11.9 C
Prizren
E diel, 16 Nëntor, 2025

Universiteti “Ukshin Hoti” dhe programi i USAID-it nisin partneritetin për edukim dhe praktika në drejtësinë komerciale

Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren dhe programi i USAID-it Drejtësia Komerciale janë pajtuar për bashkëpunim në këtë fushë të drejtësisë.

Sipas njoftimit të Universitetit, ky memorandum i bashkëpunimit, formalizon një partneritet që synon avancimin e edukimit dhe praktikave ligjore në fushën e drejtësisë komerciale në Kosovë, raporton Telegrafi.

Memorandumi në fjalë është nënshkruar nga drejtori i Programit të USAID-it Drejtësia Komerciale, Christopher Thompson, Rektori i Universitetit, Mentor Alishani dhe Prodekani i Fakultetit Juridik të këtij universiteti, Halim Bajraktari.

“Ky bashkëpunim do të kontribuojë në zhvillimin e programeve arsimore, trajnimeve profesionale dhe aktiviteteve praktike për studentët e Fakultetit Juridik në Universitetin e Prizrenit”, thuhet në njoftimin e Universitetit “Ukshin Hoti”.

Memorandumi, sipas njoftimit, parasheh organizimin e punëtorive, trajnimeve dhe projekteve të përbashkëta “që do të ndihmojnë studentët të përfitojnë nga përvoja praktike dhe të avancojnë aftësitë e tyre profesionale në fushën e drejtësisë komerciale”.

“Me këtë marrëveshje, USAID dhe Universiteti i Prizrenit synojnë të fuqizojnë brezat e rinj të profesionistëve të drejtësisë dhe të mbështesin krijimin e një sistemi ligjor më të fuqishëm dhe transparent në Kosovë”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Ndërprerje të furnizimit me ujë në disa lagje të Prizrenit

KRU Hidroregjioni Jugor ka njoftuar qytetarët e disa rrugëve dhe lagjeve të qytetit se, sot, më 13.11.2025, do të zhvillohen punime për riparimin e...

Kryetari i AAK-së në Prizren i kërkon Haradinajt të hyjë në koalicion me Konjufcën: Sot kërkohet mençuri, jo retorikë boshe!

Kryetari i degës së AAK-së në Prizren, Besnik Krasniqi, ka kërkuar nga kryetari i partisë, Ramush Haradinaj, që të shqyrtojë ofertën për koalicion nga...

Lajmet e Fundit