0.3 C
Prizren
E hënë, 15 Dhjetor, 2025

Kurti në Prizren premton 1 miliard euro për mbështetje të bizneseve dhe prodhimit

Gjatë vizitës së tij në rrethin e Prizrenit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka premtuar një investim të madh për mbështetje të bizneseve dhe prodhimit.

Ai ka vizituar pesë biznese të suksesshme që operojnë në fusha të ndryshme, përfshirë prodhimin e betonit, veglave dhe telave për prerje me diamant, zdrukthëtaria për profile plastike, prodhimin e plisave dhe printimin dhe prodhimin e reklamave.

“Vëllezërit e Bashkuar janë të parët në Kosovë me certifikim ISO 9001:2000. New Diamond Group eksporton mbi 90% të produkteve të saj, përfshirë Brazilin, Algjerinë, Egjiptin, Spanjën dhe Indinë. Sempro ka zbritur importin e profileve plastike në Kosovë nga 70 deri në 90%, ndërsa eksporton kryesisht në Ballkan dhe Evropë, përfshirë Ukrainën. S-Wool vazhdon të mbajë të gjallë traditën historike duke përpunuar me dorë plisin. APRINT operon në 1500 m² me makineri moderne për printime dhe reklama për ekrane LED”, tha Kurti gjatë vizitës.

“Për mandatin tjetër, kemi planifikuar të mbështesim bizneset për prodhimtari dhe ndërmarrësi me 1 miliard euro. Do të vazhdojmë të bëjmë vend edhe në hartën ekonomike të botës, jo vetëm në atë politike dhe gjeografike”, ka theksuar ai./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Brod, gjendet i vdekur 18-vjeçari që u shpall i zhdukur

18 vjeçari Yll Hiseni, është gjetur i vdekur nga Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim. Ai ishte shpallur i zhdukur që nga mesnata e...

Shënoi dy gola për Malishevën, mbrojtësi Arlind Veliu shpallet “Ylli i Javës”

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin e Superligës, Albi Mall, ka ndarë çmimin tradicional “Ylli i Javës” për javën e 16-të...

Lajmet e Fundit