21.8 C
Prizren
E enjte, 10 Tetor, 2024

Nesër fillon rrënimi i objektit “Liria” në Prizren, bllokohen disa rrugë

Nga nesër, 11 tetor, Komuna e Prizrenit do të nisë punimet për rrënimin e objektit të ndërmarrjes “Liria”, që gjendet në lagjen “Bazhdarhane”, prapa “Shtëpisë së Bardhë”. Si pasojë e këtyre punimeve, disa rrugë të qytetit do të bllokohen ose do të kenë ndryshime të qarkullimit.

Komuna e Prizrenit njofton se Rruga “Adem Jashari” drejt Bazhdarhanes do të mbyllet për qarkullim. “Alternativa për këtë rrugë do të jetë ‘Nuredin Shala’ (Edit Durham), ndërsa kahja e lëvizjes përreth Shtëpisë së Bardhë do të ndryshohet,” bëhet e ditur në komunikatën zyrtare, përcjell PrizrenPress.

Gjithashtu, rruga që lidh Bazhdarhanen me qendrën e qytetit, nga rrethrrotullimi për në qytet, do të jetë e bllokuar. Si zëvendësim, do të përdoren rrugët “Ahmet Prishtina” dhe “Qazim Berisha”. Rruga “Brahim Osmanaj” do të jetë e hapur vetëm për banorët, por me hyrje dhe dalje të kufizuar.

Kërkesë për bashkëpunim nga qytetarët

Komuna ka bërë thirrje për lirimin e parkingjeve në disa rrugë të rëndësishme për të lehtësuar qarkullimin. “Banorët duhet të lirojnë parkingjet në rrugët ‘Nuredin Shala’ (Edit Durham), ‘Rexhep Kabashi’, dhe ‘Xhevë Lladrovci’ për të siguruar qarkullim të lirë të automjeteve,” thuhet në njoftim.

Automjetet e parkuara në mënyrë të parregullt do të largohen me merimangë, ndërsa shpenzimet do të mbulohen nga pronarët e tyre. Komuna kërkon mirëkuptim dhe bashkëpunim nga qytetarët gjatë periudhës së punimeve./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Aksident i rëndë në Prizren, motoçiklisti godet një veturë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të premten në Prizren. Policia njofton se një person derisa ishte duke lëvizur me motoçikletën e tij, ka...

Ekrem Kastrati në vizitë zyrtare në Zvicër për thellimin e bashkëpunimit me Komunën e Meyrinit

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, po zhvillon një vizitë zyrtare në Meyrin, Zvicër, me ftesë të kryetares së Këshillit të Komunës së...

Lajmet e Fundit