14.5 C
Prizren
E enjte, 29 Maj, 2025

20 vjet nga rënia e dëshmorit Zenun Çoçaj

Sot bëhen 20 vjet nga rënia e dëshmorit Zenun Çoçaj.

Zenun Çoçaj u lindi në shkurt të vitit 1952 në fshatin në Gjonaj të Hasit dhe ka rënë me dëshmorë më 4 qershor të vitit 1999 .

Ai, ishte komandant i UÇK-së në Brigadën 126 në Zonën Operative të Pashtrikut.

Bashkëluftëtari Halil Cikaj tregon se dëshmori Zenun Çoçaj ka qenë njëri ndër figurat më të çmuar të UÇK-së. Sipas tij, Çoçaj ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në luftë deri në ditën e fundit të rënies.

“Dëshmori Zenun Çoçaj ka qenë figura kryesore e UÇK-së në Has dhe më gjerë”, tregon Cikaj, pwr “PrizrenPress”

Zenun Çoçaj ka rënë dëshmor pak ditë para çlirimit të Kosovës. Ai është vrarë nga forcat serbe në fshatin Gjonaj të Hasit.

Cikaj kujton rënien e dëshmorit Zenun Çoçaj.

“Na ndanin minutat kur ra Zenuni në altarin e lirisë. Ai e fitoi lavdinë, kurse unë humba shumë nga ajo krenari që fituam së bashku”, shprehet ai. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prizren: Policia konfiskon 11 patentë shoferë për shkelje në trafik

Njësia Rajonale për Trafik Rrugor në Prizren ka ndërmarrë sot një aksion kontrolli në kuadër të përpjekjeve për rritjen e sigurisë në komunikacion, ku...

Zyra për Komunitete dhe Kthim në Prizren edhe sivjet mbështet nevojtarët me dru për ngrohje

Zyra Komunale për Komunitete dhe Kthim ka njoftuar se edhe sivjet do të subvencionojë familjet skamnore nga radhët e komuniteteve jo-shumicë të Komunës së...

Lajmet e Fundit