10.4 C
Prizren
E mërkurë, 2 Prill, 2025

Komuna e Dragashit nis vaksinimin dhe dehelmetizimin e qenve me pronar

Drejtoria e Bujqësisë e Komunës së Dragashit njofton qytetarët se ka nisur vaksinimi i qenve me pronar kundër sëmundjes së Tërbimit (Rabies) dhe procesi i dehelmetizimit për parazitët e brendshëm.

“Njoftohen qytetarët e Komunës së Dragashit se ka filluar vaksinimi i qenve me pronar kundër sëmundjes së Tërbimit (Rabies), dhe dehelmetizimi (kundër parazitëve të brendshëm)”, thekson Drejtoria e Bujqësisë në një njoftim për qytetarët, përcjell PrizrenPress.

“Për ta parandaluar përhapjen e kësaj sëmundjeje dhe për të mbrojtur shëndetin e qenve, Drejtoria e Bujqësisë e Komunës së Dragashit ka kontraktuar operatorin ekonomik i cili do të bëjë vaksinimin e qenve me pronar kundër sëmundjes së Tërbimit. Ky proces do të zgjasë deri më datën 12.12.2024”.

“Kërkohet nga pronarët e qenve të cilët nuk i kanë vaksinuar qentë e tyre deri më tani, të kontaktojnë përfaqësuesit e ambulantave veterinare, të cilët janë çdo ditë në terren për të kryer vaksinime: Ambulanta Veterinare ‘Verim Mujaj B.I.’; Ambulanta Veterinare ‘Rexhep Shala B.I.’; dhe Ambulanta Veterinare ‘Nevzat Hamza B.I.'”.

“Vaksinimi i qenve bëhet në kuadër të kontratës së financuar nga Komuna e Dragashit dhe pronarët e qenve nuk paguajnë asgjë me rastin e vaksinimit të qenve të tyre”./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Arrestohen dy të dyshuar në Rahovec, iu gjetën në veturë 9 qese me marihuanë

Dy persona me inicialet A.D dhe S.H janë arrestuar pasi në veturën e tyre janë gjetur nëntë qese me substanvë të dyshuar narkotike të...

KQZ-ja certifikon zgjedhjet e 9 shkurtit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) me 9 vota për dhe dy kundër të enjten ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve parlamentare  të 9 shkurtit, duke...

Lajmet e Fundit