10.4 C
Prizren
E mërkurë, 2 Prill, 2025

Osmani e Kurti shfaqen afër njëri-tjetrit në Suharekë, disa ditë pasi Presidentja i tha të gjitha për raportet mes tyre

Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti janë shfaqur afër njëri-tjetrit, disa ditë pasi Osmani la të kuptohet se raportet mes tyre nuk janë si më herët.

Fotografitë janë shkrepur në ceremoninë e përurimit të Shtëpisë së Kulturës “Ukë Bytyqi” në Suharekë.

Në intervistën e fundit, Osmani kishte përsëritur disa herë se Qeveria nuk po koordinohet me të për çështje të politikës së jashtme, derisa kishte zbuluar edhe se kryeministri Kurti as nuk e kishte telefonuar për incidentin me të cilin u përballë në Aeroportin e Shkupit.

 

E pyetur se kush e kishte prishur koordinimin, Osmani ishte përgjigjur “Qeveria e Kosovës”’.

Ndërkohë, kur ishte pyetur se nëse do të vazhdojë të qëndrojë në politikë edhe pas mandatit si presidente, kishte thënë “nuk më heqin qafe edhe aq lehtë”./Gazeta10/

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Bardhi dhe Sara kurorëzohen në xhami

Bardhi dhe Sara Gjordeni janë kurorëzuar ditën e sotme në xhami. Kurorëzimi i tyre është mjaft i veçantë, pasi u bë gjatë muajit të shenjtë...

Nëse nuk vepron kryetari do e padis, Kizolli reagon ashpër ndaj projektit të parkingjeve në Prizren

Ish-drejtori i urbanizmit në  Prizren, Beni Kizolli ka reaguar ashpër ndaj projketit për parkingje brenda kësaj komune. Kizolli në programin e adresave në Kanal10, paralajmëroi...

Lajmet e Fundit