4.1 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

27 vjeçarja në Prizren tenton të vetëvritet shkaku i dhunës nga bashkëshorti

Një ngjarje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur në Prizren, ku një çift i martuar shkaku i problemeve të vazhdueshme kanë përfunduar në polici.

Sinjali mëson se ka qenë burri ai i cili fillimisht ka raportuar se bashkëshortja e tij nuk po pranon që të ndahen dhe kërcënon se do të vetëvritet në rast se ai vendos të shkurorëzohet.

Por një gjë krejtësisht ndryshe e ka deklaruara 27-vjeçarja, e cila ka rrëfyer para hetuesve policorë gjithë dhunën që ka përjetuar nga bashkëshorti i saj. Bazuar në dëshminë e viktimës, 30-vjeçari ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj saj, duke e kapur për flokësh dhe duke e tërhequr zvarrë.

E lodhur nga keqtrajtimi, e reja kishte vendosur që t’i japë fund jetës së saj dhe ka tentuar që të kryejë vetëvrasje duke konsumuar preparate kimike.

Si rezultat i dëshmisë së saj, i dyshuari është arrestuar dhe ndaj tij kanë nisur hetimet për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që 30-vjeçari të dërgohet në mbajtje.

Më Shumë

Krusha e Madhe përkujton dëshmorët me dhurim gjaku dhe fidanë |VIDEO

Pavarësisht se vitet kalojnë, muaji mars mbetet i rëndë për banorët e Krushës së Madhe të Rahovecit. Atë pranverë të hershme, 27 vjet më...

Masakra e Krushës së Madhe, Latifi: Rrënjët e lirisë thellohen nga gjaku që u derdh

Në Krushë të Madhe po mbahet tubim dhe homazhe në 27-vjetorin e vrasjes së 243 personave, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore u dogjën...

Lajmet e Fundit