8 C
Prizren
E premte, 3 Prill, 2026

Prizren: Shkoi t’i ndihmojë vëllait, 57-vjeçari rrëzohet nga shkallët dhe pëson lëndime të rënda

Një rast i rëndë ka ndodhur të shtunën pasdite, në një shtëpi në fshatin Sërbicë e Epërme në Prizren, ku një person është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë ka marrë lëndime të rënda trupore. Viktima është një 57-vjeçar, i cili tashmë po trajtohet në spital, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se viktima ka pësuar lëndime pasi ka rënë nga shkallët teksa po i ndihmonte vëllait të tij, në disa punë të shtëpisë.

Sinjali mëson se si pasojë e rrëzimit aksidental, 57-vjeçari ka marrë plagë në një pjesë të kokës, por që fatmirësisht gjendjen e ka stabile dhe po trajtohet në Spitalin e Prizrenit.

 

 

Pas raportimit të rastit nga ana e spitalit, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka marrë informacionet e para për atë që ka ndodhur.

Me t’u përfunduar procedurat e nevojshme, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit si “Lëndim i rëndë trupor”.

Më Shumë

Olimpiada e Kimisë mbahet me sukses në Suharekë

Në Komunën e Suharekës është organizuar me sukses Olimpiada e Kimisë, ku morën pjesë nxënës nga shkollat e mesme të larta të kësaj komune. Sipas...

“Shpërthen” Drini i Bardhë, spektakël në Gjonaj

Drini i Bardhë ka shënuar fitore bindëse në shtëpi, duke mposhtur Kosovën VR me rezultat 4:2, në kuadër të Ligës së Dytë të Kosovës,...

Lajmet e Fundit