9.6 C
Prizren
E premte, 3 Prill, 2026

Nagavci nënshkruan një UA për kalendarin e vitit shkollor 2024-2025, thotë se janë të përgatitur për nisjen e mësimit

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, tha se ka nënshkruar një Udhëzim Administrativ për kalendarin e vitit shkollor 2024-2025, i cili përcakton përcakton fillimin dhe mbarimin e këtij viti shkollor për të gjitha institucionet publike dhe private.

“Në kuadër të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor, kam nënshkruar Udhëzimin administrativ për kalendarin e vitit shkollor 2024-2025. Ky UA përcakton fillimin dhe mbarimin e vitit shkollor 2024/2025 në të gjitha institucionet publike dhe private, respektivisht të vitit mësimor sipas niveleve, pushimin vjeshtor, pushimin dimëror, pushimin pranveror, festat publike për nxënësit e shkollave fillore, klasave parafillore, shkollave të mesme të ulëta, shkollave të mesme të larta, institucionet parashkollore dhe qendrat burimore për mësim dhe këshillim”.

Nagavci ka falënderuar grupin punues i cili e ka hartuar këtë kalendar dhe tha se ai ka qenë gjithëpërfshirës i përbërë nga mësimdhënës, përfaqësues të DKA-ve, shkollave dhe përfaqësues nga MASHTI.

“Si Ministri e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit bashkë me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe udhëheqësit e shkollave, i kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e vitit të ri shkollor”.

Më poshtë kalendari shkollor për vitin 2024-2025:

Më Shumë

Komuniteti i Suharekës angazhohet për një mjedis më të pastër

Në kuadër të përpjekjeve për promovimin e një mjedisi më të qëndrueshëm, punëtoria “Qëndrueshmëria Mjedisore dhe platforma ndreqe.com” mblodhi përfaqësues të OJQ-ve lokale, ambientalistë,...

Sonte derbi në Prizren: Bashkimi synon vazhdimësinë ndaj Yllit

Sonte në Prizren zhvillohet derbi i javës së 26-të në elitën e basketbollit kosovar, ku Bashkimi pret në shtëpi Golden Eagle Ylli, në një përballje...

Lajmet e Fundit