12.5 C
Prizren
E shtunë, 14 Shkurt, 2026

Kino Lumbardhi në dhjetor shfaq programin e filmave me temën “Dial H for Horror”

Programi i filmave të Kinemasë së Zgjeruar për muajin dhjetor i përgatitur nga “Lumbardhi” në Prizren do të përmbajë filma kult të zhanreve horror, mister, thriller me temën “Dial H for Horror”.

Sipas njoftimit, shfaqja e filmave në kuadër të këtij programi nis të mërkurën mbrëma, më 4 dhjetor 2024.

“Nisim programin e filmave të Kinemasë se Zgjeruar për muajin dhjetor me temë “Dial H for Horror”  më 4 dhjetor prej orës 20:00 me historinë e një producenti televiziv, të dëshpëruar për të pasur programacion të ri që të tërheqë vëmendjen e shikuesve derisa bie ndesh me një shfaqje që përmban dhunë dhe torturë”.

“Duke parë potencial në të, ai vendos ta shfaqë këtë program drejtpërsëdrejti. Sidoqoftë, pasi e dashura e tij zhvillon audicionet për programin dhe mandej zhduket në rrethana misterioze, ai nis të hetojë të vërtetën pas programit dhe zbulon një realitet shqetësues: dhuna grafike, nuk është aq e stisur sa ai paramendonte”, thuhet në njoftimin e Kino Lumbardhit.

Shfaqja e filmave do të vijojë çdo të mërkurë (4, 11, 18 dhe 25 dhjetor) prej orës 20:00 në hollin e Kino Lumbardhit, me vërejtjen se filmat janë të përshtatshme për audienca 16+.

Më Shumë

IKShPK: Mos harroni vaksinimin para udhëtimit jashtë vendit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u bën thirrje qytetarëve që planifikojnë të udhëtojnë jashtë vendit të mos harrojnë vaksinimin si masë parandaluese...

Kuvendi i Prizrenit mban mbledhje solemne për 17 Shkurtin

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Simir Krasniqi, ka ftuar të gjithë anëtarët e Kuvendit për të marrë pjesë në mbledhjen solemne kushtuar...

Lajmet e Fundit