9.8 C
Prizren
E premte, 24 Janar, 2025

Prizreni nënshkruan kontratën për ndërtimin e strehimores për qentë endacakë

 

Në njoftimin për nënshkrimin e kontratës, organet komunale kanë konfirmuar se ky aktivitet i prokurimit është iniciuar me 15 dhjetor 2023,

Në tenderin e shpallur me 15 dhjetor 2023 thuhej se “do të rregullohet komplet strehimorja, duke përfshirë punimet statike, elektrike dhe të gjitha pozicionet e parapara deri në finalizim të objektit”, dhe se vlera e parashikuar e kontratës ësht 342 mijë euro, me kohëzgjatjen e paraparë me 300 ditë pune.

Data e hapjes së tenderëve ka qenë 10 janar 2024.

Ndërkaq njoftimi për dhënien e kontratës është publikuar me 10 dhjetor 2024, raporton Telegrafi.

Në njoftimin për nënshkrimin e kontratës theksohet se numri i tenderëve të pranuar ka qenë gjithsejtë pesë dhe se vetëm njëri prej tyre ka qenë i përgjegjshëm. Kësisoj fitues është shpallur “Alboss” ShPK me ofertën në vlerë prej mbi 274 mijë eurove.

Arsyeja për këtë zgjatje ka qenë kontestimi i vendimmarrjes së Zyrës së Prokurimit të Komunës së Prizrenit në Organin Shqyrtues të Prokurimit nga operatorët ankues.

Në vendimin e datës 23 tetor 2024 të OSHP-së thuhet se ankesa e një operatori është hedhur si e palejuar, pasi është vlerësuar se ky operator ankues nuk ka arritur të dëshmojë se ka statusin e palës së interesuar sipas dispozitave ligjore, raporton Telegrafi.

Në të njëjtën kohë është sqaruar se Komuna e Prizrenit këtë aktivitet të prokurimit, duke u bazuar në ankesat tjera si dhe në vendimet e OSHP-së, dy herë e pat kthyer në rivlerësim. Megjithkëtë afër një vit që prej inicimit të prokurimit, organet komunale kanë arritur që ta nënshkruajnë kontratën për realizimin e këtij projekti. /Telegrafi/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

7 nga 54 mësimdhënës, kanë kaluar testin për licencë të avancuar

Vetëm 7 mësimdhënës nga 54 sa kanë aplikuar, kanë kaluar me sukses testin për marrjen e licencës së avancuar. Përfaqësues të Ministrisë së Arsimit...

Aulona Muhadri shpallet MVP e xhiros së 11-të

Në derbin e xhiros së 11-të të Superligës së Femrave, Bashkimi mposhti Prishtinën 79:72 në Prizren. Aulona Muhadri shkëlqeu me 18 pikë, 15 kërcime...

Lajmet e Fundit