35 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

Hodaj largohet nga Liria

Drilon Hodaj nuk do të jetë pjesë e Lirisë për sezonin e ardhshëm.

Portieri kosovar përmes një njoftimi në Facebook, ka njoftuar se nga sot nuk është pjesë e skuadrës prizrenase dhe do të jetë lojtar i lirë.

AI ka falenderuar kryesitë e klubit të Lirisë, e në veçani tifozët ”Arpagjikt” për mbeshtetjen ndaj tij.

”Faleminderit dhe mirupafshim FC Liria!

Pershendetje miq e shoke! Cdo rrugetim e ka nje fund, e une nga sot nuk do te jem pjese e klubit Liria dhe jam lojtar i lire!

Falenderoj te gjitha kryesite me te cilet kam bashkepunuar, te gjithe trajneret qe kam punuar dhe te gjithe bashkelojtaret qe ndame fushen se bashku gjate gjithe ketyre viteve!

Falenderim i veqante per Tifozet Arpagjik’t qe kane qene gjithmone mbeshtetesit me te medhenj te klubit!

Shpresoj qe per klubin do te vijne dite te mira dhe do te jete aty ku e duhet dhe ku e meriton!

I juaji perzemersisht Drilon Hodaj!”, ka shkruar ai./IndeksOnline/

Më Shumë

Vdes ish-gazetari Mehmet Spahiu, ishte edhe aktivist i LDK-së në Dragash

Ka vdekur ish-gazetari kosovar, Mehmet Spahiu. Ai ishte Asamblist i Kuvendit Komunal të Dragashit nga radhët e LDK-së. Lajmi është bërë i ditur nga një faqe...

68.6% kalueshmëria e Provimit të Maturës

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar rezultatet e Provimit të Maturës ku nga 18.800 maturantë që kanë aplikuar, testit i...

Lajmet e Fundit