8.8 C
Prizren
E martë, 26 Nëntor, 2024

Të mësuarit e gabuar ndëshkohet nga PISA

Nxënësit kosovarë më të dobëtit në fushën e matematikës, leximit e shkencës, dolën në rezultatet e testit ndërkombëtar PISA 2022.

Në këtë herë të tretë nxënësit nga Kosova të cilët ishin pjesë në testin PISA, nga 80 vende pjesëmarrëse u renditën në dhjetëshen e fundit, në matematikë dolën në vendin e 73-të, në fushën e leximit u renditën ën vendin e 76-të, dhe në shkencë dolën në vendin e 77-të.

Në testin ndërkombëtar PISA 2022, nxënësit kosovarë shënuan rënie prej 11 pikëve në lexim e matematikë, derisa në shkencë minus 8 pikë nëse krahasohen këto rezultate me tri vite më herët PISA 2018.

Rezultatet e tilla në Ministrinë e Arsimit mundohen t’i arsyetojnë me zhvillimin e procesit mësimor në kohën e pandemisë.

Fatmir Elezi nga departamenti për Standarde Vlerësim dhe Monitorim, tha se këtë cikël fushë kryesore ka qenë matematika ku kemi qenë 73, në lexim 76 dhe shkencë në 77.

“Rezultatet janë pothuajse të njëjta herët e kaluara. Në këtë herë të tretë mund të themi që është përmbushur cikli pasi në vitin 2015 kishim si fushë kryesore shkencën, në 2018 fushë kryesore ishte leximi. Në 2015 kemi pas një dëshpërim mund të them ngase rezultatet nuk kanë qenë ashtu si i kemi pritur, në 2018 kemi pas një ngritje të vogël në matematikë e lexim, në shkencë rënie, për 2022 kemi prit që të kemi një rritje në matematikë dhe lexim por për shkak të pandemisë në çdo shtet rezultatet janë më të ulëta dhe në Kosovë kemi një rënie prej 11 pikëve në lexim dhe matematikë, kurse në shkencë prej 8 pikëve”, tha ai për RTK.

Pandemisë për rezultat të dobët të treguar në PISA këtë radhë të tretë ia lënë fajin edhe sindikalistët e arsimit, por ata listuan edhe një varg faktorësh të tjerë, për rezultatin e treguar përgjatë tri herëve në testin ndërkombëtar PISA.

Kurrikula, tekstet shkollore e mjetet e konkretizimit sipas sindikalistëve arsimor janë tri shtylla të cilat nuk janë në përputhje me sistemin të cilin e kërkon PISA.

Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut, tha se kurrikulën e kanë bërë të tjerët dhe e kanë servuar te mësimdhënësit. “Që nga paslufta janë bërë eksperimente me arsim, u ndërtuan shkolla të bukura, por u harruan që të pajisen me mjete bashkëkohore, me të ndërruar një qeveri ndryshohen gjërat dhe kemi pas shkëputje edhe eksperimente…ne kemi bërë trajnim për teknologji dhe kur janë kthyer në shkollë nuk kanë pasur pajisje”, tha ai për RTK.

Rezultatet e tilla të dobëta të shënuara nga nxënësit kosovarë në PISA, të pritshme ishin edhe për shumë mësimdhënës, kjo pasi ata tregojnë se në sistemin arsimor në Kosovë gjegjësisht në plan-programin mësimor nuk parashihet dhe nuk zbatohet zhvillimi i mendimit kritik e logjik te fëmijët.

Arsimtari i lëndës së matematikës, Nuhi Dema, tha se sistemi arsimor duhet të ndryshohet, duke filluar te kurrikula.

Mësimdhënësja e lëndën gjuhë shqipe Zarife Bajgora-Godanci shprehet se rezultatet e treguara në fushën e leximit në testin PISA nga nxënësit e Kosovës kanë qenë të pritshme për te, pasi ajo cilëson se në vendin tonë mungon kultura e të lexuarit, e gjithashtu në shkolla pak zhvillohet lexim kuptimi.

Mungesa e stimulimit dhe shpërblimit për nxënës e mësimdhënës të cilët janë pjesë e vlerësimit ndërkombëtar PISA, janë faktorë të tjerë të cilët ndikojnë në rezultate të dobëta të shënuara nga

Tani e tetë vite kur për herë të parë në vitin 2015 drejtuesit e atëhershëm në Ministrinë e Arsimit vendosën që nxënësit e Kosovës të jenë pjesë në testin ndërkombëtar PISA, profesori universitar i lëndës “Teori e të nxënit” Xhavit Rexhaj ka rekomanduar që mësimdhënia të jetë e bazuar në mësimnxënie të mbështetur në zhvillimin e mendimit logjik e kritik, dhe mbi këto vlera të hartohet planprogrami mësimor dhe tekstet shkollore, gjë e cila nuk është marrë parasysh nga personat gjegjës të hartimit të politikave arsimore.

“Kjo dukuri është fenomen politizim dhe kulturore, njerëzit e vënë partin të parën para të mirës së përgjithshme, kjo ka bërë që arsimi të instrumentalizohet e jo të shihet si një cak, kjo ka prodhuar një papërgjegjshmëri, arsimi është parë si objekt…e dyta është kulturore, ne kemi qenë një kohë të gjatë nën pushim dhe shtetin e shohim si diçka jo që dëshirojmë ta ndërtojmë por si diçka që duhet më kundërshtua edhe ligjin me shkatërrua, me refuzua dhe kjo ka kaluar në një mënyrë të sjelljes në Kosovë, pa përgjegjshmëria në ndërtimin e shtetit. dhe edhe pse kanë dal këto rezultate nuk është shumë problem se shteti është i dikujt tjetër, fëmijët janë të dikujt tjetër, ne e kemi veç me i refuzua. i shikova dje lajmet ma nuk ka lajme për PISA brengosemi vetëm tri ditë, dhe fëmijët na dalin ën Evropë si njerëz pa shkathtësi, ne fëmijët do t;i shohim dhe do t;i shesim si krahë pune”, tha ai për RTK.

PISA si test ndërkombëtar në faqen e saj zyrtare për të pasur idenë se si duket një test, publikon disa prej pyetjeve.

Kësaj radhe ka publikuar gjashtë detyra nga fusha e matematikës.

Në detyrën e titulluar “Kamioni i shpërnguljes” me anë të një shpjegimi me shkrim tregon se familja e vajzës me emrin Mara do të shpërngulen, dhe për këtë veprim atyre iu nevojitet t’i bartin gjërat personale. këtë familja e Marës do ta realizojnë nëpërmjet  mjetit të transportit kamion të cilin do ta marrin me qira.

Për zgjidhjen e detyrës matematikore janë dhënë udhëzimet se familja e Marës duhet të zgjedhin një nga dy kamionët të cilët janë në dispozicion, përmasat e të cilit kamion janë paraqitur edhe për formën e gjatësisë, gjerësisë dhe lartësisë së kamionit.

Rezultati i testit PISA nga nxënësit nuk do të ndryshojë derisa nuk ndryshohet forma e mësimdhënies dhe mësimnxënies në Kosovë.

“Nëse nisemi në aspektin rajonal jo të gjitha rajonet janë kaq dobët, por nëse e shohim si Kosovë në vendin tonë shteti arsimor nuk po do me thyer atë traditën në mbamendje, në përmbajtje dhe në recitim të mësimit dhe hartimin referateve të gjata…këtu është problemi, PISA matë zgjidhjen e problemeve, të menduarit me gjykimet e tua, e arsimtarët nuk po guxojnë me kaluar këtë rubikon, mësuesi i ri sipas PISA-s është mik i fëmijëve, dhe një numër i madh i mësimdhënës nuk e lejojnë një gjë të tillë”, tha ai.

Akterët e fushës së arsimit të cilët i intervistuam dhanë mendimet e tyre se cila është zgjidhja e daljes nga kjo situatë e rezultateve të dobëta të shënuara për të tri herët në testin ndërkombëtar PISA. Disa prej tyre kërkuan që sistemi arsimor të depolitizohet, të tjerë kërkuan respektim të kritereve në përzgjedhjen e stafit arsimor në shkolla, dhe të gjithë kërkuan që të ketë tekste shkollore më përmbajtjesore.

Nxënësi kosovarë në PISA 2018 nga gjithsej 79 vende pjesëmarrëse ishin radhitur në vendin e 75-të.

Ndërsa herën e parë në vlerësimin PISA 2015, nga gjithsej 70 vende, nxënësit nga Kosova u renditën në vendin e 68-të.

 

 

Më Shumë

Olta Gixhari tregon detaje nga historia e dashurisë me Dorin: Ishim ulur në një banak në Spanjë

Aktorja e njohur Olta Gixhari ka rrëfyer detaje të pa treguara më parë për marrëdhënien e saj me Dorin. Në një intervistë me Arbana...

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Një 25 vjeçar nga fshati Vragoli e Fushë Kosovës, ka humbur jetën dje në vendin e tij të punës në Prizren. Vdekja e tij ka...

Lajmet e Fundit