8.5 C
Prizren
E mërkurë, 7 Janar, 2026

Këshilli Prokurorial kërkon raport me të gjitha veprimet prokuroriale të ndërmarra ndër vite ndaj “Kobrës”

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit që të përgatis një raport me të gjitha veprimet prokuroriale të ndërmarra ndër vite ndaj Dibran Hoxhës i njohur me emrin Kobra e i cili dyshohet për vrasjen e fundit të një shtetasi shqiptar.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) njofton opinionin publik se menjëherë pas rastit të fundit të vrasjes së ndodhur në Prizren ku i dyshuar është Dibran Hoxhaj, ka kërkuar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit të përgatisë raport lidhur me gjitha veprimet prokuroriale të ndërmarra ndër vite ndaj tij”, thuhet në komunikatë.

 

 

Tutje KPK potencon se në bazë të kompetencave që ka do të trajtojë me kujdes të gjitha veprimet që Prokuroria në Prizren nga ndërmarrë ndaj Dibran Hoxhës dhe çdo lëshim eventual do të sanksionohet në bazë të ligjeve në fuqi.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës, në bazë të kompetencave ligjore që ka, do të trajtojë me kujdes të gjitha veprimet e ndërmarra ndër vite nga prokuroria përkatëse ndaj Dibran Hoxhaj dhe çdo lëshim eventual do të sanksionohet në bazë të akteve ligjore në fuqi”, përfundon njoftimi.

Më Shumë

Prizren: Nëntë persona lëndohen nga fishekzjarret, një fëmijë humb gishtin

Përdorimi i mjeteve piroteknike në shumë raste bëhet në mënyrë të pakontrolluar, sidomos gjatë festës së Vitit të Ri. Nëntë persona pësuan lëndime si pasojë...

Afrim Tejeci: Prizreni ka nevojë për drejtorë me rezultate, jo me justifikime

Kryetari i Odës  së Prizrenit, Afrim Tejeci, ka reaguar lidhur me emërimet e pritshme të drejtorëve komunalë në Prizren, duke kërkuar që ato të...

Lajmet e Fundit