8.2 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Samuel Nikaj emërohet kryetrajner i Prizrenit

Trajneri i njohur, i cili më parë ka drejtuar Vushtrrinë e Lirinë e Prizrenit, Samuel Nikaj është emëruar dje edhe zyrtarisht si kryetrajner i ri i FC Prizrenit.

Skuadra në fjalë garon në Ligë të Dytë të Kosovës dhe po kërkon ngritje në Ligë të Parë të Kosovës, për të qenë pjesë e saj nga stinori i ardhshëm 2025/26. Në Shqipëri, shkodrani Nikaj ka punuar me Kastriotin, Pogradecin, etj.

“FC Prizreni ka kënaqësinë të njoftojë ndryshimet dhe përforcimet e rëndësishme në stafin teknik dhe menaxhues të klubit, duke synuar ngritjen në Ligën e Parë dhe vazhdimin e rrugëtimit drejt suksesit. Samuel Nikaj, trajneri i mirënjohur shqiptar, i bashkohet FC Prizrenit si trajner kryesor.
Me përvojën e tij të pasur në ngritjen e ekipeve në rangje më të larta, ai ka qenë pjesë e sukseseve të Flamurtarit të Prishtinës, Vushtrrisë, Kastriotit të Krujës, Pogradecit, dhe shumë klubeve të tjera, duke dëshmuar aftësi të jashtëzakonshme në drejtimin e ekipeve dhe zhvillimin e talenteve,” ka bërë të ditur ndër të tjera ekipi në fjalë.

Trajneri i deritashëm i skuadrës, Bekim Bakaj ka dalë në pozitë të drejtorit sportiv, kurse ndihmës të Nikajt në ekip do të jenë Ylli Bakaj dhe Xhevat Avdyli.

FC Prizreni ka kryer vjeshtën në pozitë të tretë të Ligës së Dytë. Aty, vetëm dy skuadrat e para sigurojnë “vizë” për Ligë të Parë. Aktualisht, pozita e parë është e “okupuar” nga Tefik Çanga që ka 39 pikë nga 16 ndeshje, ndërsa në vendin e dytë është Dardania me 37 pikë. Prizrenasit kanë 36 pikë.

 

 

Më Shumë

Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së, Mustafë Gashi nga Suhareka

Ka ndërruar jetë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mustafë Gashi nga Suhareka. Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga familjarët...

Arti në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar Ilir Shkurti

Është ndarë nga jeta në moshën 68-vjeçare aktori pogradecar Ilir Shkurti, një nga figurat e njohura të jetës artistike të qytetit. I lindur më 30...

Lajmet e Fundit