35 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

Ilir Meta përfundon sot mandatin e presidentit: Ishte nder dhe privilegj për mua, uroj më të mirën për atdheun tonë

Ilir Meta sot përfundon mandatin e tij si president i Shqipërisë, ku këtë pozitë do t’ia dorëzoj presidentit Bajram Begaj.

Përmes një postimi në Facebook, Meta ka shprehur mirënjohjen e tij për qytetarët duke u uruar këtyre të fundit më të mirën.

“Ishte një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm të shërbeja këto pesë vite si President i Republikës të Shqipërisë. Uroj për atdheun dhe kombin tonë më të mirën! Paqe dhe mbarësi për çdo familje shqiptare! Zoti e bekoftë Shqipërinë”, ka shkruar Meta.

Parlamenti do të mblidhet sot në orën 18:00 për ceremoninë e betimit të Begajt. Pas betimit dhe fjalës para deputetëve, ceremonia pritet te zhvendoset në një tjetër godinë, atë të Presidencës.

Në orën 19:30 Ilir Meta do presë pasardhësin e tij për ti dorëzuar simbolikisht çelësat e institucionit që ai do drejtojë për 5 vite. /Telegrafi/

Më Shumë

Korrje-shirjet vazhdojnë në Komunën e Rahovecit

Në Komunën e Rahovecit po vazhdojnë me intensitet të lartë korrje-shirjet, ndërsa autoritetet komunale po ndjekin nga afër punën në terren. Kryetari i Komunës, Smajl...

Një vit prej ndarjes nga jeta të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare

Një vit më parë u nda nga jeta, në moshën 88-vjeçare, gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare. Ai ishte shkrimtari shqiptar më i shquar brenda...

Lajmet e Fundit