Rektori i UPZ-së, Mentor Alishani, zgjidhet zv. kryesues i Konferencës së Rektorëve të Universiteteve publike në Kosovë

Në mbledhjen e fundit të Konferencës së Rektorëve të Universiteteve publike, Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani, Rektor i Universitetit „Ukshin Hoti” Prizren, u zgjodh zëvendëskryesues i Konferencës, pas zgjedhjes së Prof. Dr. Arben Hajrullahut, Rektorit të Universitetit të Prishtinës, si kryesues.

“Vendimi u mor unanimisht, pa asnjë votë kundër apo abstenim, gjatë takimit të mbajtur në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës”, thuhet në njoftim, përcjell PrizrenPress.

Në këtë mbledhje morën pjesë gjithashtu drejtues të tjerë të universiteteve publike, përfshirë Agron Bajraktarin, rektorin e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj; Artan Dërmakun, rektorin e Universitetit të Gjilanit „Kadri Zeka”; Armand Krasniqin, rektorin e Universitetit të Pejës „Haxhi Zeka”; Drilon Bunjakun, rektorin e Universitetit të Gjakovës „Fehmi Agani”; si dhe Mihane Kerollin, rektoren e Kolegjit Publik Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë.

Konferenca e Rektorëve është organizëm që funksionon sipas një udhëzimi administrativ të lëshuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, i cili përcakton detyrat dhe përgjegjësitë e saj./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Berisha uron Bashkësinë Islame të Prizrenit për Kurban Bajramin

Kryetari i Bashkimit Demokratik të Prizrenit (BDP), Zafir Berisha, ka vizituar Bashkësinë Islame në Prizren me rastin e festës së Kurban Bajramit. Së bashku me...

Festivali i MiniBasketbollit grumbullon mbi 100 fëmijë

Për nder të 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) organizoi Festivalin e MiniBasketbollit, ku morën pjesë klube...

Lajmet e Fundit