5.5 C
Prizren
E martë, 11 Shkurt, 2025
[rev_slider alias="ads-wide-4"]

Kapacitetet e Prokurorisë së Prizrenit mjaftojnë për realizimin e objektivave të vitit 2025, kërkohet avancimi i një prokurori

[rev_slider alias="ads-square-1"]

Numri aktual i prokurorëve në Prokurorinë Themelore të Prizrenit sipas drejtuesve të këtij institucioni është i mjaftueshëm për arritjen e objektivave të përcaktuara për vitin 2025.

Kryeprokurori i kësaj prokurorie, Petrit Kryeziu ka theksuar se përkushtimi profesional do të mundësojë realizimin e planit të punës për këtë vit.

“Me kapacitetet që kemi, besoj që Plani ynë i punës është i realizueshëm gati qind për qind. Me një përkushtim maksimal besoj se do të arrihen të gjitha objektivat. Por ka objektiva që janë të vazhdueshme, për shembull korrupsion, fajdet, dhunë në familje, të cilat nuk është se kryhen brenda një viti, por vijojnë edhe në vitet tjera. Por ato objektiva që janë përcaktuar jam i bindur se do ti realizojmë”, ka thënë Kryeziu, raporton Telegrafi.

Sipas tij, vetëm Departamenti i Krimeve të Rënda me një prokuror shtesë do të ishte më i kompletuar.

“Në krimet e rënda nëse vjen edhe një prokuror pa dyshim se do të jemi më të kompletuar. Prokurorët në këtë departament e kanë edhe nga një bashkëpunëtor profesional dhe kjo do të lehtësoj punën e tyre”, ka deklaruar Kryeziu.

Sipas tij brenda muajit do të dorëzohet kërkesa për avancimin e një prokurori.

“Brenda këtij muaji do ta bëjë kërkesën për avancimin e një prokurori në Departamentin e Krimeve të Rënda në Këshillin Prokurorial të Kosovës. Pastaj Këshilli vendos se a do ta aprovojë këtë kërkesë”, është shprehur Kryeziu, raporton Telegrafi.

Plani i punës për vitin 2025 i Prokurorisë Themelore të Prizrenit mes tjerash ka për qëllim ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies si dhe rritjen e besimit të publikut.

Ky plan ka njëzet objektiva, ndërkohë që pesë objektivat kryesore për vitin aktual janë luftimi i veprave penale kundër korrupsionit, fajdeja, narkotikët, dhuna në familje dhe krimet kundër mjedisit.

Aktualisht Prokuroria Themelore në Prizren ka 18 prokurorë, prej të cilëve 4 janë në Departamentin e Krimeve të Rënda.

Prokuroria Themelore në Prizren mbulon territorin e Prizrenit, Suharekës, Dragashit dhe të Mamushës. /Telegrafi/

Marketing

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

[rev_slider alias="ads-wide-2"]

Më Shumë

Superfinalja e Kupës: Trepça synon dominimin, Bashkimi kërkon lavdinë pas 23 vitesh

Trepça dhe Bashkimi do të përballen në superfinalen e ProCredit Kupës së Kosovës më 12 shkurt, ora 19:00, në Prishtinë, raporton PrizrenPress. Trepça eliminoi Proton...

DnV vlerëson se zgjedhjet në Prizren janë zhvilluar në frymë demokratike

Koalicioni vendor i organizatave jo-qeveritare kosovare për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” ka vlerësuar se procesi zgjedhor në Komunën e Prizrenit është zhvilluar...
[rev_slider alias="ads-square-4"]

Lajmet e Fundit

[rev_slider alias="ads-square-2"]