22.8 C
Prizren
E diel, 4 Qershor, 2023

Marrëveshja Milan – Leao pritet të mbyllet para ndeshjes me Inter-in

Rafael Leao është më afër se kurrë që ta vazhdojë kontratën me Milan-in.

Sipas asaj që shkruan “Gazzetta dello Sport”, palët kanë rënë dakord për vazhdimin e kontratës, derisa ajo synohet të mbyllet para ndeshjes së parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve, ku kuqezinjtë do të përballen me Inter-in.

Mediumi i lartcekur shkruan se Leao është pajtuar ta vazhdojë kontratën me një pagë prej 7 milionë euro plus dy të tjera në formë bonusesh, ndërsa edhe dy milionë euro në momentin e firmës së kontratës.

Ndërsa ka mbetur një “ngërç” te detyrimi që skuadra e Sporting Lisbonës e kërkon nga futbollisti, ku flitet se kuqezinjtë do ta mbulojnë gjysmën e kësaj shume.

Pra, te Milan-i duan që ta mbyllin këtë marrëveshje para ndeshjes së parë ndaj Inter-it, në mënyrë që Leao të jetë i fokusuar tërësisht te ndeshja.

Kujtojmë që portugezi ishte ndër më meritorët që “Djalli” e fitoi titullin kampion në sezonin e kaluar, duke u shpallur lojtari më i mirë në Serie A.

Mirëpo, çështja e rinovimit të kontratës që skadon në vitin e ardhshëm ishte temë aktuale në ambientet kuqezi në vitin e fundit.

Portugezi ka pasur paraqitje të mira në këtë sezon, duke kontribuar me nga 13 gola e asistime në 40 ndeshje në Ligën e Kampionëve dhe në Serie A.Albanian Post 

Më Shumë

Turqit e Ballkanit s’e duan Erdoganin, votuan Kiliçdaroglunë

Fitorja e presidentit Recep Tayyip Erdogan në balotazhin presidencial të Turqisë të dielën u festua në të gjithë Ballkanin – rajon në të cilin...

Lira turke shënon rënie të madhe pas fitores së presidentit Erdogan

Presidenti amerikan Joe Biden zhvilloi një bisedë telefonike me homologun turk, Rexhep Taip Erdogan për ta uruar për fitoren në balotazhin e së dielës...

Lajmet e Fundit