27.5 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

Dogana i nxjerr në shitje nëntë kuajt dhe një gomar, për 1 euro kilogrami

Dogana e Kosovës i ka nxjerr në shitje nëntë kuajt dhe një gomar.

Sipas njoftimit çmimi i tyre do të jetë 1 euro për kilogram.

Ato ishin konfiskuar në fshatin Kabash të Vitisë, më 25 prill.

Sipas Doganës, shikimi i mallit u bë më 28 prill në Terminalin Dheu i Bardhë, nga ora 10:00 deri në ora 12:00.

Malli shitet në gjendjen faktike dhe nuk pranohet reklamacioni.

“ Të drejtë pjesëmarrje kanë personat fizik dhe juridik. Personat juridikë të cilët marrin pjesë duhet në ofertë të bashkëngjisin Certifikatën e regjistrimit të biznesit me informata mbi biznesin dhe Numrin Fiskal. Ndërsa, personat fizik duhet të kenë një dokument identifikues (letërnjoftimin ose patentë shoferin)”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Dogana Oferta
Dogana i nxjerr në shitje nëntë kuajt dhe një gomar, për 1 euro kilogrami

Më Shumë

Mot me diell, temperaturat arrijnë deri 33°C

Moti për ditën e sotme do të jetë kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 11 dhe 15°C, ndërsa ato maksimale do të...

Aksident në Rahovec, s’dihet për të lënduar

Një aksident trafiku raportohet të ketë ndodhur tek “Epopeja” në Rahovec. Në pamjet e publikuara nga portali lokal “Rahoveci n’fokus”, shihet se dy vetura janë...

Lajmet e Fundit