktima nga COVID-19, raporton Gazeta Express.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 703  raste të reja të infektuara

09 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.458 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 975.279 doza të vaksinës.

Deri më sot 338.147 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 10.851 testime, 703 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 19 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 2.255 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 131.930.

Në total numri i rasteve aktive është 20.652.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

 

Mbani higjienën!

Më Shumë

Lajmet e Fundit